Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
• Dëfrim Pashaj, 40 vjeç është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë, në zonën e njohur si ‘Uji i Ftohtë’. Pashaj është plagosur me armë gjahu nga Ledjon Zahaj, 38 vjeç. • Dyshja janë konfliktuar për ullinjtë dhe 38-vjeçari ka shkuar në shtëpi ka marrë çiften dhe më pas ka qëlluar mbi 40-vjeçarin duke e lënë të plagosur. • Autori është arrestuar, ndërsa 40-vjeçari ka shkuar me këmbët e tij në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
3 artikuj për këtë temë.
VLORË- Policia e Vlorës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me plagosjen e ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Në njoftim bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në lagjen “10 Korriku”. Policia shton se L. Z., 38 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri të identifikuarin si Dëfrim Pashaj, 40 vjeç. Autori është vënë në pranga, ndërsa 40-vjeçari është shtruar në spital. 38-vjeçarit i është gjetur një armë gjahu.
Njoftimi i policisë Vlorë:
Plagosi me armë zjarri, një 40-vjeçar, falë reagimit në kohë nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Gjatë kontrollit të banesës së autorit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu. Rreth orës 16:00, në lagjen “10 Korriku”, shtetasi L. Z., 38 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. P., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë. Shërbimet e Policisë, falë koordinimit në kohë me sallën e operative të DVP Vlorë, kanë bërë të mundur menjëherë kapjen dhe neutralizimin e autorit të dyshuar, shtetasit L. Z. Ndërkohë, i plagosuri, shtetasi D. P., aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
VLORË- Personi që ka plagosur 40-vjeçarin Dëfrim Pashaj në Vlorë është vënë në pranga. Arrestimi i tij është kryer vetëm pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja. Pashaj ndodhet aktualisht në spital. Ai u paraqit me këmbët e tij para bluzave të bardha duke kërkuar ndihmë mjekësore për plagën që kishte marrë. Rrethanat se si ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta. Policia ndodhet në spitalin e Vlorës. Pritet marrja në pyetje e Pashajt për të zbardhur më shumë detaje.
VLORË- Dëfrim Pashaj, 40 vjeç është paraqitur i plagosur me armë zjarri në spitali ne Vlorës. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Mësohet se Pashaj po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nuk dihet ende nëse 40-vjeçarit i është bërë atentat apo plagosja e tij ka ardhur për shkak të ndonjë konflikti të çastit. Pritet marrja në pyetje e të plagosurit për të zbardhur më shumë detaje. Policia ndodhet aktualisht në spitalin e Vlorës.