LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Negociatat e paqes në Ukrainë/ Trump- Putin dy orë bisedë telefonike, presidenti rus: Të gatshëm të punojmë me Kievin për traktatin e paqes! Trump: Menjëherë do të nisin negociatat drejt një armëpushimi

• Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike me qëllim arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. • Bisedën telefonike, e cila zgjati 2 orë, Putin e quajti “informative, të hapur dhe shumë të dobishme”. • Tass citon presidentin rus se Rusia është e gatshme të punojë me Kievin për një memorandum mbi një traktat paqeje në të ardhmen. • Po ashtu, Tass raportoi se Trump tha se Rusia është për një zgjidhje paqësore të konfliktit, megjithëse Moska e nisi njëanshëm pushtimin dhe dërgoi vetëm një delegacion të ulët politikësh të rinj në bisedimet e paqes të premten. • Gjithashtu bëhet e ditur se Putin ka deklaruar se shkaqet themelore të konfliktit duhet të eliminohen. • Ndërkohë Trump ka njoftuar se pas kësaj bisede, ai ka në plan të kontaktojë edhe Volodymyr Zelenskyn, me të cilin, siç u bë e ditur, ai kishte biseduar më herët, para telefonatës me Putinin. • Sipas Reuters, Putin ka bërë telefonatën nga një shkollë muzike që vizitoi më herët në Soçi, në brigjet e Detit të Zi, ndërsa Trump është në Uashington. • Siç raportojnë agjencitë e lajmeve ndërkombëtare, dy liderët janë lidhur përmes linjave të kriptuara dhe në prani të përkthyesve, pasi Putin flet disi anglisht, por përdor vetëm rusisht për negociatat. • Po ashtu ka reaguar edhe Trump përmes një postim në platformën Truth Social. • Trump thotë se beson që telefonata shkoi shumë mirë, duke shtuar se Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe më e rëndësishmja t’i japin fund luftës. • Gjatë telefonatës me Putinin, presidenti amerikan thotë se toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera. • Gjithashtu presidenti amerikan ka nënvizuar se edhe Vatikani ka shprehur interes për të pritur negociatat.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Telefonata Trump-Putin/ Zelenskyy: I kërkova homologut amerikan të mos merrte asnjë vendim për Ukrainën

Negociatat e paqes në Ukrainë/ Trump- Putin dy orë bisedë
foto ilustruese

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar pas telefonatës Trump-Putin. Zelenskyy tha se në telefonatën e mëparshme me homologun e tij amerikan, ai i kishte kërkuar Donald Trump të mos merrte asnjë vendim për Ukrainën pa miratimin e Kievit. Zelenskyy tha se nëse Rusia vendos kushte për tërheqjen e trupave tona nga territoret e tyre, kjo do të thotë se nuk dëshiron një armëpushim dhe nuk dëshiron që lufta të përfundojë.

“I kërkova të mos merrte asnjë vendim për Ukrainën pa ne, përpara telefonatës së tij me presidentin Putin. Kjo është një çështje parimore që është shumë e rëndësishme për ne. Ukraina nuk do të pranojë të tërheqë forcat e saj të armatosura nga zonat që janë ende nën kontrollin e saj, të cilat Moska pretendon se i ka aneksuar plotësisht. Askush nuk do të largohet nga toka jonë, territoret tona, njerëzit tanë”, theksoi presidenti ukrainas. 

Duke komentuar referencën e Kremlinit për një memorandum që do të përcaktonte kornizën për një marrëveshje të ardhshme paqeje, Zelenskyy tha se nuk i dinte detajet e kësaj për momentin, por shtoi se Kievi do të ishte i gatshëm të merrte në konsideratë propozimin rus.

“Nuk di asgjë për këtë ende. Sapo të marrim memorandumin ose propozimet nga rusët, do të jemi në gjendje të formulojmë qëndrimin tonë në përputhje me rrethanat”, shtoi ai.

Gjithashtu Zelenskyy njoftoi se Kievi dhe partnerët e tij po shqyrtojnë organizimin e një samiti me pjesëmarrjen e udhëheqësve të Ukrainës, Rusisë, Shteteve të Bashkuara, vendeve të Bashkimit Evropian dhe Britanisë, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës. Duke folur me gazetarët në Kiev, Zelensky shprehu shpresën se ky takim do të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.

1 VITE ME PARE

“Ajo që po ndodh në Ukrainë është e tmerrshme”/ Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: Putin dëshiron paqe, unë i besoj atij

Negociatat e paqes në Ukrainë/ Trump- Putin dy orë bisedë
Donald Trump

SHBA- Pas një telefonate dy-orëshe me Presidentin rus Vladimir Putin të hënën, Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve në Kopshtin e Trëndafilave se beson që udhëheqësi rus dëshiron paqe me Ukrainën. Kur u pyet nëse mendonte se Putini dëshiron paqe, Trump tha për CCN "Po". 

Presidenti përsëriti "Po", kur një gazetar tjetër e pyeti nëse ai i beson Putinit. Dhe në komentet nga Kopshti i Trëndafilave, Trump i tha audiencës se mendon se është bërë njëfarë progresi nga telefonata.

“Është një situatë e tmerrshme që po ndodh atje 5,000 të rinj vriten çdo javë, kështu që shpresojmë të kemi bërë diçka. Ne gjithashtu folëm me krerët e shumicës së kombeve evropiane dhe po përpiqemi ta mbyllim të gjithë këtë çështje. Çfarë turpi që filloi që në fillim," tha Trump. 

Në një postim në platformën e tij Truth Social pas telefonatës, Trump shkroi: “Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe, më e rëndësishmja, një FUNDI të Luftës”.

1 VITE ME PARE

"Ne do të vazhdojmë të mbështesim Zelenskyyn..."/ Biseda Trump-Putin, Von der Leyen: Falënderoj presidentin e SHBA për përpjekjet për ta mbajtur të hapur dialogun për Ukrainën

Negociatat e paqes në Ukrainë/ Trump- Putin dy orë bisedë
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas bisedës telefonike Trump-Putin. Von der Leyen u shpreh se se pati një bisedë të mirë me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Presidentja e KE-së zhvilloi gjithashtu bisedime me Emmanuel Macron, Giorgia Meloni, Friedrich Merz, Alexander Stubb dhe Volodymyr Zelensky, për tu informuar rreth rezultateve të telefonatës Trump-Putin.

"Dua të falënderoj Presidentin Trump për përpjekjet e tij të palodhura për të arritur një armëpushim në Ukrainë. Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mbeten të përfshira në mënyrë aktive. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Volodymyr Zelensky në arritjen e paqes së qëndrueshme në Ukrainë”, tha në një deklaratë publike, von der Leyen. 

1 VITE ME PARE

Biseda telefonike Trump-Putin/ Presidenti i SHBA-ve: Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat për armëpushim

Negociatat e paqes në Ukrainë/ Trump- Putin dy orë bisedë
donald trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas bisedës telefonike dy-orëshe që zhvilloi sot me presidentin rus, Vladimir Putin. Përmes një postim në platformën Truth Social, Trump thotë se beson që telefonata shkoi shumë mirë, duke shtuar se Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe më e rëndësishmja t’i japin fund luftës. 

Gjatë telefonatës me Putinin, presidenti amerikan thotë se toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera. Gjithashtu presidenti amerikan ka nënvizuar se edhe Vatikani ka shprehur interes për të pritur negociatat.

“Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe më e rëndësishmja, t’i japin fund luftës. Sapo përfundova telefonatën time dy-orëshe me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Besoj se shkoi shumë mirë. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një Armëpushimi dhe më e rëndësishmja, një FUND të Luftës. Kushtet për këtë do të negociohen midis dy palëve, sepse ato i dinë detajet e një negociate për të cilën askush tjetër nuk do të ishte në dijeni. Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera. Nëse nuk do të ishte kështu, do ta thoja tani, në vend që të ndodhte më vonë”, ka shkruar Trump.

1 VITE ME PARE

Bisedimet për arritjen e armëpushimit në Ukrainë/ Përfundon pas dy orësh telefonata e Trump me Putinin, presidenti rus: Të gatshëm të punojmë me Kievin për traktatin e paqes

Negociatat e paqes në Ukrainë/ Trump- Putin dy orë bisedë
vladimir Putin dhe Donald Trump

SHBA- Telefonata mes presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin ka përfunduar pas dy orësh diskutime. Siç raportohet Putini e quajti telefonatën “informuese, të sinqertë dhe shumë të dobishme”. Televizioni shtetëror rus raporton se Vladimir Putin ndodhet në një shkollë muzike në qytetin turistik jugor rus të Soçit, ku po viziton sot një qendër lokale arsimore atje.

Tass citon presidentin rus se Rusia është e gatshme të punojë me Kievin për një memorandum mbi një traktat paqeje në të ardhmen. Gjithashtu raportohet se Trump tha se Rusia favorizon një zgjidhje paqësore të konfliktit, pavarësisht se Moska nisi në mënyrë të njëanshme pushtimin dhe dërgoi vetëm një delegacion të nivelit të ulët të politikanëve të rinj në bisedimet e paqes të së premtes.

Më tej thuhet se Putin tha se shkaqet rrënjësore të konfliktit duhet të eliminohen, gjuhë që udhëheqësi rus shpesh e përdor si kod për të nënkuptuar largimin e Volodymyr Zelenskyy dhe instalimin e një qeverie të ndërmjetësuar nga Rusia, si dhe përfshirjen e pesë rajoneve ukrainase në Rusi.

Shtëpia e Bardhë përpara telefonatës tha se Trump është “i frustruar” me Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn. Vetë udhëheqësi amerikan shprehu shpresa për një ditë produktive. Shtëpia e Bardhë tha më parë se Trump ishte i hapur për t’u takuar me udhëheqësin rus.

1 VITE ME PARE

Trump flet me Zelenskyyn para telefonatës me Putinin, biseda zgjati vetëm disa minuta

Negociatat e paqes në Ukrainë/ Trump- Putin dy orë bisedë
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump

UKRAINË- Presidenti amerikan Donald Trump, ka folur me presidentin ukrainas volodymir Zelenskyy para telefonatës me Putin. Telefonata e sotme midis Vladimir Putin dhe Donald Trump duhej të zhvillohej përpara se presidenti amerikan të fliste me Volodymyr Zelenskyy.

Por një burim i ka thënë për Reuters se Zelenskyy në fakt foli me Trump në telefon më parë. Siç raportohet komunikimi ishte i shkurtër vetëm disa minuta.

1 VITE ME PARE

REL: Trump nis telefonatën me Putinin, pritet edhe me Zelenskyn

Negociatat e paqes në Ukrainë/ Trump- Putin dy orë bisedë
Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka nisur një bisedë telefonike me liderin rus, Vladimir Putin, në përpjekje për ta arritur një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë tha se biseda telefonike nisi në orën 10:30 me kohën e Uashingtonit, dhe sapo të mbarojë ajo, Trump do t’i telefonojë edhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se qëllimi i Trumpit është “ta shohë përfundimin e luftës”, dhe se “ai është zemëruar dhe lodhur nga të dyja palët”.

Steve Witkoff, emisar i Shtëpisë së Bardhë, i cili është takuar tashmë tre herë me Putinin, ka parashikuar se biseda me presidentin rus do t’i “kontribuojë identifikimit të asaj se ku jemi tani dhe se si mund t’i përmbyllim këto negociata”.

“Ata e njohin njëri-tjetrin. Presidenti është i vendosur të bëjë diçka këtu... Nëse ai s’mund të bëjë gjë, askush s’mundet”, ka thënë Witkoff në një intervistë për ABC News, në fundjavë.

Trump kishte paralajmëruar telefonatat pasi negociatorët rusë dhe ata ukrainas u takuan në Stamboll për bisedime të drejtpërdrejta. Ai ishte takimi i parë i palëve që nga javët e hershme pas nisjes së pushtimit të gjerë rus të Ukrainës, në shkurtin e vitit 2022.

“Tema të telefonatave do të jenë ndalja e ‘kasaphanës’”, ka shkruar Trump në mediat sociale. “Shpresoj se do të jetë një ditë produktive, se do të ketë armëpushim, dhe se kjo luftë shumë e dhunshme, që s’duhej të kishte nisur kurrë, do të marrë fund”, ka shtuar presidenti amerikan.

Takimet në Stamboll, të cilat përfshinë edhe bisedime të ndara me zyrtarë të SHBA-së, siguruan vetëm rezultate modeste, përfshirë një marrëveshje për këmbimin e 1.000 të burgosurve të luftës. Nuk pati zotim për ndaljen e luftimeve, ndërsa Rusia gjatë fundjavës kreu atë që Ukraina e cilësoi njërin ndër bombardimet më të mëdha me dronë.

Negociatorët rusë raportohet të kenë bërë kërkesa maksimale ndaj Ukrainës, duke i bërë thirrje asaj të tërheqë forcat e saj nga rajonet e okupuara pjesërisht nga Rusia, dhe të kenë paraqitur kushte të tjera, të cilat ishin vënë në pranverën e 2022-tës. Këto kushte janë hedhur kategorikisht poshtë nga Ukraina dhe nga shumë prej aleatëve të saj perëndimorë.

Që nga nisja e mandatit të dytë presidencial, në janar, Trump e ka bërë përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë prioritet kyç të politikës së jashtme. Këto përpjekje janë penguar nga operacionet e vazhdueshme ofensive të Rusisë në fushëbetejë, dhe nga mosgatishmëria e Moskës për t’u pajtuar për një armëpushim 30-ditor, diçka që Ukraina ka nënshkruar.

Pas një periudhe tensionesh fillestare me Kievin, zemërimi i Shtëpisë së Bardhë është përqendruar mbi Moskën, ndërsa tonet e deklaratave publike nga zyrtarët amerikanë janë ashpërsuar./REL

1 VITE ME PARE

Bisedimet për arritjen e armëpushimit në Ukrainë/ Trump nis bisedën telefonike me Putin 

Negociatat e paqes në Ukrainë/ Trump- Putin dy orë bisedë
Vladimir Putin dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur bisedën telefonike me Vladimir Putinin, me qëllim arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Gjithashtu Trump ka njoftuar se pas komunikimit me Putin do të kontaktonte Volodymyr Zelensky-n. 

Më parë, Donald Trump, nëpërmjet Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar se qëllimi i presidentit amerikan është t’i japë fund luftës, ndërsa zëvendëspresidenti i tij J.D. Vance kishte argumentuar se Shtetet e Bashkuara, në rast të një marrëveshjeje Moskë-Kiev, duhet të thonë se “kjo luftë nuk është e jona”.  

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se pala ruse është e gatshme të punojë drejt një zgjidhjeje, duke thënë megjithatë se procesi është i vështirë dhe ndoshta afatgjatë. 

lufta ukraine-rusi donald tump vladimir putin

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës