LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin "Shpallja e Fitores", sulmon me raketa bazat amerikane në Katar dhe Irak! Trump: Përgjigja ishte siç e prisnim

• Irani kreu sonte sulm hakmarrës për sulmet amerikane që të dielën shënjestruan tre nga centralet e tij bërthamore, duke qëlluar 14 raketa në bazat amerikane në Katar dhe Irak, sipas Shtëpisë së Bardhë. • Katari ka praninë më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, me më shumë se 8,000 trupa të stacionuara në Bazën Ajrore Al Udeid jashtë kryeqytetit, Doha. • Ushtria amerikane gjithashtu mban një prani në Bazën Ajrore Ain Al Asad në provincën Anbar të Irakut. • Një zyrtar amerikan i mbrojtjes konfirmoi se baza Ajrore Al Udeid u sulmua sot nga raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi me origjinë nga Irani. • Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, operacioni raketor i Iranit kundër bazave amerikane në Katar dhe Irak ishte i quajtur "Shpallja e Fitores". • Garda Revolucionare e Iranit e përshkroi sulmin si një mesazh të qartë për Shtëpinë e Bardhë, duke paralajmëruar se Irani nuk do të lërë pa përgjigje asnjë sulm ndaj integritetit të tij territorial, sovranitetit apo sigurisë kombëtare në asnjë rrethan". • Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Iranit, në një deklaratë tha se sulmi përfshinte të njëjtin numër bombash që Shtetet e Bashkuara përdorën në sulmet e tyre ndaj objekteve bërthamore të Iranit, pa dhënë shifra të sakta. • Këshilli tha se sulmi i Iranit nuk përbën asnjë kërcënim për Katarin, vendin me të cilin thonë se kanë mik dhe vëllazëror. • Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei reagoi pas sulmit në bazat amerikane dhe tha se Irani nuk i ka bërë dëm askujt dhe se nuk do të pranojnë asnjë formë agresoni. • Katari dënoi sulmin iranian, të cilin tha se u pengua me sukses nga mbrojtja e tij ajrore, dhe kërcënoi të hakmerret drejtpërdrejt. • Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha pas sulmeve se Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Mbrojtjes janë në dijeni dhe po monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj Bazës Ajrore Al Udeid në Katar. • Pas sulmit iranian, reagoi edhe presidenti Donald Trump ku shkroi në Truth Social se Irani i është përgjigjur zyrtarisht shkatërrimit të objekteve bërthamore me një përgjigje shumë të dobët, të cilën tha se e prisnin.• Trump tha nga 14 raketa të qëlluara, 13 u rrëzuan dhe 1 u la të kalonte sepse po shkonte në një drejtim jo kërcënues. Ai ka bërë me dije se asnjë amerikan nuk është lënduar dhe nuk ka shumë dëme të shkaktuara. • Në reagimin e tij, presidenti falenderoi Iranin që i njoftoi paraprakisht për sulmin dhe u bë e mundur mos të humbin jetë njerëzish. • Trump thotë se tani Irani mund të ecë drejt paqes dhe harmonisë në rajon. • Sulmi ishte një nga sulmet më të mëdha të drejtpërdrejta nga Teherani ndaj objektivave amerikane në rajon, pas përgjigjes së Republikës Islamike ndaj vrasjes së komandantit të IRGC-së, Gjeneral Qasem Soleimani, në vitin 2020. • Shtetet e Bashkuara u përfshinë në luftën Izrael-Iran të dielën, ndërsa Trump autorizoi sulme në uzinat bërthamore të Natanzit, Fordovit dhe Isfahanit.

16 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Falenderoj Emirin e Lartë të Katarit për gjithçka që ka bërë", Trump reagon sërish pas sulmeve iraniane: Urime botë, është koha për paqe!

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin

SHBA- Presidenti Donald Trump ka reaguar sërish lidhur me sulmin iranian në bazat amerikane në Katar dhe Irak. Në një tjetër postim në Truth Social, Trump falenderon Emirin e Lartë të Katarit, që sipas tij po bën gjithçka për arritjen e paqes në rajon. Ai thekson më tej, se nga sulmi në bazën amerikane në Katar, nuk ka pasur as amerikane dhe as katarianë të lënduar.  

POSTIMI I TRUMP:

Dua të falënderoj Emirin e Lartë të Katarit për gjithçka që ka bërë në kërkimin e Paqes për Rajonin. Lidhur me sulmin e sotëm në Bazën Amerikane në Katar, kam kënaqësinë të raportoj se, përveçse nuk ka pasur amerikanë të vrarë ose të plagosur, dhe shumë e rëndësishme, nuk ka pasur as katarianë të vrarë ose të plagosur. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!

Në një postim të tretë lidhur me këtë situatë në Lindjen e Mesme, Trump shkruan: "URIME BOTË, ËSHTË KOHA PËR PAQE!"

1 VITE ME PARE

Sulmet mbi bazat amerikane/ Trump: Përgjigja e Iranit ishte shumë e dobët, i falënderoj që na dhanë njoftim të hershëm

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin
donald trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me sulmin iranian në bazat amerikane në Katar dhe Irak,  duke thënë se përgjigja e Iranit ishte "shumë e dobët". 

Në postimin e tij në Truth Social, Trump tha nga 14 raketa të qëlluara, 13 u rrëzuan dhe 1 u la të kalonte sepse po shkonte në një drejtim jo kërcënues. Ai ka bërë me dije se asnjë amerikan nuk është lënduar dhe nuk ka shumë dëme të shkaktuara.

Në reagimin e tij, presidenti falenderoi Iranin që i njoftoi paraprakisht për sulmin dhe u bë e mundur mos të humbin jetë njerëzish. Trump thotë se tani Irani mund të ecë drejt paqes dhe harmonisë në rajon.

"Irani zyrtarisht i është përgjigjur shkatërrimit tonë të objekteve të tyre bërthamore me një përgjigje shumë të dobët, të cilën e prisnim, dhe e kemi kundërshtuar shumë në mënyrë efektive. Janë qëlluar 14 raketa - 13 u rrëzuan dhe 1 u "lirua", sepse po shkonte në një drejtim jo kërcënues. Jam i kënaqur të raportoj se ASNJË amerikan nuk u lëndua dhe mezi u shkaktua ndonjë dëm. Më e rëndësishmja, ata i kanë nxjerrë të gjitha nga "sistemi" i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë më URREJTJE. Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftim të hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe askush të mos lëndohej. Ndoshta Irani tani mund të vazhdojë drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!", shprehet Trump. 

1 VITE ME PARE

Sulmi me raketa në bazat amerikane në Katar dhe Iran/ Lideri Suprem i Iranit: Ne nuk i kemi bërë dëm askujt dhe nuk do të pranojmë asnjë agresion

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin
khamenei

IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas sulmit me raketa iraniane në bazat amerikane në Katar dhe Irak.

Në një postim në platformën X, Khamenei deklaroi: "Irani nuk i bëri dëm askujt. Por ne nuk do të pranojmë asnjë agresion në asnjë rrethanë. Ne nuk do të dorëzohemi. Kjo është logjika e kombit iranian."

Reagimi i udhëheqësit të Republikës Islamike vjen disa orë pas operacionit "Shpallja e Fitores”, siç e quan Teherani, kundër pozicioneve ushtarake amerikane. Sipas deklaratave të zyrtarëve iranianë, operacioni synonte të “hakmerrej” për bombardimet nga Shtetet e Bashkuara dhe jo të provokonte një luftë të përgjithshme.

Deklarata e Khameneit përpiqet të forcojë narrativën e një “përgjigjeje mbrojtëse”, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po shqyrtojnë hapat e ardhshëm dhe po bëjnë thirrje për ulje të tensioneve, ndërsa tensionet rajonale po përshkallëzohen në mënyrë të rrezikshme.

1 VITE ME PARE

"Vendet që goditëm në Iran u shkatërruan plotësisht", Trump për disa nga mediat amerikane: Ja kush janë mashtruesit që thonë të kundërtën dhe besueshmërinë e kanë zero

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin
donald trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në "Truth Social" ka folur lidhur me sulmet amerikane në centralet bërthamore iraniane. Trump thotë se vendet që bombarduesit amerikanë goditën në Iran u shkatërruan plotësisht dhe të gjithë e dinë këtë.

Por sipas tij janë disa nga mediat amerikane që po raportojnë "gënjeshtra", duke thënë të kundërtën. Trump ka nxjerrë emrat e këtyre mediave që janë CNN, NBC news, ABC news dhe gazetarët përkatës. Ai shton më tej se këto media mashtrojnë në raportimet e tyre dhe prandaj shikueshmëria e tyre është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave.

POSTIMI I TRUMP: 

Vendet që ne goditëm në Iran u shkatërruan plotësisht dhe të gjithë e dinë këtë. Vetëm lajmet e rreme do të thoshin diçka të ndryshme në mënyrë që të përpiqeshin të poshtëronin, sa më shumë që të ishte e mundur. Dhe madje edhe ata thonë se ishin "shumë mirë të shkatërruara!"

Ata që punojnë shumë në këto raportime gënjeshtra janë Allison Cooper i "Lajmeve të rreme" CNN, budallai Brian L. Roberts, Kryetar i "Con"cast, Jonny Karl i "Lajmeve të rreme" të ABC, dhe NBC "Lajme të rreme" të Concast. Nuk mbaron kurrë me mashtruesit në media, dhe kjo është arsyeja pse shikueshmëria e tyre është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave - ZERO BESUESHMËRI!

1 VITE ME PARE

FOTO/ Imazhet satelitore tregojnë pistat boshe, aeroplanët ushtarakë amerikanë u zhvendosën nga baza ajrore në Katar para sulmit nga Irani

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin
foto ilustruese

SHBA- Avionët amerikanë u zhvendosën nga baza ajrore Al Udeid në Katar javën e kaluar, sipas një imazhi satelitor të marrë më 19 qershor, i cili tregon pista pothuajse të zbrazëta. Kjo do të thotë që aeroplanët u zhvendosën përpara se Irani të niste një sulm me raketa në Al Udeid të hënën, në përgjigje të sulmit të SHBA-së ndaj objekteve të saj bërthamore gjatë fundjavës.

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin
pamjet satelitore

Dy zyrtarë të mbrojtjes i thanë CNN javën e kaluar se aeroplanët u dërguan në vende të tjera si pjesë e përpjekjeve të ushtrisë amerikane për të mbrojtur asetet dhe pajisjet e saj në Lindjen e Mesme mes konfliktit midis Iranit dhe Izraelit. Për më tepër, të gjitha anijet e Marinës Amerikane që ishin vendosur përpara në Aktivitetin e Mbështetjes Detare në Bahrein — baza e Marinës Amerikane në vendin ishullor — u larguan nga porti javën e kaluar. Nuk është e qartë se ku shkuan aeroplanët dhe anijet.

1 VITE ME PARE

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit: Sulmi kishte për qëllim SHBA-në jo Katarin, numri i raketave të përdorura ishte i njëjtë me numrin e bombave amerikane

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin
pamje nga raketat

IRAN- Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit thotë në një deklaratë se, ndërsa Irani "shkatërroi" bazën ajrore amerikane në Katar, sulmi në asnjë mënyrë “nuk paraqet ndonjë rrezik për Katarin ose popullin e tij”.

Më tej në deklaratë thuhet se Irani “mbetet i përkushtuar për të ruajtur dhe vazhduar marrëdhëniet e tij të ngrohta dhe historike” me Katarin.

Deklarata e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, e cituar nga media shtetërore e Iranit, thotë se numri i raketave të përdorura ishte i njëjtë me numrin e bombave që SHBA-të kishin përdorur në tre centrale bërthamore iraniane.

Pak çaste më parë, qeveria e Katari tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kishin kapur të gjitha raketat iraniane dhe se nga sulmi nuk ka pasur viktima. 

1 VITE ME PARE

Irani njoftoi Katarin përpara sulmit në bazën ajrore amerikane

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin
Foto

IRAN- Irani e koordinoi sulmin e tij ndaj bazës ajrore amerikane në Katar me zyrtarët e Katarit. Sipas raportimet, Teherani dha njoftim paraprak që sulmet të mos kishte viktimat. Irani dëshironte të hakmerrej simbolikisht për sulmet amerikane në centralet e tij bërthamore të dielën, por gjithashtu kërkoi të sigurohej që të dyja palët të mund të ulnin tensionet lehtësisht. Ky është një rast i ngjashëm me atë të vitit 2020 kur Irani njoftoi Irakun përpara se të qëllonte me raketa një bazë amerikane në përgjigje të vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Qasem Soleimani.

Irani nisi një sulm të fuqishëm dhe shkatërrues me raketa në Bazën Ajrore Al Udeid në Katar, në përgjigje të sulmit të SHBA-së ndaj objekteve të tij bërthamore. Irani kishte kërcënuar më parë se do të hakmerrej kundër SHBA-së pas sulmeve në centralet e saj bërthamore gjatë fundjavës.  Më parë, diplomatët perëndimorë folën për një kërcënim të menjëhershëm dhe të besueshëm që synonte bazën amerikane Al Udeid.

Al Udeid është një bazë masive jashtë kryeqytetit të Katarit, Doha, dhe është selia e Komandës Qendrore të SHBA-së për të gjitha operacionet e saj ajrore në Lindjen e Mesme. Baza gjithashtu strehon një personel ushtarak britanik.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Qielli mbi Doha ndriçohet pas sulmit me raketa nga Irani në bazat amerikane

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin
pamje nga doha

DOHA- Irani nisi sot hakmarrjen për sulmet amerikane të dielën që synonin tre nga centralet e tij bërthamore, duke qëlluar të paktën 10 raketa në bazat amerikane në Katar dhe Irak. Irani ka lëshuar të paktën 10 raketa drejt bazave amerikane në Katar dhe një drejt Irakut.

Katari ka praninë më të madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, me më shumë se 8,000 trupa të stacionuara në Bazën Ajrore Al Udeid jashtë kryeqytetit Doha. Ushtria amerikane gjithashtu mban një prani në Bazën Ajrore Ain Al Asad në provincën Anbar të Irakut. Shpërthime u dëgjuan mbi Doha, ndërsa qielli u ndriçua nga raketa dhe kapja e tyre nga mbrojtja ajrore e Katarit.

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacioninPërfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, operacioni raketor i Iranit kundër bazave amerikane në Katar dhe Irak ka filluar nën emrin "Shpallja e Fitores".  Garda Revolucionare e Iranit e përshkroi sulmin si një mesazh "të qartë dhe eksplicit" për Shtëpinë e Bardhë, duke paralajmëruar se Irani "nuk do të lërë pa përgjigje asnjë sulm ndaj integritetit të tij territorial, sovranitetit apo sigurisë kombëtare në asnjë rrethanë".

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Iranit, në një deklaratë të publikuar nga Tasnim, tha se sulmi përfshinte të njëjtin numër bombash që SHBA-të përdorën në sulmet e tyre ndaj objekteve bërthamore të Iranit, pa dhënë shifra të sakta. Këshilli tha se sulmi i Iranit "nuk përbën asnjë kërcënim për vendin tonë mik dhe vëllazëror, Katarin". Katari dënoi sulmin iranian, të cilin tha se u pengua me sukses nga mbrojtja e tij ajrore, dhe kërcënoi të hakmerret “drejtpërdrejt”.

1 VITE ME PARE

"Nuk dinin çfarë të bënin, nxituam drejt strehimit," banori pas sulmeve iraniane në Doha: Nuk kishte asnjë paralajmërim nga autoritetet e Katarit!

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin
Foto

KATAR- Një banor i Dohas dhe baba i dy fëmijëve tha se shpërthime të forta tronditën qytetin, por autoritetet e Katarit nuk u dhanë asnjë paralajmërim qytetarëve që të strehoheshin. Ai shtoi se u habitën nga sulmet dhe menjëherë nxituan të strehohen.

“Fëmijët tanë u habitën plotësisht dhe nuk dinin çfarë të bënin kur i nxituam drejt strehimit. Nuk kishte asnjë paralajmërim nga autoritetet e Katarit për t'u strehuar. Duket se ka shumë të shtëna dhe sulme”, tha ai.

Irani nisi një sulm të fuqishëm dhe shkatërrues me raketa në Bazën Ajrore Al Udeid në Katar, në përgjigje të sulmit të SHBA-së ndaj objekteve të tij bërthamore. Irani kishte kërcënuar më parë se do të hakmerrej kundër SHBA-së pas sulmeve në centralet e saj bërthamore gjatë fundjavës.  Më parë, diplomatët perëndimorë folën për një kërcënim të menjëhershëm dhe të besueshëm që synonte bazën amerikane Al Udeid.

Al Udeid është një bazë masive jashtë kryeqytetit të Katarit, Doha, dhe është selia e Komandës Qendrore të SHBA-së për të gjitha operacionet e saj ajrore në Lindjen e Mesme. Baza gjithashtu strehon një personel ushtarak britanik.

1 VITE ME PARE

Garda Revolucionare Islamike: Irani nisi një sulm të fuqishëm dhe shkatërrues në bazën ajrore Al Udeid! Nuk do të lëmë kurrë pa përgjigje asnjë agresion

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin
Foto

IRAN- Trupa e Gardës Revolucionare Islamike në një deklaratë ka njoftuar se Irani ka nisur një sulm të fuqishëm dhe shkatërrues me raketa në Bazën Ajrore Al Udeid në Katar, në përgjigje të sulmit të SHBA-së ndaj objekteve të tij bërthamore.

Më tej në reagim Garda ka theksuar se nuk do të lërë kurrë pa përgjigje asnjë agresion kundër integritetit të saj territorial, sovranitetit apo sigurisë kombëtare.

"Republika Islamike e Iranit, duke u mbështetur te Zoti i Plotfuqishëm dhe te populli besnik dhe krenar i Iranit, nuk do të lërë kurrë pa përgjigje asnjë agresion kundër integritetit të saj territorial, sovranitetit apo sigurisë kombëtare", thuhet në deklaratë.

Irani kishte kërcënuar më parë se do të hakmerrej kundër SHBA-së pas sulmeve në centralet e saj bërthamore gjatë fundjavës.  Më parë, diplomatët perëndimorë folën për një kërcënim të menjëhershëm dhe të besueshëm që synonte bazën amerikane Al Udeid.

Al Udeid është një bazë masive jashtë kryeqytetit të Katarit, Doha, dhe është selia e Komandës Qendrore të SHBA-së për të gjitha operacionet e saj ajrore në Lindjen e Mesme. Baza gjithashtu strehon një personel ushtarak britanik.

 

1 VITE ME PARE

Sulmet iraniane ne bazat amerikane, Katari: Nuk ka viktima, mbrojtja jonë ajrore pengoi sulmin dhe kapi me sukses raketat

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin
raketat ne doha

KATAR- Pas sulmeve të Iranit ndaj bazave amerikane, Katari ka thënë se rezervon të drejtën për t'u përgjigjur drejtpërdrejt dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Gjithashtu është bërë me dije se nuk ka viktima në bazën ushtarake amerikane al Udeid në Doha, pas sulmit të Iranit ndaj kësaj strukture. Katari tha se mbrojtja e tij ajrore ka interceptuar raketat iraniane.

"Jemi të sigurt se mbrojtja ajrore e Katarit pengoi sulmin dhe interceptoi me sukses raketat iraniane. Një deklaratë që sqaron rrethanat e sulmit do të lëshohet më vonë nga Ministria e Mbrojtjes.", thuhej më tej në deklaratën e Katarit.

Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit ka thënë se sulmi me raketa që sapo u raportua është një operacion i quajtur "shpallja e fitores". Raketat e nisura nga Irani kanë synuar bazat amerikane në Katar dhe Irak.

 Pak më herët, Katari njoftoi mbylljen e hapësirës ajrore. Njoftimi erdhi pak orë pasi Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të paralajmëruan qytetarët e tyre atje të strehohen. E gjitha kjo vjen pasi SHBA-të kryen sulme ajrore ndaj centraleve bërthamore iraniane gjatë fundjavës.

 

1 VITE ME PARE

Sulmet iraniane në bazat amerikane në Irak dhe Katar, reagon Shtëpia e Bardhë: Po monitorojmë situatën nga afër

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin
foto ilustruese

SHBA- Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Mbrojtjes po monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj bazës ajrore al Udeid në Katar.

Kështu deklaroi një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, pas një sulmi me raketa iraniane që shënjestroi bazën ushtarake amerikane në vend. Ndërkohë, presidenti Donald Trump është gjithashtu në Dhomën e Situatave me ekipin e tij tani, raporton Sky News.

Irani dhe Izraeli janë futur në javën e dytë të konfliktit dhe shkëmbimit të sulmeve me raketa mes tyre. Ndërkohë një ditë më parë, pjesë e konfliktit u bë dhe SHBA, duke sulmuar objektet bërthamore iraniane.  Kjo përfshirje e Amerikës rriti po ashtu frikën gjë për zgjerimin e konflikit në Lindjen e Mesme. 

1 VITE ME PARE

Mediat shtetërore iraniane: Ka nisur operacioni "Shpallja e fitores"! Irani sulmon me raketa edhe bazat amerikane në Irak

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin
foto ilustruese

IRAN- Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit ka thënë se sulmi me raketa që sapo u raportua është një operacion i quajtur "shpallja e fitores". Raketat kanë synuar bazat amerikane në Katar dhe Irak, sipas raportimeve.

Burime ushtarake i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se sistemi i mbrojtjes ajrore është aktivizuar në bazën ajrore Ain al Asad në Irak.

Irani kishte kërcënuar më parë se do të hakmerrej kundër SHBA-së pas sulmeve në centralet e saj bërthamore gjatë fundjavës.

 

1 VITE ME PARE

Irani godet një bazë amerikane në Katar, publikohen pamjet nga sulmet me raketa (VIDEO)

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin
Pamje

KATAR- Irani ka lëshuar raketa në një bazë amerikane në Katar dhe një tjetër raketë në një bazë amerikane në Irak, në hakmarrje për sulmet e Uashingtonit në centralet bërthamore të Republikës Islamike gjatë fundjavës.

Zhurma e disa shpërthimeve u dëgjuan mbi kryeqytetin e Katarit, Doha. Më parë, diplomatët perëndimorë folën për një kërcënim të menjëhershëm dhe të besueshëm që synonte bazën amerikane Al Udeid.

Al Udeid është një bazë masive jashtë kryeqytetit të Katarit, Doha, dhe është selia e Komandës Qendrore të SHBA-së për të gjitha operacionet e saj ajrore në Lindjen e Mesme. Baza gjithashtu strehon një personel ushtarak britanik.

1 VITE ME PARE

Presidenti iranian: Agresioni nuk do të mbetet pa përgjigje, do t'i përgjigjemi çdo plage në trupin e Iranit

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin
presidenti iranian

IRAN- Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se Irani nuk ka filluar dhe as nuk dëshiron luftë, por nuk do ta lërë pa përgjigje atë që e quajti agresion kundër vendit. Në një postim në "X", Pezeshkian shprehet se nuk do ta lënë pa mbrojtje popullin iranin dhe do t'i përgjigjen "çdo plage në trupin e Iranit". 

"Ne as nuk e nisëm luftën dhe as nuk e deshëm atë; por nuk do ta lëmë agresionin kundër Iranit të Madh pa përgjigje.
Me gjithë qenien tonë, ne do të mbrojmë sigurinë e këtij #populli, #Zoti do të na ruajë, të dashur, dhe ne do t'i përgjigjemi çdo plage në trupin e Iranit me besim, mençuri dhe vendosmëri.", thuhet në postim. 

1 VITE ME PARE

Shpërthime mbi kryeqytetin e Katarit, Irani godet një bazë amerikane

Përfshirja e SHBA-së në konflikt/ Irani nis operacionin
foto ilustruese

KATAR- Agjencia e lajmeve Reuters raportoi për një seri shpërthimesh mbi Doha, kryeqytetin e Katarit. Shpërthime u dëgjuan vonë pasditen e së hënës mbi Katar. Sipas një zyrtari izraelit, Irani lëshoi ​​gjashtë raketa në bazat amerikane në Katar. Më parë, diplomatët perëndimorë folën për një kërcënim të menjëhershëm dhe të besueshëm që synonte bazën amerikane Al Udeid.

Al Udeid është një bazë masive jashtë kryeqytetit të Katarit, Doha, dhe është selia e Komandës Qendrore të SHBA-së për të gjitha operacionet e saj ajrore në Lindjen e Mesme. Baza gjithashtu strehon një personel ushtarak britanik.

Përveç kësaj, Wall Street Journal raporton se Irani ka pozicionuar lançues raketash për një sulm të mundshëm ndaj forcave amerikane. Mbyllja e hapësirës ajrore të Katarit është jashtëzakonisht e rëndësishme, dhe vjen vetëm pak orë pasi Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të paralajmëruan qytetarët e tyre atje të strehohen.

E gjitha kjo vjen pasi SHBA-të kryen sulme ajrore ndaj lokacioneve bërthamore iraniane gjatë fundjavës. Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit u aktivizuan për të kapur “objektiva armiqësore” në qytetin Ahvaz, në rajonin jugperëndimor të vendit.

iran shba katar irak konflikti iran-izrael

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës