Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Ervin Salianji ka zhvilluar pasditen e kësaj të diele një takim me mbështetësit e tij në Kukës.•Salianji i ka bërë thirrje kreu të Partisë Demokratike, Sali Berishës duke e sfiduar të dalë në zgjedhje. •Ai u shpreh se, shqiptarët kanë kuptuar që të mundet autoritarizmi i qeverisë, duhet të mundet autokratët e opozitës. •Më tej, ai ka deklaruar se Partia Demokratike po shkon drejt një humnere. •Përballë qytetarëve të Kukësit, ai e cilësoi programin e prezantuar nga opozita si steril dhe pa vizion. •Ai tha se edhe brenda PD e mendojnë se me Berishën nuk mund të vihet në pushtet.• Në mbyllje të takimi ai konfirmoi dhe njëherë qëllimin e tij duke u shprehur se, nuk po kërkon të kriijojë përçarje por vetëm një vlerë të shtuar për Partinë Demokratike.
3 artikuj për këtë temë.
KUKËS- Ervin Salianji ka deklaruar se, nuk po kërkon të kriijojë përçarje por vetëmj një vlerë të shtuar për Partinë Demokratike. Në një takim me mbështetësit e tij në Kukës, ai u shpreh se, ai ka ngritur zërin për të drejtat e demokratëve.
“Nuk duam të krijojmë përçarje, por një vlerë të shtuar për PD, siç e përcakton statuti, siç përcakton fraksionet. Secili prej nesh ka pasur arsye të mjaftueshme për të qenë i mërzitur, apo dhe mospërfaqësimi i drejtë në PD. Kemi folur për të drejtat e secilit demokrat. Kam bërë gjënë e duhur që po ndahem nga balta e këtyre 36 viteve, edhe pse ka kosto!”, tha ai./Dosja.al
KUKËS- Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike po shkon drejt një humnere. Në një takim me mbështetësit e tij ai e cilëson programin e prezantuar nga opozita si steril dhe pa vizion.
Sipas tij, deputetët e PD-së pas kuintave thonë se me Sali Berishën nuk vijmë dot në pushtet.
“PD po shkon drejt një humnere që nëse nuk veprojmë, do ta tregojnë zgjedhjet e ardhshme. Pas kuintave edhe ata të PD brenda, thonë se me Sali Berishën nuk vijmë dot në pushtet. E thonë dhe ata që janë drejtues. Por nuk kanë minimumin e përgjegjësisë, se kjo gjë duhet thënë që mos të turpërohet më Berisha por dhe demokratë. U dha se do të bashkojnë partinë, u tha se do të hiqen non-grata, por zvarritje dhe gënjeshtra. U tha se do të ndihmoheshin çiftet e reja, por asgjë s’u bë. Programi i prezantuar ishte steril, i plakur dhe pa vizion.”, tha ai./Dosja.al
KUKËS- Ervin Salianji i ka bërë thirrje kreu të Partisë Demokratike, Sali Berishës duke e sfiduar të dalë në zgjedhje.
Në një takim me mbështetësit e tij në Kukës, ai u shpreh se, shqiptarët kanë kuptuar që të mundet autoritarizmi i qeverisë, duhet të mundet autokratët e opozitës. Salianji tha se, qeverisë 'i ka ngelur sharra në gozhdë' me demokratët pasi sipas tij, nuk mashtrohen dot.
"Kemi nga viti 2013 që me të njëjtët drejtues po humbim në çdo palë zgjedhje sepse nuk duan të heqin karriget e veta, me ne demokratët u ka hasur sharra në gozhdë sepse nuk po u ecin më mashtrimet. A i vjen turpi atyre që në këtë mënyrë të gënjejnë çdo ditë shqiptarët. Kam një thirrje të sinqertë për drejtuesit dhe zotin Berisha, dil dhe përballu në garë. Jepi mundësinë demokratëve të shprehen e votojnë. Shqiptarët kanë kuptuar një gjë, që të mundet autoritarizmi i qeverisë, duhet të mundet autokratët e opozitës, nuk mund ta lënë që PD të shkatërrohet",tha Salianji./Dosja.al