LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Prezantohet "Udhërrëfyesi për Jurisprudencën e GJK"/ Zaçaj: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t'u ekzekutuar! Gonzato: Të mbrohet pavarësia e Gjykatës

• Volumi i dytë i Udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese është prezantuar ditën e sotme në një aktivitet të organizuar nga gjykata. • Në këtë organizim mbajti fjalën e saj kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. • Ajo u shpreh se Udhërrëfyesi është i pari i këtij lloji që organizon në mënyrë sistematike vendimet e Gjykatës, duke përfshirë gjithçka: nga parimet themelore kushtetuese, liritë dhe të drejtat e njeriut, organizmin, funksionimin dhe parimet mbi të cilat ushtrojnë veprimtarinë institucionet shtetërore, në këndvështrim të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke siguruar transparencë e akses në drejtësinë kushtetuese, si dhe duke ofruar një mjet të nevojshëm për të kuptuar evolucionin e saj në Shqipëri. • Zaçaj ka theksuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as këshilluese, as opsionale për tu zbatuar, por janë të detyrueshme dhe ekzekutimi i tyre përbën një detyrim kushtetues për të gjitha pushtetet. • Sipas saj, dështimi në ekzekutimin e këtyre vendimeve vë në diskutim vetë Kushtetutën dhe kërcënon integritetin e sundimit të ligjit. • Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ishte gjithashtu i pranishëm, ku u shpreh se drejtësia sot nuk duhet vetëm të jepet por edhe të duket se po jepet. • Sipas tij duhet që qytetarët ta kuptojnë këtë dhe të kenë besim te drejtësia. • Ai shtoi më tej se përmes këtij besimi mund ta shihet integrimi në BE si një mundësi për të arritur më shumë. • Ambasadori gjithashtu u bëri thirrje institucioneve të sigurojnë zbatimin e plotë të vendimeve të gjykatës dhe të mbrojnë pavarësinë e saj në çdo nivel. • Edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj në prezantimin e volumit të dytë të udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. • Spiropali tha se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm historik në rrugëtimin drejt forcimit të institucioneve demokratike, anëtarësimin në BE dhe rritjen e prestigjit ndërkombëtar. • Sipas saj të gjithë duhet të bashkëpunojnë për zhvilimin e këtyre proceseve. • Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë kontribute të forcimit të shtetit të së drejtës në tërësi.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Manja: Gjykata Kushtetuese është garant i rendit juridik dhe i parimeve mbi të cilat ngrihet Republika

 

Prezantohet "Udhërrëfyesi për Jurisprudencën e
pamje nga aktiviteti

 

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot se vëllimi i dytë i Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese është një hap domethënës për përmirësimin e kulturës juridike në vend. 

Manja tha se kjo është dëshmi e përkushtimit institucional për transparencë, edukim juridik dhe forcim të besimit të publikut te drejtësia. Ministri ka theksuar se Gjykata Kushtetuese është garant i rendit juridik dhe i parimeve mbi të cilat ngrihet Republika, e cila përmes vendimmarrjes së saj mbron ekuilibrin mes pushteteve.

“Publikimi i këtij vëllimi të ri është një hap domethënës për përmirësimin e kulturës juridike në vend. Ai ofron një pasqyrë të qartë dhe të sistemuar të praktikës kushtetuese, duke shërbyer si një mjet i vyer jo vetëm për juristët, akademikët dhe studentët, por edhe për çdo qytetar që dëshiron të njohë më mirë të drejtat dhe liritë e tij.

Kjo është dëshmi e përkushtimit institucional për transparencë, edukim juridik dhe forcim të besimit të publikut te drejtësia. Në një shtet demokratik, Gjykata Kushtetuese është garant i rendit juridik dhe i parimeve mbi të cilat ngrihet Republika. Përmes vendimmarrjes së saj, ajo mbron ekuilibrin mes pushteteve, siguron kufizimin e ndërhyrjeve arbitrare dhe mbron liritë dhe të drejtat themelore të individit. Ky institucion nuk është thjesht një gjykatë që shqyrton çështje juridike – është mbrojtësi i kontratës sonë shoqërore, i themeleve të demokracisë sonë dhe i stabilitetit të shtetit”, tha Manja. 

1 VITE ME PARE

Ambasadori i BE: Institucionet të sigurojnë zbatimin e plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të mbrojnë pavarësinë e saj në çdo nivel

Prezantohet "Udhërrëfyesi për Jurisprudencën e
gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij sot në takimin e organizuar nga Gjykata Kushtetuese për prezantimin e udhërrëfyesit të jurisprudencës.

Gonzato u shpreh se drejtësia sot nuk duhet vetëm të jepet por edhe të duket se po jepet. Sipas tij duhet që qytetarët ta kuptojnë këtë dhe të kenë besim te drejtësia. Ai shtoi më tej se përmes këtij besimi mund ta shihet integrimi në BE si një mundësi për të arritur më shumë.

Ambasadori gjithashtu u bëri thirrje institucioneve të sigurojnë zbatimin e plotë të vendimeve të gjykatës dhe të mbrojnë pavarësinë e saj në çdo nivel.

"Sot nuk është momenti për të rishikuar përparësitë e Reformës në Drejtësi. Megjithatë, dëshiroj të shfrytëzoj këtë rast për të theksuar rëndësinë e dialogut. Këto janë elemente kyçe, që vendimet e formës së prerë të përmbushin standardet e larta të vendosura nga Gjykata Kushtetuese. Ky është një proces i vazhdueshëm.

Drejtësia jo vetëm duhet të jepet, por edhe të duket se po jepet. Duhet që qytetarët ta kuptojnë këtë, të kenë besim, dhe vetëm përmes këtij besimi mund ta shohim integrimin në BE si një mundësi për të arritur më shumë. Çdo hap ka rëndësi. Çdo përpjekje që bëjnë gjykatat kontribuon në këtë vizion. Inkurajoj të gjithë aktorët dhe institucionet që të sigurojnë zbatimin e plotë të vendimeve të gjykatës dhe të mbrojnë pavarësinë e saj në çdo nivel.", u shpreh Gonzato.

1 VITE ME PARE

Spiropali: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë kontribut i forcimit të shtetit të së drejtës në tërësi

Prezantohet "Udhërrëfyesi për Jurisprudencën e
elisa spiropali

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj në prezantimin e volumit të dytë të udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Spiropali tha se Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm historik në rrugëtimin drejt forcimit të institucioneve demokratike, anëtarësimin në BE dhe rritjen e prestigjit ndërkombëtar. Sipas saj të gjithë duhet të bashkëpunojnë për zhvilimin e këtyre proceseve.

Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë kontribute të forcimit të shtetit të së drejtës në tërësi. 

"Shqipëria ndodhet sot në një moment të rëndësishëm historik në rrugëtimin drejt forcimit të institucioneve demokratike, anëtarësimin ne familjen europiane dhe rritjen e prestigjit ndërkombëtar. Nga të gjithë ne kërkohet që të bashkëpunojmë në këto procese.

Vëllimi i dytë i udhërrëfyesit të jurisprudencës të Gjykatës Kushtetuese është një dokument i rëndësishëm me vlera njohëse për konsistencën e vendimmarrjes së gjykatës, përmbajtjen dhe cilësinë e vendimeve të saj si edhe me dobi praktike.

Vendimet e GJK janë edhe kontribute të forcimit të shtetit të së drejtës në tërësi. Ky vëllim vijon punën e nisur me botimin e parë dhe ofron në instrument të vlefshëm për kuptimin, analizën dhe zbatimin e vendimeve kushtetuese në praktikën institucionale dhe ligjore të vendit tonë.", tha Spiropali.

1 VITE ME PARE

Prezantimi i Udhërrëfyesit për jurisprudencën e GJK/ Zaçaj: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t'u ekzekutuar nga të gjitha pushtetet

Prezantohet "Udhërrëfyesi për Jurisprudencën e
holta zaçaj

TIRANË- Volumi i dytë i Udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese po prezantohet ditën e sotme. Pjesë e ceremonisë së prezantimit ishte dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj e cila mbajti fjalën e saj në nisje të takimit. 

Zaçaj u shpreh se Udhërrëfyesi është i pari i këtij lloji që organizon në mënyrë sistematike vendimet e Gjykatës, duke përfshirë gjithçka: nga parimet themelore kushtetuese, liritë dhe të drejtat e njeriut, organizmin, funksionimin dhe parimet mbi të cilat ushtrojnë veprimtarinë institucionet shtetërore, në këndvështrim të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke siguruar transparencë e akses në drejtësinë kushtetuese, si dhe duke ofruar një mjet të nevojshëm për të kuptuar evolucionin e saj në Shqipëri.

Më tej ajo ka listuar dhe disa nga arsyet se përse ky dokument shërben si një burim i rëndësishëm reference. Zaçaj ka theksuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as këshilluese, as opsionale për tu zbatuar, por janë të detyrueshme dhe ekzekutimi i tyre përbën një detyrim kushtetues për të gjitha pushtetet. Sipas saj, dështimi në ekzekutimin e këtyre vendimeve vë në diskutim vetë Kushtetutën dhe kërcënon integritetin e sundimit të ligjit.

FJALA E PLOTË E ZAÇAJT: 

Është një nder i veçantë të jem këtu sot, ndërsa shënojmë një hap të rëndësishëm me prezantimin e Volumit II të Udhërrëfyesit të Gjykatës Kushtetuese – një instrument gjithëpërfshirës që konsolidon jurisprudencën e Gjykatës që nga krijimi i saj në vitin 1992.

Udhërrëfyesi është shumë më tepër se një botim: është i pari i këtij lloji që organizon në mënyrë sistematike vendimet e Gjykatës, duke përfshirë gjithçka: nga parimet themelore kushtetuese, liritë dhe të drejtat e njeriut, organizmin, funksionimin dhe parimet mbi të cilat ushtrojnë veprimtarinë institucionet shtetërore, në këndvështrim të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke siguruar transparencë e akses në drejtësinë kushtetuese, si dhe duke ofruar një mjet të nevojshëm për të kuptuar evolucionin e saj në Shqipëri.

Ky Udhërrëfyes është një dëshmi e gjallë e trashëgimisë së drejtësisë kushtetuese të Shqipërisë, e pasqyruar në vendimet kyçe të Gjykatës Kushtetuese. Shumë nga këto vendime janë shtyllat themelore të drejtësisë shqiptare, duke shënuar momente vendimtare në zhvillimin demokratik të vendit çka u jep atyre edhe një rëndësi historike. Ato pasqyrojnë sfidat e vazhdueshme të shoqërisë sonë dhe të reformave të ndërmarra, duke vënë në pah rolin e pazëvendësueshëm të Gjykatës Kushtetuese në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe vlerave njerëzore që janë sanksionuar në tekstin e Kushtetutës tonë.

Për herë të parë, jurisprudenca e plotë e Gjykatës Kushtetuese bëhet e aksesueshme në një format të strukturuar dhe gjithëpërfshirës, duke mundësuar një kuptim më të mirë dhe një përdorim praktik të parimeve e standardeve kushtetuese.

Ky dokument shërben si një burim i rëndësishëm reference për disa arsye:

Së pari, për vet Gjykatën Kushtetuese – Udhërrëfyesi është konceptuar si një dokument pune, i cili ndihmon dhe lehtëson analizën dhe kërkimin shkencor, ashtu edhe shkrimin e arsyetimin ligjor. Përveçse një hapësirë për reflektim dhe vetëvlerësim, përmes një shqyrtimi sistematik të vendimeve tona ne forcojmë integritetin dhe autoritetin e tyre, duke ofruar një referencë të çmuar për jurisprudencën e ardhshme.

Së dyti, për gjykatat e zakonshme – Udhërrëfyesi ofron një pikë referimi të qartë në ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore, interpretimin tonë të dispozitave kyçe kushtetuese. Ai është një mjet thelbësor që parandalon fragmentimin e arsyetimit ligjor dhe siguron që gjykatat të garantojnë dhe respektojnë të drejtat themelore përmes këtij interpretimi kushtetues, në kuptim të parimit të subsidiaritetit që udhëheq raportet ndërmjet juridiksionit kushtetues dhe atij të zakonshëm gjyqësor.

Së treti, për prokurorët – Për shkak të rolit kyç që kanë prokurorët në zbatimin e ligjit, Udhërrëfyesi ndihmon në orientimin e duhur të veprimtarisë së tyre gjatë procedurave penale të cilat, për sa kohë mund te sjellin kufizime të lirive dhe të drejtave themelore të individit, duhet të kryhen brenda kufijve dhe garancive kushtetuese. Udhërrëfyesi është ne fakt një kujtesë e vazhdueshme se drejtësia duhet të realizohet vetëm përmes ketyre garancive. 

Së katërti, për avokatët dhe praktikantet e ligjit – Udhërrëfyesi ofron një burim të vlefshem për të interpretuar saktë ligjin kushtetues si dhe qartësi mbi standardet dhe precedentët, për një aplikim të duhur të këtyre të fundit. Ai ndihmon avokatët të këshillojnë dhe të përfaqësojnë sa më mirë interesat e klientëve të tyre, duke rritur edhe cilësinë e kërkesave kushtetuese.

Së pesti, për institucionet ekzekutive – Udhërrëfyesi ofron qartësi se si parimet kushtetuese duhet të udhëheqin vendimmarrjen ekzekutive, duke siguruar që politikat dhe veprimet e kësaj dege të pushtetit të reflektojnë angazhimin për sundimin e ligjit dhe të drejtat e qytetarëve. Duke përdorur këtë dokument, institucionet ekzekutive mund të veprojnë me më shumë përgjegjshmëri, transparencë dhe respekt për vlerat kushtetuese, duke forcuar më tej rolin e tyre në ruajtjen e demokracisë.

Së gjashti, për qytetarët dhe shoqërinë civile – Udhërrëfyesi bën të aksesueshme dhe të kuptueshme parimet kushtetuese duke u mundësuar qytetarëve të angazhohen më mirë për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ai forcon besimin e publikut në sistemin e drejtësisë duke siguruar që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të mos jenë vetëm koncepte abstrakte, por instrumente mbrojtjeje, konkrete dhe praktike, të të drejtave dhe lirive të individit.

Së fundi, për studiuesit dhe akademikët – Udhërrëfyesi ofron një thesar të pasur dhe të strukturuar dijesh – një burim të paçmuar për studimin e zhvillimit të së drejtës kushtetuese në Shqipëri. Ai fton për analizë më të thellë dhe inkurajon e nxit kritikën e shëndoshë dhe debatin akademik mbi drejtësinë kushtetuese, rolin e pushteteve të shtetit dhe dinamikat midis institucioneve shtetërore.

Duke diskutuar për ndikimin e thellë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është e rëndësishme të theksojmë se këto vendime nuk janë thjesht me vlerë historike—ato vazhdojnë të formësojnë dhe pasurojnë peizazhin aktual ligjor përmes autoritetit të tyre precedencial.

Këto vendime kanë udhëhequr arsyetimin e sotëm ligjor e gjyqësor, por Gjykata, në interpretimin e Kushtetutës si një “instrument i gjallë” kujdeset që teksti i saj të jetë i aftë të përshtatet me sfidat dhe zhvillimet e reja, duke zhvilluar kështu edhe konceptet e saj.

Është po aq e rëndësishme të nënvizohet se autoriteti i këtyre vendimeve nuk është teorik. Përpjekjet për të kundërshtuar apo për të vënë në diskutim ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese jo vetëm minojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, por edhe destabilizojnë qeverisjen demokratike.

Mos të harrojmë – Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as këshilluese, as opsionale për t`u zbatuar—ato janë të detyrueshme dhe ekzekutimi i tyre përbën një detyrim kushtetues për të gjitha pushtetet.

Dështimi në ekzekutimin e këtyre vendimeve vë në diskutim vetë Kushtetutën dhe kërcënon integritetin e sundimit të ligjit, i cili kërkon që të gjitha institucionet shtetërore, jo vetëm të respektojnë vendimet e Gjykatës por edhe të veprojnë në shina kushtetuese.

Kjo vlen gjithashtu per te mbajtur në vëmendje se kur institucionet përfshirë edhe ato gjyqësore krijojnë konflikte kushtetuese apo veprojnë jashtë kuadrit kushtetues – kjo minon vet legjitimitetin e sistemit ligjor dhe gërryen besimin e publikut.

Ndaj Kushtetutshmëria si mënyrë të qëni dhe të sjelluri është pasaporta jonë e vetme në rrugën e integrimit drejt Evropës së Bashkuar.

Ne jetojmë në një moment historik jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë dhe na duhet të kujtojmë se vetëm demokracia, nuk mjafton.

Sundimi i shumicës, edhe kur është i ligjshëm, mund të çojë në ligje që kufizojnë ose shkelin të drejtat themelore. Prandaj, është e domosdoshme që demokracia të jetë kushtetuese, me kufij për pushtetet, respekt të sundimit të ligjit dhe një pushtet gjyqësor të pavarur.

Vetëm kështu demokracia nuk është thjesht dhe vetëm një mekanizëm qeverisës por një kulturë lirie, përgjegjshmëria dhe llogaridhënijeje.

Megjithate, edhe vetë Kushtetuta, sado perfekte të jetë, nuk është e mjaftueshme. Është Gjykata Kushtetuese ajo që i jep kuptim, zbatim dhe mbrojtje asaj. Duke interpretuar vlerat mbi të cilat mbështeten dinjiteti njerëzor, barazia, liria dhe drejtësia, ajo siguron që parimet kushtetuese dhe të drejtat themelore të ruhen dhe te garantohen.

Në këtë këndvështrim, do të doja të theksoja se mbetet një sfidë e vazhdueshme që drejtësia të jetë jo vetëm e drejtë, por mbi të gjitha kushtetuese. Duhet të mbajmë mend se qëllimi nuk justifikon mjetet. Drejtësia që nuk respekton parimet themelore të Kushtetutës rrezikon të bëhet një mjet pushteti në vend që të jetë një mjet mbrojtjeje dhe ligjshmërie.

Të drejtat dhe liritë themelore nuk mbrohen sepse njihen nga shteti; përkundrazi, ato janë universale dhe duhet të respektohen për të gjithë dhe nga të gjithë—pa përjashtim. Një sistem drejtësie që nuk u jep përparësi të drejtave të njeriut rrezikon te humbasë kredibilitet pavarësisht rezultateve. Vetëm duke respektuar dhe garantuar këto të drejta mund të ndërtojmë një sistem drejtësie legjitim, kushtetues dhe me besim ndër qytetarët.

Përpara se të përfundoj, do të doja të ndaja me ju diçka personale. Që nga momenti kur mora detyrën si gjyqtare kushtetuese kuptova boshllëkun dhe nevojën urgjente për një instrument të tillë si Udhërrëfyesi i jurisprudencës kushtetuese. Në një vizion të përbashkët me kolegët e mi gjyqtarë, ky Udhërrëfyes vjen sot si një premtim i mbajtur dhe një angazhim i realizuar—një arritje e prekshme që do të shërbejë dhe frymëzojë brezat e ardhshëm.

Në fund, por jo për nga rëndësia, me lejoni të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, e cila mundësoi ekspertizën e jashtme dhe kontributin e çmuar të ekspertëve të së drejtës shqiptare. Po kështu i gjithë materiali i është nënshtruar shqyrtimit dhe verifikimit nga vetë trupa e gjyqtarëve.

Përpara se t’i kaloj fjalën Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, të cilën e falënderoj për praninë e saj dhe për mesazhet që do të përcjellë, dëshiroj të përsëris se Gjykata Kushtetuese është e angazhuar plotësisht për të ruajtur dhe zhvilluar jurisprudencën e saj, duke pasqyruar standardet me të larta ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të drejtësisë kushtetuese europiane dhe botërore, ndërkohë që rrit transparencën dhe siguron që vendimet e saj të mbrojnë dhe forcojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

silvio gonzato holta zaçaj gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale