LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nga debatet për Zvërnecin tek start-up-et/ Rama prezanton zhvillimet kyçe në "Flasim": Buxheti 2026 sjell bonus për pensionistët dhe rritje të mbështetjes sociale

• Kryeministri Edi Rama publikoi sot episodin e rradhës të podkastit të tij të përjavëshëm "Flasim". • Rama ka ndarë lajmin mbi një fazë të re dhe ambicioze të zhvillimit për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, duke u fokusuar te rigjallërimi i industrisë ushtarake në vend. • Ai vuri theksin te modernizimi i Forcave të Armatosura i cili sipas tij nuk po kufizohet vetëm te përmirësimi i sistemit mbrojtës, por synon krijimin e një zinxhiri të qëndrueshëm profesional dhe industrial. • Lidhur me debatet për investimet në Zvërnec dhe Sazan, ai theksoi se çdo zhvillim në zonat e mbrojtura do të jetë në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian dhe nën monitorimin e Komisionit Europian. • Kryeministri njoftoi gjithashtu miratimin e aktit normativ të buxhetit 2026, i cili përfshin një paketë të re masash sociale për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët me nevoja të veçanta dhe pacientët onkologjikë. • Sipas tij, qeveria ka dyfishuar gjithashtu fondin për programin “Startup Albania”, duke e çuar në 6 milionë euro si përgjigje ndaj rritjes së lartë të aplikimeve nga të rinjtë. • Për sa i pëket protestave, kreu i qeverisë theksoi se është duke e ndjekur me vëmendje situatën përmes një ekipi të dedikuar për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve.

4 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

Rama për protestuesit: Dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës

Nga debatet për Zvërnecin tek start-up-et/ Rama prezanton zhvillimet
Edi RAMA

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në protestën e mbajtur në bulevard, duke bërë një ndarje të qartë mes dy kategorive të pjesëmarrësve.

Në podkastin e tij "Flasim", kreu i qeverisë theksoi se është duke e ndjekur me vëmendje situatën përmes një ekipi të dedikuar për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve.

Sipas tij, shtresa e parë përfaqëson atë që ai e quajti "ujin e rrjedhshëm", qytetarët që kanë dalë sinqerisht për të shprehur shqetësimet e tyre ose për të adresuar halle reale. Nga ana tjetër, kryeministri nuk kurseu kritikat e ashpra për atë që e cilësoi si "koren e zezë" të protestës.

Pjesë nga podkasti:

"Ndërkohë që, nga ana tjetër, unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: "ujin e rrjedhshëm" të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe "koren e zezë" të gjithë dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës, që kanë krijuar një situatë konvulsive ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës në këto raste, pasi kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri.", u shpreh Rama./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

"Dyfishohet fondi për startup-et"/ Rama: Paketa përfshin bonus për pensionistët, rritje të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe 15 milionë euro shtesë për medikamentet e pacientëve të onkologjikut

Nga debatet për Zvërnecin tek start-up-et/ Rama prezanton zhvillimet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi miratimin e aktit normativ të buxhetit 2026, i cili përfshin një paketë të re masash sociale për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët me nevoja të veçanta dhe pacientët onkologjikë.

Në podkastin e tij "Flasim", Rama u shpreh se qeveria ka dyfishuar gjithashtu fondin për programin “Startup Albania”, duke e çuar në 6 milionë euro si përgjigje ndaj rritjes së lartë të aplikimeve nga të rinjtë.

Ai u shpreh se, programi u hap me më pak se 100 aplikime dhe këtë vit sipas tij ka shkuar në më shumë se 1200 aplikime.

Pjesë nga podcasti:

-Dyfishimi i Grantit 2026 për  startup-et

Në shënimin e fundit do të prek dy momente që duket sikur nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, por në fakt janë të lidhur dhe i lidh pikërisht modernizimi, transformimi dhe rinia. Kemi dyfishuar programin e startup-eve. Financimi, nga 3 milionë euro të parashikuara, ka shkuar në 6 milionë euro mbështetje, pasi jemi gjendur përpara një rritjeje befasuese të numrit të aplikimeve në programin “Startup Albania”. E kemi nisur atë program me më pak se 100 aplikime dhe këtë vit jemi gjendur me më shumë se 1200 aplikime. Kjo na ka vendosur në pozicionin e detyruar që t’u përgjigjemi të rejave dhe të rinjve me një dyfishim të volumit të financimit dhe, ndërkohë, kemi komunikuar me ta dhe u kemi thënë se, në rast se aplikimet do të vazhdojnë të rriten me këtë trend, edhe mbështetja po ashtu do të vazhdojë të rritet sipas këtij trendi.", shprehet kryeministri./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Rama në "Flasim": Investimet në Sazan dhe Zvërnec, tërësisht konform standardeve të BE-së

Nga debatet për Zvërnecin tek start-up-et/ Rama prezanton zhvillimet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet për shitjen e tokës publike si të ndikuara nga dezinformimi, duke sqaruar se bëhet fjalë për procese partneriteti.

Lidhur me debatet për investimet në Zvërnec dhe Sazan, ai theksoi se çdo zhvillim në zonat e mbrojtura do të jetë në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian dhe nën monitorimin e Komisionit Europian.

Rama e cilësoi debatin mbi Zvërnecin si një "vorbull" të krijuar për qëllime politike, duke pretenduar se kritikët po përdorin projekte si ky për të bërë luftë me Donald Trump-in, për shkak të përfshirjes së Jared Kushner-it në iniciativat e investimeve në rajon.

Pjesë nga fjala e Ramës:

"Një tjetër moment për t’u shënuar nga java ishte vizita në Bochum të Gjermanisë, me ftesë të organizatorëve të samitit ndërkombëtar të teknologjisë “Ruhr Summit”, ku isha i ftuar për të prezantuar transformimet që kemi bërë në Shqipëri me digjitalizimin dhe mënyrën se si e kemi modernizuar dhe po e modernizojmë qeverisjen përmes digjitalizimit dhe, së fundmi, edhe përmes futjes në përdorim të Inteligjencës Artificiale.

Një tjetër moment në atë vizitë ishte takimi me kryeministrin e landit, Hendrik Wüst, një ndër figurat më të spikatura të CDU-së gjermane dhe një mik i interesuar për zhvillimet në Shqipëri, për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, me të cilin folëm qoftë për këtë aspekt, pra për mbështetjen e Gjermanisë në mbylljen e kapitujve të negociatave, qoftë edhe për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë përmes marrëdhënieve me rajonet.

Por, pa dyshim, që “qershia mbi tortë” e kësaj vizite ishte ajo e papritura në intervistën me gazetaren e seksionit ndërkombëtar të Deutsche Welle-s, ku, për hir të së vërtetës, u surprizova nga mënyra se si gazetarja e kishte “gëlltitur” tërësisht çorbën e të pavërtetave lidhur me Zvërnecin dhe lidhur me marrëdhënien mes qeverisë dhe kompanisë që përfaqësohet nga Jared Kushner, duke mos e fshehur ajo se i përkiste kampit të gjerë të të gjithë atyre që e kthyen Shqipërinë në një arenë për të bërë “luftën” e tyre me Trump-in, qofshin në Amerikë, qofshin në Australi, qofshin edhe në Europë.

U përballa me pyetje të tipit: “Si mund të privatizohet, të shitet toka publike?”, gjë që as nuk ka ndodhur, as nuk ka arsye të ndodhë. Zvërneci është tokë private, Sazani është tokë publike, ku ende nuk kemi mbyllur marrëveshjen. Pikërisht sepse ne po negociojmë partneritetin dhe shteti, që do të jetë gjithnjë pronar i tokës, do të duhet, për t’u realizuar marrëveshja, të jetë ortak në sipërmarrje.

Pra, as nuk është kërkuar ndonjë shitje e tokës publike. Pastaj, gjithë pjesa që ka të bëjë me zonat e mbrojtura, me Kapitullin 27, me sa jemi ne të vetëdijshëm apo çfarë jemi ne në gjendje të sakrifikojmë deri edhe vetë Bashkimin Europian, për të bërë projektin, është një hata e madhe logjike. Ndërkohë që historia është fare e thjeshtë. Cilido që e ka shumë të qartë ose e ka pak të qartë faktin që unë jam këtu për të udhëhequr Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, faktin që ne kemi një mandat popullor shumë të fortë për të realizuar këtë mision historik, faktin që ky mision historik nuk është i krahasueshëm dhe i barazvlefshëm me asgjë, e ka shumë të qartë edhe faktin që nuk ka asnjë shans që Shqipëria të bëjë hapa, të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet dhe kriteret e Bashkimit Europian.

Në rastin konkret, e gjitha është një vorbull, e cila përzihet e përzihet e përzihet për qëllime që tanimë janë qartësisht të tjera, ndërkohë që ne jemi të detyruar nga ato standarde të bëjmë vlerësimin e impaktit në mjedis, gjë që po e bëjmë; jemi të detyruar nga ato standarde që t’u përgjigjemi të gjitha kritereve të Bashkimit Europian. Pra, si të thuash, “siguresa” për të gjithë ata që janë të shqetësuar është aty; është pikërisht Komisioni Europian, i cili deri më tani është njohur në vijimësi me faktet dhe nuk ka asnjë sens alarmi, sepse është shumë e qartë që i gjithë procesi do të bëhet në harmoni me procesin e monitorimit nga Komisioni Europian.", u shpreh Rama./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Rama: Kemi hyrë në një fazë të re në historinë e Forcave tona të Armatosura, rilindja e industrisë sonë ushtarake

Nga debatet për Zvërnecin tek start-up-et/ Rama prezanton zhvillimet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka ndarë lajmin mbi një fazë të re dhe ambicioze të zhvillimit për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, duke u fokusuar te rigjallërimi i industrisë ushtarake në vend.

Në podcastin e tij "Flasim", Rama e vuri theksin te modernizimi i Forcave të Armatosura i cili sipas tij nuk po kufizohet vetëm te përmirësimi i sistemit mbrojtës, por synon krijimin e një zinxhiri të qëndrueshëm profesional dhe industrial.

Ai u shpreh se, partneriteti me Fincantierin u shtri në një partneritet edhe me shkollën industriale "Pavarësia" të Vlorës, pasi në kantierin e ri të Pashalimanit, baza e re prodhuese do të kërkojë 500 të reja e të rinj, teknikë, inxhinierë dhe informaticienë.

Pjesë nga podkasti:

"Kemi hyrë në një fazë të re në historinë e Forcave tona të Armatosura. Kapitulli i ri është jo vetëm fuqizimi i gjithë sistemit tonë të mbrojtjes, por edhe rilindja e industrisë sonë ushtarake. Për këtë janë hedhur një sërë hapash dhe këtë javë u hodh një tjetër hap. Partneriteti me Fincantierin u shtri në një partneritet edhe me shkollën industriale "Pavarësia" të Vlorës, pasi në kantierin e ri të Pashalimanit, baza e re prodhuese do të kërkojë 500 të reja e të rinj, teknikë, inxhinierë dhe informaticienë.

Për këtë arsye është bërë kjo marrëveshje dhe do të fillojë, paralelisht me ndërtimin e kantierit, edhe puna për trajnimin e të rejave dhe të rinjve që do të përzgjidhen nga "Fincantieri Albania". Ata do të trajnohen, qoftë në Pashaliman, qoftë në kantierin mëmë të kompanisë globale të ekselencës italiane në brigjet e Italisë.", u shpreh Rama./Dosja.al

edi rama podkasti flasim

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale