E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
• Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka zhvilluar një konferencë për mediat. • Kurti gjatë konferencës foli në lidhje me çështjen e dinarit ku u shpreh se nëse do të ketë ndonjë serb të moshuar që do të hasë vështirësi në lidhje me ndryshimet e fundit, qeveria do ti ndihmojë. • Kurti në fjalën e tij tha se dinarët nuk mund të futën me thasë në Kosovë ndërsa shtoi se s’po iu kërkohet serbëve që të marrin lekun e Shqipërisë, e as monedhën e Kosovës “Dardan” por u kërkohet të përdorin euron. • Kurti ka folur edhe në lidhje me zgjedhjet zgjedhjet e parakohshme në vend. • Kryeministri tha se ai ka shprehur gatishmërinë e tij dhe nëse opozita dëshiron mund ta bëjnë shpërndarjen e Kuvendit. • Kurti gjithashtu pas raportimit se ushtria serbe u pa duke lëvizur disa metra larg kufirit me Kosovën tha se ata janë larguar nga kufiri. • Ministria e Mbrojtjes e Serbisë në reagimin e ardhur pas publikimit të pamjeve nga Kurti i hodhi poshtë deklaratat duke i cilësuar si fushatë dezinformuese për ushtrinë e Serbisë.
3 artikuj për këtë temë.

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se ushtria serbe është larguar nga kufiri me Kosovën, pasi “erdhi për të na provokuar” të enjten.
“Nuk është normale që ato automjete ushtarake të mbërrijnë vetëm pak metra larg kufirit. Jam i kënaqur që nuk janë sot, nuk kanë qenë deri në orën 16.00”, tha Kurti duke folur në një konferencë për media në Prishtinë.
Ai tha se autoritetet kosovare e regjistruan lëvizjen e tyre përgjatë kufirit kosovar, por “ne nuk bëmë asgjë”.
“Ne ishim të kujdesshëm, shikonim nëse do të kalonin kufirin, por ata nuk e kaluan kufirin”, shtoi ai.
Kurti tha për herët të parë të enjten pak para mesnatës së ushtria serbe u pa duke lëvizur disa metra larg kufirit me Kosovën, duke i cilësuar ato si “provokime të qëllimshme”.
Të premten më herët, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i hodhi poshtë deklaratat e Kurtit duke i cilësuar si “fushatës dezinformuese për ushtrinë e Serbisë”. Ajo tha se forcat e ushtrisë serbe “janë duke i kryer detyrat e tyre në zonën e sigurt administrative, në përputhje me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara”.
Më herët gjatë ditës, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën dhe se ia kanë bërë me dije Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.
“Në Serbi, presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq e di mirë se çdo përdorim i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm, do të konsiderohej rrezikim i forcave të NATO-s, që janë aty për të mbrojtur popullsinë, shqiptarët dhe serbët. Ai ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës”, tha O'Brien.
Ndërkohë, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të premten për Radion Evropa e Lirë se gjendja e sigurisë në Kosovë është “e qetë, por e brishtë”, dhe u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga retorika përshkallëzuese dhe ndarëse.
I pyetur në lidhje me deklaratën e kryeministrit Kurti, KFOR-i tha se “qëllimi ynë është ta ndalojmë përshkallëzimin dhe ne jemi të gatshëm dhe të pajisur për t’i ndërmarrë të gjitha masat për ta përmbushur mandatin tonë të OKB-së, për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe lëvizjen e lirë”.
“Ne e kemi trefishuar edhe numrin e patrullimeve, përfshirë në vijën kufitare administrative”, tha KFOR-i.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u përshkallëzuan në shtator të vitit të kaluar, kur një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin verior kosovar, Banjskë, duke e vrarë një rreshter policor.
Tre sulmues serbë u vranë nga shkëmbimi i zjarrit më vonë. Kosova e ka fajësuar Serbinë se ka gisht në këtë sulm dhe se u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës, por kjo është mohuar nga Beogradi zyrtar. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit.
Marrë nga REL
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat ku ka folur në lidhje me zgjedhjet zgjedhjet e parakohshme në vend. Kurti gjatë fjalës së tij u shpreh se zgjedhjet mund të mbahen vetëm nëse dëshiron opozita. Ai më tej shtoi se në të kundërtën, nuk ka arsye për zgjedhje sepse sipas tij Qeveria është shumë e mirë.
“Së pari, unë nuk kam deklaruar ashtu po jam përgjigjur në pyetjen që më ka bërë gazetarja. Po të mos ekzistonte pyetja e gazetares nuk do të ekzistonte as përgjigja ime. Pse më ka pyetur gazetarja sepse ka presupozuar dëshirë të opozitës. Nëse nuk do të kishte dëshirë të opozitës, nuk do të kishte pyetje të gazetares.
Unë kam shprehur gatishmërinë time që nëse opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme, mund ta bëjmë shpërndarjen e Kuvendit. Nëse opozita është rehat, ne jemi rehat. Jemi rehat me punën që bëjmë.
Vetëm nëse opozita do zgjedhje, jemi të gatshëm të ulemi e të bisedojmë për shpërndarjen e Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje, po nuk ka pse të rrëzohet Qeveria. Qeveria e mbarë dhe e mirë vazhdon”, tha Kurti.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka zhvilluar një konferencë për mediat. Kurti gjatë konferencës u pyet nëse i ka dërguar në Bruksel propozimet sa i përket zbatimit të Rregullores së re të BQK-së që ndalon dinarin. Në përgjigjen e tij Kurti u shpreh se palët ishin dakorduar nga takimi i fundit i kryenegociatorëve, që të dërgojnë në Bruksel propozimet e tyre.
“Ende s’ka përfunduar dita e sotme për dërgimin e propozimeve tona. BQK është lartë edhe para. Përveç që kanë marrë rregullore të re nga 27 dhjetori e vendimin plotësisht të pavarur, kanë ofruar edhe plan 10 pikësh për tarnzicion. Nëse ka pasoja në terren, në iu përgjigjemi. Ne s’jemi as lokomotiva as vagoni i parë”, tha Kurti.
Kryeministri më tej shtoi se nëse do të ketë ndonjë serb të moshuar që do të has në vështirësi në lidhje me ndryshimet e fundit qeveria do ti ndihmojë. Kurti në fjalën e tij tha se dinarët nuk mund të futën me thasë në Kosovë ndërsa shtoi se se s’po iu kërkohet serbëve që të marrin lekun e Shqipërisë e as monedhën e Kosovës “Dardan”. Kurti u shpreh se po serbëve po u kërkohet të përdorin euron.
“Nëse ka ndonjë të moshuar serb që për 24 vjet s’ka parë kurrë euro, por vetëm dinar, ne s’duam që ai të mbetet keq. Dhe ne si Qeveri shprehim vullnetin për t’i ndihmuar. Por i vetmi mjet është euro. Por dinarët cash me thasë s’mund të kalojnë kufirin”, ka thënë Kurti.
“S’po ju themi serbëve ta marrin lekun e Shqipërisë, e as valutën e re Dardan të Kosovës, por euro-n e BE-së që ne e kemi përvetësuar nga 1 janari 2002”, ka shtuar ai.