Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se alternativa e vetme për Shqipërinë është Bashkimi Evropian. Në konferencën me komisioneren evropiane për Zgjerimin Marta Kos, Rama tha se mbështetja e BE-së për Shqipërinë është e madhe. • Rama me tej u shpreh se Reforma në Drejtësi nuk do të ndodhte pa perspektivën e BE-së dhe se me atë u rrëzua miti i pandëshkueshmërisë. • Ndërkohë Komisionerja për Zgjerim në BE Marta Kos tha se rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE është i sigurt dhe i vërtetë. • Në fjalën e saj, Kos u shpreh se BE mbështet reformat në Shqipëri dhe se do të japë 1 miliard euro për ti mbyllur ato. • Duke folur për zgjedhjet e 11 majit, Kos ka nxjerr bllof Ramën duke deklaruar se ato nuk do të ndikojnë në ecurinë e Shqipërisë në BE, pavarësisht se kush fiton.
8 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Në konferencën e përbashkët për mediat, komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos i ka dhuruar kryeministrit Edi Rama një fanellë që mban numrin 11 dhe shkrimin "Skuadra Europa".
Kos tha se shpejtësinë e Shqipërisë për anëtarësimin në BE e ka parë edhe me golin e futbollistit të kombëtares shqiptare Nedim Bajramit në sekondën e 23-të ndaj Italisë në kampionatin Europian. Ajo u shpreh se dhurata ishte simbolike, ndërsa shtoi se pas përfundimit të procesit të negociatave do të ngjisë malin më të lartë në Shqipëri, atë të Korabit.
Marta Kos: Ne kemi parë edhe kampionatin evropian të futbollit dhe kam mësuar sa të shpejti jeni ju kur Bajrami, bëri edhe golin në sekondën e 23, por tani e kuptova sa të shpejte jeni ju në anëtarësimin e BE. Futbolli luan një rol të rëndësishëm në jetën e shoqërisë shqiptare. Dhurata ime për ju sot është simbolike për të gjithë Shqipërinë. Aty thotë që ekipi Europë dhe duam që e gjithë Shqipëria të bëhet pjesë, ky është numri im, prandaj ju dhamë numrin 11 në ekipin tonë. Kur ne të përfundojmë procesin e negociatave unë do ngjitem në malin më të lartë të Shqipërisë, do arrij malin e Korabit.
Edi Rama: Kur të hyjmë në BE do ju jap një kryeministër të ri dhe të freskët që të ngjitet deri në majën më të lartë. Por jam i prekur nga kjo dhe 11 është numër i shkëlqyer.


TIRANË- Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos tha në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama se procesi i anëtarësimit të jetë projekt i të gjithë shoqërisë shqiptare.
Kos u shpreh se përveç qeverisë, çdo qytet dhe fshat duhet të punojnë që Shqipëria të bëhet shtet anëtar i BE. Ajo tha më tej se do të fillohet edhe një fushatë komunikimi se pse Shqipëria do të bëhet pjesë e BE dhe çfarë vlere të shtuar do t’i sjellë bllokut.
Komisionerja e BE i bëri thirrje mediave të ndihmojnë që Shqipëria të njihet dhe vlerësohet akoma më shumë në shtetet anëtare, ndërsa sipas saj kjo do ta bëjë më të lehtë vendimmarrjen
“Ne nuk jemi thjesht pasionant për Evropën por edhe të fokusuar drejt objektivave. Ne do të japim këto rezultate edhe nëse vetë qytetarët shqiptarë, do ta mbështesë këtë punë që ne po bëjmë. Për mendimin tim, është e rëndësishme që procesi i anëtarësimit të jetë projekt i të gjithë shoqërisë shqiptare. Të përfshihet jo vetëm qeveria, por çdo qytet, fshat, që qytetarët të kuptojnë pse Shqipëria do të bëhet shtet anëtar. Detyra ime dhe angazhimi im është që të marr masa dhe të kujdesem që Shqipëria të njihet akoma më shumë në shtetet e BE. Do të fillojmë një fushatë komunikimi se pse Shqipëria do të bëhet pjesë e BE dhe çfarë vlere të shtuar do t’i sjellë Shqipëria BE. Së shpejti, do të kemi edhe një sondazh për zgjerimin dhe në bazë të gjetjeve do të ndërtojmë edhe një fushatë. Thirrja ime për të vepruar edhe për median ju lutem na ndihmoni është që Shqipëria të njihet dhe vlerësohet akoma më shumë në shtetet anëtare se kjo do ta bëjë më të lehtë vendimmarrjen.”, tha Kos
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se reforma në drejtësi nuk do të ndodhte pa prespektivën e Bashkimit Evropian. Gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë me komisioneren e BE për zgjerimin, Marta Kos, Rama u shpreh se reforma në drejtësi ka rrëzuar mitin e të paprekshmëve në vend. Ndërkohë që me këto fjalë, Rama ka kundërshtuar fjalimet e veta, ku ka thënë se reformën në drejtësi e ka bërë PS-ja dhe jo shtetet perëndimore.
“Së pari, po është e vërtetë, ne kemi ndërmarrë udhëtim në det të hapur, prej ditës së parë, që unë kam marrë përsipër të derejtoj forcën politike më të madhe, kur vendosëm të refprojmë tërësisht drejtësinë. Ka qenë vizion dhe objektiv i pandashëm i yni, kur arritëm nandatin eparë, t’i hapnim rrugë një procesi historik dhe transformnues, për të rrëzuar mitin e pandëshkueshmërisë. Sot, ne kemi për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, njerëz me profile të larta publike të lidhur me pushtetin plitik, që janë para drejtësisë, që hetohen dhe gjykohe nga prokurorë dhe gjykatës të pavarur. Pyetjes, a mendoni se në jetën tuaj, do shikoni ndonjëherë ndonjë ministër apo pushtetar para drejtësisë, ata 90 përqind që thoshin duan reformë, thonin, jo, nuk e mendojmë. Sot, ky është realitet. Kemi arritur të thyejmë një tabu dhe të fusim në kthesë shumë të fortë një traditë shumë të vjetër dhe të kundërt me standardet e bashkëjetesës së BE. Kjo nuk do të ndodhte pa perpsektivën e BE. Ky proces është në fillimet e veta, ka problematikat e veta. Jemi të pangopur në këtë proces, merezutlatet. Prandaj kemi ngritur edh ekomision parlamentar, derisa të integrojemi në BE”, tha Rama.
TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos në konferencën për mediat është pyetur nëse mendon se rezultati i zgjedhjeve të 11 majit mund të ndikojnë procesin e integrimit.
Komisionerja tha se nuk mendon që zgjedhjet do të ngadalësojnë procesin, ndërsa shtoi se ka bindjen se reformat do të vazhdojnë dhe pas 11 majit. Kos u shpreh gjithashtu se shqiptarët janë ata që vendosin se çfarë qeverie do të kenë dhe se për Shqipërinë sheh vetëm të ardhme europiane.
"Nuk pres që zgjedhjet të ngadalësojnë procesin e anëtarësimit në BE. Sepse do të ndodhin në një kohë të gjatë dhe është proces i thellë. Jam e sigurt që gjithë ato reforma do të vijojnë. Janë shqiptarët ata që vendosin se çfarë qeverie do të kenë në të ardhmen. Por unë shoh vetëm të ardhme europiane për ju", tha Kos.
TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos po zhvillon një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës së saj, Kos është shprehur se Shqipëria ka pasur një ecuri shumë të mirë lidhur me procesin e negociatat e anëtarësimit në BE. Ajo tha se ndodhet në Tiranë për të treguar mbështetjen lidhur me objektivat ambicioze për integrimin.
"Vendi ka ecur shumë mirë në rrugëtimin drejt BE, është gjeopolitika ajo sot që na tregon se gjithçka mund të jetë e mundur, dhe rrugëtimi juaj është i sigurt dhe i vërtetë në udhën e vet. Më pëlqen që takohem me ju, me ekipin tuaj, dhe e shoh që jeni kaq pasionant për vendin tuaj dhe BE. Erdha për t’ju treguar mbështetjen time për objektivat tuaj ambiciozë dhe realist. Kur thoni se negociatat të përmbyllen deri në 2027, jemi në udhën e duhur sepse janë hapur grupkapitujt e caktuar, gjithashtu do të jenë edhe të tjerë. Siç e dimë ne, nuk bëhet fjalë për hapjen e tyre, por edhe për mbylljen dhe jam e sigurt se me të gjitha reformat që po kryeni, do të jetë e mundur. Me shumë dëshirë duam që BE të bëhet pjesë e BE. Me ju në BE, Evropa do të jetë edhe më e fortë.", është shprehur Kos.
Më tej gjatë fjalës së saj në konferencës, Kos u shpreh se Bashkimi Europian do të japë 1 miliard euro për reformat në Shqipëri.
“Jeni kampion për bashkëpunimin rajonal. Do shumë punë të bëhesh pjesë e këtij klubi. Edhe fakti që jeni në përputhje 100 përqind me politikën e jashtme dhe të sigurisë, është vërtet fantastike Unë shprsoj se sot do të kemi ratifikim në parlament të dy marrëveshjeve, që ne t’i japim Shqipërisë 1 miliard euro, që të kryhen të gjitha reformat dhe ju të jeni gati të jeni shtet anëtar, ky është synimi i planit të rritjes. Bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, bashkëpunim rinor. Keni qenë shumë i suksesshëm. Është super fantastike kjo që po bëni ju. Fokusi duhet të jetë te zbatimi i reformave, reformën në drejtësi e mbështet plotësisht, është gur themeli për anëtarësimin”, tha ajo.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ambicia e Shqipërisë është që të marrin pasaportën e BE-së brenda vitit 2030. Gjatë konferencës për mediat me komisioneren evropiane të Zgjerimit Marta Kos, Rama ka theksuar parlamenti shqiptar në seancën e sotme ka në tryezë marrëveshjet financiare për planin e rritjes.
"Folëm me Komisioneren për Zgjerimin pse rruga e vetme e jona është rruga e BE jemi të vendosur ta përmbushim me suskes objektivin ambicioz brenda 2027. Ambicia ime është që shqiptarët të marrin pasaportën e BE brenda kësaj dekade dhe në aeroporte të hyjnë nga korridori me konstelacionin me yjet dhe jo nga korridori ku shkruan ‘të tjerët’ na iku jeta te të tjerët me shekuj. E fundit, është që parlamenti i Shqipërisë ka në tryezë sot marrëveshjet financiare për planin e rritjes, që i japin rrugë edhe fillimit të financimit të fondeve që janë rreth 1 miliardë euro të dedikuara për Shqipërinë, kështu që e dashur Marta ne duam lekët tona," tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se alternativa e vetme e Shqipërisë është Bashkimi Evropian. Gjatë konferencës për mediat me komisioneren evropiane të Zgjerimit Marta Kos, Rama ka theksuar se mbështetja e BE-së për Shqipërinë është e madhe. Ndërkohë që ka shtuar se në jemi shumë të vetëdijshëm që për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë tjetër.
"Është kënaqësi që iu presim këtu në Tiranë dhe dua ta përsëris që ne në rajon, e kemi pritur me entuziazëm zjedhjen tuaj, sepse ju jeni edhe e BE, por edhe e jona, duke qenë nga një vend i rajonit, i cili ka shkëlqyer në rrugën e vet dhe sot është anëtare e BE. Duke pasur gjakun më pranë nesh, sesa pranë Brukselit, shpresoj, jam i bindur, më vjen jashtëzakonisht mirë që takohemi në një moment kur kemi arsye të jemi krenarë për çfarë kemi bërë, ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si diçka të dhënë, por si diçka që duhet marrë. Është mbështetja e një institucioni të madh dhe kërkues si BE, që jemi të vetëdijshëm që duhet ta meritojmë. Ne e dimë se nuk ka alternativë tjetër”, tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për mediat me komisioneren e Bashkimit Evropian me batuta në lidhje me motin. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se do donin që ta prisnin komisioneren e zgjerimit me diell në vendin tonë. Por shtoi se ia shpjegoj këtë dhe asaj që shiu për ne do të thotë bereqet dhe ogur i mirë.
“Po presim komisioneren e zgjerimit në vizitën e saj të parë me shi. Unë ia sqarova që shiu është bereqet dhe kam bindjen që do jetë ogur i mirë për ecurinë e planit të ri të rritjes dhe disbursimit të fondeve shtesë për Shqipërinë. Është kënaqësi që iu presim këtu në Tiranë dhe dua ta përsëris që ne në rajon, e kemi pritur me entuaizëm zgjedhjen tuaj, sepse ju jeni edhe e BE, por edhe e jona, duke qenë nga një vend i rajonit, i cili ka shkëlqyer në rrugën e vet dhe sot është anëtare e BE," tha Rama.