LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përvjetori i sulmeve të NATO-s/ Berisha: Kosova të bëhet pjesë e NATO-së. PD ka gati paketën për uljen e barrës fiskale mbi naftën

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për 25 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviçit, që spas tij është një moment historik për shqiptarët dhe për Aleancën e Atlantikut të Veriut. • Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri thirrje që Kosova të pranohet si anëtare e NATO-s, duke e konsideruar këtë jo vetëm si një nder për historinë e saj të çlirimit, por edhe si një hap strategjik për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, duke dërguar një mesazh të qartë kundër ambicieve të Vladimir Putinit. • Duke folur për rritjen e çmimit të karburanteve, Berisha akuzoi se çmimi i lartë i naftës në Shqipëri është pasojë direkte e politikave të ndjekura nga Edi Rama dhe qeveria e tij. • Sipas kryedemokratit, faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë situatë janë taksat e larta mbi karburantin, kontrabanda e naftës dhe mënyra e menaxhimit të rezervave shtetërore dhe private. • Ai theksoi se këto elemente kanë bërë që Shqipëria të ketë një nga çmimet më të larta të naftës në rajon, si dhe një nga ngarkesat fiskale më të rënda në Evropë. • Berisha njoftoi se Partia Demokratike ka përgatitur një paketë masash që synon uljen e barrës fiskale mbi naftën, duke e sjellë atë në nivele të krahasueshme me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

6 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Nuk votojmë ligje të njëanshme të PS-së. Jemi të angazhuar në procesin e dy reformave, territoriale dhe elektorale

Përvjetori i sulmeve të NATO-s/ Berisha: Kosova të bëhet
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nënvizoi se opozita nuk do të votojë ligje të njëanshme të Partisë Socialiste, duke theksuar angazhimin e PD-së në procesin e dy reformave, territoriale dhe elektorale. Berisha kritikoi qeverinë për përpjekjet për të mbuluar vjedhjet dhe manipulimet, duke e cilësuar si hipokrizi planetin për të ulur numrin e deputetëve, ndërsa sipas tij, qeveria vjedh shumëfishin e rrogave të të gjithë parlamentit

'Nuk votojmë asnjë ligj me PS-në. Jemi të angazhuar në procesin e reformës, në dy reformat, sepse kjo mendojmë ne është, jo se besojmë se Edi Rama do pranojë të ketë një produkt të përbashkët, jemi të bindur që nuk beson. Por nga ana tjetër ne kemi një opinion të tërë, që kërkon që ne të paraqesim variantin tonë dhe ata të njihen me të. Dhe ne jemi në këtë. Por ne të votojmë të njëanshme ligje të PS-së, nuk votojmë asnjë. Kjo është shumë e prerë. Edi Rama përpiqet me shashka që të mbulojë vjedhjet që ka bërë. Përpiqet të mashtrojë shqiptarët se duke shkurtuar 40 deputetë po i bën të lumtur, në një kohë kur ai vjedh në ditë shumëfishin e rrogave të të gjithë parlamentit bashkë me zyrtarët e tij. Pra është një hipokrizi e madhe e tij,' tha Berisha./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Protestat do diversifikohen, jehona ndërkombëtare e tyre ka tërbuar narkoregjimin

Përvjetori i sulmeve të NATO-s/ Berisha: Kosova të bëhet
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se strategjia e opozitës për protestat e ardhshme do të diversifikohet.

Në një deklaratë për shtyp, Berisha theksoi se jehona ndërkombëtare e protestës së 22 marsit ka tërbuar, atë që ai e cilëson si 'narkoregjim'.Kryedemokrati u bëri thirrje mbështetësve që t’i bashkohen betejës për interesat e tyre.

*Anisa Kadesha, RTSH: Zoti Berisha, cila do jetë strategjia e opozitës në protestën e radhës dhe a ia ka dalë deri tani opozita të sensibilizojë faktorin ndërkombëtar me protestat e deritanishme?*

*Sali Berisha:* Tani, strategjia do të shpallet. Ne jemi përcaktuar për diversifikimin dhe i qëndrojmë atij përcaktimi.
Forma e protestës së ardhshme do shpallet së shpejti.
Besoj se në rrafshin ndërkombëtar, ju jeni dëshmitarë vetë që me datën 22 mars në darkë, lajmet më kryesore pas luftës në Lindjen e Mesme, kanë qenë lajmet për betejën e qytetarëve të Tiranës kundër korrupsionit në Shqipëri.
E keni parë vetë se me çfarë dashamirësie dhe simpatie të madhe i kanë përcjellë, me çfarë korrektese.
Dhe kjo e tërboi narkoregjimin dhe puthadorët e tij, të cilët kaluan në marrëzira dhe absurditete, duke treguar lepurin në bark që u ka hyrë.
Vazhdon e pandërprerë beteja jonë.
Ftoj qytetarët të bashkohen me ne se janë interesat më jetike të tyre.", tha Berisha./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindjen: Edi Rama çonte Ergys Agasin që të shponte shishet e ujit të ish-presidentit Meta

Përvjetori i sulmeve të NATO-s/ Berisha: Kosova të bëhet
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha ka uruar ish-presidentin Ilir Meta për ditëlindjen. Në një deklaratë për shtyp, ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Rama ,duke u shprehur se, aktet e intimidimit i atribuohen Edi Ramës ndaj Metës dhe të burgosurve politikë.

Sipas tij, Ergys Agasi, me urdhër të Ramës, ka ndërmarrë veprime të papranueshme, si shpuarja e shisheve të ujit të ish-presidentit, duke i cilësuar këto si qasjeje kriminale nga ana e qeverisë aktuale.

"U dërgoj një përshëndetje të përzemërt, të burgosurve politikë në qelitë e komisariateve dhe ti uroj nga zemra ditëlindjen, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta, i burgosur kryesor politik në Shqipëri që po bën një betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut kundër narkoshtetit.
Dënon me neverinë më të madhe, aktet e turpshme të intimidimit që ata i bëjnë, duke dërguar kriminelë për ti shpuar shishet e ujit. Dhe akte të tilla që tregojnë fytyrën e poshtë të Edi Ramës.
Që të gjitha janë me urdhër të Edi Ramës.
Dhe kur një nga eksponentët kryesorë socialistë, me kërkesën e Tedi Blushit, deputetit, merret me këtë problem, rezultonte se operacionin e kryente Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës.
Shikoni ku shkon Edi Rama. Shiko çfarë shpirt, se s’po i vë epitete, se meriton çdo epitet ka ky njeri.
Çon kriminelë për të shpuar shishet e ujit, që ta lejë pa ujë. Mund të shkojë gjer këtu njeriu? As sigurimi i shtetit nuk i bënte këto.",tha Berisha./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Berisha paralajmëron protestën e ardhshme: Edi Rama nuk do e vëjë kurrë nën kontroll vullnetin dhe dinjitetin e shqiptarëve

Përvjetori i sulmeve të NATO-s/ Berisha: Kosova të bëhet
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, paralajmëroi vazhdimin e protestave të Opozitës. Në konferencën me gazetarët, Berisha theksoi se qytetarët shqiptarë nuk do të lejojnë që Edi Rama t’i vërë nën kontroll dinjitetin dhe vullnetin e tyre.

Berisha bëri thirrje që shqiptarët të dalin masivisht në sheshe për të kundërshtuar, regjimin armik të shqiptarëve dhe për të mbrojtur interesat e tyre kundër abuzimeve.

'Së treti! Ju jeni dëshmitar të jehonës së jashtëzakonshme europiane dhe botërore të protestës së 22 Marsit. Mediat më të mëdha të botës, agjencitë më të mëdha, rrjetet televizive, gazetat më të mëdha paraqitën gjerësisht revoltën e qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë, ndaj dyshes së korruptuar Rama-Balluku. Pra, në protestë shndriti zëri i qytetarëve shqiptarë që mbrojnë me dinjitet interesat e tyre nga një grusht hajdutësh të papërgjegjshëm dhe nxiu, nxiu si me zift figurat e urryera të shqiptarëve, Edi Rama dhe Lubi Balluku. Unë garantoj qytetarët se PD është e vendosur që stinën e kryengritjes paqësore ta vazhdojë me vendosmërinë më të madhe dhe se nuk do të tolerojë kurrë, që një dyshe hajdutësh të vazhdojnë të vjedhin, të pangopur duke përdorur mandatet e tyre si thika krimi, mburojë për vjedhjet e tyre.

Edi Rama vërtetë në një betejë me një prokuror guximtar, duhet ta them këtu, përdori gjithë pushtetin ekzekutiv për të mposhtur dhe për ta vënë, tani siç del në pah, në kontroll total SPAK-un, por nuk do të verë kurrë nën kontroll, vullnetin e qytetarëve shqiptarë, dinjitetin e tyre, vendosmërinë e tyre për tu ndarë me këtë të keqe të madhe. Ndaj dhe njëherë ftoj shqiptarët, në datën dhe orën e caktuar që do të jetë shumë e shpejtë, të dalim në shesh në kryengritjen më të fuqishme që të çojmë Shqipërinë drejt fitores, drejt përmbysjes së këtij regjimi armik të shqiptarëve,' tha Berisha./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Berisha: PD ka gati paketën për uljen e barrës fiskale mbi naftën njësoj si në Maqedoni dhe Kosovë

Përvjetori i sulmeve të NATO-s/ Berisha: Kosova të bëhet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se çmimi i naftës në Shqipëri është dukshëm më i lartë krahasuar me vendet fqinje. Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se nafta në vend është 60% më e shtrenjtë se në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për ngarkesën fiskale të vendosur mbi karburantin, duke e cilësuar atë si një barrë të rëndë për qytetarët.

'Pra, janë këto tre faktorë madhorë që përcaktojnë çmimin stratosferik të naftës, çmim ky që ka në bazë taksat më të larta, rreth 30 e sa përqind se sa në vendet e OECD, rreth 30 përqind më të larta se në vendet e BE, ka në bazë kontrabandën që arrin gjysmën e naftës të konsumuar të zhdoganuar në këtë vend, ka në bazë taksat e tjera të lidhura me magazinat e naftës, magazinat doganore të naftës, që rëndojnë jo më vetëm ata që kanë automjetin, sepse EdiRama niset nga një mendim anakronik, niset nga fakti se ata që kanë veturë kanë para të paguajnë, por ky është absolutisht ndëshkim sepse ata që kanë veturë kanë pothuaj të vetmen altërnativë të vetme lëvizje pasi transporti publik është pothuajse inekzistent dhe detyrohen të shesin çfarë kanë për të siguruar mjetin e transportit. Por e vërteta është se çmimi i lartë i naftës nuk prek vetëm ata që kanë vetura, por prek çdo qytetar me çmimin e ushqimeve, sepse transporti transpozohet në rritjen e çmimit të ushqimeve.

Sepse një seri ushqimesh që në procesin e përpunimit përdorin naftën, energjinë, transpozohen në çmim tek konsumatori. Çmimi i naftës pasqyrohet gjerësisht tek fermerët në bujqësi tek fermerët që nuk paguajnë dot për punimin e tokës. Çmimi i naftës godet në mënyrë të ndjeshme çimin e ushqimit për bagëtinë dhe godet kështu sektorin e blegtorisë. Në qoftë se gjer sot, të gjitha qeveritë e BE kanë bërë një ose disa mbledhje me vendime përkatëse si t’i përgjigjen situatës së krijuar nga rritja e menjëhershme e çmimit të naftës për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik, kreu i organizatës kriminale në Shqipëri, Edi Rama ka mbetur në nivelin e batutave dhe mashtrimeve dhe premtimit të tij ultracinik se do ulë akcizën kur nafta të tejkalojë 220 lekë për litër. Ky është një akt i papërgjegjshëm, ky është një akt cinik, kjo është një shpërfillje e madhe për qytetarët shqiptarë. PD ka gati paketën e programit të saj me të cilën ajo vendos mbi naftën të njëjtën ngarkesë fiskale që ka Maqedonia e Veriut dhe Kosova, ngarkesë e cila i lejon këto dy vende që nuk nxjerri asnjë litër naftë, të shesin naftën 60 përqind më lirë se në Shqipëri. Dhe kjo paketë do të dorëzohet... sigurisht ne e kemi paraqitur para shqiptarëve, do e paraqesim prapë dhe i garantoj shqiptarët se ajo do bëhet realitet me ardhjen në pushtet të kësaj partie,' tha Berisha./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Përvjetori i sulmeve të NATO-s/ Berisha: Bëj thirrje që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut

Përvjetori i sulmeve të NATO-s/ Berisha: Kosova të bëhet
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se përvjetori i sulmeve të NATO-s ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviçit është një moment historik për shqiptarët dhe për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Në një konferencë për shtyp, Berisha bëri thirrje që Kosova të pranohet si anëtare e NATO-s, duke e konsideruar këtë jo vetëm si një nder për historinë e saj të çlirimit, por edhe si një hap strategjik për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Berisha theksoi gjithashtu angazhimin e PD-së për të mbështetur këtë nismë nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

'Sot është një datë e shënuar në historinë kombëtare të shqiptarëve, por një datë e shënuar edhe në historinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, aleancës ushtarake politike më të fuqishme të kohërave. Si sot 27 vite më parë, Aleanca ndërmori ofensivën ajrore më të fuqishme pas Luftës së Dytë Botërore kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit, gjenocidit serb në Kosovë dhe bëri të mundur me sulmin e saj çlirimin e Kosovës nga pushtuesi barbar serb. Ndaj dhe sot çdo shqiptar përulet me mirënjohjen e pakufishme për Aleancën e Atlantikut të Veriut, për komandantin, heroin kombëtar të shqiptarëve, presidentin Bill Klinton që udhëhoqi me aq vendosmëri si president i SHBA, Aleancën në atë betejë, më të fuqishme për lirinë, të drejtat njerëzore dhe çlirim kombëtar. Sot, thirrja ime për Aleancën e Atlantikut të Veriut, SHBA, qeverinë është pranimi i Kosovës si anëtare e NATO-s.

Kosova e lirë është një nga rezultatet më madhore e historisë së NATO-s. Kosova anëtare e NATO-s është vendi më i merituar i kësaj republike, por edhe në rrafshin gjeostrategjik, kufiri i NATO-s duhet të jetë kufiri i Kosovës në këtë zonë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një mesazh i kufirit tek thana për Putinin dhe ambiciet e tij në Ballkan. Është një kundërpërgjigje e shkëlqyer që u jepet ndërprerjeve të pandërprera destabilizuese, ambicieve të hershme imperiale që përfaqëson sot Vladimir Putin. Ndaj dhe uroj që Aleanca në këtë përvjetori të konsiderojë mënyrën më serioze anëtarësimin e Kosovës në gjirin e kësaj aleance, e cila është një aleancë politike dhe ushtarake, por sot në rrafshin politik, Kosova është frymëzim për të gjitha vendet e rajonit pasi funksionimi i demokracisë dhe ekonomisë së tregut në Kosovë janë më të garantuara se në çdo vend tjetër. I bëj thirrje Kongresit të SHBA të shqyrtojë në mënyrën më të vendosur anëtarësimin e Kosovës në Aleancën e Atlantikut të Veriut. PD, këtë nismë, nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do ta çojë më tutje. Ne besojmë se Kosova anëtare e NATO-s është një kontribut dhe më i madh për paqen, stabilitetin në rajon, për sigurinë e rajonit dhe të hapësirës euroatlantike,' tha Berisha./Dosja.al

nato sali berisha

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!