Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Një operacion policor po zhvillohet kundër mashtrimit ekonomik në Tiranë dhe Shkodër. • Lidhur me operacionin ka reaguar dhe Policia e Shtetit ku bën me dije se janë ekzekutuar 17 masa sigurie “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Tiranës. • Në kuadër të këtij operacioni, hetimet e të cilit kanë nisur prej disa muajsh, janë kryer kontrolle në 32 ambiente në të dy qytetet • Ndërkohë në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash. • Operacioni është ende në vijim ndërsa pritet të zbardhen detaje të reja më tej.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Janë zbardhur detaje nga operacioni policor i organizuar në Tiranë dhe Shkodër për goditjen e mashtrimit me kriptomonedha. Sipas raportimeve, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 20 masa sigurie, nga të cilat 6 janë për pronarë pikash "Exchange". Bëhet me dije se ata bënin shkëmbim me kriptomonedha dhe këtë shërbim e reklamonin edhe në rrjetet sociale. Ndërkohë që kjo veprimtari e tillë nuk është e ligjshme.
Sipas informacioneve personat e tjerë të arrestuar janë bashkëpunëtorët e pronarëve, ose individë që reklamonin shkëmbimin me kriptomonedha në rrjetet sociale. Organi i akuzës ka dyshime që kjo gjë është bërë për të pastruar para. Hetimi është kryer nga prokurori Ardian Dyrmishi, pas informacioneve të marra dhe ka qenë ky i fundit që ka çuar agjentët në këto pika për të kryer shkëmbim. Operacioni vijon ende, ndërsa pritet të zbardhen detaje të tjera në vazhdim
TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me operacionin policor që po kryhet kundër mashtrimit ekonomik. Bëhet me dije se operacioni, hetimet e të cilit kanë nisur prej disa muajsh, është shtrirë në Tiranë dhe Shkodër.
Deri tani janë arrestuar 17 persona si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në të dy qytetet. Ndërkohë në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash. Operacioni është ende në vijim ndërsa priten detaje të reja në vazhdim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit
Në përgjigjje të interesit të medias, mbi një operacion policor, aktualisht në zhvillim, ju sqarojmë se:
Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda speciale, po zhvillohet sot, operacioni policor i koduar “USDT-1”.
Zhvillimi i këtij operacioni, rezultat i punës së mirorganizuar të Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik së DPPSh-së, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër.
Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash.
Operacioni është në vijim. Në përfundim të tij, Policia e Shtetit do të japë njoftim të detajuar për median dhe qytetarët.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme dhe Departamenti i Krimit Ekonomik kanë zhvilluar një operacion në kryeqytet për goditjen e kriptomonedhave dhe pikave exchange.
Sipas raportimeve të deritanishme, disa persona janë shoqëruar të dyshuar për mashtrim ekonomik. Pritet një njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me operacionin.