LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Operacion ndërkombëtar antidrogë/ 25 persona në pranga, zbulohen lidhjet e bandave kriminale shqiptare me Ndrangheta dhe Camorra, sekuestrohet 2 ton kokainë

• Një operacion antidrogë është organizuar në vendin tonë në bashkëpunim me autoritetet italiane. •  Nga ky operacion janë vënë në pranga dy shqiptarë të cilët janë pjesëtarë të grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e Kokainës nga Amerika Latine në Itali gjatë periudhës 2018-2024. • Të arrestuarit janë 34-vjeçari, Juljan Kollçaku dhe dhe 30-vjeçari, Maksim Ndoci. • Në lidhje me këtë operacion SPAK ka dhënë detaje të reja ndërsa theksoi se janë arretuar 25 persona mes të cilëve edhe dy shqiptarët. • Ndërkohë 23 personat e tjerë janë arrestuar në Itali. • Sipas reagimit të SPAK arrestimet janë zhvilluar në Toskanë, Kalabri, Lazio, Puglia, Campania, Lombardi, Veneto dhe Liguria. • Hetimet ndaj rrjetit kriminal shqiptar u iniciuan nga Prokuroria e Firences në Itali, në vitin 2021 ku më pas  u krijua ekipi i parë i përbashkët hetimor mes autoriteteve italiane dhe shqiptare. •  Përmes përgjimeve e shkëmbimeve të informacionit mes organizatave kriminale në SkyECC u bë i mundur finalizimi i operacionit. • Më tej bëhet me dije se grupi i strukturuar kriminal ishte aktiv si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane. • SPAK thekson se dërgesat e drogës dërgoheshin nga Amerika e Jugut në kontejnerë, përmes porteve italiane dhe në vende të tjera evropiane. • Kontejnerët ruheshin në portet e mbërritjes, ku ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike dhe nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale, për t’i vënë më pas në dispozicion të grupeve kriminale. • Për të lehtësuar operacionet e identifikimit dhe gjetjes së kokainës, grupi i strukturuar kriminal përdorte pajisje radiolokalizimi, ndërsa lënda fshihej brenda kontejnerëve të ngarkuar me mbulesë frutash ekzotike ose në hapësirat e posaçme të krijuara për këtë qëllim. •  Nga hetimet e kryera është bërë e mundur kapja e mbi 2 ton kokainë, 45 kg hashash, 20 kg marijuanë nga e cila, grupi kriminal do të kishte përfituar rreth 70 milionë euro. • Gjithashtu lidhur me operacionin ka reaguar edhe Guardia di Finanza. • Ata bëjnë me dije se u përfshinë 200 ushtarë të GdF, së bashku me njësitë e qenve që ky operacion të dilte me sukses ndërsa kanë kryer dhjetëra kontrolle. • Mësohet se kërkimet janë ende në vazhdim, ku përfshihen edhe biznese në Firence dhe i atribuohen të dyshuarve shqiptarë. •  Gjatë hetimeve të kryera nga njësia e policisë ekonomike-financiare të Pizës dhe nga Scico, u konstatuan marrëdhënie kriminale për furnizim me lëndë narkotike midis bandave Ndrangheta dhe Camorra dhe shoqatës kriminale shqiptare, që vepronte midis Italisë, por me degë në Belgjikë, Shqipëri, Francë, Gjermani, Ekuador dhe Kolumbi.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"200 ushtarë u përfshinë në operacionin antidrogë", Guardia di Finanza për arrestimin e 25 personave: U konstatuan lidhjet kriminale mes bandave Ndrangheta dhe Camorra me ato shqiptare

Operacion ndërkombëtar antidrogë/ 25 persona në pranga,
Foto ilustruese

TIRANË- Pas reagimit të SPAK në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar në bashkëpunim me Italinë ka ardhur edhe reagimi i Guardia di Finanza. Në reagim Guardia di Finanza ka dhënë detaje në lidhje me operacionin i cili u shtri në disa shtete: në Itali, Shqipëri, Francë, Spanjë e Rumani. Ky operacion u zhvillua për çmontimin e një organizate ndërkombëtare të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Italisë e vende të tjera të Evropës.


Drejtuesit e Guardia di Finanza raportuan sot se kishin ekzekutuar 23 urdhra ndalimi dhe kishin çmontuar një shoqatë kriminale të dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës midis porteve të Livorno, Genoa dhe Savona. Urdhri paraprak u lëshuar për 23 persona të pranishëm në territorin italian përkatësisht në Toskana, Kalabria, Lacio, Puglia, Kampania, Lombardia, Veneto, Liguria dhe jashtë vendit, në Shqipëri, Francë, Spanjë dhe Rumani. Veprimtaria e GdF-së bëri të mundur sekuestrimin e mbi 2 ton kokainë, 45 kilogramë hashash, 20 kilogramë marijuanë, e cila do të jepte rreth 70 milionë euro.

Gjithashtu bëhet me dije se u përfshinë 200 ushtarë të GdF, së bashku me njësitë e qenve. Ata kanë kryer dhjetëra kontrolle. Mësohet se kërkimet janë ende në vazhdim, ku përfshihen edhe biznese mikpritjeje në Firence dhe i atribuohen të dyshuarve shqiptarë. Sipas reagimit, hetimet u drejtuan nga DDA e Firences në kontakt me Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Shqiptar (SPAK) dhe me Fiscalia Generai të Shtetit Ekuadorian (Fge) në kuadër të një grupi të përbashkët hetimor.

Veprimtaritë hetimore bënë të mundur zbulimin, me aktivitete komplekse edhe të karakterit teknik, të një konteksti të madh kriminal kushtuar importimit të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të dërguara nga një strukturë kriminale autonome e vendosur në Ekuador dhe që vepronte mes atij vendi dhe atij vendi dhe Kolumbi, ku droga blihet dhe më pas importohet në Itali përmes portit të Livornos.

Nga 23 përfituesit e masës së sigurisë në burg, 6 janë për të cilët është caktuar masa e arrestit shtëpiak dhe një për të cilin është caktuar detyrimi për nënshkrim. Të dyshuarit, me kombësi italiane, shqiptare, rumune dhe ukrainase, dyshohet se në cilësi të ndryshme ishin anëtarë të një shoqate kriminale që synonte trafikun ndërkombëtar të drogës, me karakter transnacional.

Bëhet fjalë për persona të përfshirë tashmë në episode të krimit të organizuar italian dhe shqiptar. Gjatë hetimeve të kryera nga njësia e policisë ekonomike-financiare të Pizës dhe nga Scico, u konstatuan marrëdhënie kriminale për furnizim me lëndë narkotike midis eksponentëve të krimit të organizuar italian (kryesisht ‘Ndrangheta dhe Camorra) dhe shoqatës kriminale shqiptare, që vepronte midis Italisë, por me degë në Belgjikë, Shqipëri, Francë, Gjermani, Ekuador dhe Kolumbi.

Dërgesat e drogës u dërguan nga Amerika e Jugut në Evropë në kontejnerë në portet italiane në Livorno, Genova dhe Savona dhe në vende të tjera evropiane si Barcelona, Antëerp, Roterdam dhe Shën Petersburg. Më pas kontejnerët ruheshin në portet e mbërritjes, ku ekipe speciale të rikuperimit u kujdesën për grumbullimin e lëndës narkotike dhe daljen e saj nga zonat portuale, për t’u vënë më pas në dispozicion të bandave të shpërndarësve të drogës.

Për të lehtësuar operacionet e identifikimit dhe gjetjes së kokainës, shoqata kriminale përdorte pajisje radiolokalizimi, ndërsa droga fshihej brenda kontejnerëve të ngarkuar me mbulesa frutash ekzotike ose në zgavrat e krijuara për këtë qëllim. Operacione të ngjashme antidrogë po zhvillohen në Shqipëri dhe në vendet e tjera të përfshira, rezultatet përfundimtare të të cilave nuk dihen ende për momentin.

1 VITE ME PARE

"Në pranga 25 persona"/ SPAK jep detaje nga operacioni ndërkombëtar antidrogë: Banda u zbulua përmes përgjimeve, u kap 2 ton kokainë! Kishin përfituar 70 milionë euro

Operacion ndërkombëtar antidrogë/ 25 persona në pranga,
Foto ilustruese

TIRANË- SPAK ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacion ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar në bashkëpunim me Italinë. Në vendin tonë u vendosën në pranga 2 persona të cilët dyshohet se janë pjesëtar të një grupi kriminal i cili trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt Italisë. SPAK bën me dije se nga ky operacion janë arretuar 25 persona mes të cilëve edhe dy shqiptarët Juljan Kollçaku dhe Maksim Ndoci. Ndërkohë 23 personat e tjerë janë arrestuar në Itali. Sipas reagimit të SPAK arrestimet janë zhvilluar në Toskanë, Kalabri, Lazio, Puglia, Campania, Lombardi, Veneto dhe Liguria. 

Mësohet se hetimet ndaj rrjetit kriminal shqiptar u iniciuan nga Prokuroria e Firences në Itali, në vitin 2021. SPAK bën me dije se po atë vit, u krijua ekipi i parë i përbashkët hetimor mes autoriteteve italiane dhe shqiptare ku përmes përgjimeve e shkëmbimeve të informacionit mes organizatave kriminale në SkyECC u bë i mundur finalizimi i operacionit. Më tej bëhet me dije se grupi i strukturuar kriminal ishte aktiv si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane. SPAK thekson se dërgesat e drogës dërgoheshin nga Amerika e Jugut në kontejnerë, përmes porteve italiane dhe në vende të tjera evropiane.

Kontejnerët ruheshin në portet e mbërritjes, ku ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike dhe nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale, për t’i vënë më pas në dispozicion të grupeve kriminale. Për të lehtësuar operacionet e identifikimit dhe gjetjes së kokainës, grupi i strukturuar kriminal përdorte pajisje radiolokalizimi, ndërsa lënda fshihej brenda kontejnerëve të ngarkuar me mbulesë frutash ekzotike ose në hapësirat e posaçme të krijuara për këtë qëllim. Nga hetimet e kryera është bërë e mundur kapja e mbi 2 ton kokainë, 45 kg hashash, 20 kg marijuanë nga e cila, grupi kriminal do të kishte përfituar rreth 70 milionë euro.

Reagimi i plotë i SPAK:

Prej dhjetorit të vitit 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore të krijuar me autoritetet gjyqësore italiane, konkretisht me Degën Rajonale të Prokurorisë Antimafia, Firence, Itali. Objekti i hetimit të këtij procedimi penal ishte goditja e trafikimit të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt porteve detare italiane, kryesisht atij të Livornos.

Në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, në datën 05.11.2024 u realizua një operacion i përbashkët ndërkombëtar me pjesëmarrjen edhe të Eurojust. Në datën 05.11.2024 u ekzekutua vendimi për caktimin e masave të sigurimit nga Gjykata e Hetimeve Paraprake të Gjykatës së Firences, për subjekte të krimit të organizuar me shtetësi shqiptare, italiane, rumune, etj. Në total u arrestuan 23 persona në Itali (Toskanë, Kalabri, Lazio, Puglia, Campania, Lombardi, Veneto, Liguria) dhe 2 persona në Shqipëri. Kjo goditje e suksesshme është rezultat i punës së dy skuadrave të përbashkëta të hetimit afatgjatë (JIT), të mbështetura dhe të financuara nga Eurojust.

Hetimet ndaj rrjetit kriminal shqiptar u iniciuan nga Prokuroria e Firences në Itali, në vitin 2021. Po atë vit, u krijua ekipi i parë i përbashkët hetimor (JIT) mes autoriteteve italiane dhe shqiptare. Hetimet u mbështetën nga përgjimet e shkëmbimeve të informacionit mes organizatave kriminale, të cilat përdornin mjetin e komunikimit të koduar, SkyECC.

Grupi i strukturuar kriminal ishte aktiv si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane. Dërgesat e drogës dërgoheshin nga Amerika e Jugut në kontejnerë, përmes porteve italiane (Livorno, Genova dhe Savona) dhe në vende të tjera evropiane. Kontejnerët ruheshin në portet e mbërritjes, ku ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike dhe nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale, për t’i vënë më pas në dispozicion të grupeve kriminale. Për të lehtësuar operacionet e identifikimit dhe gjetjes së kokainës, grupi i strukturuar kriminal përdorte pajisje radiolokalizimi, ndërsa lënda fshihej brenda kontejnerëve të ngarkuar me mbulesë frutash ekzotike ose në hapësirat e posaçme të krijuara për këtë qëllim.

Nga hetimet e kryera është bërë e mundur kapja e mbi 2 ton kokainë, 45 kg hashash, 20 kg marijuanë – nga e cila, grupi kriminal do të kishte përfituar rreth 70 milionë euro –si edhe arrestimi në flagrancë i tre prej anëtarëve të këtij grupimi.

Në datë 05.11.2024, me autorizim të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nën drejtimin e Prokurorisë e Posaçme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka organizuar punën me skuadra, ku bënin pjesë dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, përfaqësues të Zyrës së Ekspertit të Sigurisë në Ambasadën Italiane në Tiranë, përfaqësues të Guardia di Finaza Itali dhe realizoi kryerjen e kontrollit të 18 banesave të personave të dyshuar, një pjesë e mirë rezidentë në Itali por dhe me banim në Shqipëri.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit arrestoi dy nga pjesëmarrësit në këtë grup të sktrukturuar kriminal, shtetasit M.N. dhe J.K. si dhe gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 20 000 euro, 52 ora të markave të ndryshme si psh. Rolex etj, 1 automjet tip Audi  RSQ8 i viti 2020 si dhe 3 celularë, ku 2 prejt tyre G Pixel, një armë zjarri pistoletë beretë me 15 fishekë, 3 celularë dhe pajisje të tjera.

Operacione të ngjashme janë duke u zhvilluar në Francë, Rumani dhe në vende të tjera të përfshirë. Prokuroria e Posaçme falenderon Prokurorinë Antimafia të Firences, Itali dhe Guardia Di Finanza për bashkëpunimin e suksesshëm gjatë kryerjes së hetimeve në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore si dhe Eurojust e Europol që mbeshtetën nevojat për bashkëpunim dhe koordinim ndërkombëtar. Gjithashtu, falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për bashkëpunimin si gjatë fazës së hetimeve paraprake ashtu edhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit dhe kryerjes së kontrolleve.

1 VITE ME PARE

Operacion ndërkombëtar antidrogë/ Arrestohen dy pjesëtarë shqiptarë të trafikut të kokainës, transportonin drogë nga Amerika Latine në Itali, sekuestrohen 20 mijë euro dhe 52 ora markash

Operacion ndërkombëtar antidrogë/ 25 persona në pranga,
Foto ilustruese

TIRANË- Një operacion antidrogë është organizuar në vendin tonë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Mësohet se nga ky operacion janë vënë në pranga dy shqiptarë të cilët janë pjesëtarë të grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e Kokainës nga Amerika Latine në Itali gjatë periudhës 2018-2024.

Mësohet se të arrestuarit janë 34-vjeçari, Juljan Kollçaku dhe dhe 30-vjeçari, Maksim Ndoci. Gjithashtu bëhet me dije se janë kontrolluar ambiente të 20 personave të cilët dyshohet se janë  të implikuar në këtë veprimtari. Nga kontrollet sekuestrohen 20 000 euro, 52 ora të markave të ndryshme, 1 automjet, 7 celularë, kontrata noteriale dhe dokumente të tjera.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit kontribuon në planin operacional ndërkombëtar antidrogë, të koduar “BOCA DEH RIO”, të zhvilluar nga agjencitë ligjzbatuese në Firence. Arrestohen në Shqipëri, me qëllim ekstradimin, 2 pjesëtarë të grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e Kokainës nga Amerika Latine në Itali.

Gjithashtu, kontrollohen ambiente të lidhura me 20 shtetas të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari. Nga kontrollet sekuestrohen 20 000 euro, 52 ora të markave të ndryshme, 1 automjet, 7 celularë, kontrata noteriale dhe dokumente të tjera.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të planit operacional ndërkombëtar antidrogë, të koduar “BOCA DEH RIO”, të iniciuar nga agjencitë ligjzbatuese në Itali, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë e Forcës së Sigurisë Kombëtare, me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe me DVP-të Tiranë dhe Durrës, ekzekutuan vendimet e GjKKO-së, për:

-arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasve J. K., 34 vjeç, banues në Kavajë dhe M. N., 30 vjeç, banues në Pukë, të akuzuar nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

-kontrollin e ambienteve të lidhura me 20 shtetas të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Nga hetimet e kryera në kuadër të planit operacional “BOCA DEH RIO”, dyshohet se këta shtetas, të organizuar si grup, gjatë periudhës 2018-2024, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike Kokainë nga Amerika Latine dhe më pas e kanë shitur në qytetet Pisa, Firence, Livorno, Venecia dhe Romë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin në Itali, të 2 shtetasve të arrestuar. Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për hetime të mëtejshme.

operacion nderkombetar antidroge guardia di finanza spak

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty