LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Për pensionin minimal duhet të keni 15 vite pune"/ Rama dhe ministrat takim me pensionistët: Që të kemi rritje të tyre duhet të rriten kontributet

• Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministrin e Ekonomisë, Bledi Gonxhe, ministrin e Financave, Petrit Malaj, zëvendësministren e Ekonomisë Olta Manjani dhe drejtorin e Tatimeve, Ilir Binaj kanë zhvilluar sot një takim me pensionistët në Tiranë. • Ministri i Financave, Petrit Malaj u shpreh se po shikohet mundësia që pensionistëve t’ju rritet bonusi i fundvitit, ndërsa theksoi se indeksimi i pensioneve me 4.1 përqind nuk ka të bëjë me skemën e pensioneve, por me indeksim, pas rritjes së çmimeve. Sipas tij qeveria është e angazhuar për një rritje sa më të shpejtë të pensioneve. • Edhe ministri Gonxhe tha se po punojnë për përmirësimin e skemës së pensioneve në disa drejtime, si barazia e pensioneve për profesione të njëjta, kapja e një niveli të denjë të paktën në minimumin jetik për pensionet e ulëta, rritja e pensionit mesatar dhe uljen e distancës me pagën mesatare. • Ai renditi problemet me skemën kontributive për pensionet, ku evidentoi se një nga problemet madhore është fakti që nuk plotësohet raporti i nevojshëm mes të punësuarve dhe pensioneve, ku shtoi edhe problemin e informalitetit dhe mosdeklarimit të plotë të pagave. • Zv.ministrja Manjani teksa prezantoi skemën e pensionve vuri theksin te një faktor i rëndësishëm siç është jetëgjatësia që është gjithnjë e në rritje, që sipas saj edhe pse kjo rëndon mbi skemën e pensioneve, uron që të zgjasë sa më shumë. • Manja tha ndër të tjera se për të marrë një pension minimal qytetarët duhet të kenë minimumi 15 vite punë, ndërsa që këtë pension ta marrin të plotë duhen plot 38 vite pune të deklaruar. • Në takim, nuk mungoi edhe fjala e kryeministrit Edi Rama ku tha se pensionet janë pjesa më e vështirë për çdo shtet, ndërsa u shpreh se që të ketë rritje të tyre duhet të ketë edhe rritje të kontributeve. • Ai u shpreh se çdokush që ka biznes të madh apo të vogël, brenda fitimit ka detyrimin ligjor të japë atë që u takon pensionistëve përmes skemës. • Sipas tij ata që nuk paguajnë kontributet për pensionet, do të përballen me të njëjtat masa si ata që nuk paguanin energjinë elektrike

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

“Ulini rrogat deputetëve dhe jepuani pensionistëve”, Rama: Kërkesë absurde, nuk ka lidhje

"Për pensionin minimal duhet të keni 15 vite pune"/ Rama dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me pensionistët teksa informoi ata për skemën e pensioneve nuk i ka kursyer edhe batutat. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh u shpreh se është absurde kërkesa e disave që pretendojnë se pensionet mund të rriten me uljen e rrogave të deputetëve. Kreu i qeverisë shtoi se kushdo që fiton më shumë paguan më shumë kontribute për pensionet.

“Ishte vetëm një indeksim ligjor që nuk varet nga dëshira jonë dhe nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë për ta bërë 4 shtatë. 4.1 përqindëshi, që në pamje të parë është asgjë, është direkt 100 mln euro. Ata që thonë ulini rrogat deputetëve e jepuani pensionistëve, më ngjan me atë që mirë gjithë dita që ju kalon duke u marr me nipër e mbesa, me nuse e dhëndurë, por dalin dhe këto në televizor që ua bëjnë ditën natë. Është absurde, nuk ka lidhje fare. Ata që marrin rroga më të larta paguajnë më shumë për pensionet çdo muaj”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

Rama në takimin me pensionistët: Jam kryeministri i parë në histori që jam futur në thikë dy herë në spital publik

"Për pensionin minimal duhet të keni 15 vite pune"/ Rama dhe
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me pensionistë tha se ishte i pari kryeministërnë histori që është operuar dy herë në spital publik. Sipas tij, në kohën kur shteti drejtohej nga opozita, nuk operohej dot në një spital publik. 

"Jam krenar për çfarë kemi bërë për shëndetësinë dhe për të gjitha. E kam me provë, jam i pari në kryeministër në histori me aq sa kam marrë vesh në histori që dy herë jam futur në thikë në spital publik.

Ku të futesha në thikë unë në kohën që qeverinë e drejtonin mjekët, nuk futesha dot në thikë atëherë. Shumë gjera janë bërë, por për mua do marrin kuptimin e plotë, kur qeveria t'ju japë atë që meritoni. Por ama ju të thoni që qeveria e bëri sforcon maksimale për mua”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Asnjë pensionist nuk do të lihet pa pension”, Rama: E kemi nisur nga kocka e kofshës së një gjysmagjeli

"Për pensionin minimal duhet të keni 15 vite pune"/ Rama dhe
edi rama

TIRANË- Gjatë fjalës së tij në takimin me pensionistët, kryeministri Edi Rama, tha se ka nisur më 2014 punën për pensionet, kur pensionistët merrnin vetëm “kockën e kofshës së gjysmagjelit”.

Po ashtu, ai tha se PS ka shkruar në reformë se asnjë pensionist nuk do të lihet pa pension, edhe pse nuk është në sigurimet shoqërore. Më tej shtoi se nëse qeveria vendos rritjen e pensioneve pa menduar, atëherë "mund të shkojmë te gropa e piramidave."

"Kemi bërë një reformë pensioni më 2014. E dyta që ka bërë qeveria e PS është se në reformë e ka shkruar se nuk mund të lëmë asnjë pensionist pa pension, edhe pse nuk është në sigurimet shoqërore. Kjo është kategoria e gjysheve shtëpiake. Pensioni social që kemi vënë ne nuk ka vlerë të madhe, por ne nuk lëmë asnjë pa mbuluar. Ka nga ata që kanë punuar 30 vjet në Greqi dhe thonë pastaj kur vijnë ku është pensioni im. Por ti nuk ke qenë këtu, ke qenë atje.

Nuk ka kryeministër në botë që nuk do të rrisë pensionet. Këta që janë përballë nesh, janë politikanë të produkteve të piramidave. Ne kemi dhënë tre bonuse nga rritja e çmimeve nga lufta në Ukrainë, plus dhe bonusin tradicional. Ne e kemi nisur nga kocka e kofshës së një gjysmagjeli më 2014. Pa menduar mirë rritjen, mund të shkojmë tek gropa e piramidave.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Jetëgjatësia është rritur, zv.ministrja sqaron skemën: Për pensionin minimal duhet të keni 15 vite pune

"Për pensionin minimal duhet të keni 15 vite pune"/ Rama dhe
Olta Manjani

TIRANË- Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturë dhe Inovacionit, Olta Manjani ka zhilluar sot një takim me pensionistët në kryeqytet. Zv.ministrja Manjani teksa prezantoi skemën e pensionve vuri theksin te një faktor i rëndësishëm siç është jetëgjatësia që është gjithnjë e në rritje. Sipas ministres edhe pse kjo rëndon mbi skemën e pensioneve, uron që të zgjasë sa më shumë.

Manja tha ndër të tjera se për të marrë një pension minimal qytetarët duhet të kenë minimumi 15 vite punë, ndërsa që këtë pension ta marrin të plotë duhen plot 38 vite pune të deklaruar. Po ashtu, zv.ministrja tregoi edhe raportin kontribuues-pensionist.

“Një faktor i rëndësishëm dhe është faktori më pozitiv është rritja e jetëgjatësisë. Fatmirësisht rritja e jetëgjatësisë që lidhjet me përmirësimin e kushteve ekonomike, me rritjen e standardeve të jetesës çon edhe në gëzimin për një kohë të gjatë të pensioneve për një kohë të gjatë. Ne urojmë që ky të jetë rasti dhe jetëgjatësia të vijojë të rritet më tej, pavarësisht se na rëndon në skemën e pensioneve. Raporti është 1.19 kontribuues për një pensionist”, tha zv.ministrja.

1 VITE ME PARE

"Problem, informaliteti dhe mosdeklarimi i plotë i pagave", Ministri Gonxhe: Po punojmë për rritjen e pensioneve minimale dhe mesatare

"Për pensionin minimal duhet të keni 15 vite pune"/ Rama dhe

Ministri Gonxhe

TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ka marrë pjesë ditën e sotme në takimin e zhvilluar me pensionistët në Tiranë. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kryeministri Edi Ram dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj.

Në fjalën e tij, ministri Gonxhe renditi problemet me skemën kontributive për pensionet, ku evidentoi se një nga problemet madhore është fakti që nuk plotësohet raporti i nevojshëm mes të punësuarve dhe pensioneve. Më tej ai shtoi edhe problemin e informalitetit dhe mosdeklarimit të plotë të pagave.

Gonxhe theksoi se rritja ekonomike u mundëson të flasin për bonuse shumë më cilësor këtë fundvit. Ai shtoi se punojnë edhe për përmirësimin e skemës së pensioneve në disa drejtime, si barazia e pensioneve për profesione të njëjta, kapja e një niveli të denjë të paktën në minimumin jetik për pensionet e ulëta, rritja e pensionit mesatar dhe uljen e distancës me pagën mesatare.


Fjala e plotë:

Ndjej të rëndësishme të ndaj me ju se që nga dita që mora detyrën si ministër, prioriteti numër 1 për të cilën më foli Rama , ishte shqetësimi për pensionet. Kjo qeveria shpenzon për pensionet më shumë se për çdo gjë tjetër. 1/5 e buxhetit shkon vetëm për pensionet, pjesa tjetër kryhet çdo punë tjetër. Si shtresa më me eksperiencë e më e mençur ju e dini që paratë nuk bien nga qielli.
Sot familjet nuk lindin më aq shumë fëmijë dhe jetëgjatësia rritet. Por që të na dalin llogaritë, ishte që për një pension të kishim 2 ose tre të punësuar, por sot raporti është 1 me 1.

Ndaj në duhet të rrisnim pagat së pari që të ndihmonim skemën kontributive të pensionit. Për të rritur punësimin dhe ekonominë duhet të eliminohet informaliteti në një treg pune që të paguajë mirë dhe të deklarojë pagën reale. Nga ana tjetër dihet që pa një shtet ligjor nuk ka klimë të mirë biznesi dhe investime të huaja, e për pasojë nuk ka rritje ekonomike.

Siç e shini të gjitha të çojnë tek ju. Ndaj për këtë po punojmë fort, unë si ministër Ekonomie, Petriti si minisitër i Financave dhe qeveria, dhe jemi ballëlartë që jemi më shumë se kurrë në kushtet për ta zgjidhur dhe korrigjuar edhe situatën e pensioneve, që është një hall për në madhor dhe për ju i përditshëm pasi prej jetët tuaja. Jemi të angazhuar për tolerancën 0 ndaj deklarimeve fiktive dhe debitorëve të sigurimeve shoqërore, ka edhe subjekte publike, ndaj po punojmë fort.

Rritja ekonomike na mundëson të flasim për bonusin shumë më cilësor këtë fundvit. Ndërsa bashkë me stafin e Ministrisë që drejtoj, kemi propozuar ndryshime ligjore për njohjen automatike të viteve të punës para viteve 1994.

Kjo lehtëson 40 mijë persona që dalin çdo vit në pension e do të evitojë çdo vit rreth 3 mijë procese gjyqësore. PO punojmë edhe për përmirësimin e skemës së pensioneve në disa drejtime, si barazia e pensioneve për profesione të njëjta, kapja e një niveli të denjë të paktën në minimumin jetik për pensionet e ulëta, rritja e pensionit mesatar dhe uljen e distancës me pagën mesatare. Ky është një problem që duhet ta adresojmë dhe për të cilën po punojmë.

1 VITE ME PARE

Rama: Ata që nuk paguajnë kontributet për pensionet, do të përballen me të njëjtat masa si ata që nuk paguanin energjinë elektrike

"Për pensionin minimal duhet të keni 15 vite pune"/ Rama dhe
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha më herët se në mënyrë që të ketë rritje të pensioneve, duhet të ketë rritje të kontributeve.

Ai tha se ata që i shmangen detyrimit për të paguar kontributet për pensionet, do të përballen me të njëjtat masa si ata që nuk paguanin energjinë elektrike. 

"Jemi tek aty ku ishim me energjinë elektrike, 50% e popullit paguante edhe për ata që nuk paguanin, kur morëm detyrën ishim në prag të kolapsit energjetik. Jemi në kohën kur me të gjithë ata që i shmangen detyrimit për të paguar për pensionet tuaja ne do të sillemi njësoje si me ata që s’paguanin energjinë.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Takim me pensionistët, Ministri Malaj: Po shqyrtojmë rritjen e bonusit të fundvitit! Duam të krijojmë një skemë pensioni të qëndrueshme

"Për pensionin minimal duhet të keni 15 vite pune"/ Rama dhe
Petrit Malaj

TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë një takimi me pensionistët në Tiranë u shpreh se po shikohet mundësia që pensionistëve t’ju rritet bonusi i fundvitit. Malaj theksoi se indeksimi i pensioneve me 4.1 përqind nuk ka të bëjë me skemën e pensioneve, por me indeksim, pas rritjes së çmimeve. Sipas tij qeveria është e angazhuar për një rritje sa më të shpejtë të pensioneve.

"Është privilegj për mua të jem para pensionistëve, përpara një brezi që ka dhënë kontribut të çmuar për ta bërë vendin më të begatë. Siç kemi adresuar çështjen e rritjes së pagave, ka ardhur koha të adresojmë çështjen e rritjes së pensioneve. Jemi ngarkuar që të gjejmë një zgjidhje për pensionet. Po shikojmë mundësinë për rritjen të bonusit të fundvitit.

Ky bonus është një mënyrë për të lehtësuar sadopak barrën financiare të përditshme që keni dhe synon të ndihmojë më shumë ata që kanë më tepër nevojë. Ne duam të krijojmë një skemë pensioni të qëndrueshme. Indeksimi ka të bëjë me rritjen e çmimeve, nuk ka të bëjë me skemën e pensioneve që po shqyrtojmë. Qeveria është e angazhuar për një rritje sa më të shpejtë të pensioneve," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Pensionet pjesa më e vështirë për çdo shtet", Rama: Që të kemi rritje për to duhet të rrisim kontributet

"Për pensionin minimal duhet të keni 15 vite pune"/ Rama dhe
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në një takim me pensionistët në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se pensionet janë pjesa më e vështirë për çdo shtet, ku përmendi si shembull edhe Gjermaninë.

Ai tha se kjo çështje nuk është e buxhetit të shtetit si arka e qeverisë, që qeveria merr vendimet e saj, ndërsa e cilësoi si një çështje të përbashkët të shoqërisë. 

Kreu i qeverisë shtoi më tej se që të ketë rritje të pensioneve duhet të ketë edhe rritje të kontributeve. Sipas tij çdokush që ka biznes të madh apo të vogël, brenda fitimit ka detyrimin ligjor të japë atë që u takon pensionistëve përmes skemës.

"Po ndërhyj për të prezantuar drejtorin e tatimeve, i cili ka ardhur me ftesë nga ministri i financave dhe unë pas një përvoje 10 vjecare në SHBA në fushën e taksave dhe auditit dhe përvojës së mëparshme. Ai është këtu për anën tjetër të medaljes, se çfarë po bëjmë ne sot dhe çfarë do bëjmë është e rëndësishme që të gjithë të jenë të qartë se pse pensionet janë pjesa më e vështirë për cdo shtet. Merrni shtetin më të zhvilluar, Gjermaninë, merrni cdo shtet të rajonit tonë dhe do shikoni që pensionet janë pjesa më e vështirë.

Nga ana tjetër do përpiqemi të ndajmë me ju dhe shoqërinë se pse kjo çështje nuk është një cështje e buxhetit të shtetit si arka e qeverisë, që qeveria të vendosë ç’të dojë. Kjo është një çështje e përbashkët e shoqërisë. E të gjithë atyre që në RSH fitojnë para. Cdo kush që fiton para në Shqipëri me një pagë sado të vogël, me një biznes sado të vogël,  të madh po e po, brenda atij fitimi ka detyrimin ligjor të japë atë që u takon pensionistëve përmes skemës. Që ne të kemi një rritje të pensioneve ne duhet të rrisim kontributet dhe të imponojnë këtë rritje kontributesh për ata të cilët më vjen keq ta them, por fitojnë për vetë dhe vjedhjen pensionistët.", tha Rama. 

edi rama pensionistet skema e pensioneve

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës