"Komisioni Europian na refuzoi 3 herë sepse s’ka qenë dëshira!" Rama në Lezhë: I kemi hequr prangat drejtësisë nga pushteti politik
"Thajeni kënetën duke votuar PS-në!" Rama: Mund të na mundin vetëm me AI, as me "bufin" dhe as me atë që ul&e...
"Thajeni kënetën duke votuar PS-në!" Rama: Mund të na mundin vetëm me AI, as me "bufin" dhe as me atë që ul&e...
Rrjedhja e planit të sulmeve në Jemen, Hillary Clinton: Duhet të jeni duke bërë shaka me mua 25 Mars, 12:32 ...
"Primaret ishin proces hipokrit", Rama: Disa politikanë të djathtë kanë ardhur me ne! Nuk janë socialistë por Shqi...
VIDEO/ Nuk ndalet Manaj në Air Albania, shënon golin e dytë për kombëtaren 24 Mars, 21:06 VIDEO/ Mung...
• Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e sotme në shkollën “Gjergj Kastrioti” në Baz të Matit. • Mësohet se nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur 17-vjeçari, Alban Gjonaj. • I riu është dërguar me urgjencë në Spitalin e Burrelit. • Në lidhje me ngjarjen është vënë 18-vjeçari, Donald Lepuri i cili dyshohet se është autori i plagosjes. • Plagosja e të miturit u regjistrua rreth orës 10:30 në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz. • Plagosja dyshohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. • Lepuri ka goditur me thikë të miturin i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. • Gjonaj mësohet se është plagosur në brinjë, ndërsa pritet transferimi i tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. • Fatmirësisht ai e ka kaluar rrezikun për jetën.
3 artikuj për këtë temë.
MAT- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e 17-vjeçarit në shkollën e Mesme” Gjergj Kastrioti” në Mat. I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur Alban Gjonaj. Autorit i ngjarjes 18-vjeçari Donald Lepuri është vënë në pranga pak kohë pas ngjarjes.
Gjonaj mësohet se është plagosur në brinjë, ndërsa pritet transferimi i tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Fatmirësisht ai e ka kaluar rrezikun për jetën. Plagosja e të miturit u regjistrua rreth orës 10:30 në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta.
MAT- 18-vjeçari, Donald Lepuri është vënë në pranga ditën e sotme në lidhje me plagosjen e 17-vjeçarit në Mat. Policia bën me dije se pasi ka identifikuar autorin e ka vënë në pranga.
Plagosja e të miturit u regjistrua rreth orës 10:30 në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz. Plagosja dyshohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta. Lepuri ka goditur me thikë të miturin i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
“Dyshohet se plagosi me mjet prerës një 17-vjeçar, Policia identifikon dhe shoqëron autorin e dyshuar. Sot, rreth orës 10.30, në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D.L., 18 vjeç, ka goditur me mjet prerës një 17-vjeçar, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Falë veprimeve të shpejta dhe reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin D.L.
Gjatë veprimeve të para hetimore lidhur me këtë ngjarje, rezulton se 2 shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes”, sipas në njoftimin e policisë.
MAT- Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e sotme në Mat. Mësohet se nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur një 16-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Gjergj Kastrioti” në Baz të Mat. Raportohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Burrelit.