LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KAS: S’pranohet Berisha! Të vendoset emri i Metës krah koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në fletën e votimit (DEBATET)

• KAS ka vendosur që në fletën e votimit krah emrit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ duhet të vendoset të vendoset emri i Ilir Metës, dhe jo i Sali Berishës. Vendimi është marrë sot pas një mbledhjeje që zgjati më shumë se një orë mes debateve e përplasjeve. • Pas tërheqjes për vendim, KAS mori vendimin që të pranonte kërkesën për të vendosur një emër në fletën e votimit, krah emrit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, por jo atë të kryedemokratit Sali Berisha, por të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. • Kërkesa u depozitua nga Partia e Lirisë, por ky ishte vendimi i KAS. Gjatë mbledhjes pati përplasje mes të pranishmëve. Përfaqësuesi i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa kërkoi që me domosdoshmëri duhet një përfaqësues, duke parashtruar shembujt e zgjedhjeve të mëparshme. Përfaqësuesi i Berishës u përplas me Ilir Rusmajlin, kur ky i fundit kërkoi të dinte rolin e kryedemokratit dhe pozicionin e tij aktual.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PËRPLASJA në KAS/ Rusmajli: Kush është Berisha? U trembëm se mos kishte shkarkuar Metën! Kaziaj: S’keni faj se keni pasur trauma, ai është lideri historik

KAS: S’pranohet Berisha! Të vendoset emri i Metës krah

Ilir Rusmajli: Cilat janë partitë që përfaqësojnë këtë koalicion? Dhe nëse mund të më thoni, mMe cilën nga partitë e koalicionit ka lidhje Sali Berisha

Përfaqësuesit e Berishës: Në raport me të gjitha partitë i nderuar

Ilir Rusmajli: Është kryetari i ndonjë partie

Përfaqësuesit e Berishës: Nën dijeninë time jo, mund t’i drejtoheni Gjykatës për ekstraktin.

Ilir Rusmajli: Është deputet i ndonjë nga këto partie?

Përfaqësuesit e Berishës: Jo është i pavarur

Ilir Rusmajli: Është anëtar i forumeve drejtuese?

Përfaqësuesit e Berishës: Nuk e kërkon ligji këtë, të gjithë e dinë që Berisha është lideri hoistorik.

Ilir Rusmajli: Po flasim për vijën juridike.

Përfaqësuesit e Berishës: Berisha ka qenë kryeministër, kur ti ke qenë ministër

Ilir Rusmajli: Kam qenë zëvendës i tij

Përfaqësuesit e Berishës: Po, zëvendës i tij dhe e dini shumë mirë se çfarë pozicioni ka Berisha

Ilir Rusmajli: Na intereson momenti aktual. A është apo jo kryetar i ndonjë partie?

Përfaqësuesit e Berishës: Nuk e kërkon ligji

Ilir Rusmajli: Keni marrë pëlqimin e deputetit Sali Berisha kur keni bërë këtë njoftim?

Përfaqësuesit e Berishës: Është bërë nga Endrit Braimllari. Marrëdhëniet me KQZ, përfaqësohen nga ai. Jemi në dijeni dhe të vendimit që ju keni dhënë kryekëput në shkelje të ligjit. Bëtë kryetar një njeri që nuk kishte…totalisht në shkelje të ligjit.

Ilir Rusmajli: Komentet më vonë, tashmë edhe një pyetje tjeëtër. Ku është shkruar partia udhëheqëse?

Përfaqësuesit e Berishës: Partia e Lirisë është shkruar si parti udhëheqëse

Ilir Rusmajli: Parti udhëheqese? Ku është shkruar?

Përfaqësuesit e Berishës: Në marrëveshje

Ilir Rusmajli: Është pra e shkruar në marrëveshje

Përfaqësuesit e Berishës: Është detyrim ligjor dhe ne i zbatojmë këto, ndryshe nga ju

Ilir Rusmajli: Duhet të jemi të qartë. Fakti që politikisht koalicioni udhëhiqet nga Berisha është publike, por po flasim për raportin juridik. U trembëm dhe thamë mos është mbledhur forumi është shkarkuar Ilir Meta dhe është vendosur Sali Berisha. E eliminojmë, se raport juridik me Berishës dhe Partisë së Lirisë nuk ka. Apo jo?

Përfaqësuesit e Berishës: Fakti që trembeni, do të thotë se keni trauma përsa i përket marrëdhënies tuaj me Berishën. Faleminderit.

3 VITE ME PARE

"Berisha në fletën e votimit"/ Bele në KAS: Ku e gjen këtë të drejtë Braimllari?

KAS: S’pranohet Berisha! Të vendoset emri i Metës krah

TIRANË- Propozimi për vendosjen e emrit të Sali Berishës në krye të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' ka krijuar debate në mbledhjen e KAS. Përfaqësuesi i BF-së Endrit Braimllari i ka drejtuar kërkesë KQZ-së, me motivin që në krye të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të jetë Sali Berisha. Por Koli Bele, relatori i çështjes i është përgjigjur Braimllarit me argumentin që ky i fundit nuk e ka tagerin për dërgimin e kësaj kërkese.

Pjesë nga debati:

Përfaqësuesi i Berishës: A është detyrim ligjor sipas KQZ që në fletën e votimit të përfshihet edhe emri.

Koli Bele: Përfaqësuesi e tregoi që nuk është detyrues. Gjithsesi, secili e lexon në mënyra të ndryshme. Ju e keni mbajtur qëndrimin tuaj dhe në nuk do të biem në përsëritje. Keni sjellë një njoftim që na thoni se drejtues është zoti Sali Berisha. Ka firmën e Endrit Braimllarit. Nuk e kuptoj nga buron e kjo e drejta e Braimllarit.

Përfaqësuesi i Berishës: Nga vullneti i palëve që në këtë rast është Partia e Lirisë dhe vetë palët firmëtare. Duke qenë se nuk janë kundërshtuar nga asnjë që përbëjnë palët, është një e drejtë që ushtrohet.

3 VITE ME PARE

KAS rrëzon kërkesën për vendosjen e emrit të Berishës në fletën e votimit: Të shkruhet ai i Metës

KAS: S’pranohet Berisha! Të vendoset emri i Metës krah
Koalicioni Bashkë Fitojmë

TIRANË- KAS ka vendosur që në fletën e votimit krah emrit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ duhet të vendoset të vendoset emri i Ilir Metës, dhe jo i Sali Berishës. Vendimi është marrë sot pas një mbledhjeje që zgjati më shumë se një orë mes debateve e përplasjeve. Pas tërheqjes për vendim, KAS mori vendimin që të pranonte kërkesën për të vendosur një emër në fletën e votimit, krah emrit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, por jo atë të kryedemokratit Sali Berisha, por të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. 

"KAS me shumicë votash vendos pranimin e pjesshëm të kërkesës së PD-së sa i përket pasqyrimit të emrit të kryetarëve të partive të udhëheqësve të partive të koalicioneve Bashkë-Fitojmë në fletën e votimit. Rrëzimin e kërkesës për pasqyrimin e PD-së për shkronjat nistore të partive përbërëse për koalicionit përkatëse. Rrëzimin e kërkesës së koalicionit Bashkë Fitojmë për vendosjen emrit të deputetit Sali Berisha në fletën e votimit si drejtues si koalicionit të bashkë fitojmë,"- U tha në mbledhje. 

3 VITE ME PARE

Përfaqësuesit e Berishës: S’ka sens të vijë dikush nga jashtë të kërkojë emrin e kreut të koalicionit, është zgjedhje e lirë (Krahasimi me rritjen e rrogave nga Rama)

KAS: S’pranohet Berisha! Të vendoset emri i Metës krah
KAS

TIRANË- Mbledhja në KAS është zhvilluar me debate të shumta. Përfaqësuesit e kryedemokratit Sali Berisha kanë rënë dakort me faktin që duhet vendosur një emër në fletën e votimit, por shton se kjo gjë nuk mund të kushtëzohet nga dikush i jashtëm. Ai shtoi më tej se neni e përcakton qart se është zgjedhje e lirë vendosja e emri të kryetarit të koalicionit, ndërsa e detyruar është vetëm për partitë. Këtu, ai përmendi rastin e kryeministrit Edi Rama me premtimin për rritjen e rrogave dhe tha se kjo gjë, sipas KQZ-së nuk ishte e ndaluar në zgjedhjet lokale, por vetëm në ato të përgjithshme. Kështu, sipas tij neni ndryshon kur bëhet fjalë për parti dhe koalicion. 

Pjesë nga biseda: 

Përfaqësuesi 1 i Berishës: Ai që kryesn koalicionin apo që duhet të jetë në fletën e votimit vendoset nga të gjitha palët. Sefa ka marrë vendimin që të konsiderojë këtë dojë.

Përfaqësuesi 2 i Berishës: Një plotësim të lutem. Pa dashur të bëj mbojtësin e komisionerit, mora shkas nga ajo që u tha se herë është interpretuar kodi në gërmë e herë me dëshirë. Për mua është zbatuar. Komisioneri ka mbajtur qëndrim strikt. Për analogji

Koli Bele: Nuk ju pengoj të bëni argumentin tuaj, por kini parasysh që nuk do merremi me këtë

Përfaqësuesi 2 i Berishës: S’do zgjasë më shumë se 30 sekonda. Neni 91 me nenin 65 ka një ngjashmëri për koalicionet. Në asnjë vend nuk parashikohet që emri të jetë përbri koalicionit, kjo gjë është parashikuar vetëm për partitë. E njëjta gjë u tha dhe për pagat dhe komisioneri sqaroi se shkelje quhet në zgjedhjet e përgjithshme dhe jo në ato lokale. Ndaj edhe në këtë rast, nuk ka vend për interpretime të tjera, është koalicioni ai që e vendos me zgjedhje të lirë. S’bën sens të vijë dikush nga jashtë dhe të të kërkojë të vendosësh emrin.

3 VITE ME PARE

DEBATE në mbledhje/ Sefa: Ligji është për të gjithë, kryekomisioneri e zbaton sipas dëshirës, pse s’ka emër koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’

KAS: S’pranohet Berisha! Të vendoset emri i Metës krah
Indrit Sefa

TIRANË- Është zhvilluar mes debateve mbledhja në KAS. Përfaqësuesi i deputetit Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa ka kërkuar që të vendoset një emër krah koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në fletën e votimit, në mënyrë që qytetarët të dinë se kush është kryetari. Ai përmendi rastet e zgjedhjeve të kaluara, në të cilat kjo praktikë është zbatuar. 

Pjesë nga debati: 

Indrit Sefa: Kur hartohet një ligj është për tu zbatuar, nuk mbetet në dëshirën e atij aty. O është për tu zbatuar, ose nuk është. Si ka mundësi që ky subjekt të mos ketë kryetar partie? Ose janë subjektet e barabartë përpara ligjit ose nuk janë. Nuk mund të ndodhë kjo kështu, përsa i përket mënyrës se si pasqyrohen. Jeni të familjarizuar me logon e partisë Demokratike. Ky koalicioni i ri ka një logo tjetër. Ku është logoja e PD këtu? Ç’do logoja e PD në fushatë?

Koli Bele: Bëj ankesë tek komisioneri sipas ligji, këtu po flasim për fletën e votimit.

Indrit Sefa: Po shpjegoj për të shpjeguar që e gjithë kjo gjë ka qenë e qëllimshme për të krijuar diferencim mes subjekteve zgjedhore.

Koli Bele: Nuk dua të bëj debat, vendimi i komisionerit ka bazë ligjore, referojuni. Ju mund të mos bini dakort, por ka një nen aty, një parashtesë, një diçka.

Indrit Sefa: Nuk ka bazë ligjore që të mbështesë vendimmarrjen e tij. I referohet nenit 98.

Koli Bele: Në hyrje thatë që do flisnit shkurt. Ju lutem, referojuni dhe ta mbyllim.

Indrit Sefa: U bë një seancë për të vendosur emrin në fletë votimi, u shty një orë dhe më pas dolën në vendimin që nuk do të vendosnin. Argumentet janë të njohura tashmë, i kemi dhe në ankimim.

3 VITE ME PARE

Kërkesa për të vendosur emrin e Berishës në fletën e votimit, KAS tërhiqet për vendim

KAS: S’pranohet Berisha! Të vendoset emri i Metës krah
KAS

TIRANË- KAS është tërhequr për të marë një vendim lidhur me kërkesën e depozituar për të vendosur emrin e kryedemokratit Sali Berisha krah emrit të koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në fletën e votimit. 

Kërkesa u depozitua nga Endrit Braimllari. Gjatë mbledhjes pati përplasje mes të pranishmëve. Përfaqësuesi i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa kërkoi që me domosdoshmëri duhet një përfaqësues, duke parashtruar shembujt e zgjedhjeve të mëparshme.

Përfaqësuesi i Berishës u përplas me Ilir Rusmajlin, kur ky i fundit kërkoi të dinte rolin e kryedemokratit dhe pozicionin e tij aktual.

3 VITE ME PARE

DOKUMENTI/ Partia e Lirisë dërgon shkresën në KQZ: Kryetar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është Sali Berisha

KAS: S’pranohet Berisha! Të vendoset emri i Metës krah
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Partia e Lirisë ka depozituar një dokument në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku deklaron se kreu i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ me të cilin po garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit, është Sali Berisha. Në shkresën që mban firmën e Endrit Braimllarit bëhet me dije se kjo shkresë është depozituar pas ankimit të bërë nga deputeti Enkelejd Alibeaj, për saktësimin e të dhënave të fletën e votimit.

Shkresa:

Të nderuar zotërinj, në emër të koaliconit 'Bashkë Fitojmë', si dhe të partive përbërëse të tij, ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit në flketën e voitimit sipas parashikimeve të nenit 98 të Kodit Zgjedhor, se drejtuesi i koalicionit është deputeti Sali Berisha. Ju falenderoj për bashkëpunimin.

KAS: S’pranohet Berisha! Të vendoset emri i Metës krah
Shkresa

Alibeaj kërkoi që krahas emri të koalicionit të vendosej emri i drejtuesit, njësoj siç është vepruar me të gjitha partitë në fletën e votimit. Berisha u fut në zgjedhjet e 14 majit në bashkëpunim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta vetëm pasi humbi të drejtën për të përdorur simbolet e PD-së në zgjedhje, gjë që me vendim gjykate i kaluan Alibeajt.

kas 19 prill 2023 ilirjan celibashi indrit sefa ilir rusmajli sali berisha enkelejd alibeaj ilir meta

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë