LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz lotsjellës e ujë me presion! Berisha: Do marrin përgjigjen e merituar, Edi Rama nuk ka vend në këtë tokë pa shkuar para ligjit

•Protesta e opozitës para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. • Pas më shumë se 30 minuta qëndrim tek kryeministria, protestuesit e opozitës u nisën drejt Ministrisë së Brendshme, por policia u ka zërë pritë protestuesve duke bllokuar rrugët tek ura e Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’. • Policia nuk i ka kursyer qyetarët dhe deputetët e PD-së, duke hedhur ndaj tyre ujë me presion dhe gaz lotsjellës. • Ujë me presion u hodh edhe ndaj kryedemokratit, Sali Berisha e madje edhe mediave, duke u shkaktuar vështirësi gazetarëve në raportim. • Përplasje me policinë patën edhe deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka e Bledion Nallbati. • Bardhi u shpreh se ata po provokojnë një protestë që është paqësore, ndërkohë shtoi, se policia duhet të shkojë dhe të arrestoj ata që kanë vjedhur, Ramën kabinetin e tij. • Nga ana tjetër, Berisha ka deklaruar se protesta e sotme ishte paqësore por policia provokoi duke bllokuar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. • Kryedemokrati e cilësoi protestën si një “betejë të jashtëzakonshme”, ndërsa akuzoi forcat e policisë për sjellje kriminale ndaj protestuesve. • Në fund, Berisha falenderoi qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës. • Më tej, ai shtoi se motoja e protestës dhe kryengrijtes paqësore është “ja të vdesim, ja të rrojmë”.

26 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

Protesta kombëtare e opozitës/ Lëndohet një i moshuar, transportohet me ambulancë nga selia e PD-së drejt spitalit

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Personi lënduar

TIRANA- Një i moshur është lënduar këtë mbrëmje në protestën kombëtare të opozitës, e cila u zhvillua orët e fundit në kryeqytet. I lënduari është transportuar me ambulancë nga selia e PD-së drejt spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.  Protesta e ditës së sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë.

Këtë herë policia nuk ka kursyer as mediat, pasi i ka sulmuar me ujë dhe gaz lotsjellës. Si pasojë e kësaj situate u lëndua një gazetare, e cila mori ndihmën e specializuar mjeksore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetsore. Më herët protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarre në shenjë revolte, ndërsa policia i është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Protesta e radhës do jetë e fuqishme"/ Berisha: I respektoj gazetarët, problemin e kam me pronarët tuaj

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për gazetarët nga selia e PD-së, u shpreh se protesta e radhës do të jetë më e fuqishme. Lideri i opozitës falënderoi edhe gazetarët, duke u shprehur se i respekton ata dhe se problemin e ka me pronarët e medieve.

Pyetjes së gazetarëve se kur do të mbahet protesta e radhës, përpara apo pas datës 23 maj, ditë kur dhe do të zhvillohen zgjedhjet brenda PD-së për kryetar, Berisha u përgjigj duke thënë, se nuk e ka një përgjigje sot. 

Pyetje: Keni një datë për protestën e radhës? Para apo pas zgjedhjeve në PD?

Berisha: Qëndron pyetja jote. Do ta shohim. Nuk kam një përgjigje sot. Por protesta do të jetë e fuqishme.
Tani, edhe në qoftë se bëhet para, nuk ka asnjë lidhje. Çdo protestë e jona ka lidhje me një regjim antishqiptar, armik të qytetarëve shqiptarë, absolutisht. Dhe sot për sot, këta dhjetëra mijëra njerëz që mbushin sheshin në çdo kohë, këta janë heronj të vërtetë. Këta protestojnë në emër të miliona e miliona shqiptarëve. Koha do provojë se çfarë misionarësh të rëndësishëm, çfarë misionarësh të vërtetë ishin këta burra dhe gra, djem dhe vajza që qëndruan të pamposhtur nga protesta në protestë, nga kryengritja në kryengritje. Faleminderit që e ndoqët dhe u përshëndes. Edhe njëherë, në qoftë se unë kam probleme direkt të pamohueshme me pronarët tuaj, unë kam respektin më të madh për ju. Ta dini këtë. Mos i ngatërroni gjërat. Por ata kanë punë me mua dhe unë kam punë me ta./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Skënder Hitaj do marrë përgjigjen e merituar"/ Berisha: Nuk ishim në kurth, ne e dinim që do bllokonte rrugën

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Skënder Hitaj do marrë përgjigjen e merituar, në lidhje me sulmet e bëra ndaj protestesve të opozitës. Gjatë një prononcimi për gazetarët, Berisha u shpreh se ishte në dijeni se rrugët ishin të bllokuara, por zgjodhi të ndjek një strategji paqësore.

Në fund, ai tha se strategjia e opozitës është startegjia e njerëzve të pamposhtur dhe e njerëzve që do të qëndrojnë në interesat më jetike të qytetarëve shqiptarë.

Pyetje: Zoti Berisha, a u ndjetë i vënë në kurth nga Skënder Hitaj duke qenë se nuk lejoi të shkonit as deri tek Ministria e Brendshme?

Berisha: Në qoftë se do ndjeheshim në kurth, ne i kishim rrugët e tjera të hapura. Ai mendoi ato, por jo. Ne shkuam drejt aty.

Pyetje: Pse nuk ndoqët rrugët e tjera?

Berisha: Jo pra, në qoftë se ai mendoi se na bëri kurth, gaboi. Ne e dinim se ai kishte bllokuar rrugën. E dinim shumë mirë. E kishim marrë vesh në kohë dhe përpara. Po, po, prandaj në asnjë kurth nuk na vuri, përkundrazi ne i kishim disa rrugë të tjera ku mund të shkonim, por ne shkuam vetë drejt rrethimit. Aty do shkonim. Dhe e siguroj se do marrë përgjigjen e merituar. Në mënyrë absolute. Mos harroni, ne kemi një strategji paqësore. Por strategjia jonë është strategjia e njerëzve të pamposhtur, e njerëzve që do të qëndrojnë në interesat më jetike të qytetarëve shqiptarë./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Berisha: Mirlinda e kërcënoi Ramën, ‘ose më nxirr nga arresti, ose këtu do vijë Linda jote’

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Mirlinda Karçanaj e ka kërcënuar Edi Ramën, që ta nxirrte nga ‘arresti në shtëpi’. Gjatë një prononcimi për gazetarët, Berisha u shpreh se Rama nxori nga arresti i shtëpisë njërin nga krerët e organizatës kriminale të AKSHI-t.

Lideri demokrat tha se opozita është me e vendosur se kurrë për të vazhduar betejën në rrëzimin e qeverisë, ndërsa falenderoi qytetarët që morën pjesë në protestën kombëtare të opozitës, e cila u zhvillua këtë mbrëmje në kryeqytet.

Sali Berisha: Sot Edi Rama nxori nga arresti i shtëpisë njërin nga krerët e organizatës kriminale të AKSHI-t, Mirlindën. Ajo i çoi ultimatum, ose më nxirr ose këtu te unë do vijë Linda jote. Ndaj dhe ne jemi shqiptarë që nuk pajtohemi kurrë me këta horra. Ne jemi shqiptarë që nuk pajtohemi kurrë me këta vjedhës, me këta hajdutë. Ne nuk pajtohemi me këta kriminelë. Edhe njëherë, ja vdekje ja liri, ne do të fitojmë. Beteja vazhdon. Edhe më të pamposhtur. Edhe më të fuqishëm. Edhe më të vendosur se kurrë më parë. Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme guximtarët e kombit, elita e guximit të kombit, shpëtimtarët e tij. Faleminderit. Fitore, fitore, fitore!/Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Edi Rama, dije se fundi yt është i pashmangshëm"/ Berisha falënderon protestuesit: Ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike ka falenderuar protestuesit të cilët ishin pjesë e protestës kombëtare të opozitës, e cila u zhvillua këtë mbrëmje në kryeqytet. Gjatë një prononcimi për gazetarët, Berisha u shpreh se beteja vazhdon me moton e hershme të shqiptarëve, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.

Lideri i opozitës tha se beteja e opozitës është një kryengritje kundër regjimit dhe kundër mafies më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në historinë e saj. Sipas tij, kryeministri Rama nuk ka të ardhme dhe fundi i tij është i pashmangshëm.

Sali Berisha: Së pari, një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që sot, këtë ditë shiu, këtë ditë jo të lehtë, latë çdo gjë dhe si elitë e vërtetë e guximit të kombit dolët në shesh për t’u përballur me të keqen më të madhe të shqiptarëve. Për t’u përballur me narkoregjimin e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe Lindave të tij. Sot, regjimi dëshmoi përsëri fytyrën e tij të vërtetë, bllokoi marshimin paqësor tonë.

Bllokoi marshimin tonë paqësor. E garantoj se do të ketë të gjithë përgjegjësitë që meriton. Miq, nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës.
Ta harrojnë, kurrë! Dhe ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri! Asgjë në botë nuk mund të na imponojë ne të pranojmë pushtetin e hajdutëve dhe kriminelëve si Edi Rama. Të pranojmë pushtetin e një lubie të vërtetë të shqiptarëve. Hajdut që me vjedhjen e pasurive, vjedhjen e fondeve, mjerojnë qindra e mijëra shqiptarë.

Largojnë nga vendi qindra mijëra të tjerë. Ndaj dhe beteja jonë është betejë për çdo qytetar shqiptar. Beteja jonë është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari.
Beteja jonë është betejë për të ardhmen e Shqipërisë. Beteja jonë është betejë, është kryengritje kundër regjimit më të keq, kundër mafies më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj. Asgjë nuk do mund të na mposhtë ne pa nisur në burg Lubi Ballukun, atje ku e ka vendin kjo hajdute e pafytyrë, që për fytyrë ka vjedhjen dhe cinizmin. Pa larguar nga pushteti dhe dërguar para ligjit kriminelin Edi Rama që i ka dhënë pushtetit të sotëm moralin e etereve të tij xhelatë. Por ne jemi në këmbë.

Edhe njëherë, kam një mirënjohje të pakufishme. Asgjë nuk u dekurajoi ju sot.
As terrori i policisë së radhës së kaluar, as moti,as propaganda e turpshme e mafies mediatike që këndon, që mban në 24 orë ison e propagandës së Edi Ramës, vetëm e vetëm se si mamuthë, si shushunja pinë gjakun, paguhen me paratë tuaja për t’u mashtruar ju. Jo, jo, kjo kohë do marrë fund. Ja pse jemi ne në këmbë. Dhe në mënyrë absolute asgjë nuk na mposht. Edi Rama, dije mirë se të ardhme nuk ke. Fundi yt është i pashmangshëm. Lubi Balluku, Lindat e shpifura të AKSHI-t dhe Surrelit, në burg tek Lubia do shkoni për vjedhjet që keni bërë./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Tensionet në protestë, lëndohen tre efektivë policie

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Foto ilustruse

TIRANA- Tre efektivë policie janë lënduar, si rrjedhojë e protestës së opozitës, ndërsa policia ka shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit tre protestues. Protesta e ditës së sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë.

Këtë herë policia nuk ka kursyer as mediat, pasi i ka sulmuar me ujë dhe gaz lotsjellës. Si pasojë e kësaj situate u lëndua një gazetare, e cila mori ndihmën e specializuar mjeksore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetsore. Më herët protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarre në shenjë revolte, ndërsa policia i është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Protesta e opozitës, shoqërohen në Polici tre qytetarë

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Pamje nga protesta

TIRANA- Protesta e opozitës është drejt mbylljes së saj, ndërsa policia ka shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit tre qytetarë. Protesta e ditës së sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë.

Këtë herë policia nuk ka kursyer as mediat, pasi i ka sulmuar me ujë dhe gaz lotsjellës. Si pasojë e kësaj situate u lëndua një gazetare, e cila mori ndihmën e specializuar mjeksore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Më herët protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarre në shenjë revolte, ndërsa policia i është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

“Çmendet” policia, nuk kursen as mediat me ujë dhe gaz lotsjellës, gazetarja merr ndihmë mjekësore

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Pamje nga protesta

TIRANA- Policia nuk ka kursyer as mediat, pasi i ka sulmuar me ujë dhe gaz lotsjellës. Si pasojë e kësaj situate është lënduar gazetarja e Syri TV, Marsida Korreshi, e cila ka marrë ndihmën e specializuar mjeksore. 


Protesta kombëtare e opozitës u shoqërua me tensione dhe përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë. Më herët protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre në shenjë revolte, ndërsa policia i është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit drejtohen për te selia e PD-së

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Pamje nga protesta

TIRANA- Protestuesit e opozitës janë drejtuar për në selinë e Partisë Demokratike, pas përplasjeve me efektivët e policisë. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se protestuesit ishin në një marshim paqësor, ndërsa theksoi se efektivët e policisë do marrin përgjigjen e merituar. 

Protesta e opozitës u shoqërua me tensione dhe përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë. Më herët protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre në shenjë revolte, ndërsa policia i është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Kanë kryer një krim të shëmtuar sot"/ Tubimi i PD-së, Berisha: Ishim në marshim paqësor, ata do marrin përgjigjen e merituar

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se policia ka kryer një krim të shëmtuar. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se protestuesit ishin në një marshim paqësor, ndërsa theksoi se efektivët e policisë do marrin përgjigjen e merituar.


Berisha: Do të marrin përgjigjen e merituar. Ju e patë, ishim në një marshim paqësor. Dhe marshimi ynë paqësor, u shkelmua Kushtetuta, u shkelmua çdo gjë, u bllokua rruga. Dhe këta në mënyrë absolute do marrin përgjigjen e merituar. Këta kanë kryer një krim të shëmtuar sot sepse ne po bënim marshimin tonë, marshim paqësor në kuptimin e vërtetë të fjalës. Por Edi Balluku dhe Lubi Rama vend në këtë tokë nuk kanë pa shkuar para ligjit.

Pyetje: Pse nuk u lejuat para ministrisë së Brendshme?

Berisha: Ne po marshonim, ata bllokuan bulevardin, po ne do përgatitemi për të gjitha format, dhe i garantoj se e kanë të humbur 100 përqind. Turpe. Mbrojnë dy kriminelë si Edi Rama dhe Belinda Balluku. Mbrojnë Linda Ramën dhe Mirlindën e AKSHI-t. Mbrojnë hajdutë të shpërfytyruar të këtij kombi. Dhe këtë e bën një mercenar, se do u tregojmë se cili është Skënder Balluku./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Ujë me presion, gaz lotsjellës dhe molotov, çfarë po ndodh në protestë

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Pamje nga protesta

TIRANA- Policia ka sulmuar protestuesit e opozitës me ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Më herët protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarre, në shenjë revolte.

Ata kërkuan të vazhdonin marshimin e tyre drejt bulevardit, por policia bllokoi kalimin e tyre. Policia sulmoi sërish me ujë me presion Kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"O gangster me uniformë, shqiptar je dhe ti"/ Qytetarja shpërthen ndaj policit: Tirana nuk është e Edi Ramës, as e juaja

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Qytetarja

TIRANA- Një qytetare e cila i është bashkuar protestës së opozitës ka shpërthyer ndaj efektivëve të policisë. Ajo i ka quajtur efektivët e policisë, 'gangster me uniformë'. Ajo u shpreh se Tirana nuk është e Edi Ramës dhe as e policisë, por e popullit.

“Unë do rri këtu, jam e lirë. Tirana nuk është e Edi Ramës, nuk është e juaja, është e imja...është e popullit... Nuk është e juaja, as e Edi Ramës. Tirana është e popullit, rrimë ku të duam.

O gangster me uniformë...shqiptar je dhe ti... O gangster me uniformë. Ke uniformën sot, po nesër ku do të shkosh?”, shprehet një tjetër qytetare në protestë./Dosja.al  

3 JAVE ME PARE

Protesta e opozitës/ Bledion Nallbati përplaset fizikisht me efektivët: Kujdes se një ditë do të të zbulohet maska

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Pamje nga protesta

TIRANA- Bledion Nallbati është përplasur fizikisht me efektivët e policisë. Ai iu drejtua policisë duke iu thënë se një ditë do të zbulohet maska e tyre.

Policia është përplasur me protestuesit dhe ka hedhur ndaj tyre ujë me presion. Policia nuk ka kursyer as Kreun e PD-së, Sali Berisha të cilin e kanë sulmuar disa herë me ujë.


“Kujdes po të them, kujdes se një ditë do të të zbulohet maska, hape rrugën”, dëgjohet të thotë ai./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Tensionohet situata, protestuesit hedhin fishekzjarrë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës(VIDEO) 

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Pamje nga protesta

TIRANA- Protestuesit e opozitës kanë hedhur fishekzjarre, ndërsa policia iu është kundërpërgjigjur menjëherë me ujë dhe gaz lotsjellës. Protestuesit duan të vazhdojnë marshimin e tyre, por policia iu ka vendosur një kordon rrethues dhe nuk i lejon të kalojnë. 


Më herët policia ka goditur për herë të dytë me ujë Kreun e PD-së, Sali Berisha./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

FOTO/ Vijojnë sulmet e policisë, ujë me presion ndaj Berishës

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Pamje nga protesta

TIRANA- Policia ka goditur sërish me ujë me presion Kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Protesta e opozitës e cila nisi si një kryengritje paqësore, përfundoi në hedhjen e molotovëve, ndërsa policia iu kundërpërgjigj me ujë.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deklaroi se mardhimi do të vazhdojë, pasi marshimi i tyre është i ligjshëm dhe i garantuar nga e drejta kushtetuese./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Asgjë nuk e ndal marshimin tonë"/ Noka përplaset me policinë: E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Pamje nga protesta

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, është përplasur me efektivët e policisë. Noka deklaroi gjatë protestës se marshimi i tyre është i ligjshëm dhe i garantuar nga e drejta kushtetuese.

Noka tha se drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita komandohet nga qeveria Rama. Ai iu bëri thirrje efektivëve të policisë të bashkohen në protestën e opozitës.

Noka: E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese. Në paligjshmëri janë urdhër-dhënësit e tyre, këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit. Asgjë nuk e ndal marshimin tonë. Ne u bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët se këta janë të vjedhur sa ç’është çdo shqiptar. Këta janë të vjedhur nga Mirlinda dhe Belinda. Këta punojnë për bukën e gojës, ndërkohë Mirlinda vjedh miliona euro. Dhe ajo rri në shtëpi, këta rrinë e përballen me motrat dhe vëllezërit te tyre. Ndaj u bëj thirrje të hapin rrugën, të mos i shërbejnë Skënder Ballukut, por t’i shërbejnë ligjit. Hapuni. Do vazhdojmë marshimin pa asnjë diskutim. Marshimi është i pandalshëm. Është emëruar drejtor Skënder Bistri apo Skënder Ballukut. Ne do t’ia nxjerrim edhe vilat edhe gjërat që i ka andej nga Farka, po avash- avash, Skënder hajdutit. Kështu që ne nuk na ndalon. Ai është kamikazi politik i regjimit. Dhe të harrojë se mund të ndalojë marshimin tonë./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

"Pse provokoni"/ Bardhi përplaset me policinë: Shkoni arrestoni Edi Ramën që vjedh...

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Gazmend Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është përplasur me policinë. Ai tha se në asnjë vend të botës, policia nuk del të ndalojë një protestë paqësore. Bardhi u shpreh se policia duhet të arrestojë kryeministrin Rama, jo të ndalojë protestuesit të protestojnë kundër qeverisë.


Bardhi: Edhe bulevardin e ka marrë Belinda dhe Edi Rama. Po në ç’vend të botës del policia në marshim proteste paqësore? Në cilin vend të btoës pengohet protesta? Si zbatoni urdhra të paligjshëm ju? Si pengoni një protestë në mënyrë të paligjshme? Nga kush i merrni urdhrat ju?

A ishte protesta paqësore? Pse provokoni? Pse bllokoni rrugën? A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm? Shkoni dhe arrestoni Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, ata që kanë vjedhur shqiptarët, jo qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

PAMJET/ Policia hedh ujë me presion e gaz lotsjellës, Berisha pajiset me maskë mbrojtëse

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Pamje nga protesta

TIRANA- Policia ka sulmuar me topa uji dhe gaz lotësjellës protestuesit e opozitës, ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha është pajisur me maskë mbrojtëse. Situata është tensionuar, pasi protestuesit kanë hedhur më herët molotovë, ndërsa policia iu është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Fillimisht protestuesit u nisën drejt Ministrisë së Brendshme, ndërsa thërrisnin 'Policia e krimit'. Por policia u bëri pritë dhe hodhi ndaj tyre ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Protesta e cili nisi si një kryengritje paqësore, përfundoi në hedhjen e molotovëve./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

VIDEO/ Tensionohet situata, policia nuk kursen qytetarët, i sulmon me topa uji dhe gaz lotësjellës

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Pamje nga protesta

TIRANA- Policia ka sulmuar me topa uji dhe gaz lotësjellës protestuesit e opozitës.  Më herët protestuesit hodhën molotov, ndërsa policia iu është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Fillimisht ata u nisën drejt Ministrisë së Brendshme, ndërsa thërrisnin 'Policia e krimit'.


Por policia u bëri pritë dhe hodhi ndaj tyre ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Protesta e cili nisi si një kryengritje paqësore, përfundoi në hedhjen e molotovëve./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Protesta e opozitës/ Policia hodhi gaz lotsjellës, qytetarët gjuajnë molotov

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Pamje nga protesta

TIRANA- Protestuesit e opozitës kanë hedhur molotov, ndërsa policia iu është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Fillimisht protestuesit u nisën drejt Ministrisë së Brendshme, ndërsa thërrisnin 'Policia e krimit'.

Por policia u bëri pritë dhe hodhi ndaj tyre ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Protesta e cili nisi si një kryengritje paqësore, përfundoi në hedhjen e molotiovëve./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Protestuesit u nisën drejt Ministrisë së Brendshme/ Policia u bën pritë, hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Pamje nga protesta

TIRANA- Protestuesit janë nisur drejt Ministrisë së Brendshme. Ata thërrasin 'Policia e krimit', ndërsa policia u ka bërë pritë dhe ka hedhur ndaj tyre ujë me presion dhe gaz lotsjellës.


Stacioni i parë i protestuesve është ministria e Brendshme dhe më pas do të vazhdohet në zona të tjera të kryeqytetit për të protestuar. Mësohet, se 1500 punonjës policie janë në terren, në kuadër të protestës kombëtare të opozitës./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

FOTOLAJM/ Protestuesit nisen drejt Ministrisë së Brendshme: Policia krimit

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Pamje nga protesta

TIRANA- Protestuesit janë nisur drejt Ministrisë së Brendshme. Ata thërrasin 'Policia e krimit'. Ndryshe nga protestat e mëparshme të opozitës, situata ka qenë e qetë dhe pa tensione deri më tani. Mësohet, se 1500 punonjës policie janë në terren. 

Policia doli me një njoftim dhe bëri me dije se nga ora 23:45 e së enjtes deri në përfundim të tubimit më 8 maj, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Aksidenti tragjik me dy viktima në Durrës, mbahet një minutë heshtje në protestën kombëtare të PD-së

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Pamje nga protesta

TIRANA- Protesta kombëtare e opozitës ka nisur, ndërsa protestuesit kanë mbajtur një minutë heshtje për aksidentin tragjik në Durrës, i cili u mori jetën dy të miturve. Mësohet, se 1500 punonjës policie janë në terren.


Edhe pse më parë është raportuar nga selia blu se protesta e sotme nuk do të ketë fjalime, PD ka improvizuar një mini-podium para Kryeministrisë. Megjithatë, ende është e paqartë nëse do të mbahet ndonjë fjalim i mirëfilltë nga kjo strukturë, apo jo. 

Policia doli me një njoftim dhe bëri me dije se nga ora 23:45 e së enjtes deri në përfundim të tubimit më 8 maj, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Berisha del nga selia blu, nis marshimi drejtë Kryeministrisë

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga selia e partisë blu, i shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të PD-së, për t’iu bashkuar protestës kombëtare që po zhvillohet para Kryeministrisë.


Berisha është shoqëruar nga qindra mbështetës demokratë, të cilët ishin mbledhur më herët në selinë e PD-së dhe më pas janë nisur drejt bulevardit për t’iu bashkuar protestës. Siç shihet edhe në pamjet, pjesëmarrja deri në këto momente është e lartë nga mbështetës të opozitës, pavarsisht motit me shi./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet me entuziazëm

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu pak para nisjes së protestës kombëtare. Kryedemokrati është pritur me entuziazëm dhe brohoritje nga qindra qytetarë dhe mbështetës të opozitës.


Opozita ka thirrur këtë të premte një protestë kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke kërkuar largimin e tyre. Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë mbledhur edhe përpara godinës së Kryeministrisë, në pritje të nisjes së tubimit./Dosja.al

3 JAVE ME PARE

Protesta kombëtare e opozitës, 1500 forca policie në shesh

Protesta kombëtare e opozitës/ Policia sulmon qytetarët me gaz

TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e rradhës mbrëmjen e kësaj të premte. Tubimi pritet të nisë për pak minuta, në orën 19:00 para Kryeministrisë. Mësohet, se 1500 punonjës policie do të jetë në terren lidhur me protestën 

Edhe pse më parë është raportuar nga selia blu se protesta e sotme nuk do të ketë fjalime, PD ka improvizuar një mini-podium para Kryeministrisë. Megjithatë, ende është e paqartë nëse do të mbahet ndonjë fjalim i mirëfilltë nga kjo strukturë, apo jo. 

Policia doli me një njoftim dhe bëri me dije se nga ora 23:45 e së enjtes deri në përfundim të tubimit më 8 maj, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Ndërkohë të premten nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit u bllokua lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”./Dosja.al

protesta e opozites

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën