LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përgjimet e Sky ECC/ Çfarë bëri Suel Çela për të emëruar Pajtime Fetahun në krye të gjykatës? Lidhjet me kreun e bandës së Elbasanit bëhenin përmes vajzës së saj pedagoge

• Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. • Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional. • Dy ditë pas lëshimit të 21 masave të sigurisë në lidhje me operacionin e SPAK të zhvilluar në Elbasan janë zbardhur detaje në lidhje me organizatën kriminale. • Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore të operacionit ndërsa në dokumentin me 262 faqe janë paraqitur hetimet dhe komunikimet mes anëtarëve të bandës Suel Çelës. • Në një bisedë të zbardhur nga në dosje, bëhet fjalë për 4 vite më parë ku Suel Çela flet në Sky Ecc nën pseudonimin Marjus Lulaj, me gjyqtaren Pajtime Fetahu. • Biseda dyshohet se është zhvilluar në kontekstin e procesit gjyqësor që po zhvillohej në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan në ngarkim të Astrit Sinanajt. • Nga biseda dyshohet së Pajtime Fetahu e bën me dije Çelën se dy gjyqtarët e tjerë të çështjes janë ndikuar me qëllim favorizimin e pozitës proceduriale penale të Astrit Sinanaj. • Në dosjen ku janë zbardhur përgjimet nga SkyEcc, është edhe një bisedë ku përmendet deputeti Taulant Balla. • Në përgjimet e SKY ECC, shihen dhe shumë episode ku, lidhjet mes anëtarëve të grupit të Çelës dhe gjyqtares Pajtime Fetahu, i bënte vajza e kësaj të fundit Megi Fetah. • Në përgjime shihen bisedat e kësaj të fundit me vetë Suel Çelën, për ndere dhe favore. • Ndërkohë që vetë Megi Fetah është pedagoge në Universitetin e Elbasanit, në Fakultetin e Ekonomisë. • Një tjetër gjyqtare e përmendur në përgjimet e SKY ECC është dhe Enkeleda Kapedani (gjyqtarja e Tiktok-ut). • Nga përgjimet e zbardhura nga Dosja.al, Suel Çela ndërhyn për të bërë të mundur emërimin e gjyqtares Pajtime Fetahu në krye të Gjykatës së Elbasanit. • Madje, Suel Çela i ofron një makinë 40 mijë euro gjyqtares Kapedani, e shkarkuar nga Vetingu, në këmbim të tërheqjes së saj nga gara për kryetare të gjykatës, me qëllim që kryetare të zgjidhej Pajtime Fetahu.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Përgjimet në Sky ECC! "Ta thy në mes...lekët ja japim ne Pajtimes"/ Si kërkonte Suel Çela ndihmën e ish- gjyqtares për dënimin me mbi 20 vite burg të rivalit të tij?

Përgjimet e Sky ECC/ Çfarë bëri Suel Çela për

TIRANË- Në dosjen hetimore voluminoze të Prokurorisë së Posaçme, siguruar nga Dosja.al, për goditjen e grupit të Suel Çelës, një hapësirë të konsiderueshme zënë veprimet korruptive të ish-gjyqtares Pajtime Fetahu në llogari të bandës kriminale të Elbasanit.

Në përgjimet e Sky ECC, shihet se Suel Çela i kërkon Klaus Matishit ( i cili ka pasur rolin e palës së interesuar për lehtësimin ose rëndimin e pozitës së personave të arrestuar ose të dyshuar për vepra penale), dënimin e një personi që ishte në proces gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan.

Për arritjen e këtij qëllimi do ndihmonte ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, për të cilën Çela thotë se e paguajmë sa të dojë ajo, vetëm të deklarojë fajtor anëtarin e grupit rival, Astrit Sinanaj, për kryerjen e disa veprave penale për të cilat rrezikonte mbi 20 vjet burgim.

PJESË NGA DOSJA E SPAK:

Nga hetimet lidhur me këtë episod, rezulton se: Më datë 07.02.2020, i hetuari Marjus Lulaj komunikon me shtetsin Klaus Matishi dhe nga konteksti bisedës dyshohet së kërkon dënimin e një shtetasi i cili ështe në proces gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Për arritjen e këtij qëllimi Marjus Lulaj shprehet se do të paguajë para shtetases të cilen e identifikon me emrin Pajtime, e cila në kohën që janë zhvilluar komunikimet ka mbajtur detyrën e gjyqtares pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, Marjus Lulaj i shkruan "...i kemi cu haber me blerinen...ta thy nmest...leket ja japim ne pajtimes...sa te doi...ai kurva thuj bomben do e plaste te tregu...sot i ka shku ne takim i vllai gollos ati te bombes i ka cu ushqime...se kan hall se po flet... jo lene se ja thot blerina...".

Nga verifikimet e kryera dyshohet se biseda ka të bëjë me procesin gjyqësor i cili po zhvillohej në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan në ngarkim te shtetasit Astrit Sinanaj i cili ishtë nën akuzë për veprat penale "Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave", "Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese", "Shkatërrimit të pronës me eksploziv" dhe "Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimiť". Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan me vendimin nr 13-2020-2937, datee 08.07.2020 ka vendosur.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Sinanaj, për kryerjen e veprës penale të "Vrasje me dashje e kryer nëmënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave" e mbetur në tentative tëparashikuar nga neni 79/ë dhe 22 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Sinanaj, për kryerjen e veprës penale të "Mbajtja pa leje dhe prodhimi iarmëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" të parashikuar nga neni 278/1 iK. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Sinanaj, për kryerjen e veprës penale të "Shkatërrim prone me eksploziv" e mbetur në tentativë të parashikuar nga neni 152/1 dhe 22 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Sinanaj, për kryerjen e veprës penale të "Largimi i të burgosurit ngavendi i qëndrimit të parashikuar nga neni 323/1 i K.Penal dhe në bazë të kësajdispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve të mësipërme, dënimin përfundimisht të të pandehurit Astrit Sinanaj me 25 (njezet e pese) vjet burgim.

Përgjimet e Sky ECC/ Çfarë bëri Suel Çela për

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.

1 VITE ME PARE

“Kam respekt për ju çuna”/ Suel Çela rekrutoi ‘gjyqtaren e TikTokut’, i ofroi makinë 40 mijë euroshe që t’i hapte rrugën Pajtime Fetahut

Përgjimet e Sky ECC/ Çfarë bëri Suel Çela për
Enkeleda Kapedani

TIRANË- Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme për grupin e Suel Çelës kanë dalë dhe shumë emra të drejtësisë në vend. Përveç gjyqtares Pajtime Fetahu, një tjetër gjyqtare e përmendur në përgjimet e SKY ECC është dhe Enkeleda Kapedani (gjyqtarja e Tiktok-ut). Nga përgjimet e zbardhura nga Dosja.al, Suel Çela ndërhyn për të bërë të mundur emërimin e gjyqtares Pajtime Fetahu në krye të Gjykatës së Elbasanit.

Madje, Suel Çela i ofron një makinë 40 mijë euro gjyqtares Kapedani, e shkarkuar nga Vetingu, në këmbim të tërheqjes së saj nga gara për kryetare të gjykatës, me qëllim që kryetare të zgjidhej Pajtime Fetahu.

Pjesë nga Dosja Hetimore:

Me datë 07.05.2020, Marjus Lulaj komunikon me përdoruesin e SkyECC ***780 poka nje jav...ta thash me duket...e paskam harru...e mbylla e pushova te parapraku...erdhi deshmoi ai sjan keto... ridvan sylkja i ceshtjes...e ka ushtar ky i rrethit kte ridvanit...mir shoku...I min sa te pys vllain... (dërgon mesazhet e shkëmbyera me Mario Çela) "s.s-ca ka kerku ridvani per mu ne givgi? - DD kaq ka fol prokurori ne givgi, dergimin e dosjen ne gjykim per arm pa leje dhe heqe te pa ligjshme te liris ne bashkpunim me deshmin e nei personi qe ka ngju ne qytet"... po...shoku ka hapsir per ta ba kte qe kerkojm...nese do e ban as ne tv ska dal te asnji portal qe u mbyll kjo...po ishalla shoku...dhe po e beri kete e paskemi deren hap me kte...".

Nga konteksti i bisedës dyshohet së Marjus Lulaj informon bashkëbiseduesin e tij në lidhje me çështjen penale në ngarkim të tij në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Lë të kuptohet që prokurori i çështjes Ritvan Sukaj ka dërguar për gjykim çështjen penale në ngarkim të shtetasit Marjus Lulaj dhe Endri Çopja për vepra penale të armëmbajtjes dhe heqjes së paligjshme të lirisë. Lidhur me kërkesën e prokurorit, gjykata ka vendosur pushimin e çështjes pasi Marjus Lulaj ka paraqitur të dëmtuarin dhe ai ka mohuar që të ketë qenë Marjus Lulaj dhe Endri Çopja. I dëmtuari dyshohet të jetë personi të cilit në bisedat më sipër Marjus Lulaj dhe Mario Çela i referohen si "Bled" me avokat "Altin" në bisedat e datës 02.03.2020. Persa më sipër, me qëllim verifikimin dhe identifikimin e çështjes penale të cilës i referohet Marjus Lulaj, u kryen kërkime në portalin zyrtar online te Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan ku u administrua vendimi nr 3-2020-1955, datë 30.04.2020, e regjistruar me datë 13.02.2020.

Në përmbledhje të vendimit rezulton se: Gjatë gjykimit zhvilluar në prani të përfaqësuesit të Prokurorisë Ritvan Suka, në mungesë të të pandehurit Marjus Lulaj alias Suel Çela dhe në prani të av Sokol Hazizaj të zgjedhur nga i pandehuri, në mungesë të të pandehurit Endri Çopja dhe në prani të av. Blerina Beqiri të zgjedhur nga i pandehuri, në prani të viktimës Bledar Karaj dhe të av. Altin Ago të zgjedhur nga viktima. Nisuar nga vendimi i mësipërm rezulton se ka përputhje të plotë të bisedave në lidhje me palët ndergjygjëse dhe vendimmarrjes së gjykatës në datën 30.04.2020 e cila ka vendosur: 1. Pushimin e çështjes për procedimin penal nr.627/1, viti 2013 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të pandehurin Marjus Lulaj alias Suel Çela për veprën penale të "Mbajtjes pa leje tëarmëve të zjarrit" dhe "Heqjes sëpaligjshme të lirisë" e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 278/2dhe 110/2 të K.Penal dhe për të pandehurin Endri Çopja për veprën penale të "Heqjes së paligjshme të lirisë" e kryer në bashkëpunim parashikuarnga neni 110/2 te K.Penal. 2. Shuarjen e masës së sigurimit "Arrest me burg" për të pandehurin Marjus Lulaj alias Suel Çela dhënë me vendimin nr.475 dt 11.06.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Përgjimet e Sky ECC/ Çfarë bëri Suel Çela për

Kapedani u shkarkua nga detyra, pas videove që i dolën në media, ku shfaqej duke bërë sfilandë në zyrat e gjykatës dhe duke dëgjuar muzikë “gangsta”. Gjyqtarja është justifikuar për sfilatat e saj në rrjetet sociale, duke thënë se videot dhe foto ia ka bërë vetes për të hequr stresin dhe lodhjen që kishte nga puna.

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.

1 VITE ME PARE

Përgjimet e SKY ECC/ Vajza e gjyqtares Pajtime Fetahu bënte lidhjen me Suel Çelën, Megi Fetah pedagoge në Universitetin e Elbasanit

Përgjimet e Sky ECC/ Çfarë bëri Suel Çela për
Universiteti i Elbasanit

TIRANË- Zbërthimi i përgjimeve të SKY ECC ka nxjerr në dritë shumë vepra të grupit kriminal të Suel Çelës në Elbasan. Përveç tentativave për vrasje, kalimet e drogës nga Amerika Latine dhe pazaret mes grupit, kanë dalë dhe tentakulat që ky grup ka shtrirë të sistemin e drejtësinë dhe politikës në vend.

Një nga lidhjet e forta që grupi kishte, ishte me gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu, e cila ka shkelur shumë herë ligjin duke dhënë vendime në favor të grupit të Çelës. Por në përgjimet e SKY ECC, shihen dhe shumë episode ku, lidhjet mes anëtarëve të grupit të Çelës dhe gjyqtares Pajtime Fetahu, i bënte vajza e kësaj të fundit Megi Fetah. 

Në përgjime shihen bisedat e kësaj të fundit me vetë Suel Çelën, për ndere dhe favore. Ndërkohë që vetë Megi Fetah është pedagoge në Universitetin e Elbasanit. Siç shihet dhe në faqen zyrtare të Universitetit në ëebsite, Megi Fetah është pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë. 

Përgjimet e Sky ECC/ Çfarë bëri Suel Çela për

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.
 

1 VITE ME PARE

Biseda në SKY ECC/ Publikohen përgjimet: Balla na do për vota

Përgjimet e Sky ECC/ Çfarë bëri Suel Çela për
SPAK

TIRANË- Nga bisedat në SkyEcc, janë bërë publike bashkëpunime mes bandës kriminiale të Suel Çelës dhe drejtues të drejtëisë apo dhe politikë. Në dosjen hetimore të siguruar dhe nga Dosja.al, teksa janë zbardhur përgjimet nga SkyEcc, është edhe një bisedë ku përmendet deputeti Taulant Balla.

Biseda në fjalë është bërë në vitin 2020, e zhvilluar mes Klaus Matishit dhe Megi Fetahut, vajza e gjyqtares Pajtime Fetahu. Teksa flasin për favorizimet kundrejt njëri-tjetrit, gjyqtarja ka shpreh pakënaqësi nga ana e saj. Nga ana tjetër, miku i ngushtë i Çelës, Klaus Matishi, gjatë bisedës me Megi Fetahun, i betohet për sinqeritet dhe siguron vlerësimin e veçantë ndaj gjyqtares Fetahu.

Pjesë nga dosja:

Ne orën 21.59 Klaus Matishi komunikon me Megi Fetah të cilën e bën me dije për konsideratën e veçantë që ka Marjus Lulaj, vetë Klausi dhe lidhjet e tyre për Pajtime Fetah.

Klaus Matishi, “…Ngjo mam ka ber shum per ne pervec tmires fakti qe na do dhe e dim qe e kemi njeriun ton aty na e thot trroc e bardha e bardh ezeza e zez vlen me shum se kafet respekti mamit dhe ndima mam nuk blihet me lek per kok tate shoku un e japim jeten per ate luft me ramen bejm pa mendu fare se ajo meriton shum e me shum esht nder te vetmit qe mundohet me shpirt per ne fhe na ndimon ok dhe boll me idjotsina…

Ti di cdo gie tonen ti kam then te rezultonna nji ta ndimoj se na do ?? O leket o interes balla na do per vota ben virioni fiton kafe landi mer leket ben sikur na do ndimon dhe katnaret me peshore ne dor kurse mam jot esht burrnesh dhe me njerez si mam sja kufi ska rezerva…Apo qazimi na ndimon se ka frik se po humem ne e di qe han karin. Cdo jeri esht me laps po nesjemi budallej…Ne i hym halleve pa shum lek pa shum mig me zemer ne hecim drrejt ne vrasim ballore jo me intrriga…Ato me shtet e miq jan me te fort se ne se kan gjith jeten me giygje ishin te pregatit jan me te fort se ne ni kte drejtim ne jemi ne drrejtimin e luftes me mtir se tqim ropt te qerojm zbejm lloge… Ato si mam jot kan shum miq ne srejtsi ne vetem mam tat kemi te drrejt e sinqert qe na do me shpirt qe shef miqsin jo interesin shuqe ajo sikur kurr mos bej me gje per ne te ne e ka vlersimin 1000000000…”

Përgjimet e Sky ECC/ Çfarë bëri Suel Çela për

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.

1 VITE ME PARE

“Mirëmbrëma ylli sabahut! Unë s'kam vdek akoma t’i lejoj ata...!" Operacioni i SPAK/ Dalin bisedat mes Pajtime Fetahut dhe Suel Çelës: Nuk më pëlqejnë veprimet që mora vesh

Përgjimet e Sky ECC/ Çfarë bëri Suel Çela për
Pajtime Fetahu dhe Suel Çela

ELBASAN- Dy ditë pas lëshimit të 21 masave të sigurisë në lidhje me operacionin e SPAK të zhvilluar në Elbasan janë zbardhur detaje në lidhje me organizatën kriminale. Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore të operacionit ndërsa në dokumentin me 262 faqe janë paraqitur hetimet dhe komunikimet mes anëtarëve të bandës Suel Çelës. 

Në një bisedë të zbardhur nga në dosje, bëhet fjalë për 4 vite më parë ku Suel Çela flet në Sky Ecc nën pseudonimin Marjus Lulaj, me gjyqtaren Pajtime Fetahu. Biseda dyshohet se është zhvilluar në kontekstin e procesit gjyqësor që po zhvillohej në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan në ngarkim të Astrit Sinanajt. Nga biseda dyshohet së Pajtime Fetahu e bën me dije Çelën se dy gjyqtarët e tjerë të çështjes janë ndikuar me qëllim favorizimin e pozitës proceduriale penale të Astrit Sinanaj.

Pjesë nga dosja:

Marjus Lulaj shprehet se do t’i kontaktoj dy gjyqtarët të cilët i identifikon si “Zyniu” i cili dyshohet se është Zihni Shahu dhe “Landi”, i cili dyshohet se është Taulant Tafa dhe këtë të fundit do ta detyrojë të kthejë mbrapa atë çfarë ka marrë duke nënkuptuar se ky gjyqtar ka marrë ryshfet, përndryshe “do t’i montojë bombën në kokë të dyve”. Qëllimi për të cilin Marjus Lulaj angazhohet të ndikojë dyshohet se ka të bëjë me dhënien e dënimit maksimal ndaj Astrit Sinanaj të cilin e sheh si anëtar të grupit rival në Elbasan i cili ka ndërmarrë veprime konkrete në dëm te jetës së bashkëpunëtorit të tij Fuad Verzivolli.

Mbrëmjen e 20 majit 2020, Sueli komunikon me Pajtimen për ku thotë se “Unë skam vdek akoma t’i lejoj ata të bëjnë përshesh…do t’i takoj të dy un e shikoj nëse janë të lëkundur…nga sot fillova veprimet…me Landin kam fol pak përpara…Zyniun e prita ta takoj nuk erdhi do t’i shkoj te shpia….sot i kërkova takim me Landin…habitem ata janë të dy frikacakë Zyniu s’më kapi mu me dorë si do ndimoj atë…jam shum i qart…ta thash jam gjallë akoma un….do i kthejnë prap atje nëse ka marr…pse do ja montoj atyre dyve bombën nkok…”.

I hetuari Marjus Lulaj shprehet se do të kërkojë konfirmimin e akuzës dhe nuk i interesojnë detaje të tjera, në fund ai shprehet se pas bisedës me gjyqtarët në fjalë ka dhe zgjidhjen tjetër të cilën e përshkruan vijon “…un e kam zgjidhjen time do ti hy te dyve neper shtëpia nëse e shoh qe po luajnë…”.

Bisedat vijojnë me Marjus Lulaj i cili i e fton ta takojë gjyqtaren Fetah në banesën e tij, si dhe e bën me dije se gjyqtarin të cilin e identifikon me emrin “Zyni” do ta kërcënojë në banesën e tij, Lulaj shkruan “do vi te shpia te parku un hajde dhe ti atje nesër ose pasnesër si thua?… që të flasim më mirë gojarisht….me thuaj ti kur mundesh…un sot thjesht i kam kërku takim Landit kaq… me Zyniun nuk kam ca takoj sa dëgjova këto e menova mas pretencës t’i futem në shpi ta tromaks pak e ta bëj ai pastaj po pat këllqe…”.

Pjesë e shkurtër nga bisedat:

Pajtime Fetahu: Nuk me pëlqejnë veprimet që mora vesh dje.

Marjus Lulaj: Unë s’kam vdek akoma t’i lejoj ata te bëjnë përshesh”. “Do ti takoj të dy un e shikoi nëse janë të lëkundur”.

Pajtime Fetahu: 90% po e bëjnë përsheshin”. “Por mos i bjer ne sy qe te informova unë sepse ai dje me tha dhe duket që të kam thënë unë.

Përgjimet e Sky ECC/ Çfarë bëri Suel Çela për

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.

pajtime fetahu suel cela spak pergjimet ne sky ecc

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!