Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Numërimi i votave pas zgjedhjeve të djeshme në Kosovë ka përfunduar, ndërsa sipas KQZ Partia e parë që kryeson është Vetëvendosja që ka grumbulluar rreth 41% të votave totale. • Në vendin e dytë renditet PDK me 22.16% të votave dhe pas saj LDK me 17.6%. • Në vendin e katërt renditet AAK me 7.46%, ndërsa partia e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka arritur të grumbullojë 4.43% të votave. • Ndërkohë pritet që të nisë numërimi i votave të diasporës, e cila ka votuar në kutitë e vendosura në ambasada dhe konsullata, si edhe votat e dërguara me postë. • KQZ ka njoftuar se në procesin e votimit që u mbajt më 9 shkurt, morën pjesë 799 mijë e 954 e qytetarëve apo 40.59%, ndërsa të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë. • Mbrëmjen e djeshme u raportua se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet në Komisionin Qendror Zgjedhor në Kosovë për shkak të problemeve teknike që u paraqitën gjatë publikimit të të dhënave nga numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. • Këtë e ka mohuar një zëdhënëse e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku bëri me dije se as Prokurori i Shtetit dhe as Prokuroria Speciale nuk ka urdhëruar nisje hetimesh ndaj KQZ. • Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas nisjes së numërimit të votave, ra nga sistemi duke shfaqur probleme teknike. • Kur ishin numëruar 23.5% e votave, faqja zyrtare e KQZ-së doli jashtë funksionit. • Ndërkohë mediat ndërkombëtare të cilat kanë raportuar edhe mbi procesin zgjedhor ditën e djeshme, pas publikimit të rezultateve paraprake kanë ngritur dyshime lidhur me një qeveri Kurti 3. • "Politico" shkruan se partia qeverisëse e Kurtit nuk arriti të ketë një shumicë dhe do të duhet të gjejë një partner koalicioni nëse shpreson të vazhdojë në pushtet. • "BBC" shprehet se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të së dielës, edhe pse rezultatet e pjesshme sugjerojnë se ai nuk ka një shumicë. • Associated Press, shkruan gjithashtu se rezultatet paraprake treguan se partia e Kurtit fitoi zgjedhjet parlamentare të Kosovës të dielën, por pa shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme, pasi bisedimet për normalizimin e lidhjeve me rivalin Serbinë mbeten të bllokuara dhe financimi i huaj për një nga vendet më të varfra të Evropës është në pikëpyetje. • Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një postim në Facebook shprehet se e sheh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani nga LDK dhe se rritja e tyre i jep mundësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak. • Por ai thotë gjithashtu se kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë, dhe se për këtë ndjen keqardhje. • Kreu i AAK-së, Haradinaj ka deklaruar në një konferencë se nuk është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. • Haradinaj përjashtoi krijimin e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa u shpreh pro një koalicioni me opozitën.
11 artikuj për këtë temë.

KOSOVË- Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku po përditësohen në mënyrë periodike rezultatet e fundit nga numërimi i votave, ka shfaqur sërish probleme.
“Duke u procesuar të dhënat…”, “Nuk ka shënime të procesuara”, thuhet në shënimin në faqe.

Deri më tani sipas rezultateve të publikuara nga KQZ janë numëruar 90% e votave për partitë politike. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.00% apo 311,907 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.37% apo 170,198 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.57% apo 133,693 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë siguruar 7.56% të votave apo 57,539 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.98% apo 30,273 vota. Koalicioni për Familje ka grumbulluar 2.30% apo 17,505 vota.
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon ende me numërimin e votave në Kosovë. Ndërkohë deri tani ka përfunduar numërimi në qendrat e votimit në 10 komuna. Drenasi është komuna e parë që ka përfunduar numërimi i të gjitha votave për subjektet politike. Sipas rezultateve të publikuara në uebfaqen e KQZ-së, në këtë komunë PDK ka dalë fituese me 74.62% apo 19 mijë vota në total. E dyta renditet LVV me 17.02% apo 4 mijë e 382 vota. E treta është LDK me 3.05% apo 776 vota. Koalicioni AAK-Nisma ka marrë 2.85% apo 727 vota.
Në Kamenicë po ashtu ka përfunduar. LVV kryeson me 52.72% apo 7 mijë e 465 vota. E dyta renditet PDK me 15.47% apo 2 mijë e 191 vota. Në vendin e tretë është LDK me 13.33% apo 1 mijë e 888 vota dhe e katërta është AAK-Nisma me 6.79% apo 962 vota.
Në Obiliq, sipas rezultateve të KQZ-së, LVV renditet e para me 48.61% apo 6 mijë e 278 vota, e dyta është LDK me 23.23% apo 3 mijë vota. E treta është PDK me 12.48% apo 1 mijë e 612 vota dhe e katërta është Lista Serbe 8.69% apo 1 mijë e 122 vota.
Në Malishevë janë numëruar gjithashtu 100% e votave. Sipas rezultateve, AAK-Nisma kryeson me 37.75% apo 8 mijë e 100 vota. Në vendin e dytë është LVV me 26.30% apo 5 mijë e 644 vota, e treta është PDK me 21.15% apo 4 mijë e 538 vota dhe LDK e katërta me 12.51% apo 2 mijë e 684 vota.
Në Junik nga numërimi i 100% të votave, AAK-Nisma është e para me 37.27% apo 650 vota, e dyta LDK me 28.96% apo 505 vota, e treta LVV me 24.03% apo 419 vota dhe e katërta PDK me 8.08% apo 141 vota.
Në Mamushë, Partia Demokratike Turke e Kosovë dalë e para me 58.46% apo 1 mijë e 116 vota. E dyta është Kosova Adalet Turk Partisi me 22.73% apo 434 vota, e treta renditet LVV me 9.01% apo 172 vota dhe e katërta PDK me 3.40% apo 65 vota.
Në Zveçan partia e parë ka dal Lista Serbe me 74.92% apo 2 mijë e 876 vota, e dyta është Srpska Demokratija me 13.15% apo 505 vota. E treta në këtë komunë është LVV me 3.26% apo 125 vota dhe e katërta Srpski narodnik pokret 2.71% apo 104 vota.
Në Ranillug po ashtu, e para është Lista Serbe me 83.70% apo 2 mijë e 183 vota, e dyta Za Slobodu Pravdu i Opstanak me 8.59% apo 224 vota, e treta është Srpski narodnik pokret me 2.76% apo 72 vota dhe e katërta është Srpska Demokratija me 2.155 apo 56 vota.
Në Partesh nga përfundimi i numërimit të votave, partia e parë është Lista Serbe me 89.16% apo 1 mijë e 744 vota, e dyta dyta Za Slobodu Pravdu i Opstanak me 4.40% apo 86 vota. Në vendin e tretë është Srpski narodnik pokret 3.32% apo 65 vota dhe e katërta Srpska Demokratija me 1.43% apo 28 vota.
Në Kllokot e para ka dal Lista Serbe me 48.87% apo 864 vota, e dyta është LVV me 18.83% apo 333 vota, e treta LDK me 7.58% apo 134 vota dhe PDK e katërta me 6.56% apo 116 vota.

KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Një ditë pas zgjedhjeve, Haradinaj në konferencë ka theksuar se pavarësisht këtij rezultati do të vazhdojë punën për një qeveri të opozitës.
“Edhe pse jemi në rezultate preliminare, 90 % të votave të numëruara, kanë mbetur edhe 10%, votat e diasporës, votat me kusht e pranoj që rezultati nuk është i mirë. Nuk jam i kënaqur me këtë rezultat. Do të reflektojmë, unë Aleanca me këtë rezuzltat që nuk i mirë. Ne do ta vazhdojmë këtë rrugëtim për t’i dhënë Kosovës qeverinë opozitare edhe në këtë rrethanë çfarë jemi. E vërteta është se opozita ka fituar shumicën e votave krahasuar me partinë në pushtete e cila pas katër viteve qeverisje nuk arriti të mbajë votat e veta," tha Haradinaj.
Haradinaj gjatë fjalës së tij ka mohuar çdo mundësi që të ketë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ne e shohim që në këtë politikë që e kam udhëheq si ndaj mashtruesit që e udhëheq Kosovën, pra qeverisë mashtruese, mendoj që është në nderin tim që të ndihmoj një qeveri të opozitës e assesi koalicion me VV-në”, tha Haradinaj.
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku ka falënderuar ditën e sotme qytetarët që e kanë votuar atë dhe personat që kanë punuar gjatë fushatës zgjedhore të LDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku shkruan se e sheh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani nga LDK dhe se rritja e tyre i jep mundësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak.
Por ai shprehet gjithashtu se kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë, dhe se për këtë ndje keqardhje Ai ka njoftuar se pas përfundimit total të votave do të tregojë qëndrimet politike të tij dhe LDK-së.
POSTIMI I PLOTË:
Të gjithë votuesve tanë, ju faleminderit që mbështetët Lidhjen tonë. Të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju faleminderit që nderuat demokracinë e atdheut tonë. Të gjithë veprimtarëve tanë ju faleminderit që punuat me kaq vullnet e me kaq emocion në këto zgjedhje. Asgjë mangut!
Punuam mbarë.
Ecëm drejtë.
Ecëm si qytetarë me ëndrra të mëdha për këtë Republikë.
Shpresoj të ju kem prirë mbarë; shpresoj të ju kem përfaqësuar siç keni merituar gjithnjë!
E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani. Nuk dijmë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe.
Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak - dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë - dhe për këtë ndjejë keqardhje.
Pavarësisht të gjithave,
Do të ketë dritë!
Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ deri më tani janë numëruar 90.13% e votave. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.00% apo 311,907 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.37% apo 170,198 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.57% apo 133,693 vota.
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), vijon me numërimin e votave për subjektet politike. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ deri më tani janë numëruar 90.13% e votave.
Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.00% apo 311,907 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.37% apo 170,198 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.57% apo 133,693 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë siguruar 7.56% të votave apo 57,539 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.98% apo 30,273 vota. Koalicioni për Familje ka grumbulluar 2.30% apo 17,505 vota.

Procesi i numërimit vazhdon, dhe rezultatet tjera priten në orët në vijim. KQZ ka njoftuar se në procesin e votimit që u mbajt më 9 shkurt, morën pjesë 799 mijë e 954 e qytetarëve apo 40.59%, ndërsa të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë.
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje nga rezultat e deritanishme të publikuara nga KQZ kryeson me 41% të votave. Por pavarësisht këtij rezultati mbetet ende e paqartë përbërja e re e Kuvendit apo ajo e qeverisë së Albin Kurtit. Sipas ekspertëve rezultatet aktuale mund të pësojnë ndryshime për cilindo subjekt garues, pasi të bëhet edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës dhe të atyre me kusht.
Mbrëmjen e djeshme, Kurti shpalli fitoren e Vetëvendosjes dhe para mbështetësve të tij në sheshin “Zahir Pajaziti” u zotua për një qeveri të pa kompromis ndaj korrupsionit dhe për të realizuar një sistem të drejtpërdrejtë të drejtësisë, duke përfshirë një veting të plotë të sistemit të drejtësisë dhe krijimin e një strukture speciale për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme.
Ndërkohë mediat ndërkombëtare të cilat kanë raportuar edhe mbi procesin zgjedhor ditën e djeshme, pas publikimit të rezultateve paraprake kanë ngritur dyshime lidhur me një qeveri Kurti 3.
“Politico” në artikullin me titull “Kryeministri i Kosovës Albin Kurti fiton zgjedhjet mes tensioneve me Brukselin dhe Uashingtonin”, shkruan se partia qeverisëse e Kurtit nuk arriti të ketë një shumicë dhe do të duhet të gjejë një partner koalicioni nëse shpreson të vazhdojë në pushtet.
“Partia qeverisëse majtiste-populiste Vetëvendosje (VVL) e kryeministrit Albin Kurti fitoi zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës të dielën, sipas rezultateve preliminare, duke e vendosur vendin në rrugën e ripërtëritjes së konfrontimit me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për trajtimin e pakicës së saj serbe.
Me 88 për qind të votave të numëruara, VVL fitoi 41.3 për qind, me Partinë e djathtë Demokratike të Kosovës (PDK) që përfundoi e dyta me 21.8 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e qendrës së djathtë (LDK) me 18.1 për qind dhe koalicioni majtist-nacionalist AAK-Nisma me 7.6 për qind.
Siç është, pjesa e votave do të thotë se VVL-ja do të duhet të gjejë një partner koalicioni – gjë që mund të jetë një sfidë, duke pasur parasysh nacionalizmin pro-shqiptar të Kurtit dhe nevojën për kompromis për të thyer izolimin ndërkombëtar të Kosovës.”, thuhet ndër të tjera në artikull.
Njëjtë është shprehur BBC në artikullin me titull “Partia e kryeministrit të Kosovës kryeson por pa shumicë - rezultate të pjesshme”. Media britanike shprehet se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të së dielës, edhe pse rezultatet e pjesshme sugjerojnë se ai nuk ka një shumicë.
Associated Press, shkruan gjithashtu se rezultatet paraprake treguan se partia e Kurtit fitoi zgjedhjet parlamentare të Kosovës të dielën, por pa shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme, pasi bisedimet për normalizimin e lidhjeve me rivalin Serbinë mbeten të bllokuara dhe financimi i huaj për një nga vendet më të varfra të Evropës është në pikëpyetje.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit për përbërjen e re parlamentare garuan 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kishin 1 milion e 970 e 944 persona, prej të cilëve kanë marrë pjesë rreth 40 për qind. Pjesëmarrja në votim shënoi rënie në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur votuan mbi 48 për qind e personave me të drejtë vote. Për herë të parë kanë votuar 125 mijë votues të rinj.
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), vijon me numërimin e votave për subjektet politike. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ deri më tani janë numëruar 89.26% e votave.
Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.10% apo 309,641 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.19% apo 167,168 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.62% apo 132,767 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë siguruar 7.61% të votave apo 57,352 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 4.02% apo 30,255 vota. Koalicioni për Familje ka grumbulluar 2.30% apo 17,319 vota.
Procesi i numërimit vazhdon, dhe rezultatet tjera priten në orët në vijim. KQZ ka njoftuar se në procesin e votimit që u mbajt më 9 shkurt, morën pjesë 799 mijë e 954 e qytetarëve apo 40.59%, ndërsa të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë.
KOSOVË- Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike. Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka marrë më së shumti vota.
Kjo parti ka fituar rreth 41.29 për qind të votave, duke mos arritur të përsërisë suksesin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur mori mbi 50 për qind të votave. Me 21.83 për qind të votave, e dyta u rendit Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.75 për qind të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë fitoi 7.68 për qind të votave. Lista Serbe ka fituar 3.96 për qind të votave, që nënkupton shumicën e votave të komunitetit serb në garë me pesë subjekte të tjera politike që garuan për votat e këtij komuniteti. Rezultati përfundimtar i votimeve do të përcaktojë përbërjen e re të Kuvendit me 120 ulëse, ndërkaq deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Komunitetet joshumicë kanë 20 ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës. Prej tyre, dhjetë ulëse janë të garantuara për komunitetin serb.
“Kalkulimet” pas votave nga diaspora dhe me kusht
Rezultati preliminar aktual krijon situatë të paqartë dhe jopërfundimtare lidhur me atë se sa do të jetë numri i ulëseve në Kuvendin e Kosovës për secilin subjekt politik, si dhe kush do t’i qaset formimit të Qeverisë së re, vlerësojnë nga Grupi Ballkanik për Politika në Prishtinë.
Drejtori i këtij grupi, Naim Rashiti, thotë për Radion Evropa e Lirë se rezultatet aktuale mund të pësojnë ndryshime për cilindo subjekt garues, pas numërimit të votave nga jashtë Kosovës dhe të atyre me kusht.
“[Lëvizja Vetëvendosje] ka [rreth] 42 për qind, që do t’i bie 47 deputetë. Me votat e diasporës [votat nga jashtë] mund të kemi edhe dy ose tre deputetë. Nëse Vetëvendosje arrin në 49- 50 [ulëse të Kuvendit] do të kemi kalkulime të tjera. Nëse subjektet tjera e ulin dallimin me Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë sërish do të kemi kalkulimet tjera”, konsideron Rashiti.
KQZ-ja ka njoftuar më herët se 104.934 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe 84.525 prej tyre zgjodhën që të votonin përmes postës. Përderisa numri i votuesve me postë mbetet të verifikohet, në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë kanë votuar 15.552 persona. Numri i personave që kanë votuar me kusht ende nuk është bërë i ditur nga KQZ-ja.
Rezultati “imponon kompromise”
Edhe njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, vlerëson se rezultatet aktuale preliminare të subjekteve politike në zgjedhjet e 9 shkurtit, krijojnë paqartësi lidhur me konfiguracionin e saktë të Kuvendit dhe Qeverisë së ardhshme të vendit. Bazuar në këto rezultate, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse është fituese e zgjedhjeve, nuk do të mund të qeverisë e vetme, sikurse në mandatin e kaluar.
“Nëse Lëvizja Vetëvendosje vendos që ta bëjë Qeverinë vetëm me pakicat, atëherë kjo do të jetë një qeveri jashtëzakonisht jostabile, pasi që mezi do t’i arrijë 61 vota. Plus, mund të ketë probleme me Listën Serbe”, thekson Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë dhe shton:
“Nëse partitë opozitare mblidhen të gjitha, bashkohen dhe tentojnë të bëjnë Qeverinë, edhe kjo qeveri do të jetë jostabile dhe me pak gjasa për jetëgjatësi politike”.
Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës zgjedhore ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me partitë e deritashme opozitare. Një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje e kanë përjashtuar edhe dy partitë tjera, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës, e cila sipas rezultateve preliminare është e dyta, nuk e ka vënë “vija të kuqe” për asnjë subjekt politik për koalicionet eventuale pas zgjedhjeve. Muhaxhiri konsideron se rezultatet preliminare të zgjedhjeve i bëjnë të paqëndrueshme deklaratat e mëhershme të partive politike lidhur me koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve.
“Ky rezultat imponon kompromise. Nuk ka asnjë gjasë teorike që të ketë një qeveri të qëndrueshme pa bërë kompromise”, shprehet Muhaxhiri dhe shton se në ditët në vijim, kur rezultatet përfundimtare do të shpallen nga KQZ-ja, “do të kemi pasqyrë më të qartë se cilat janë ato parti më të gatshme për të bërë kompromise”.
Çfarë thanë partitë politike?
Duke iu referuar rezultateve preliminare, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të dielën vonë ka deklaruar se “edhe sikur të bëhen bashkë PDK-ja dhe LDK-ja, ato nuk bëhen sa Vetëvendosja”. Ai ka paralajmëruar se do të vazhdojë të qeverisë me partitë Guxo dhe Alternativa, të cilat garuan brenda listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Jemi të parët e ky është konfirmim për një qeverisje të mirë, të mbarë dhe demokratike. Koalicioni ynë do ta formojë qeverisjen tonë 3... Ne jemi subjekti fitues që do të formojë qeverinë e ardhshme”, tha Kurti.
Partia Demokratike e Kosovës pozicionimin si forca e dytë politike pas zgjedhjeve e ka konsideruar si rezultat të mirë për këtë parti. Zëdhënësi i saj, Blerand Stavileci ka deklaruar se ky rezultat është “një dëshmi e qartë e besimit të qytetarëve në vizionin tonë për Kosovën”. Megjithatë, ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse PDK-ja është e hapur për koalicione.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar rezultatin e zgjedhjeve si “rezultat demokratik”. Megjithatë, ai e ka pranuar se për LDK-në “rezultati nuk është i kënaqshëm” në përmasat që e ka pritur kjo parti si dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me ndonjë koalicion të mundshëm pas zgjedhjeve.
Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se “opozita i ka fituar këto zgjedhje”, duke shtuar se pret me padurim “që të bashkëpunojmë për krijimin e Qeverisë”, duke iu referuar një koalicioni të mundshëm pas zgjedhjeve të tri partive të deritashme opozitare.
Në anën tjetër, Lista Serbe, e cila ishte në garë me pesë parti të tjera nga komuniteti serb, ka deklaruar se i ka fituar të dhjetë mandatet e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës. Kjo parti, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, që nga zgjedhjet e vitit 2014 dhe në të gjitha proceset zgjedhore të pastajme, ka fituar të gjitha mandatet e garantuara për komunitetin serb në Kuvend si dhe ka qenë pjesë e ekzekutivit, përveç në mandatin e kaluar të cilën e drejtoi kryeministri i deritashëm, Albin Kurti.
A është e domosdoshme Lista Serbe për krijimin e Qeverisë?
Tensionet e shpeshta në veri të Kosovës që nga viti 2022 e deri në zgjedhjet e sivjetme, e kanë pozicionuar Listën Serbe si kundërshtare të Qeverisë aktuale të Albin Kurtit. Artan Muhaxhiri thotë se mbetet të shihet nga rezultatet përfundimtare nëse Lista Serbe i ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb në Kuvend.
Por, edhe në rast se Lista Serbe ka fituar jo të gjitha, por shumicën e mandateve të garantuara, atëherë ajo është përfaqësuesja më legjitime e komunitetit serb në Kosovë, e cila, sipas tij, nuk do të duhej të anashkalohet nga përfshirja në qeverisje nga kushdo që e formon ekzekutivin e ardhshëm.
“Nëse bëhet një krahasim në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive opozitare aktuale si partnere të Listës Serbe, atëherë pakrahasueshëm më lehtë do ta bëjë Lista Serbe një koalicion me partitë opozitare”, thekson Muhaxhiri.
Por, ndryshe mendon Naim Rashiti. Ai nuk beson që subjektet politike shqiptare, cilado qoftë, nuk do të llogarisin në Listën Serbe për formimin e Qeverisë së re.
“Ky precedent tashmë është krijuar edhe me situatat e fundit kur Qeveria kishte emëruar ministra që nuk vinin nga Lista Serbe. Besoj se Lista Serbe do të mbetet jashtë ekuacionit të formimit të Qeverisë”, thekson Rashiti. Ai shton se kushdo që do ta formojë Qeverinë e ardhshëm do të llogarisë që të krijojë partneritet me partitë tjera serbe të Kosovës dhe jo me Listën Serbe.
Edhe Rashiti, por edhe Muhaxhiri, kritikuan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për siç thanë, “joseriozitet” në informimin e opinionit “përmes faqes së internetit”. Derisa priteshin rezultatet preliminare nga pjesëmarrja në zgjedhje dhe numërimi i fletëvotimeve me rezultatet e partive politike, qasja në faqja e internetit të KQZ-së, disa herë ishte e pamundur.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit për përbërjen e re parlamentare garuan 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë kishin 1 milion e 970 e 944 persona, prej të cilëve kanë marrë pjesë rreth 40 për qind.
Pjesëmarrja në votim shënoi rënie në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kur votuan mbi 48 për qind e personave me të drejtë vote. Për herë të parë kanë votuar 125 mijë votues të rinj./REL
KOSOVË- Mbrëmjen e djeshme u raportua se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet në Komisionin Qendror Zgjedhor në Kosovë për shkak të problemeve teknike që u paraqitën gjatë publikimit të të dhënave nga numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Këtë e ka mohuar një zëdhënëse e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku bëri me dije se as Prokurori i Shtetit dhe as Prokuroria Speciale nuk ka urdhëruar nisje hetimesh ndaj KQZ.
“Ju informoj se Prokurori i Shtetit, duke e përfshirë edhe Prokurorinë Speciale, nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër KQZ-së”, ka thënë shkurtimisht Liridonë Kozmaqi Hajdaraj, udhëheqëse e Zyrës për Komunikim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas nisjes së numërimit të votave, ra nga sistemi duke shfaqur probleme teknike. Kur ishin numëruar 23.5% e votave, faqja zyrtare e KQZ-së doli jashtë funksionit. KQZ ka bërë të ditur se është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Sipas KQZ-së për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për tu njohur me platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem.
KOSOVË- Pjesëmarrja në zgjedhjet më 9 shkurt ishte dukshëm më e ulët sesa në zgjedhjet e vitit 2021. Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin mbi dy milionë qytetarë. Në Kosovë përfundoi procesi i votimit për zgjedhjet e rregullta parlamentare, pas një mandati katër vjeҫar të qeverisë së kryesuar nga Lëvizja Vetëvendosje drejtuar nga Albin Kurti. Sipas KQZ-së, zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë, nuk u shënua ndonjë incident, ndërsa përqindja e pjesëmarrjes në votime ishte më e vogël sesa në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, ku pjesëmarrja ishte 48%.
Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin mbi dy milionë qytetarë, ndërsa votuan rreth 790 mijë qytetarë, që përkthyer në përqindje ishte pak mbi 40%. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve ende nuk ka por, sipas KQZ-së ato janë në proces të numërimit dhe mund të priten së shpejti.
Zgjedhje edhe në pjesën veriore të Kosovës
Mbi 940 qendra votimi ishin të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19:00, ndërsa mbi 100 të dërguar të Bashkimit Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës iu bashkuan vëzhguesve tjerë vendas e ndërkombëtarë. Zgjedhje u mbajtën edhe në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku sipas KQZ-së pjesëmarrja në zgjedhje ishte pak më e lartë sesa në zonat e tjera të Kosovës. Dhjetë nga 120 vendet në parlamentin e Kosovës janë të rezervuara për partitë e komunitetit serb, dhjetë të tjera për komunitetet e tjera pakicë.
Njohësit e rrethanave politike thanë, se në këto zgjedhje pati një pluralizëm më të madh demokratik edhe në mesin e serbëve të Kosovës. Votuesit në zgjedhjet e 9 shkurtit zgjedhin përbërjen e re parlamentare, e cila më pas zgjedh qeverinë e re të Kosovës. Në garë zgjedhore ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Katër kandidatë nga katër partitë më të mëdha garuan për postin e kryeministrit.
Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosja, Bedri Hamza nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë ishin të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës. Këto zgjedhje ishin një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit në zgjedhjet e vitit 2021 fitoi thellë kundrejt rivalëve të tij politik. Kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës përmbushi mandatin e plotë katërvjeçar./ DW
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka vazhduar me numërimin e votave për subjektet politike. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ deri më tani janë numëruar 88.04% e votave. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.29% apo 306,556 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.83% apo 162,033 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.75% apo 131,798 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë siguruar 7.68% të votave apo 56,994 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.96% apo 29,406 vota. Koalicioni për Familje ka grumbulluar 2.31% apo 17,174 vota.
Procesi i numërimit vazhdon, dhe rezultatet tjera priten në orët në vijim. KQZ ka njoftuar se në procesin e votimit që u mbajt më 9 shkurt, morën pjesë 799 mijë e 954 e qytetarëve apo 40.59%. Të drejtë vote në këto zgjedhje kishin 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë.