Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka vijuar me turin e tij të takimeve me demokratët në degët e ndryshme të vendit. • Salianji sot ishte në Fier, ku mbajti dhe një fjalim me demokratët. • Gjatë fjalës së tij, ai deklaroi se rotacioni politik në Shqipëri mund të vijë vetëm përmes votës së lirë dhe një opozite të fortë, duke theksuar se Edi Rama nuk mund të rrëzohet me iluzione, por vetëm në kutitë e votimit. • Salianji kritikoi drejtues të PD-së për mungesë llogaridhënieje dhe refuzim të garës së brendshme, duke e cilësuar këtë si mungesë integriteti politik dhe përgjegjësie historike ndaj demokratëve që, sipas tij, kanë duruar 13 vite në opozitë. • Salianji nënvizoi se nuk mund të kërkohet ndryshimi në Shqipëri pa ndryshuar më parë vetë Partinë Demokratike. • Ai gjithashtu bëri kritika ndaj lidershipit të opozitës, teksa shtoi se kjo nuk ndodh në asnjë parti politike dhe se bashkimi i opozitës po tentohet të bëhet me njerëz qesharakë që nuk dëgjojnë demokratët. • Më tej Salianji nënvizoi se nëse dikush ka aftësitë të bashkojë opozitën të propozohet edhe për kryeministër. • Në fund, Salianji theksoi se PD ishte në gjumë por anëtarësia e zgjoi. • Sipas tij, PD duhet të jetë e hapur me garë dhe dhe të afrojë gjeneratën e re, që i ka munguar këto vite.
7 artikuj për këtë temë.
FIER- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji tha në mbyllje të takimit me demokratët në Fier se Rama mundet vetëm me garë të hapur. Salianji u shpreh se PD ishte në gjumë dhe kështu siç janë sot demokratët e kanë të vështirë të fitojnë.
Ai tha se PD nuk është vetëm një logo apo një seli. Por sipas tij, janë mijëra burra dhe gra që kanë sakrifikuar në ditët më të vështira. Në fund, ai tha se Shqipëria ka nevojë për më shumë shpresë dhe më shumë demokraci.
Salianji: PD ishte në gjumë. Kështu siç jemi sot e kemi të vështirë të fitojmë. Fjalë të bukura kanë dëgjuar shqiptarët përherë. Sistemet përmbysen duke nisur që ne vetë kemi një ndryshim të vërtetë. Po Shqipëria mund të jetë ndryshe, të ndryshoj. Që Shqipërinë e ndryshojnë demokratët.
Unë besoj të demokratët. PD nuk është vetëm, një logo. As një seli. Janë mijëra burra dhe gra që kanë sakrifikuar në ditët më të vështira. Njerëzit që nuk u larguan edhe kur u zhgënjyen. Që besojnë ende se Shqipëria mund të bëhet ndryshe. Besoj te gjenerata e re, që i kanë munguar PD-së. Të rinjtë që nuk duan parti të mbyllura. Duan meritë, dinjitet.
Ndryshimi gjeneracional nuk është biologjik. Është kulturë politike. Kalimi nga frika te guximit, nga parimet te individët. Nuk e rikthejmë dot shpresën me rikthime imagjinare. E fitojmë Shqipërinë me përgjegjësi politike, me hapjen e brezit të ri. PD duhet të jetë parti e garës. E shpresës, dhe normave, vetëm kështu mund ta mundim Edi Ramën. Jemi këtu për ta ndërtuar PD me themele më të forta, me kolona më të forta, jemi këtu për të bashkuar demokratët. Me rregulla dhe dinjitet. Jemi këtu për të kthyer shpresën te demokratët. Ndryshimi është përgjegjësi historike. Shqipëria ka nevojë për më shumë shpresë. Për më shumë demokraci./Dosja.al
FIER- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji tha sot gjatë takimit me demokratët në Fier se PD duhet të ketë propozime konkrete për Reformën Territoriale. Gjatë fjalës së tij, Salianji u shpreh se Rama nuk ka interes t’i çojë shërbimet tek qytetarët.
Sipas tij, Rama nuk ka interes të ketë pushtet lokal, por ka interes ta përqëndrojë pushtetin në sa më pak duar që t’i ndajë lejet e ndërtimit dhe tenderat si do vetë. Në fund, ai tha se ndryshimi nuk vjen vetë, por ndërtohet dhe duke dëgjuar dhe ato që janë gabime.
Ervin Salianji: E mbani mend sesi kur Edi Rama ja u hodhi lidershipit të PD me votat e PD për të zgjedhur Avokatin e Popullit, u tha se me Ramën nuk ka më bashkëpunim. Ndërkohë u tha për javë me radhë, që pjesë e komisioneve me Edi Ramën nuk do jemi. Por tani, pasi u tha që nuk do marrim pjesë. Tani thonë po jemi jo s’jemi.
O zotërinj, dilni aty, hajde japim propozimet tona për Reformën territoriale, hajde të takojmë njerëzit, hajde t’i shtojmë shërbimet dhe bashkitë ashtu siç i kërkojnë dhe qytetarët e qarkut të Fierit, për ti shtuar bashkitë jo për t’i pakësuar, sepse ashtu sic u bë Reforma territoriale për shkak të gabimit të PD, i ka larguar shërbimet nga qytetarët.
U bë një reformë elektorale për qëllime politike dhe jo për ti shërbyer ashtu siç duhet të jetë pushteti lokal më pranë qytetarëve, dhe të nxjerrim listën tonë të bashkive kompetencat që duhet të kenë, propozimin tonë konkret dhe pastaj Edi Rama të bëjë ç’të dojë ne nuk kemi punë me të.
Sepse Edi Rama nuk ka interes t’i çojë shërbimet tek qytetarët, nuk ka interes të ketë pushtet lokal, ka interes ta përqëndrojë pushtetin në sa më pak duar që t’i ndajë lejet e ndërtimit, tenderat si do vetë, siç i mban këtu në qarkun e Fierit njerëzit të pandryshuar. Ne duhet të ndryshojmë për këto arsye.
Ndryshimi nuk vjen vetë, ndryshimi ndërtohet dhe duke dëgjuar dhe ato që janë gabime. Sepse kur i themi këto në salla të mbyllura nuk i dëgjojnë, kur i themi në salla të hapura thonë pse i thonë, dhe duke i thënë hapur para mijëraa njerëzve prapë bien në batak./Dosja.al

FIER- Ervin Salianji ka deklaruar se duhet bërë bashkimin për një PD fituese. Gjatë takimit me demokratët në qytetin e Fierit, Salianji u shpreh se opozita mund të fitojë dhe ta dërrmojë Ramën në zgjedhje.
Ai theksoj se PD mund të sjellë ndryshimin për ata që duan të jetojnë me dinjitet. Për ta bërë këtë, sipas tij PD nuk duhet të jetë qaramane sa herë humb zgjedhjet, por duhet të tregojë guxim.
“Ndryshimi është i pashmangshëm. Kjo opozitë besoj se mund të fitojë dhe ta dërrmojë Ramën në zgjedhje. Besoj se shumë se PD mund të sjellë ndryshimin për ata që duan të jetojnë me dinjitet. Ndryshimi është thelbësor për të qenë fitues. Ne ndryshimin nuk e shmangim as përballë atyre që duan privilegje dhe PD duan ta mjelin si lopër për interesat e tyre.
Ne duam një PD që të jetë fituese, e besueshme për qytetarët që të mos ketë frikë. Të mos jetë qaramane sa herë humb zgjedhjet. Por të bëjë guximin. Ne duhet të bëjmë bashkimin dhe më pas të hapemi në shoqëri”, tha ai./Dosja.al
FIER- Ervin Salianji tha sot gjatë takimit me demokratët në Fier se Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë propagandë, por për drejtësi. Ish-deputeti demokrat u shpreh se më të votuarit e listave janë përjashtuar.
Ai tha se Shqipëria dhe PD kanë nevojë për demokraci. Në fund, Salianji tha se sot PD po qëndron siç e do Rama, e mbyllur brenda fatkeqësisht nga lidershipi që thotë se zgjedhjet nuk fitohen.
Salianji: Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë propagandë, por për drejtësi; nuk ka nevojë për beton, por për shpresë. Nuk ka nevojë për pushtet, por për demokraci – Shqipëria dhe PD kanë nevojë për këtë.
Si ka mundësi që për 4 vite jemi të gjithë bashkë, sakrificat i kemi bashkë, por kur vijnë zgjedhjet, lidershipi bunkerizohet dhe vendos listat duke përjashtuar ata që dalin të parët. Kjo ka ndodhur në Fier, Tiranë, Elbasan, Dibër dhe Kukës. Këto janë çudira që nuk duhet të ndodhin, sepse njerëzit dhe kontributet e tyre shpërfillen.
Ne nuk kemi pushtetin e Rilindjes, as bandat që ka Edi Rama, por kemi mundësinë ta bëjmë partinë tonë si e kërkojnë demokratët. Sot PD po qëndron siç e do Rama, e mbyllur brenda fatkeqësisht nga lidershipi që thotë se zgjedhjet nuk fitohen. E kemi në dorë të gjithë ta bëjmë PD-në si e duan qytetarët dhe demokratët./Dosja.al
FIER- Ervin Salianji ka deklaruar se kryeministri Rama duhet të përmbyset në kutitë e votimit, jo duke përsëritur përralla. Gjatë takimit me demokratët në qytetin e Fierit, Salianji u shpreh se disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë.
Ai tha se nuk ka ardhur në politikë për të heshtur përballë padrejtësisë, por për të folur përballë qytetarëve dhe përballë lidershipit. Salianji u shpreh se askush nuk flet për padrejtësitë sepse nuk i intereson askujt interesi i qytetarëve, kur vjen puna para miliona eurove dhe interesave të lidhura me qeverinë.
“Disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Sepse unë nuk kam ardhur në politikë për të heshtur përballë padrejtësisë por për të folur përballë qytetarëve, përballë lidershipit.
Prodhohen receta false për ilace që rimbursohen me 100 herë më shumë. E keni parë që nuk i përmendin me emra personat që rriskojnë jetën e qytetarëve, një skandal ku qytetarët jo vetëm rriskojnë jetën e tyre vetëm sepse disa kompani duan të bëjnë miliona euro. Dëmi ishte 20 mln euro në vit për 15 vite me radhë, ishin mjekë që bënin receta sikur vizitonin 1500 pacientë në ditë.
Por nuk flet njeri sepse nuk i intereson askujt interesi i qytetarëve, kur vjen puna para miliona eurove dhe interesave të lidhura me qeverinë dhe fatkeqësisht me ndonjë segment të opozitës nuk flasin, ky është një superskandal që merion të protestohet sic është rasti për tu bërë më 10 shkurt.
Drejtoritë arsimore janë kthyer si organizata partie, ku i kanë kthyer mësuesit si roje dhe administratorë. Investojnë 10 mln euro në shkolla me 10 nxnëës, ka fasada dhe vjedhje kudo. Shërbime si në mesjetë, miliona euro të shpenzuara, ka vetëm vjedhje.
Nafta më e shtrenjtë se asnjë vend tjetër. në kosovë paguajnë 1 mijë lek për litër Keqqeverisja nuk është vetëm një dështim në sektorë të fragmentizuar por është një dramë, dhe përgjegjësi është Edi Rama. Ky gënjeshtar që është tallur me kohën dhe fatet e shqiptarëve. Shqipëria po zgjohet gradualisht, fundi i kësaj qeverisje vjen dhe me ndihmën e drejtësisë që po e cmonton dita ditës qeverinë.
Por llogaritë bëhen në kutitë e votimit. Rama duhet të përmbyset në kutitë e votimit duke frymëzuar njerëz duke shkuar në cdo cep. Sepse të gjitha të tjerat janë ëndërra anë sirtar që i kemi parë për 13 vjet. Jemi këtu për të hapur një kapitull të ri për PD. Unë di të pres, demokratët dinë t ëpresin por kanë pritur boll.
Por 13 vite në opozitë dhe 13 vite që kanë dëgjuar të njëjtat përralla dhe të ënjëjtat mënyra të gjasme rrëzimit të qeverisë. Dua ta them qartë se me ne, disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Sepse unë nuk kam ardhur në politikë për të heshtur përballë padrejtësisë por për të folur përballë qytetarëve, përballë lidershipit," tha Ervin Salianji./Dosja.al

FIER- Ervin Salianji tha se nëse dikush ka aftësitë të bashkojë opozitën, duhet të propozohet edhe si kandidat për kryeministër. Gjatë takimit me demokratët në qytetin e Fierit, Salianji u shpreh se tentohet të bëhet bashkimi opozitës duke ulur nëpër tryeza njerëz qesharakë që nuk dëgjojnë demokratët.
“Në shumë degë, në Himarë ishte përjashtuar gjithë PD për të imponuar një kryetar dege siç e do lidershipi. Tentohet të bëhet bashkimi opozitës duke ulur nëpër tryeza njerëz qesharakë dhe nuk dëgjojnë demokratët…Nëse dikush e bashkon opozitën dhe tregon kredibilitett më të madh se lidershipi i PD, ta propozojmë të jetë kandidat për kryeministër të fitojmë zgjedhjet”, tha ai./Dosja.al
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha anëtarësia e PD janë pasuria më e madhe e demokratëve. Gjatë takimit me demokratët në qytetin e Fierit, Salianji u shpreh se ata janë njerëzit që besojnë ende se Shqipëria mund të bëhet ndryshe.
Ish-deputeti thekesoj se ndryshimi është bashkim mbi parime. Ai tha se PD duhet të jetë parti e garës, e normave dhe e shpresës sepse vetëm kështu mund të fitojmë besimin e qytetarëve.
“Anëtarësia e PD janë pasuria jonë më e madhe. Janë njerëzit që besojnë ende se Shqipëria mund të bëhet ndryshe. Unë besoj tek gjenerata e re dhe besimi po më shpërblehet. Ata duan garë të ndershme, meritë, dinjitet sepse ndryshimi gjeneracional nuk është biologji, por kulturë politike. Është kalimi nga individët tek parimet nga heshtja tek fjala e lirë. Ne nuk e mundin pushtetin duke pasur frikë nga gara. Ne e fitojmë Shqipërinë me hapje ndaj brezit të ri që pret prej vitesh PD.
PD duhet të jetë parti e garës, e normave dhe e shpresës sepse vetëm kështu mund të fitojmë besimin e qytetarëve. Ndryshimi është bashkim mbi parime. Ne jemi këtu për ta nderuat PD me kolona e themele më të forta. Jemi për të bashkuar edhe ato demokratë që po përjashtohen nga lidershipi”, tha ai./Dosja.al