LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Porti i Durrësit/ Berisha: Po kryhen vjedhje përmes Bitcoin! Kompanitë do futen 'black-list'. Së shpejti flas me emra për "call center-s"

• Sali Berisha ka premtuar zbardhjen e emrave që sipas tij fshihen pas skandalit të mashtrimeve me call centerat. • Në konferencën e tij të përjavshme me mediat, Berisha tha se e gjitha vjen për shkak të mbështetjes që ofron kryeministri Edi Rama tek i vëllai, Olsi. Madje nuk i heton sot as SPAK. • Berisha tha se ka emrat e mashtruesëve por për të mos penguar punën e hetuesëve, nuk do t'i nxirrte ende. • Po ashtu, paralajmëroi kompanitë që kanë ndërmend të futën për të punuar tek porti i Durrësit, se me ardhjen në pushtet të PD-së do të futën në listë të zezë. • Ndërsa për protestën e radhës të opozitës duket se e ka ndarë mendjen se do ta mbajnë me një datë kur vijnë liderët europianë në Tiranë, më 6 dhjetor. • Gjithashtu premtoi se me ardhjen në pushtet të PD do të nxjerrin një ligj që do të ndalojë fitimin e tenderave nga kompani offshore.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Aksi Lekaj-Fier, Berisha: S'ka kurrë ngarkesë. Pse nuk ndërhyjnë tek Tiranë-Durrës apo Shkodër-Lezhë, përditë ka aksidente

Porti i Durrësit/ Berisha: Po kryhen vjedhje përmes Bitcoin!
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha foli për rrugën Lekaj-Fier duke thënë se do të investohen 7 mln euro për zgjerimin e saj edhe pse nuk është e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme. Në fjalën e tij gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Berisha tha se pikërisht ky aks nuk ka kurrë ngarkesë ndërkohë që shtoi se nuk ndërhyhet në dy akset më të ngarkuara ku ndodhin përditë aksidente. Si shembull, numri një i opozitës dha zgjerimin e akseve Tiranë-Durrës ose Shkodër-Lezhë, që sipas tij janë më shumë pak korsi dhe nuk e përballojnë dot fluksin që u shkaktohet nga lëvizjet. 

“Hap Balluku tenderin e skarpateve, ia jep kompanisë Gjoka. Unë nuk kisha dëgjuar gjatë karrierës sime 30 vjeçare këtë. Ajo që ndërton rrugën ka edhe skarpatet. Ajo është vërsulur mbi pasuritë e shqiptarëve e papërmbajtur. Zbaton urdhrat e Ramës. Ajo në rrugën e Arbrit dhe Kardhiq- Delvinë, i kushton vendit 60-80 milionë euro. Këto do të dalin. Unë u them këtyre kompanive, me respektin për çdo punë të ligjshme PD do jetë e papajtueshme me çdo përfitim antilgjor që ata bëjnë me këtë organizatë kriminale. PD do të jetë e papajtueshme me çdo përfitim me këtë organizatë kriminale që qeverisë Shqipërisë. 20 mln euro skarparte, Po ato 300 mln euro që shpenzuat deri tani për çfarë ishin. Është kot t’ia thuash emrin asaj zonje. Është një vasal mekanik i Edi Ramës. Bën çfarë i thotë ai por ajo po shkel rregullat dhe ligjet dhe po abuzon fondet.

Merrni rastin e fundit. Shiko çfarë hajdutërie. Për të sistemuar me anësore aksin Lekaj-Fier, hap tenderin 340 mln euro, 7 mln euro për km. Kur ndërtimi nga fillimi në fund kushton maksimumi 3 mln euro. Ai është aksi më i lirë për të udhëtuar në Shqipëri. Unë udhëtoj por pse nuk zgjeron rrugën Tiranë-Durrës, apo Shkodër-Lezhë që ka fluksin më të madh të rrugës së Kombit. E dyta në Shqipëri. Me dy korsi dhe çdo ditë aksident. Këtu me 5-6 korsi dhe nuk ka kurrë bllokim dhe asnjë lloj problemi, por duhet të vjedhin me në krye ligj Fushën. E morët vesh.

Kur konsorciumi me në krye “Ligj Fushën”. Një rrugë me 7 mln euro për km. Prandaj nuk rriten pensionet dhe rrogat. Prandaj shqiptarët largohen përditë nga vendi. Studentëve nuk i afrohet asnjë mbështetje. Këta janë verbuar nga pasurimi i tyre. SI e justifikon ajo para qytetarëve shqiptarë këtë tende. Në fushë e tëra dhe në një pjesë dërmuese ka rrugë anësore, ish rrugën e vjetër. Normale fare. Këta kanë humbur sensin. Prandaj Shqipëria është në fazë eksplozive. Nuk ndalet kërrkund,"-tha Berisha në fjalën e tij. 

Rruga e asfaltuar, e zgjeruar dhe me dy korsi ndarëse anash do të jepet me koncesion nga fshati Lekaj deri në Fier. Koncesioni është fituar nga kompania, fusha e cila premton se do të investojë 320 milionë euro për 35 vjet dhe më pas do të krijohen të ardhura prej 1.3 miliard eurosh nga vendosja e traut. Pagesa minimale do të fillojë nga 2.1 euro për automjetet dhe që vjen me rritje për mjetet e tjera, si furgon, autobus apo kamion.

3 VITE ME PARE

Protesta e banorëve të Bërxullës, Berisha: Kanë mbështetjen e PD. Ligj për OFFSHORET? Do e ndalojmë që të marrin tendera

Porti i Durrësit/ Berisha: Po kryhen vjedhje përmes Bitcoin!

TIRANË- Sali Berisha është në mbështetje të banorëve të Bërxullës që prej disa ditësh protestojnë për shpronësime të drejta pasi preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar. Po ashtu, sot, kryedemokrati premtoi se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet s’do ketë më tendera të marra nga kompani me bazë offshore.

"Banorët e Bërxullës kanë mbështetjen e plotë të PD. Ne mbështesim çdo kauzë të drejtë kemi kundërshtuar, aty ka patur një proces gjyqësor. Në qëndrojnë në respektimin e të drejtave të tyre. Krijimi i një ligji për ndalimin e kompanive offshore për të marrë tendera. Qëndron kjo. Për kë e bën fshehjen kryeministri? Vetëm për veten e tij mund ta bëjë?,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Ku dhe kur do të ketë protesta? Berisha 'i fiksuar' tek 6 dhjetori: Liderët e BE do vijnë, edhe ne në Tiranë do jemi

Porti i Durrësit/ Berisha: Po kryhen vjedhje përmes Bitcoin!
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike se do të kërkojë që protesta e opozitës të mbahet me 6 dhjetor, datë që përkon me samitin e liderëve të BE që do të vijnë në Shqipëri. Në fjalën e tij, Berisha tha se qëllimi është që Europa të dijë cilat janë problemet e shqiptarëve.

"Ku dhe kur do të ketë protesta? Sot është mbledhja e Kryesisë dhe unë do të sugjeroj vendimin për protestën e radhës. Europa vjen në Tiranë, Shqipëria duhet të vijë në Europë për të paraqitur të gjithë problemet me të cilat përballen shqiptarët. Në mënyrën më dinjitoze dhe duke garantuar asnjëlloj vështirësie përveçse mikpriten por duke nderuar Shqipërinë për të sjellë në arenë të themi problemet madhore me të cilat përballen shqiptarët sot. Tani cila do të jetë dita, këtë do e përcaktojë Kryesia e PD. Protesta e parë dridhi themelet e narkoshtetit. Ishte triumfi i popullit opozitar mbi narkokracinë dhe monizimin e plotë. Protesta e dytë them, varet nga dita, synon të sjellë në skenë të vërtetat e mëdha të kombit. është një ngjarje e rëndësishme për vendin,"-tha Berisha

3 VITE ME PARE

SKANDALI me bitcoin/ Berisha ZBËRTHEN mashtrimin tek 'call centrat': Kanë vjedhur 2.2 mld €, kanë një super-ekspert, emrat do i nxjerr shumë shpejt

Porti i Durrësit/ Berisha: Po kryhen vjedhje përmes Bitcoin!
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar “mafizoze dhe monstruoze” skemën e funksionimit të call centera-ve të bitcoin në Shqipëri, madje ka zbuluar edhe detaje që nuk diheshin deri më sot. Në konferencën e përjavëshme për shtyp, kryedemokrati Sali Berisha tha se pas kësaj skeme qëndron Rama-Josif dhe qytetarëve evropianë u janë vjedhur 2.2 miliardë euro. Po ashtu, ndër të tjera, Berisha tha se të gjitha paratë e marra nga mashtrimi me bitcoin-s, dërgoheshin në Dubai dhe se pronari i tyre ishte vetëm "klani Rama-Josifi". Madje aludoi se kryeministri Edi Rama prandaj e kishte shkarkuar ish-kryepolicin Gledis Nano.

"Në Shqipëri, call centre-t janë nën mbrojtjen e Olsi Ramës. Ka nisur një hetim i madh që me telefonatat e tyre ftonin investitorë që të investonin në bursë, në këtë apo atë sektor. Nëse hetimi i SKAP-it të partisë vazhdon, janë në mburojë të plotë call centre që kryejnë një veprimtari të tmerrshme kriminale të një lloji tjetër. Një grabitje monstruoze në vend të tjera. Këto nuk kontrollohen nga askush, nuk guxohen që të t'u afrohen. Amant Josifi është kreu i Meduzës së kësaj afere. Këta u kërkojnë qytetarëve europianë që të blejnë bitcoin, e këta do ua konsideorjnë me një vlerë 20% më të lartë. Kanë një aplikacion dhe u thonë blijeni dhe vendoseni në këtë kuletë dixhitale. Kujtojnë se e kanë por nuk kanë asgjë më. Kam emra e mbiemra por do iu njoftoj në vijimsi. Këto bitcoin, paralarësit, u ofrohen. Është një person superekspert, që nuk po ia nxjerr emrin për të mos prishur punë tek ekspertët europianë. Se nuk është vetëm kaq. Ky person është i specializuar. Bitcoin përfundojnë te depozituata në E.B.A. Edhe këto që ka rrjeti Rama-Jofisi. Olsi bën protektorin. Janë të qetë se qeveria i mbron. SKAPI i partisë merret me atë hetim të bursave. Këtu nuk hyn dot. Teprica e Bitcoinëve, përfundon sërish në Dubai. Sa është gjer tani vjedhja që u është bërë qytetarëve? 2.2 mld euro. Hetuesit e huaj po pengohen nga SKAPI i partisë. Unë besoj se arrita ta zbërthej këtë skemë monstruoze. është veprimtari kriminale, e dënueshme për të cilën në unison, mendohet se padrino është Olsi Rama. E përcolli Gledis Nanon me pretekstin që më spiunoi në ambasadë. Nëse ai u thotë veprimtarinë kriminale të zyrtarëve, atëherë ai meriton dekorata. Unë se njoh fare, por di që ai ishte bërë problem se në skenën e hetimit ishte dhe Olsi Rama,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij. 

3 VITE ME PARE

Porti i Durrësit, Berisha lëshon PARALAJMËRIMIN: Çdo kompani që do marrë pjesë në projekt do futet në "black-list" nga PD

Porti i Durrësit/ Berisha: Po kryhen vjedhje përmes Bitcoin!
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një paralajmërim për të gjitha kompanitë që po mendojnë që të përfshihen në atë që ai e quan si aferën e portit të Durrësit. Në fjalën e tij, numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia blu tha se të gjitha kompanive që u del emri, do futen në "black list" e PD-së. Megjithatë nuk sqaroi se për çfarë do të futen në listën e zezë dhe si do të ndikojnë kjo gjë në punën e tyre si kompani në rast se demokratët vijnë në pushtet. 

"Bëhet gjithçka për të mbrojtur Edi Ramën dhe aferat e tij. Edi Rama mbrëmë paraqiste Eagle Hill si kompaninë që do të ndërtonte Manhattanin në Zagreb. Ajo histori është mbyllur dy vite më parë nga historia e Zagrebit. është flakur. Përveç kësaj, kryetari kishte hapur garën se nuk e kishte të veten kompaninë. Të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytetari nuk mund të pranojë të qëndrojë duarkryq ndaj këtyre akteve, ndaj PD do të përdorë të gjiitha format për të kundërshtuar këtë plaçkitje të pronës publike më të çmuar që kanë shqiptarët. është më e çmuar se çdo pronë publike në këtë vend. Ne do u prijmë të gjitha nismave për dështimin e këtij projekti. Paralajmëroj se çdo kompani që do të marrë pjesë në këtë projekt do të futet në "black-list". Mos të shndërrohen si shushunja për të marrë pronat e shqiptarëve sepse po regjistrohen nënkontraktorë në Durrës,"-tha Sali Berisha

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Nuk ka kontratë që nuk zgjidhet, përveç kontratës së ndërmarrjes së Edi Ramës. SKAP-i kryen një vepër penale që nuk vepron. SKAP-i nuk mund ta shpëtojë kurrë Edi Ramën. Është më mirë që të veprojë SKAP se të veprojnë qytetarët, që t’i bëjnë një gjyq publik Edi Ramës. Edi Rama ka firmën e tij mbi një bonus për një ndërmarrje që nuk ekzistonte mbi tokë. Një sipërmarrje që merr bonusin dhe vetëkrijohet tetë muaj më pas. Por, i kapur përfundimisht si drejtues i një organizate kriminale të djegësit, ai vazhdon në parimin e krijimit të dominancave me afera të tjera shumë më të mëdha. Për të besuar se kështu do i mbyllë dhe do i vendosë në harresë, palë palë. Unë jam këtu për të përshëndetur qytetarët e Zagrebit, të cilët hodhën në kosh të plehrave, Manhatanin e Eagle Hills. Një kompani, nga më obskuret, një kompani, e cila e lidhur me vëllezërit Kariç, dhe të lidhur të gjithë me Lukashenkon dhe Vuçiçin. Edi Rama mbrëmë paraqiste kompaninë Eagle Hills si kompaninë që do ndërtonte Manhatanin e Zagrebit, në një kohë kur qytetarët e kishin hedhur në kosh projektin. Shikoni ku e çon babëzia për Portin e Durrësit, që të mashtrojë publikisht. Përveç kësaj, kryetari i Bashkisë së Zagrebit kishte hapur garë, se nuk e kishte të veten kompaninë. Kurse Rama nuk hap garë, se e ka të veten kompaninë. 60 përqindëshin e ka të veten. Të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytetarët shqiptarë nuk mund të qëndrojnë duarkryq përballë këtyre akteve që kalojnë çdo imagjinatë të vjedhjes së pasurive të tyre publike. Ndaj dhe PD do përdorë të gjithë format për të kundërshtuar këtë plaçkitje të pronës publike më të çmuar që kanë sot shqiptarët. Ne, natyrisht do u prijmë të gjitha nismave për dështimin e këtij projekti. Jam këtu për të paralajmëruar se çdo kompani ndërtimi që do marrë pjesë në këtë projekt, do futet në listën e zezë. Dhe i paralajmëroj që të mos shndërrohen në shushunja për të vjedhur një pronë publike të shqiptarëve. Sepse po regjistrohen nënkontraktorë tani. Kjo që po bën Rama dhe Balluku është e pashembullt në histori.

sali berisha berisha 18 nentor 2022 porti i durresit aksioni ne call centre

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë