LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Progres-raporti i KE/ Gonzato: Vendimet e GJK nuk janë respektuar, shpifja nuk është dekriminalizuar. Rama: Jemi gati të ulemi si të barabartë në BE edhe pa u anëtarësuar ende

• Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i BE Silvio Gonzato kanë zhvilluar një konfencë të përbashkët, një ditë pas publikimit të Progres-raportin për Shqipërinë për vitin 2025. • Gjatë fjalës së tij, Ambasadori u shpreh vendi po hyn në fazë vendimtare dhe theksoi se Komisoni Europian është gati të mbështesë Shqipërinë për mbylljen e negociatave. • Gonzato theksoi se ky raport është faktik, gjithpërfshirës dhe theksohen fushat ku vendi ka ngecje. • Ai shtoi se raporti vlerëson edhe nivelin e ambicies për të ecur me negociatat dhe vërën faktin se Shqipëria ka arritur të jetë në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE. • Para gazetarëve, Gonzato përshëndeti edhe krijimin për reformën zgjedhore dhe theksoi se krijimi i këtij komisioni do të çojë në një reformë të re zgjedhore. • Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, Gonzato tha se janë bërë arritje falë kapaciteteve të SPAK, duke sekuestruar pasuri të lidhura me krimin. • Sipas tij, Raporti vlerëson që funksionimi i institucioneve demokratike është sfiduar nga polarizimi politik, moszbatimi i disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, apo mungesës së konsultimeve publike. • Ndërsa Rama tha se Raporti i KE thotë se Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda 2027. • Ai ritheksoi se ambicia e tyre është që në raportin e 2027 të shkruhet rekomandojmë anëtarësimin në BE. • Duke folur për anëtarësimin në BE, Rama tha se Shqipëria i di shumë mirë detyrat dhe është i vetmi vend në rajon që përdori AI, ku sipas tij falë Diellës bëjmë transferimin me një shpejtësi shumë të lartë të të gjithë trupit ligjor të BE. • Kryeministri nënvizoi se kjo qeveri nuk ikën nga pshteti pa e bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian. • Gjatë konferencës, Kryeministri u pyet lidhur me deklaratën e Marta Kos se shtetet që duan të bëhen anëtare mund të vendosen një një periudhë prove. • Në përgjigje, Rama tha se se idesë për tu ulur në tryezën e BE-së ende pa u anëtarëzuar e ka hedhur shumë vite më përpara dhe është një qasje që iu jep mundësi të dyja palëve që të marrin atë që duhet, por pa krijuar problem për njëra-tjetrën. 

9 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Tentoi të bënte pyetje, Rama ndërpret gazetaren Ambrozia Meta

Progres-raporti i KE/ Gonzato: Vendimet e GJK nuk janë respektuar, shpifja
Edi Rama

TIRANË- Një moment aspak etik ka ndodhur në fund të konferencës së kryeministrit Edi Rama me ambasadorin Silvio Gonzato. Konferenca u mbajt ditën e sotme në lidhje me progres raportin për Shqipërinë. 

Por gazetarët që janë lejuar të bëjnë pyetje në konferencë, kanë qenë me përzgjedhje të vetë Kryeministrit Rama. Kjo pasi në momentin që gazetarja Ambrozia Meta ka kërkuar që të marrë fjalën, kryeministri Rama e ka mbyllur konferencën dhe ia ka lenë pyetjen në mes. 

"A do vazhdoje Belinda Balluku te rrije ne zyre megjithese eshte marre e pandehur nga SPAK?" pyeti gazetarja Meta./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Vendet të kalojnë në periudhë prove"/ Rama për propozimin e Marta Kos: Ka qenë ideja ime të ulemi si të barabartë në BE edhe pa u anëtarësuar ende

Progres-raporti i KE/ Gonzato: Vendimet e GJK nuk janë respektuar, shpifja
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Ambasadorin Silvio Gonzato u pyet lidhur me deklaratën e Marta Kos se shtetet që duan të bëhen anëtare mund të vendosen një një periudhë prove. Në përgjigje, Kryeministri tha se se idesë për tu ulur në tryezën e BE-së ende pa u anëtarëzuar e ka hedhur shumë vite më përpara dhe është një qasje që iu jep mundësi të dyja palëve që të marrin atë që duhet, por pa krijuar problem për njëra-tjetrën. 

"Këtë ide e kam hedhur vetë shumë vite përpara, dhe e kam hedhur sa herë më është dhënë mundësia. I qëndroj kësaj ideje. Është ide që i ka rrënjët shumë thellë në historinë e mendimit evropian. Është qasje që u jep të dy atë që duhet, pa i krijuar probleme njëri tjetrin. Ne duam të bëhemi anëtarë të BE, të kemi akses të plotë në ngrehinën e BE, nga pikëpamja e legjislacionit, kapaciteteve, buxheteve. Ata duan të njëjtë gjë, por kanë një frikë, duke qenë 27, ka vështirësi në marrjen e vendimeve.

Tani thonë ata, imagjinoni sikur të bëhemi 28, 29, 30, se sa më e vështirë mund të bëhen. Ne si ballkanas, sot jemi më të qetë. Kjo është arsye për të gjetur rrugë të ndërmjetme. Ne kemi bërë propozime konkrete. Kjo mund të bëhet me marrëveshje. E rëndësishme është, ne të mos kemi veton dhe ata të mos tremben nga vetoja jonë. E përshëndes plotësisht këtë ide, nuk më gjen të surprizuar. Në takimin e parë, ia kam thënë komisioneres. Të drejtat tona do jenë të barabarta. Edhe shqetësimi i tyre të mos bëhet problemi ynë. Jemi shumë ok me këtë”, theksoi ai./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Jemi i vetmi vend që përdorim Diellën"/ Rama i bindur: Kjo qeveri nuk ikën pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së

Progres-raporti i KE/ Gonzato: Vendimet e GJK nuk janë respektuar, shpifja

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur për anëtarësimin në BE, tha se Shqipëria i di shumë mirë detyrat dhe është i vetmi vend në rajon që përdori AI, ku sipas tij falë Diellës bëjmë transferimin me një shpejtësi shumë të lartë të të gjithë trupit ligjor të BE. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri nënvizoi se kjo qeveri nuk ikën nga pshteti pa e bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian.

"Në vitet e poshtërimit siç unë i quaj, ato vitet kur na jepte Kadiu, por na i refuzonte Aliu, kur komisioni na rekomandonte hapjen e negociatave, por na refuzohej. Ne jemi përgatitur për ditën kur negociatat të hapeshin dhe kemi punuar njësoj sikur të ishin hapur, prandaj dhe grupi jonë negociator ka shkëlqyer në këtë proces. Ka qenë mirë i stërvitur gjatë epokës së poshtërimit.

I dimë shumë mirë detyrat, jemi i vetmi vend në rajon që përdori AI për këtë proces dhe falë Diellës bëjmë transferimin me një shpejtësi shumë të lartë të të gjithë trupit ligjor të BE për ta adoptuar në Shqipëri. Kryesojmë me përpikëri të gjitha objektivat që janë vendosur në kalendarin e përbashkët. Analizojmë me shumë seriozitet të gjitha problemet që janë adresuar. Falenderoj të gjithë negociatorët që janë krenari kombëtare për ne.

Në të gjitha fushat raporti ka edhe arritjet dhe problemet. Na thotë se çfarë duhet të bëjmë më shumë dhe të ecim pas asnjë lloj ndalese për të arritur objektivin për vitin 2027. Sot të gjithë duhet të ndjehen shumë mirë, sepse sa më shumë pranë BE-së të jemi, aq më shumë përkujdesje do të kemi. Kjo qeveri ka bërë detyrat edhe për mbështetësit edhe për kundërshtarët. Afrimi pranë BE-së jemi në garanci të gjithë. Kjo qeveri nuk ikën pa e bërë Shqipërinë anëtare të BE-së," tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Rama: Ambicia jonë që në raportin e 2027 të shkruhet rekomandojmë anëtarësimin në BE

Progres-raporti i KE/ Gonzato: Vendimet e GJK nuk janë respektuar, shpifja
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se Raporti i KE thotë se Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda 2027. Gjatë konferencës së për përbashkët me Ambasadorin Silvio Gonzato, Rama ritheksoi se ambicia e tyre është që në raportin e 2027 të shkruhet rekomandojmë anëtarësimin në BE. Ndër të tjera, Rama nënvizoi se në këtë rrugë të duhur, ka sfida në cdo hap, që janë sfida dhe cështje për tu adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore por edhe cilësore në cdo hap.

"Ky raport thotë shumë gjëra, por mbi të gjitha thotë një gjë që Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda 2027. Duke thënë këtë raporti i ka thënë të tëra. Ndërkohë që patjetër që në këtë rrugë të duhur, ka sfida në cdo hap. Sfida dhe cështje për t’u adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore por edhe cilësore në cdo hap. Dhe natyrisht që, raporti i progresit është një gotë e mbushur përgjysmë.

Ajo që ne kemi bërë e do bëjmë është që duke marrë të gjithë energjinë e nevojshme nga gjysma plot të fokusohemi me të gjithë energjinë e nevojshme te gjysma bosh, që brenda 2027 të përmbyllim këtë proces dhe raporti 2027 të shkruajë rekomandojmë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kjo është ambicia jonë dhe jam shumë krenar që askush nuk harron të thotë që Shqipëria është në pararojë dhe është shembulli pozitiv. Ky është raporti për mua, të tjerat janë pjesë të detajuara të një procesi ku ne kemi kryer në kohë rekord hapjen e 5 grupkapitujve, besoj do mbyllim vitin me të gjithë kapitujt të hapur," tha Rama./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Funksionimi i institucioneve demokratike është sfiduar nga polarizimi politik"/ Gonzato: Disa vendimet të Kushtetueses nuk janë respektuar

Progres-raporti i KE/ Gonzato: Vendimet e GJK nuk janë respektuar, shpifja
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato tha se në përgjithësi raporti për Shqipërinë është pozitiv, konfirmon angazhimin e plotë politik vlerëson nivelin e lartë të dëshirës dhe ambicies për të ecur përpara.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama, Gonzato theksoi se Raporti vlerëson që funksionimi i institucioneve demokratike është sfiduar nga polarizimi politik, moszbatimi i disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, apo mungesës së konsultimeve publike.

"Në përgjithësi raporti për Shqipërinë është pozitiv, konfirmon angazhimin e plotë politik vlerëson nivelin e lartë të dëshirës dhe ambicies për të ecur përpara, ndërsa dinamika aktuale duhet të përkthehet në reforma më të shpejta. Shqipëria ka filluar të jetë në përputhje me politikat e jashtme dhe me sigurinë. Raporti vlerëson që funksionimi i institucioneve demokratike është sfiduar nga polarizimi politik, moszbatimi i disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, apo mungesës së konsultimeve publike," tha Gonzato./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm"/ Gonzato: Urgjenca e reformave nuk duhet të dëmtojë cilësinë e tyre

Progres-raporti i KE/ Gonzato: Vendimet e GJK nuk janë respektuar, shpifja
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE, Silvio Gonzato gjatë konferencë së përbashkët me Kryeministrin Edi Rama përshëndeti komisionin e përbashkët parlamentar për reformën zgjedhore. Gjatë fjalës së tij, Gonzato tha se në lidhje me funksionimin e gjyqësorit, Shqipëria ka bërë disa përparime në këtë fushë.

Ndër të tjera, Ambasadori theskoi se korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm dhe nevojitet më shumë ecuri. Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, Gonzato tha se janë bërë arritje falë kapaciteteve të SPAK, duke sekuestruar pasuri të lidhura me krimin. 

"Por më lejoni të them gjithashtu, që dëshiroj të përshëndes komisionin e përbashkët parlamentar për reformën zgjedhore. Në lidhje me funksionimin e gjyqësorit, Shqipëria ka bërë disa përparime në këtë fushë. Përparime janë shënuar në reformën në drejtësi. Raport vëren miratimin e strategjisë antikorrupsion. Korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm. Nevojitet më shumë ecuri. Në luftën kundër krimit të organizuar, janë arritur arritje falë kapaciteteve të SPAK, duke sekuestruar pasuri të lidhura me krimin. Është krijuar një zyrë për rikuperimin e pasurisë, por do të donim të shihnim më rezultate.

Ligji për barazinë gjniore të ruajë ambicien në raport me standardet e BE. Liria e shprehjes, Shqipëria ka bërë përparim të kufizuar. Ne i kemi diskutuar të gjitha këto rekomandime. I bëjmë thirrje Shqipërisë të bëjë përparime. Dua ta mbyll me një rekomandim, urgjencën e reformave që kjo nuk duhet të dëmtojë cilësinë e tyre. Anëtarësimi në BE është një projekt gjithë shoqëror. Ky projekt duhet të bëhet jo vetëm nga pozita, por edhe opozita e shoqëria civile, qytetarët. Mbi 90 përqind e shqiptarëve do ta shohë Shqipërinë një vend në BE. Presim vazhdimin e bashkëpumimit të ngushtë ” tha ai./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Zgjedhjet ishin të lira"/ Gonzato: Por kishte probleme me abuzimin e burimeve publike

Progres-raporti i KE/ Gonzato: Vendimet e GJK nuk janë respektuar, shpifja
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE, Silvio Gonzato tha se sa i përket zgjedhjeve raporti thotë se zgjedhjet ishin konkurruese, por që u abuzuan nga burimet publike që çuan në mungesën e pabarazisë në garë. Gonzato përshëndeti edhe krijimin për reformën zgjedhore dhe theksoi se krijimi i këtij komisioni do të çojë në një reformë të re zgjedhore.

"Sa i përket zgjedhjeve raporti thotë se zgjedhjet ishin konkurruese, por që u abuzuan nga burimet publike që çuan në mungesën e pabarazisë në garë. Më lejoni të përshëndes krijimin për reformën zgjedhore. Krijimi i këtij komisioni do të çojë në një reformë të re zgjedhore. Rezultate pozitive janë arritur në reformën në drejtësi”, tha ai./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Gonzato: Është faktik dhe gjithpërfshirës, theksohen fushat ku vendi ka ngecje

 

Progres-raporti i KE/ Gonzato: Vendimet e GJK nuk janë respektuar, shpifja
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE, Silvio Gonzato duke folur për Progres-raportin e KE për Shqipërinë nënvizoi se ky raport është faktik, gjithpërfshirës dhe theksohen fushat ku vendi ka ngecje. Gjatë fjalës së tij, Gonzato tha se raporti vlerëson nivelin e ambicies për të ecur me negociatat dhe vërën faktin se Shqipëria ka arritur të jetë në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE. 

"Shpresojmë që forcat politike, shoqëria civile do lexojë këtë raport, vlerëson arritjet ku meritohen, por thekson edhe fushat ku Shqipëria nuk po ecën para. 1 shtator 2024- deri 1 shtator 2025. Gjetjet e këtij raporti nuk duhet të jenë surprizë. Raporti për 2025 është pozitiv. Raporti vlerëson nivelin e ambicies për të ecur me negociatat. Raporti vërën faktin se Shqipëria ka arritur të jetë në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE," tha Gonzato./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Progres-raporti i KE për Shqipërinë, Gonzato: Jemi në fazë përfundimtare, po punohet për të hapur kapitullin e fundit

Progres-raporti i KE/ Gonzato: Vendimet e GJK nuk janë respektuar, shpifja
Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE, Silvio Gonzato i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama progres raportin për Shqipërinë. Gjatë një konference të përbashkët për mediat në Kryeministri, Gonzato u shpreh vendi po hyn në fazë vendimtare. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se Komisoni Europian është gati të mbështesë Shqipërinë për mbylljen e negociatave. 

"Raporti publikohet në një moment të rëndësishëm. 5 nga 6 grupkapituj janë hapur dhe po punohet për hapejn e kapitullit të fundit, dua të përgëzoj autoritete shqiptare për këtë progres. Është një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti i Shqipërisë. Janë përmbushur 21 masa reformuese, një rezultat i shkëlqyer që beri që KE të ruimbursojë 9.3 mln euro. Siç konfirmoi dhe Von der Leyen kjo është arsyeja pse jemi ketu, KE është gati të mbështesë Shqipërinë për mbylljen e negociatave," tha Gonzato./Dosja.al

edi rama be diella silvio gonzato

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale