LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në xhaminë e Namazgjasë, dëmtohen eksponentë të PD-së

Partia Demokratike zhvilloi protestën e radhës para Kryeministrisë. • Edhe këtë herë ishte i njëjti skenar, ku në fund të fjalimit të kryedemokrati Sali Berisha, protestuesit hodhën molotov në drejtim të Kryeministrisë dhe policia u përgjigj menjëherë me ujë me piper, duke shpërndarë protestuesit. • Gjithashtu policia hodhi ujë edhe në drejtim të Kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetëve të tjerë. • Pas kaosit para kryeministrisë, tubimi u zhvendos drejt Parlamentit. • Policia hodhi gaz lotsjellës pranë xhamisë së Namazgjasë, ku shumë besimtarë mysliman po faleshin. • Si pasojë e gazit lotsjellës besimtarët u larguan me vrap dhe disa të tjerë u izoluan brenda. • Nga sulmi i policisë me plumb gome, mbeti i plagosur edhe kandidatja për deputetë në Shkodër. • Në spital përfundoi edhe deputeti Luçiano Boçi, i cili ka dëmtime në lëkurë dhe është dërguar në QSUT. • Në spital është shtruar edhe një protestues, pasi ka qenë i intoksikuar, ndërsa një qytetar tjetër u qëllua me molotov në kokë dhe është transportuar në spital. • Gjithashtu Gazmend Bardhi, Klevis Balliu, Belind Këlliçi dhe shumë deputetë të tjerë u përplasën me policinë, pasi po arrestonin qytetarët pa arsye. • Ndërkohë, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në protestë deklaroi se, Edi Rama i ka kohërat e numëruara. • Duke nderuar 20 shkurtin e vitit 1991, ku shqiptarët rrëzuan bustin e diktatorit, Berisha u shpreh se, ‘e vërteta është se ne sot nderojmë këtë datë me ndjenjën e mirënjohjes më të thellë, por edhe me frymëzimin më të madh, me zotimin tonë para shqiptarëve se Edi Rama do t’i ketë kohërat e numëruara’. • Gjatë fjalës para mijëra shqiptarëve të mbledhur përpara kryeministrisë, kryedemokrati, e krahasoi qeverisjen e Ramës me regjimin komunist, duke e cilësuar atë si ‘kufomë politike’. • Berisha akuzoi mazhorancën për korrupsion masiv, manipulim elektoral dhe kapje të institucioneve, ndërsa bëri thirrje për mobilizim qytetar për largimin e qeverisë. • Ai theksoi se, sipas tij, vendi po përjeton një krizë të thellë politike dhe ekonomike, duke e lidhur këtë situatë me atë që e quajti ‘regjim të ngritur mbi korrupsionin dhe krimin’. • Më tej, Berisha, ashpërsoi tonet ndaj Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke paralajmëruar se ‘vjedhja e qytetarëve do të shpallet krim i rëndë’. • Ai akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij për kapje të institucioneve, lidhje me krimin e organizuar dhe manipulim të procesit zgjedhor, ndërsa premtoi ndëshkim ligjor për çdo zyrtar që, sipas tij, ka abuzuar me fondet publike. • Berisha theksoi se opozita do të synojë rikthimin e zgjedhjeve dhe mediave të lira, duke e paraqitur protestën si pjesë të një beteje për ndryshim politik dhe institucional. • Lideri i opozitës deklaroi se opozita është sot ‘forca e vërtetë’ përballë qeverisë. Duke bërë paralelizma me vitin 1991 dhe rrëzimin e regjimit komunist, ai theksoi se beteja aktuale politike, sipas tij, është një vazhdimësi e përballjes për ndryshim. • Berisha u shpreh se opozita është e vendosur të përmbysë qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si një mision për ‘shpëtimin e Shqipërisë’.

48 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Gazment Bardhi përplaset me policinë: Mbi 40 persona të ndaluar! Kanë marrë me dhjetëra kryetarë të degëve të PD

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi si edhe deputeti Klevis Balliu janë përplasur me forca të policisë. Përplasja ka ardhur pasi deputetë të PD akuzojnë policisë se janë shpërndarë dhe po arrestojnë protestuesit.


“Çdo qytetar që ka protestuar në mënyrë paqësore që del nga selia e PD arrestohet nga punonjës me uniformë ose banditë që kanë rrethuar të gjithë perimetrin e selisë pa asnjë mjet identifikimi, civilë që Kanë marrë me dhjetëra kryetarë të degëve të PD. Deri tani janë mbi 40 persona”, tha Bardhi./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protesta e PD, Noka e Këlliçi përplaset me efektivët civilë të policisë: Ik ore shk*rdhatë

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Protesta e opozitës ka agravuar dhe deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me efektivët e policisë. Ata kanë përdorur fjalë fyese ndaj tyre. 

Konkretish, kanë replikuar me efektivët e policisë deputetët Flamur Noka dhe Belind Këlliçi. Si pasojë e kësaj proteste është lënduar deputeti demokrat, Luçiano Boçi dhe një protestues./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Policia shoqëron qytetarët, deputetët e PD-së u dalin para/ Bardhi: Kush është komandanti ktu! Largohuni, po terrorizoni qytetarët (VIDEO)

 

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur ashpër me policinë e shtetit pranë Xhamisë së Namazgjasë. Gazmend Bardhi, Klevis Balliu, Belind Këlliçi dhe shumë deputetë të tjerë kërkuan me forcë largimin e forcave të policisë nga zona dhe tërheqjen e policëve civilë, pasi po arrestonin pa arsye qytetarët. Me tone të ashpra Bardhi u tha se po terrorizojnë njerëzit dhe duhet të largohen menjëherë. 


Bardhi: Për çfarë rrini këtu? Për çfarë arrestoni qytetarët? Pse po terrorizoni njerëzit? Çfarë bëni duke shoqëruar qytetarët kot me kot? Largohuni, largohuni… po terrorizoni njerëzit!

Balliu: Kur të mbarojë protesta, vazhdoni detyrën tuaj. Detyra juaj nuk është të arrestoni qytetarët. Jeni në selinë e PD, keni rrethuar deputetët…

Në përplasje me policinë u përfshi edhe Belind Këlliçi, i cili ka theksuar se deputetët po mbrojnë qytetarët nga "njerëz pa uniforme" të cilët po i arrestojnë, duke i quajtur ata "horrat pa uniforme" dhe duke kërkuar largimin e tyre nga zona.

Në të njëjtën kohë, qytetarët kanë brohoritur kundër policisë, duke kërkuar largimin e forcave të rendit nga protestuesit dhe duke bërë thirrje të fuqishme: "Hajdutë!"/Dosja.al

 

 

 

 

3 MUAJ ME PARE

Protestuesit i shpërtheu gazi lotsjellës në kokë/ I riu transportohet me urgjencë nga QSUT te Trauma! Si paraqitet gjendja e tij

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANË- Një qytetari i ka shpërthyer gazi lotsjellës të hedhur nga policia në kokë. Këtë lajm e ka dhënë deputeti Luçiano Boçi, i cili lajmëroi se i riu u transportua te Trauma. Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se është i shqetësuar për gjendjen e një të riut që është goditur pas koke nga bombat e gazit lotsjellës. 

Boçi u shpreh se ai kishte gjakderdhje nga hundët dhe humbje të shikimit.

“Nuk jam i shqetësuar për gjendjen time më shumë se jam për gjendjen e një të riu që është goditur pas koke nga bombat e gazit lotsjellës. E shoqërova dhe atë në spital. Tani urgjenca e ka çuar te Trauma. Kishte gjakderdhje nga hundët, humbje të shikimit. Do shkoj dhe do interesohem për lëvizjen e të riut”, tha ai./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Policia shoqëron një person, qytetari: Po më arrestojnë pa të drejtë, nuk jam protestues

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Policia ka shoqëruar drejt ambienteve të Komisariatit një qytetar. Ai ka kundërshtuar forcat blu, duke thënë se nuk ishte pjesë e protestës.

Policia ka shoqëruar 25 persona. Ata dyshohen se kanë hedhur molotovë drejt godinave qeveritare./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Luçiano Boçi

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është lënduar gjatë protestës kombëtare të opozitës. Bëhet me dije se  Boçi ka dëmtime në lëkurë dhe është dërguar në QSUT.

Gjithashtu është shtruar në spital edhe një protestues, pasi ka qenë i intoksikuar. Gjendja e tij paraqitet e stabilizuar./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Hodhën gaz lotsjellës dhe ujë me piper, pas Kuvendit policia i afrohet selisë së PD-së

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Policia është afruar drejt selisë së PD-së, për të hedhur ujë dhe gaz lotsjellës. Fillimisht ajo hodhi ujë me piper drejt protestuesve, të cilët ndodheshin afër Kuvendit. Nga gazi lotsjellës dhe uji nuk janë kursyer as gazetarët dhe grupet e tyre të xhirimit.

Gjithashtu ai ka prekur edhe besimtarët myslimanë të cilët ndodheshin në Xhaminë e Namazgjasë. Kjo ka penguar besimtarët të kryejnë ritet e tyre./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Policia hodhi gaz lotsjellës pranë selisë blu/ Berisha: Jap fjalën e nderit se nëse guxon të sulmojë këtë seli, selia e tij gjurmë nuk do gjejë

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Sali Berisha

TIRANA- Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se policia ka hedhur gaz lotsjellës pranë selisë blu. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha tha se ata që guxojnë të sulmojnë këtë qeli do të ndëshkohet. 

Kryedemokrati theksoi se kandidatja për depute e PD-së, Senada Mehmeti u qëllua me plumb gome në kokë. Sipas tij, sot Edi Rama ka ndërmarrë një akt të pashembullt, pasi ka sulmuar selinë e PD-së, si një hakmarrje ndaj kryengritësve paqësorë.

"Mirënjohjen më të pakufijshme ju, qytetarëve dhe qytetarëve. Burrave dhe grave të rinjve dhe të rejave. Që sot më 20 shkurt përsëritët në një formë apo në tjetrën 20 shkurtit e 1991. Natyrisht nse shtatorja e Satanit ndodhej në piedestalin në shesh, busti i gjallë nuk ndodhej as në Shqipërië.

Por kjo, nuk pengoi ju për të dëshmuar vendosmërinë më të madhe. Kjo nuk pengoi ju për tu përballë dhëmbë për dhëmbë me falanga krimi me mjetet të paligjshme kundër kryengritëvse paqësorë. Projekti i tyre, ogurzi për të krijuar gjakderdhje. Përsëris sot u shpalos duke qëlluar në ballë, kandidatën për deputetë të PD-së Senada Mehmeti, një demokrate e flaktë.

U qëlluan pas koke me bombula gazi. U përdorën bombat tymuese me acid nitrik helmues, bombat shurdhuese vetëm për të akuzuar opozitën. Ato mjete që përdorën në pozicione luftarake me palë armike. Por sot, përshkallëzimi i Edi Ramës, kundër opozitës ka qenë i paprecedentë. Sot kriminel me uniformë kanë hedhur bomba tymuese dhe gazi në territorin e PD-së.

Sot Edi Rama ka ndërmarrë një akt të pashembullt. Ka sulmuar selinë e PD-së, si një hakmarrje ndaj kryengritësve paqësorë. Jap fjalën e nderit se nëse guxon të sulmojë këtë seli, selia e tij gjurmë nuk do gjejë. I them Edi Ramës, është mundim i madh për ne të përmbajë qytetarët, janë të gatshëm në çdo moment për ti bërë të paqenë," tha Berisha./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Përshkallëzimi i Ramës ndaj opozitës, i paprecedent"/ Berisha: Sulmi në selinë e PD, hakmarrje! U përdorën bomba shurdhuese e gazi

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se përshkallëzimi i Ramës ndaj opozitës është i paprecedent. Ai e konsideroj sulmin me gazlotsjellës në selinë e PD, si hakmarrje.

Lideri demokrat tha gjatë një prononcimi për mediat se gjatë protestës u përdorën bomba shurdhuese e gazi. Berisha theksoi se janë përdorur bomba të tymosura me acid nitrik helmues dhe bomba shurdhuese vetëm për të akuzuar opozitës. 

“Projekti i tyre, plani i tyre ogurzi për të krijuar gjakderdhje sot, u shpalos duke qëlluar në ballë kandidaten për deputetë të PD Senada Mehmeti, një demokrate e flaktë. Ju patë të tjerë që u qëlluan pas koke. U përdorën bomba të tymosur me acid nitrik helmues, bomba shurdhuese vetëm për të akuzuar opozitës.

U përdoren mjete që përdoren në pozicione luftarake. Përshkallëzimi i Ramës sot kundër opozitës i paprecedent. Kriminale me uniformë kanë hedhur bomba tymuese dhe bombola gazi. Sot Rama ka ndarrmarrë një akt të pashembullt, sulmoi selinë e PD, si hakmarrje ndaj kryengritësve paqësore”, tha ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protestuesit hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen në polici 25 persona

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Policia ka shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit 25 persona. Ata janë shoqëruar, pasi dyshohet se kanë hedhur molotovë drejt godinave qeveritare si Kryeministria dhe Kuvendi. Policia ka hedhur ndaj tyre ujë dhe gaz lotsjellës.

Gazi lotjsellës dhe uji i përdorur nga Policia është përdorur ndaj protestuesve përballë Kuvendit, por edhe ndaj besismtarëve myslimanë të cilët ndodheshin brenda Xhamisë së Namazgjasë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Selia PD mbytet me gazlotsjellës, Boçi: Policinë e Ramës e ka kapluar paniku e frika

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në

TIRANA- Deputeti Luçiano Boçi tha se policinë e Ramës e kapluar paniku e frika. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se ata nuk kursyen as njerëzit she as seline e PD-së. 

Ai tha se kjo është polici e Ramës dhe e qeveritarëve që duan të ruajnë privilegjet e tyre. Deputeti tha se protesta po vijon, pasi njerëzit duan ta vijojnë pasi duan të shprehin revoltën.

“Agresivitet i policisë. E kemi parë dhe në proteste të tjera por këtë herë ka qenë më i madh. Ndoshta e paralajmëruar dhe nga ministrja që kërkoi  të mos mbante përgjegjësi për veprimet e policisë. Nuk kursejnë as njerëzit, as selinë e PD-së. Kjo është shprehje e panikut që i ka kapluar.

Shikoni qytetarët qëndrojnë dhe duan ta cojnë deri në fund protestën e tyre. Nuk e pengon as gazi dhe as agresiviteti i policisë që nuk është më polici e qytetarëve. E ka deklaruar me gojën e vet ministrja. Kjo është polici e Ramës dhe e qeveritarëve që duan të ruajnë privilegjet e tyre. Protesta po vijon. Njerëzit duan ta vijojnë pasi duan të shprehin revoltën” tha Boçi./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Forcat e policisë kanë sulmuar selinë blu"/ PD dënon dhunën: Gazi lotsjellës ndërpreu faljen e besimtarëve myslimanë

 

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

 

TIRANA- PD ka dënuar dhunën e përdorur nga policia, ndaj protestuesve. Përmes një deklarate zyrtare, PD shprehet se gazi lotsjellës ndërpreu faljen e besimtarëve myslimanë. Ata thanë se forcat e policisë kanë sulmuar selinë blu. Në deklaratëën e saj thuhet se raportohen disa të plagosur në anën e protestuesve.

Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e përdorur nga policia, plagosjet me plumba gome, përdorimin e gazit lotsjellës dhe mosrepektimin e së drejtës kushteteuse për protestë.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Sasi të mëdha gazi lotsjellës janë hedhur në oborrin, mjediset dhe deri te zyrat e drejtuesve të Partisë Demokratike, forca kryesore e opozitës, pak minuta pas protestës kombëtare të 20 shkurtit, e organizuar në bashkëpunim me një grup intelektualësh të pavarur, nën siglën e Forumit të Dialogut Qytetar, në përkujtim të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha dhe revoltës për skandalet korruptive të qeverisë Rama.

Forcat e Policisë kanë sulmuar selinë e forcës kryesore të opozitës pas një proteste paqësore, e disata në dy muajt e fundit, duke sjellë kaos, të lënduar dhe të plagosur. Gazi lotsjellës ka ndikuar dhe ndërprerë dhe faljen e besimtarëve myslimanë të cilët janë në ditën e të tretë të muajit të Ramazanit.

Raportohen disa të plagosur në anën e protestuesve, një akt i paralajmëruar nga deklarata e policisë sot, e cila shmangu përgjegjësinë duke thënë se nuk e garantonte protestën e sotme, duke shpërfillur kështu një prerogativë kushtetuese.

Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e përdorur nga narkopolicia, plagosjet me plumba gome, përdorimin e gazit lotsjellës dhe mosrepektimin e së drejtës kushteteuse për protestë.

Partia Demokratike mban përgjegjës direkt drejtorin e Policisë të lidhur me bandat kriminale, ministren e Brendshme dhe Kryeministrin Rama, urdhri i të cilit qëndron pas kësaj dhune të pashembullt policore dhe politike. Zyra e Shtypit dhe Komunikimit./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

FOTO/ Policia hodhi gaz lotsjellës me shumicë, lëndohen deputetët e PD-së

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve dhe deputetëve të Partisë Demokratike. Si pasojë e kësaj janë lënduar disa nga deputetët e PD-së. Edhe disa protestues janë lënduar gjithashtu.

Njëri prej tyre është dërguar drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi: Është një cenim i hapur i lirisë së besimit dhe...

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar se gazi lotsjellës pranë Xhamisë së Namazgjasë, është një cenim i hapur i lirisë së besimit. Përmes një reagimi, ai tha se kjo është një përpjekje brutale për të penguar besimtarët myslimanë të kryejnë ritet e tyre pas iftarit.

Bardhi dënoj  këtë veprim, që sipas tij i ngjan praktikave të një regjimi represiv dhe bie ndesh me çdo standard demokratik.

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Hedhja e gazit lotsjellës brenda xhamisë, në një moment kur nuk ka asnjë protestues, përbën një akt të rëndë dhe të papranueshëm. Është një cenim i hapur i lirisë së besimit dhe një përpjekje brutale për të penguar besimtarët myslimanë të kryejnë ritet e tyre pas iftarit.

E dënoj me forcën më të madhe këtë veprim, që i ngjan praktikave të një regjimi represiv dhe bie ndesh me çdo standard demokratik.

Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit, është e papranueshme që në këtë vend të përdoren metodat diktatoriale të regjimit komunist. Bustin e rrëzuam 3 dekada më parë, prandaj frikën dhe dhunën nuk do t’i lejojmë të ngrihen sërish./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"T'ju vij marre"! Qytetarët largohen me vrap nga xhamia e mbytur në gaz lotsjellës (FOTO)

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Qytetarët janë larguar me vrap nga xhamia, e cila u mbyt në gaz lotsjellës. Besimtarët janë parë të dalin me vrap nga ambientet e xhamisë, pas hedhjes së gazit lotsjellës.

Nga gazi lotsjellës dhe uji nuk janë kursyer as gazetarët dhe grupet e tyre të xhirimit. Ndërkohë që policia ka vijuar hedhjen e gazit lotsjellës ndaj protestuesve./Dosja.al

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protestuesi goditet me bombul gazlotsjellës në kokë

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Një incident i rënë është shënuar gjatë protestës kombëtare të opozitës. Një protestues është goditur me bombul gazlotsjellës në kokë. Ai është lënduar, ndërsa qytetarët e pranishëm i kanë ofruar ndihmën e parë. 

Deputeti Luçiano Boçi tha se është ai që e ka shoqëruar të lënduarin, drejt ambienteve të spitalit. Sipas tij, ai kishte gjakderdhje nga hundët dhe humbje të shikimit.

“Nuk jam i shqetësuar për gjendjen time më shumë se jam për gjendjen e një të riu që është goditur pas koke nga bombat e gazit lotsjellës. E shoqërova dhe atë në spital. Tani urgjenca e ka çuar te Trauma. Kishte gjakderdhje nga hundët, humbje të shikimit. Do shkoj dhe do interesohem për lëvizjen e të riut”, tha ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

FOTO/ Gaz pa limit, deputetët e PD-së pajisjen me maskë kundra gaz! Noka fshin sytë me shami

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Si pasojë e kësaj, deputetët e PD-së janë pajisur me maskë kundra gaz.

Deputeti, Flamur Noka është parë duke fshirë sytë me shami./Dosja.al

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në

3 MUAJ ME PARE

FOTO/ Hidhet sërish molotovë pranë selisë blu, autoblindi merr flakë

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Situata ka agravuar sërish dhe para selisë blu është hedhur sërish molotovë. Kjo ka bërë që autoblindi të marr flakë. Kjo ka bërë që situata të tensionohet dhe policia të përdorë ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre.

Gazi lotjsellës dhe uji i përdorur nga Policia është përdorur ndaj protestuesve përballë Kuvendit, por edhe ndaj besimtarëve myslimanë të cilët ndodheshin brenda Xhamisë së Namazgjasë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Kaos te kryeqëzimi i rrugës së Elbasanit, merr flakë makina e ujit! Policia kundërpërgjigjet 

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Makina e ujit ka marrë flakë te kryqëzimi i rrugës së Elbasanit. Episodet e tilla janë regjistruar disa herë gjatë protestës së sotme. Ndërkohë që në një moment, molotovi është hedhur shumë pranë operatorëve dhe fotografëve, duke rrezikuar kështu edhe jetën e tyre. 

Policia iu është kundërpërgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës. Nga gazi lotsjellës dhe uji nuk janë kursyer as gazetarët dhe grupet e tyre të xhirimit, si dhe besimtarët myslimanë të cilët ndodheshin në Xhaminë e Namazgjasë. Kjo ka penguar besimtarët të kryejnë ritet e tyre./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vijojnë përplasjet mes policisë dhe protestuesve/ Gazi lotsjellës përfundon edhe në hyrje të Xhamisë së Namazgjasë, besimtarët izolohen brenda

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Përplasjet mes policisë dhe protestuesve të opozitës kanë vijuar. Policia ka përdorur ndaj tyre, ujë dhe gaz lotsjellës. Gazi lotsjellës ka përfunduar edhe në hyrje të Xhamisë së Namazgjasë, ku ndodheshin dhjetra besimtarët.

Ata po kryenin lutjet dhe ritualin e fales së teravive, për shkak se ndodhemi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Kjo ka bërë që besimtarët të izolohen brenda ambienteve të xhamisë dhe ta kenë të vështrië lëvizjen e rregullt./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Gaz lotsjellës mbi protestuesit e PD-së, hidhet nga kati i dytë i ndërtesave në Tiranë

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Policia ka hedhur gaz lotsjellës mbi protestuesit e opozitës. Gazi lotsjellës është hedhur nga kati i dytë i ndërtesave në Tiranë.

Gazi lotjsellës dhe uji i përdorur nga Policia është përdorur ndaj protestuesve përballë Kuvendit, por edhe ndaj besismtarëve myslimanë të cilët ndodheshin brenda Xhamisë së Namazgjasë. Ndërkohë, që situatata paraqitet e tensionuar, pasi herë pas herë protestuesit janë parë duke hedhur molotovë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Policia nuk kursehet as te xhamia, hedh gaz lotsjellës teksa falen besimtarët 

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në

TIRANA- Gazit lotsjellës nuk i kanë shpëtuar as besimtarët msylimanë të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë.

Gazi ka përfunduar në hyrje të Xhamisë së Namazgjasë. Kjo ka penguar besimtarët, të cilët po kryejnë lutjet dhe ritualin e faljes për shkak të Muajit të Shenjtë të Ramazanit./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

3 MUAJ ME PARE

Tensionohet situata nga Parlamenti tek Rruga e Elbasanit/ Hidhen molotov, policia përgjigjet ashpër me ujë me piper

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Protesta kombëtare e opozitës ka agravuar dhe situata është tensionuar. Protestuesit kanë hedhur molotovë, ndërsa policia është përgjigjur ndaj tyre me ujë.

Ndaj protestuesve është hedhur ujë me presion, ndërsa këta të fundit kanë hedhur disa herë molotovë, duke prekur edhe autobotet e policisë./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

FOTO/ Policia qëllon me plumb gome kandidaten për deputete në Shkodër

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Një incident i rëndë është shënuar gjatë protestës kombëtare të opozitës. Policia ka qëlluar me plumb gome kandidaten për deputete në Shkodër. Senida Mehmeti është lënduar në ballë. 

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë në rrugë, pasi policia i ka larguar nga ambientet para Kuvendit përmes gazit lotsjellës./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Siç pastruam Bashkinë nga Erion Veliaj, do të pastrojmë edhe Kryeministrinë nga Edi Rama

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se siç pastroi Bashkinë nga Erion Veliaj, do të pastrojë edhe Kryeministrinë nga Edi Rama. Sipas tij, ata do ndajnë fatin me njëri-tjetrin.

Sali Berisha: Kaluam nga Bashkia. E pastruam Bashkinë. Siç pastruam Bashkinë nga Erion Veliaj, do pastrojmë Kryeministrinë nga hajduti më i madh se Erion Veliaj, nga Edi Rama.
Ata do ndajnë fatin me njëri-tjetrin. Nuk ka gjë në botë që i shpëton. Dhe, edhe azil politik që po përpiqen të gjejnë, absolutisht nuk do gjejnë kund. Vrimë miu nuk do gjejnë.

Kaluat edhe nga Ministria e Infrastrukturës. Është betejë e fituar e juaja apo akoma nuk e konsideroni?

Sali Berisha: Ministria e Infrastrukturës është në kryeministri se ajo është zëvendëskryeministre. Ne nuk protestojmë tek ajo, se në qoftë se ka njerëz të lidhur si mishi me thoin, si mishi me kockën, është Rama me Lubinë.

Zoti Berisha, a ka pasur një diskutim mes jush për të shkuar tek Kuvendi ose jo duke qenë që ka besimtarë që falen duke qenë se është muaji i Ramazanit?

Sali Berisha: Zoti ua pranoftë agjërimin dhe Ramazanin. Zoti ua pranoftë të gjithë të krishterëve kreshmën. Zoti ua pranoftë të gjithë shqiptarëve protestën. Sakrificë, sakrificë, sakrificë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Protestuesit mblidhen para Parlamentit, i vënë flakën kazanëve të mbeturinave

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Protestuesit janë mbledhur para Parlamentit. Si pasojë e hedhjes së molotovëve  kazanët e mbeturinave kanë marrë flakë. Protesta kombëtare e opozitës ka agravuar dhe ka përfunduar në hedhjen e molotovëve drejt godinave qeveritare.

Policia iu është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa është shtuar ndjeshëm numri i efektivëve të policisë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha u bën thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, nuk ka asnjë justifikim për të mbrojtur këta banditë

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu ka bërë thirrje efektivëve të policisë të bashkohen me protestuesit. Ai tha se nuk ka asnjë justifikim për të mbrojtur ata që ai i cilësoi si 'banditë'. 

Sipas tij, Edi Rama është i pashpresë. Berisha tha se gazi lotsjellës dhe uji drejt protestuesve, me urdhër të Ilirjan Prodës dhe Sokol Bizhgas. 

Sali Berisha: Bashkohuni me protestuesit sepse këta qeveritarë janë shndërruar në një bandë hajdutësh, kusarësh. Në vend që paratë t’i kthejnë në rrogat tuaja, bëjnë ligje për të mbrojtur paratë që kanë vjedhur. Nuk keni asnjë justifikim të mbroni banditë si këta?

Zoti Berisha, si do vijojë aksioni? Do ecni nëpër Tiranë apo ka një plan të qartë?

Sali Berisha: Planin ndiqeni dhe raportojeni për qytetarët, se ju e patë se si Tirana dhe Shqipëria ishte derdhur njëlloj si në 20 shkurt 1991. Edi Rama është i pashpresë. Mesazhi është: Edi Rama është i pashpresë.

Si e komentoni ujin me presion që u hodh dhe gaz lotsjellës?

Sali Berisha: Dy janë ata që hedhin ujë dhe gaz, Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga, dy kriminelë të klasit më të lartë, të cilët në mënyrën më absolute do ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit.

Zoti Berisha, pse vendosët të qëndronit sot me protestuesit dhe nuk i pritët në seli si herët e tjera?

Sali Berisha: Sepse skenarët ndryshojnë./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Tensione para Kuvendit, protestuesit hedhin molotov, policia u kundërpërgjigjet me gaz dhe ujë

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Protestuesit kanë vijuar hedhjen e molotovëve drejt godinës qeveritare. Kjo ka bërë që situata të tensionohet dhe policia të përdorë ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre. 

Gazi lotjsellës dhe uji i përdorur nga Policia është përdorur ndaj protestuesve përballë Kuvendit, por edhe ndaj besismtarëve myslimanë të cilët ndodheshin brenda Xhamisë së Namazgjasë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Kaos para Kuvendit, policia shoqëron protestuesit

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Një situatë kaotike dhe e tensionuar po ndodh para ambienteve të jashtme të Kuvendit. Protestuesit kanë hedhur molotovë drejt godinës qeveritare. Policia është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.

Si pasojë e kësaj situate, policia ka shoqëruar disa nga protestuesit drejt ambienteve të komisariatit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Tensionohet situata, flakë para Kuvendit

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në

TIRANA- Protesta e opozitës ka agravuar dhe hedhja e molotovëve ka vijuar nga ana e protestuesve. Si pasojë e kësaj, ambientet e jashtme të Kuvendit janë mbushur me flakë.

Policia ka reaguar duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës ndaj tyre. Kjo në mënyrë që të bëhet shpërndarja e tyre./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Qytetarër hodhën molotov, policia u përgjigj me ujë me piper, çfarë ndodhi në protestën kombëtare

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Protesta e opozitës ka agravuar dhe protestuesit kanë hedhur molotovë drejt godinave qeveritare. Policia është përgjigjur në mënyrë të menjëhershme me ujë me piper dhe gaz lotsjellës.

Ndërsa protestuesit janë drejtuar drejt ambienteve të Kuvendit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Dy kriminelë të klasit të lartë"/ Berisha: Dy janë ata që hedhin ujë dhe gaz, Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Sali Berisha

TIRANA- Lideri opozitar tha se Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga janë ata që urdhërojnë hedhjen e ujit drejt protestuesve. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha tha se Edi Rama është i pashpresë dhe i përfunduar.

Berisha: Nuk keni një asnjë justifikim të mbroni banditë si këta. Plani ndiqeni dhe raportojeni qytetarëve se ju e partë si Tirana Shqipëri ishte derdhur njëlloj si në 20 shkurt 91, Edi Rama është i pashpresë. I përfunduar. Dy janë ata që hedhin, Ilirjan Proda dhe Sokol Bozhga, dy kriminel të klasit të lartë që do ndëshkohen me forcën e ligjit./Dosja.al

 

 

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Sot ne jemi uragani, jemi forca, jemi opozita e vërtetë! Do të shpëtojmë Shqipërinë

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se opozita do të shpëtojë Shqipërinë. Gjatë fajlës së tij, Berisha u shpreh se opozita është përballur me një betejë epike të pashembullt me diktatorin më gjakësor, por ia doli ta shembë atë.

Sipas tij, sytë e Europës, sytë e mbarë botës, sytë e shqiptarëve, mendjet dhe zemrat e tyre janë të drejtuara tek opozita.

Sali Berisha: Miq, në vitin 1991, pak muaj pas themelimit dhe me të drejtë, të gjithë ata që na shikonin, shtronin pyetjen kur shihnin shtatoren e diktatorit, a janë në opozitë këta apo nuk janë në opozitë? Por një ditë ne u faktuam shqiptarëve dhe botës se ishim opozitë, dhe ishim opozita më e guximshme e Europës.

Dhe ishim opozita që u përballëm në një betejë epike të pashembullt me diktatorin më gjakësor dhe e shembëm atë. Sot, përsëri, sytë e Europës, sytë e mbarë botës, sytë e shqiptarëve, mendjet, zemrat e tyre janë të drejtuara tek ne, tek ne dhe vetëm tek ne.

Por në qoftë se 35 vite më parë me të drejtë pyesnin, a janë apo nuk janë në opozitë këta, sot pas betejave tona, pasi u ngritëm si Feniksi nga hiri, nuk pyet kush më jemi apo nuk jemi, jemi uragani, jemi forca, jemi opozita e vërteta. Do shpëtojmë Shqipërinë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Sot nderojmë 20 shkurtin me zotimin tonë para shqiptarëve se Edi Rama i ka kohërat e numëruara

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se sot PD nderon  20 shkurtin me zotimin para shqiptarëve, se Edi Rama i ka kohërat e numëruara. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se 20 shkurti është dita në të cilën 35 vite më parë, dhjetëra mijëra qytetarë të mbledhur në qytetin e studentëve, në mbështetje të grevës së studentëve liberatorë, grevës së urisë çliruan kombin dhe vendin nga regjimi autoritar.

Lideri demokrat tha se 35 vite më vonë, pushtet e vendit janë në duart e një kriminelit më të pashembullt në histori pas Enver Hoxhës.

Sali Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, opozitare dhe opozitarë, demokrate e demokratë kudo që jeni, në këtë shesh, në të katër anët e vendit dhe jashtë tij. Të nderuar deputetë, drejtues të PD, drejtues të forcave politike aleate, përshëmdetjet më të përzemërta ju misionarëve të pamposhtur të Shqipërisë, ju që mblidheni sot në një nga ditët më të shënuara të historisë tonë kombëtare.

20 shkurti është dita në të cilën 35 vite më parë, dhjetëra mijëra qytetarë të mbledhur në qytetin e studentëve, në mbështetje të grevës së studentëve liberatorë, grevës së urisë për të çliruar kombin dhe vendin nga kulti i satanit, nën thirrjen e artistes së mirënjohur, Rajmonda Bulku dhe të protestuesve të shumtë, nisën drejt sheshit Skënderbej, të rrethuar nga të katër anët me autoblinda, mitraloza, snajperë në një betejë, e cila shënon kulmin e guximit të qytetarëve shqiptarë.

Në një betejë paqësore që ka shndritur dhe do të shndrisë gjithmonë në historinë e revolucionit demokratik, në të cilin përmbysën shtatoren, përmbysën kultin e satanit, kultin e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës. Përmbysën regjimin i cili në 46 vite shtetëzoi, ekzekutoi, burgosi, persekutoi, varfëroi, mjeroi më shumë shqiptarët se çdo pushtues tjetër që ata kishin njohur në tërë historinë e tyre. Nderim përjetë atyre guximtarëve që si luanë u vërsulën mbi shtatoren e diktatorit, e përmbysën atë dhe çliruan Shqipërinë nga diktatura komuniste 46-vjeçare.

Miqtë, 35 vite më parë, të gjithë ata që ishin në shesh, por mbarë qytetarët shqiptarë, kurrë nuk do mendonin se 35 vite më vonë do ndodheshin para një regjimi. Sigurisht, jo të njëjtë në mënyrë identike, por fatkeqësisht shumë të ngjashëm në shumë e shumë aspekte. Nuk mund të besonin se 35 vite më vonë, pushtet e vendit do ishin në duart e një krimineli të pashembullt në histori pas Enver Hoxhës.

Pushtetet e vendit do ishin në duart e një tradhtari që do nxijë gjithmonë në historinë kombëtare për aktet e tij të tradhtisë ndaj kombit dhe vendit. Do ishin në duart e një njeriu që do plaçkiste Shqipërinë sa askush tjetër në historinë e tij.

35 vite më parë, ata qindra mijëra burra dhe gra që kaluan bllokimin, kaluan autoblindat, snajperët, mitrolozët, për votën e lirë, për dinjitetin njerëzor, nuk mund të besonin kurrë se 35 vite më vonë përsëri do u rikthehej farsa zgjedhore e atij që përmbysën. E vërteta është se ne sot nderojmë këtë datë me ndjenjën e mirënjohjes më të thellë, por edhe me frymëzimin më të madh, me zotimin tonë para shqiptarëve se Edi Rama do t’i ketë kohërat e numëruara./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protesta kombëtare e opozitës, Shkëlzen Berisha i pranishëm në tubim

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANË- Protesta kombëtare e opozitës ka nisur.  Qindra protestues janë mbledhur në shesh për të shprehur qëndrimet e tyre kundër qeverisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Shkëlzen Berisha është parë të jetë i pranishëm në protestën kombëtare të opozitës. Ai është shfaqur mes protestuesve, duke ndjekur nga afër zhvillimet e tubimit. Shkëlzen Berisha është parë i shoqëruar nga deputeti i PD-së, Arjan Ndoja./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protesta kombëtare e opozitës/ Tabaku: Jemi përballë një autokrati të rilindur! Diktatorët bien, Shqipëria është e përjetshme

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se vendi ndodhet para një autokrati të rilindur. Gjatë fjalës së saj, Tabaku u shpreh se diktatorët bien, por Shqipëria është e përjetshme.

Deputetja theksoi se sistemi i dikurshëm i dhunës zëvendësohet sot me dhunën dhe diktaturën e korrupsionit. Sipas saj, qeveria ka bërë që të ndërtohet një ekonomi që i shërben vetëm klientëve dhe ofron mundësi për krimin.

Tabaku u shpreh se industria dhe bujqësia janë në falimentim dhe se sot të korruptuarit bëjnë ligje që të mbrojnë njëri-tjetrin. Në fund, ajo tha se nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar vendin, veç një bashkimi qytetar. 

Jorida Tabaku: Të dashur qytetarë të Tiranës, demokratë, motra dhe vëllezër! Rrëzimi i monumentit të diktatorit 35 vjet më parë, ishte çasti i kthesës së madhe në historinë tonë. Ishte fundi i një horrori. Fundi i një diktature të pamëshirshme që ishte instaluar në çdo qelizë të shoqërisë sonë. Ky çast ishte edhe triumfi i një të vërtete të madhe të historisë: Të gjithë diktatorët bien! Të gjithë autokratët bien!

Monumentet e autokratëve janë gjithmonë të larta. Por fundi i tyre është gjithmonë nën këmbët e njerëzve të lirë. Drita e gjen gjithmonë rrugën e saj! Liria triumfoi mbi errësirën e një diktature. Ata punuan pa pushim për të mbytur shpirtin e lirë të shqiptarëve. Por nuk mundën ta mposhtin atë përfundimisht.

Njerëzit mund të gënjehen për pak kohë. Mund të binden për pak kohë. Mund të tremben për pak kohë. Por njerëzit, më në fund, e gjejnë kurajën. E gjejnë besimin. E gjejnë forcën për të rrëzuar pushtetin e një njeriu, dhe për të vendosur pushtetin e njerëzve. 35 vjet më parë, ra dhe u thërrmua shtatorja e tiranit më të madh të kombit tonë. Atij njeriu që për 50 vjet ndërtoi një mekanizëm të frikshëm survejimi, propagande dhe përndjekjeje. Ra pikërisht atëherë, kur ata mendonin se ishin më të fortë se kurrë! Atë ditë, shqiptarët gjetën guximin t’i shihnin në sy. T’i sfidonin përballë dhe t’u thoshin: Mjaft!

Më 20 shkurt 1991 u rrëzua monumenti i një njeriu që kishte menduar se do ishte i përjetshëm. Por e përjetshme është vetëm Shqipëria e lirë! 35 vjet më pas, ne jemi përsëri në shesh. Jemi përsëri përballë një autokrati të rilindur. Ne jetojmë përsëri në një shoqëri ku pakica sundon mbi shumicën. Duke grabitur qytetarët dhe duke plaçkitur atdheun! Sistemi i dikurshëm i dhunës së Sigurimit dhe policisë, sot është zëvendësuar. Është zëvendësuar me dhunën e korrupsionit. Me diktaturën e korrupsionit! Korrupsioni është ideologjia e regjimit të sotëm.

Ky regjim ka ndërtuar një ekonomi që i shërben vetëm klientëve. Ka ndërtuar një sistem që ofron mundësi vetëm për krimin. Ka ndërtuar një qeverisje që grabit pasuritë publike në favor të oligarkëve. Pasojat e dhunës së korrupsionit janë dramatike: Industria është në falimentim. Bujqësia është në falimentim. Biznesi i vogël është në falimentim. Çdo qytetar e di që Parlamenti është kthyer në noterin personal të qeverisë. Atyre u falen taksat. Atyre u bëhen amnisti fiskale. Ndërsa 95% e bizneseve të ndershme mbajnë mbi supe një barrë të papërballueshme.

Çdo i varfër dhe çdo pensionist e di të vërtetën. Sot Shqipëria është një Republikë ku të korruptuarit bëjnë ligje për të mbrojtur njëri-tjetrin. Ky është sistemi që ka vrarë konkurrencën! E di mirë këtë çdo kompani që përballet me dyer të mbyllura. Kjo nuk është Shqipëria e shqiptarëve! Kjo nuk është Shqipëria e shtresës së mesme! Kjo është një Shqipëri që po na vret të ardhmen.

Lulëzojnë vetëm klientët e qeverisë dhe krimi. Qeveria e Edi Ramës punon për klientët dhe krimin. Mazhoranca e Edi Ramës bën ligje për klientët dhe krimin. Administrata publike u shërben klientëve dhe krimit. Tenderat dhe koncesionet favorizojnë një grusht njerëzish. Kurse bizneset e ndershme luftojnë për mbijetesë. Kurse familjet e thjeshta numërojnë qindarkat për bukën e përditshme. Në sistemin që ka krijuar regjimi i Edi Ramës: Shtresa e mesme po shtypet. Profesionistët po shkatërrohen nga taksat. Të rinjtë kanë humbur të ardhmen.

Po kush përfiton vallë nga kjo ekonomi? Vetëm ajo pakicë! Pakica që ndan tenderat nëpër zyra të errëta. Pakica që merr lejet e ndërtimit në qendër të qyteteve. Pakica që ka ngritur një sistem mizor. Një sistem ku qeveria takson më shumë punën sesa kapitalin! Ata po shtypin përditë shtresën e mesme. I shtojnë taksat mësuesve, inxhinierëve dhe mjekëve. Ndërsa ata lart ushqehen me privilegje që nuk u kthehen kurrë qytetarëve.

Në aspektin ekonomik, Shqipëria e 2026-ës po i ngjan Shqipërisë së 1991-shit. Sektori prodhues është në zgrip. Mijëra vende pune po mbyllen çdo muaj. Bizneset e ndershme po mbyllin qepenat dhe po largohen nga vendi. Për herë të parë pas 35 vitesh, Shqipëria nuk prodhon dot asgjë për të eksportuar. Dhe ky nuk është një aksident! Ky është një operacion i mirëmenduar për të zhbërë prodhimin vendas. Ajo që ne po jetojmë sot është një ‘ekonomi flluskë’. Mbahet në këmbë nga ndërtimet masive dhe nga burimet e errëta.

Ky sistem ka vrarë meritokracinë. Ka vrarë shpresën e një të riu për të blerë një shtëpi. Ka vrarë mundësinë për të ndërtuar një të ardhme këtu, në shtëpinë tonë. Të dashur qytetarë: Në sistemet autokratike, ekonomia është e para që falimenton. Dhe kur një sistem ekonomik dështon, autokratët kërkojnë të mbijetojnë. Duke kapur drejtësinë dhe duke kontrolluar çdo institucion! Prandaj shumica socialiste po përpiqet të heqë çdo kontroll ndaj pushtetit. Socialistët po ndryshojnë ligjet. Po ndryshojnë rregullat. Duan të ndryshojnë edhe Kushtetutën. Që askush të mos u kërkojë llogari! Që askush të mos i hetojë! Që askush të mos i gjykojë!

Këto përpjekje po shkatërrojnë liritë tona. Po shkatërrojnë edhe të ardhmen tonë evropiane. Sepse Europa do të thotë shtet i së drejtës. Dhe shteti i së drejtës, do të thotë fund i pandëshkueshmërisë! Të dashur qytetarë: Beteja jonë nuk është betejë partiake. Beteja jonë është betejë për thelbin e Republikës. Është betejë për Shqipërinë e qytetarëve, jo të klientëve. Për ekonominë e punës, jo të grabitjes dhe favoreve. Për drejtësinë e barabartë, jo për drejtësinë e të fortëve. Në këtë përvjetor, ne duhet të ndihemi më të fortë se kurrë: Të gjithë autokratët bien kur njerëzit bëhen bashkë dhe mposhtin frikën! Ndaj, le të bëhemi bashkë.

Unë e kam të qartë, dhe ne të gjithë e dimë. Brenda forcave tona opozitare ka pasur gjëra që na kanë ndarë. Kemi pasur debate dhe qasje të ndryshme. Por sot, dua t’ju shoh në sy dhe t’ju them me bindje të plotë: Gjërat që na ndajnë, nuk janë kurrë më të mëdha se ajo që na bashkon! Nuk ka rrugë tjetër nëse duam të shpëtojmë Shqipërinë e lirë! Na duhet bashkim në një front të përbashkët qytetar dhe politik. Nuk ka rrugë tjetër për t’u bërë thirrje atyre që na kanë braktisur. Nuk ka rrugë tjetër për të ndalur ata që bëjnë gati valixhet. Vetëm duke u bërë bashkë në këtë mision historik!

Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur! Asnjë ditë më shumë! Nëse ne sot ia lëmë fatin e kësaj beteje ndasive dhe inateve tona të vogla… Atëherë i kemi bërë dhuratën më të madhe kësaj qeverie. Ne nuk do t’ua bëjmë kurrë këtë dhuratë! Nuk ka rrugë tjetër për të shpëtuar vendin, veç një bashkimi qytetar. Nuk ka rrugë tjetër për të ndalur largimin e shqiptarëve nga shtëpia e tyre. Sot, si 35 vjet më parë, na duhet guxim. Na duhet besim. Na duhet bashkim. Së bashku do të rikthejmë përsëri lirinë. Do të rikthejmë mundësitë dhe ëndrrën evropiane. Autokratët bien. Shqipëria është e përjetshme!/Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës para Kryeministrisë

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare të opozitës që po zhvillohet sot para godinës së Kryeministrisë.

Salianji shihet, duke qëndruar larg zonës ku ndodhet kryedemokrati Sali Berisha. Ish-deputeti po qëndron me disa mbështetës të tij.


Ervin Salianji ka marrë pjesë në të gjitha protestat Kombëtare të thirrura nga PD. Ndërkohë, në shesh janë mbledhur protestuesit, që kanë nisur dhe fjalimet e para./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Sot kemi nevojë për frymë bashkimi"/ Ermal Hasimja thirrje qytetarëve: Duam një drejtësi të pavarur të na mbrojë nga të pandershmit

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Pedagogu Ermal Hasimja, ka deklaruar se sot vendi ka nevojë për frymë bashkimi. Gjatë fjalës së tij në protestën e radhës së PD-së, Hasimja u shpreh se duhet një drejtësi e pavarur që t'i mbrojë qytetarët.

Ai tha se asnjë ndryshim nuk vjen nga kafetë. Hasimja theksoi se politika është e pisët, pasi të ndershmit largohen dhe i hapin rrugë të pandershme.

"Rreth 3 dekadave më parë kam qenë bashkë më tim atë. 15 vjeç dhe ai më tërhiqte nga para kishte stampisët me qen autobotët me bojën e kuqe. Kishim shumë frikë por shumë më tepër shpresë. Nuk njihnin njeri, nuk e dinim ishin të majtë të djathtë, fshati qyteti. Një gjë e dinim,, donim një gjë. Na mbante shpresë. Ajo shpresë që janë përpjekur të na e venisin. Sot kemi nevojë për të frymë bashkimi. Duam një drejtësia të pavarur që të na mbrojë. Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qytetarët e Tiranës shpresa nuk vjen nga qielli as përtej detit,. Eja dhe krijoni shpresën në këtë shesh. Jo vetëm për të dënuar qeverinë edhe për të treguar forcë tuaj çdo qeverie që do vijë në të ardhmen. Njerëz të lirë të këtij vendi sidomos ju intelektualë.

Asnjë ndryshim nukj vjen nga kafetë, ejani këtu. Nëse mendoni se politika është e pisët keni të drejtë,. Pasi të ndershmit largohen dhe i hapin rrugë të pandershme. Ndryshimi kërkon sakrifica.  Mos harroni diçka. Nëse nuk ju pëlqejnë që janë këtu, hajdeni dhe bëni partinë tuaj. Edhe bëfshi 100 partia, partia e shqiptarëve është shqiptaria. Qytetarë të vendit tim, jeni të zhgënjyer nga politikanët, por para se të vendosni bashkohuni me ne, për kushtin minimal, zgjedhje të lira dhe të ndershmne. Bashkohuni me ne për ata gjykatës dhe prokuror që i nxorën bojën të pandershme. Ata shpresojnë që ne të mendojmë se ky vend nuk bëhet më, që ne të bëjmë gati valixhet dhe të ikim.

Që ne të jemi të gjithë të pandershëm. Synojnë të vrasin shpresën. Ka ende shpresë. Shumica e policëve këtu para nesh, presin nga ne. Do donin të ishim me ne. Janë si ne, njerëz të lirë të këtij vendi. Kemi një vend të mrekullueshëm. Gjyshërit tanë na trashëguan pasuri që i ka zili tërë Europa. Të rinjtë nuk ndryshojnë fare nga të rinjtë europianë. Shqiptarët janë të suksesshëm kudo që punojnë. Ky vend është bekuar, të bëhemi bashkë. Ti besojmë njëri tjetrit. Të ndërtojmë një Shqipëri të re, për njerëzit e ndershëm. E drejta është me ne," tha ai./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës/ Aktorja Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e asaj kohe kur nuk patëm frikë të marim lirinë tonë

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANA- Aktorja Rajmonda Bulku ka folur në protestën kombëtare të opozitës. Gjatë fjalës së saj, Bulku u shpreh se duhet rikthyer fryma e asja kohe, kur qytetarët nuk patën frikë për të mbrojtur lirinë e tyre. Aktorja u shpreh se duhet që shqiptarët të mos largohen nga vendi, por të luftojnë për të.

Rajmonda Bulku: Ju falënderoj që sot doni edhe nga unë një fjalë. Të them dhe të kujtoj atë ditë historike të 20 shkurtit 1991, ku ne ishim të gjithë, bashkangjitur me grevën heroike të studentëve tanë, bashkangjitur me ta, nuk patëm frikë. Luftuam kundër një ushtrie që nuk duhet të harrojmë, që ishte akoma Partia Komuniste në krye. Kishim një frymë, të dashur qytetarë, të gjithë bashkë. Hoqëm frikën.

Morëm guximin tonë sepse deshëm lirinë, deshëm të rrëzonim sistemin më të egër komunist që na kishte dëmtuar dhe na kishte humbur lirinë për shumë e shumë vite. Të dashur qytetarë, dua të kujtoj atë frymë dhe të sjellim këtu sot atë dëshirë për të jetuar bukur në Shqipërinë tonë të bukur, që na ka falur Perëndia, por ta bëjmë për jetët tona, për fëmijët tanë, për nipërit tanë.

Të kenë mundësi të jetojnë më mirë, sepse ju takon në vendin e tyre të bukur. Të kenë mundësi të punësohen këtu dhe të mos ikin, dhe të mos braktisin këtë vend të bekuar. Zoti ka bekuar Shqipërinë, por Zoti bekoftë edhe shqiptarët./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Nis protesta e opozitës, Berisha del nga selia blu, i drejtohet sheshit para kryeministrisë

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe është drejtuar për në sheshin e Kryeministrisë. Me daljen e tij nga selia është shënuar edhe nisja e protestës kombëtare të opozitës. 

Berisha pritet të jetë folësi kryesor i protestës, ndërsa është shoqëruar nga eksponentë të tjerë demokratë dhe simpatizantë të partisë. Përmes kësaj proteste, ata kërkojnë largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protesta kombëtare e opozitës/ Banderola pikante: Edi, edhe nëse bota hesht, Atdheun nuk ta fal

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANË- Protesta kombëtare e opozitës pritet të fillojë me daljen e Kreut të PD-së, Sali Berisha. Ndërkohë që nuk kanë munguar as banderolat pikante me shkrime të ndryshme. Në njërën prej tyre lexon: “Edi, edhe nëse bota hesht, Atdheu nuk ta fal”.

Qytetarë të shumë kanë dalë në shesh ndërsa mesazhet kryesore janë për largimimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta e fundit e opozitës u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe policisë. Gjithashtu pati përdorim të molotovëve dhe lëndëve plasëse./Dosja.al

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët nëSulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët nëSulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët nëSulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në

3 MUAJ ME PARE

Protesta kombëtare, Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet me entuziazëm

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, ndërsa qindra qytetarë e kanë pritur me entuziazëm dhe brohoritje.


Opozita ka thirrur sot protestën kombëtare kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, duk kërkuar largimin e tij nga detyra. Më herët Berisha, përmes një statusi në rrjetet sociale, bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Blindohet” Kryeministria, qindra efektivë policie rrethojnë godinën para nisjes së protestës

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Foto ilustruse

TIRANË- Një numër i lartë i efektivëve të policisë janë vendosur para ambienteve të Kryeministrisë. Ndërsa protestuesit e opozitës janë vendosu në shesh, në pritje të fillimit të protestës.


Si masë sigurie janë vendosur edhe kangjella hekuri, ndërsa forcat blu qëndrojnë në gadishmëri për të plotë. Protesta e fundit e opozitës u shoqërua me tensione mes protestesve dhe policisë. Ajo agravoi në përdorimin e molotovëve dhe lëndëve të tjera plasëse./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

‘20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve’/ Berisha: Rama po përdor ligjin për të vjedhur qytetarët, të gjithë në shesh në ora 18:00

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00. Berisha e quajti 20 shkurtin “ditën e rrëzimit të diktatorëve” dhe akuzoi kryeministrin Rama se po përdor ligjin për të vjedhur qytetarët.

Reagimi i plotë:

20 Shkurti është dita e rrëzimit të diktatorëve! Edi Rama po përdor ligjin si mburojë për të na vjedhur! TË GJITHË NË SHESH SOT, ORA 18:00!

3 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Protesta e opozitës kundër qeverisë! Kuvendi rrethohet me gardh metalik

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Kryeministria

TIRANË- Ndërkohë që opozita përgatitet për protestën e sotme të njoftuar në orën 18:00, 
Policia e shtetit ka marra masa duke rrethuar institucionin me gardh metalik. Sipas informacioneve paraprake mësohet se, protesta zhvillohet para kryeministrisë, por mund të zhvendoset edhe para Kuvendit.

Uniformat blu bëjnë me dije se hyrjet kryesore në kryeministri po monitorohen, ndërkohë është hartuar një plan masash për menaxhimin e tubimit, edhe pse policia nuk ka dhënë leje për organizimin e demostradës./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha fton qytetarët në protestë: Të bashkohemi për të firmosur së bashku fundin e këtij regjimi

 

3 MUAJ ME PARE

Opozita gati për protestën/ Blindohet godina e Kryeministrisë

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Kryeministria

TIRANË- Godina e Kryeministrisë është duke u blinduar ditën e sotme për protestën që do të mbahet nga Opozita. Protesta e sotme do të nisë nga ora 18:00 dhe pritet që të vazhdojë deri rreth orës 21:00.

Ndërkohë që ditën e sotme, u zbulua se Policia e Tiranës nuk ka dhënë lejen e autorizimit për zhvillimin e protestës. Vendimi i Policisë për moslejimin e tubimit erdhi pas një analize risku duke iu referuar prostestës së mëparshme me molotovë. Pavarësisht kësaj ,autoritetet kanë planifikuar bllokimin e qarkullimit rrugor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët lidhëse (si “Ukraina e Lirë” dhe “Papa Gjon Pali II”) duke nisur nga ora 15:00./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Opozita ka thirrur protestë para Kryeministrisë/ Policia e Tiranës: Nuk marrim përsipër zhvillimin e tubimit

Sulmohen me gaz dhe ujë me piper, asfiksohen besimtarët në
Protesta

TIRANË- Policia e Tiranës ka deklaruar se nuk merr përsipër zhvillimin e protestës së PD-së pasditen e sotme. Pavarërisht kësaj, Policia deklaron se janë marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë në protestë.

“Bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme në protestën e sotme, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit”, thuhet në njoftim.

Disa rrugë kryesore që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të grumbullohen protestuesit, janë bllokuar. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi, më datë 20.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë. Bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme në protestën e sotme, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit.

Pavarësisht kësaj, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat, në bazë të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, në rast se do të zhvillohet tubimi. Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 15:00 e datës 20.02.2026, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për ta devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative si dhe të distancohen e të denoncojnë në rast se ndeshen me veprime të dhunshme apo me çdo paligjshmëri tjetër./Dosja.al

protesta e opozites

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë