Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Mançesteri është në gatishmëri të lartë pasi u trondit nga një sulm me thikë në një sinagogë në zonën e Crumpsall, ku të paktën katër persona u plagosën dhe sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia. • Efektivët iu përgjigjën raportimeve për një makinë që u përplas me një turmë njerëzish dhe një burrë që u ther me thikë në Sinagogën e Komunitetit Hebraik të Parkut Heaton, në Britaninë e Madhe ditën e sotme. • Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, gjetën katër persona të plagosur. Policia thotë se lëndimet ishin shkaktuar si nga automjeti ashtu edhe nga goditjet me thikë, informon media britanike. • Në të njëjtën kohë, një burrë që besohet të jetë autori i sulmit u qëllua nga policia që mbërriti në vendngjarje. • Në fakt, kryebashkiaku i Mançesterit i tha BBC Radio Manchester se autori është i vdekur, por kjo nuk është konfirmuar ende. • Policia e Mançesterit të Madh thotë se ka “shpallur PLATO”, kodin kombëtar të përdorur nga policia dhe shërbimet e emergjencës kur i përgjigjen një “sulmi terrorist agresiv”. • Kryeministri Keir Starmer kthehet në Britani Kryeministri britanik do të kthehet herët nga takimi i Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen pas sulmit. • Në një postim të shkurtër në mediat sociale, Keir Starmer tha se ishte “i tronditur” nga sulmi ndaj një sinagoge në Crumpshall. • Dy persona raportohet se kanë ndërruar jetë, teksa edhe autori është ekzekutuar nga policia.
4 artikuj për këtë temë.
ANGLI - Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e cila ndodhi në Manchester. Policia beson se kjo ka ardhur si pasojë e një sulmi terrorist, ku i dyshuari i vrarë nga polica, ka goditur me automjet një grup njerëzish dhe më pas ka plagosur me thikë disa prej tyre. Disa pamjet të reja kanë dalë nga nga ngjarja. Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregohet autori, i cili lëviz drejt sinagorës, ku mban të veshur një jelek antiplumb.
Daily Mail shkroi se nuk është e qartë, nëse i dyshuari ishte i armatosur me një pajisje shpërthyese. Megjithatë, u thirr një njësi ushtarake për asgjësimin e bombave. Sulmi i kryer nga autori la pas tre persona të plagosur në gjendje të rëndë dhe dy të vdekur. Midis viktimave mendohet të jetë një roje sigurie, i cili po mbronte sinagogën.
"Duket se disa nga masat e sigurisë të përdorura nga kolegët tanë në komunitetin hebraik kanë luajtur vërtet një rol këtu në parandalimin e një situate më të keqe." tha kryebashkiaku i Mançesterit Andy Burnham.
BRITANI- Një sulm i rëndë ka ndodhur në Mançester, teksa policia britanike raporton se ka ndodhur në një sinagogë në Mançester, në Anglinë veriore. Autori i dyshuar u ekzekutua nga policia, teksa tre persona u plagosën rëndë nga një automjet dhe sulmet me thikë. Dy persona raportohet se kanë ndërruar jetë, teksa edhe autori është ekzekutuar nga policia.
“Policia u thirr në Sinagogën e Kongregacionit Hebraik të Heaton Park, në orën 9:31 të mëngjesit, nga një person, i cili deklaroi se kishte qenë dëshmitar i një makine që po drejtohej drejt qytetarëve që ndodheshin atje, dhe i një burrë të plagosur me thikë”, tha policia.
MANCESTER- Është publikuar momenti i sulmit në Mançester, i cili ka tronditur të gjithë vendin paraditen e sotme. Forca të shumta policie dhe të bërtitura janë ato që transmetohen na video. Autori i dyshuar u ekzekutua nga policia, teksa katër persona u plagosën nga një automjet dhe sulmet me thikë.
“Policia u thirr në Sinagogën e Kongregacionit Hebraik të Heaton Park, në orën 9:31 të mëngjesit, nga një person, i cili deklaroi se kishte qenë dëshmitar i një makine që po drejtohej drejt qytetarëve që ndodheshin atje, dhe i një burrë të plagosur me thikë”, tha policia, sipas CNN.
BRITANI- Mançesteri është në gatishmëri të lartë pasi u trondit nga një sulm me thikë në një sinagogë në zonën e Crumpsall, ku të paktën katër persona u plagosën dhe sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia. Efektivët iu përgjigjën raportimeve për një makinë që u përplas me një turmë njerëzish dhe një burrë që u ther me thikë në Sinagogën e Komunitetit Hebraik të Parkut Heaton, në Britaninë e Madhe ditën e sotme.
Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, gjetën katër persona të plagosur. Policia thotë se lëndimet ishin shkaktuar si nga automjeti ashtu edhe nga goditjet me thikë, informon media britanike. Në të njëjtën kohë, një burrë që besohet të jetë autori i sulmit u qëllua nga policia që mbërriti në vendngjarje. Në fakt, kryebashkiaku i Mançesterit i tha BBC Radio Manchester se autori është i vdekur, por kjo nuk është konfirmuar ende.
Sipas Skynews, Policia e Mançesterit të Madh thotë se ka “shpallur PLATO”, kodin kombëtar të përdorur nga policia dhe shërbimet e emergjencës kur i përgjigjen një “sulmi terrorist agresiv”. Kryeministri Keir Starmer kthehet në Britani Kryeministri britanik do të kthehet herët nga takimi i Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen pas sulmit. Në një postim të shkurtër në mediat sociale, Keir Starmer tha se ishte “i tronditur” nga sulmi ndaj një sinagoge në Crumpshall.
“Fakti që kjo ndodhi në Yom Kippur, ditën më të shenjtë në kalendarin hebraik, e bën atë edhe më të tmerrshme”, shtoi ai.
Police have shot a suspect after several people were stabbed and a car was driven at members of the public at the Heaton Park Hebrew Congregation Synagogue in Crumpsall, Greater Manchester
— The i Paper (@theipaper) October 2, 2025
Follow live updates on this breaking story: https://t.co/k2BdTeeKbt pic.twitter.com/6dbzFXC21k