LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta për 5 drejtorët e arrestuar në bashkinë e Tiranës, reagojnë 5 ambasadorët: Dënojmë dhunën!

• Për rreth dy orë qytetarët kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës kundër dosjes 5D dhe për korrupsionin dhe tenderat e vjedhur nga drejtorët dhe ish-drejtorët e këtij institucioni. • Protesta që në nisje u shoqërua me tensione ku qytetarët kanë hedhur bojë dhe koktejl molotov në drejtim të godinës së bashkisë. • Lidhur me këto incidente kanë reaguar edhe përfaqësuesit e ndërkombëtarëve në vendin tonë. • Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë shkruan se dhuna dhe mjetet piroteknike nuk kanë vend në një shoqëri demokratike, por shtojnë se protesta është një e drejtë paqësore. • Edhe ambasada amerikane në reagimin e saj ka dënuar aktet e protestuesve, ndërsa shton se korrupsioni nuk luftohet me dhunë. • Një reagim ka pasur edhe nga ambasada britanike shprehet se përdorimi i koktejleve molotov nuk kanë vend në demokraci. • Në reagimin e tyre thuhet se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet të kryhen përmes proceseve demokratike. • Gjithashtu edhe prezenca e OSBE në Tiranë ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestës së sotme para bashkisë së Tiranës, ku thonë se protesta është akt demokratik, por dhuna nuk mund të justifikohet. • Në të njëjtë linjë ka qenë edhe ambasada italiane ku thotë se e drejta për t’u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është themelore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj gjërave ose njerëzve nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme. • Javën e ardhshme pritet të mbahet sërish protesta ku qytetarët kërkojnë që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë së Tiranës, ambasada italiane: Dhuna nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme

Protesta për 5 drejtorët e arrestuar në bashkinë e
amabasada italiane ne tirane

TIRANË- Një reagim për protestën e sotme të opozitës që u zhvillua para bashkisë së Tiranë ka ardhur edhe nga ambasada italiane në Tiranë. 

Në reagimin e tyre thuhet se e drejta për t’u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është themelore në një shoqëri demokratike. Por më tej shton se dhuna ndaj gjërave ose njerëzve nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme. 

Protesta e sotme u shoqërua me tensione ku qytetarët kanë hedhur bojë dhe koktejl molotov në drejtim të godinës së bashkisë.

POSTIMI I AMBASADËS:

Ambasada italiane në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera gjatë protestës së sotme para Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është themelore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj gjërave ose njerëzve nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme. 

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë Tiranë/ OSBE: Dënojmë aktet e dhunës

Protesta për 5 drejtorët e arrestuar në bashkinë e
pamje nga protesta

TIRANË- Protesta e ditës së sotme para bashkisë Tiranë nuk kaloi pa incidente. Këtë fakt prezenca e OSBE-së në Shqipëri e ka vënë në dukje duke reaguar për situatën.

OSBE ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestës së sotme para bashkisë së Tiranës. Në reagim thuhet se protesta është akt demokratik, por dhuna nuk mund të justifikohet.

Kjo ishte protesta e radhës që mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes "5D" ku u zbuluan drejtorët e bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

2 VITE ME PARE

Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, ambasada britanike: Përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci! Dënojmë dhunën

Protesta për 5 drejtorët e arrestuar në bashkinë e
Ambasada britanike

TIRANË-Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar ashpër në lidhje me inicidentet e regjistruara ditën e sotme në protestën mbajtur nga opozita para Bashkisë së Tiranës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada dënon përdroimin e akteve të dhunës dhe frikësimit.

Më tej në reagim shkruhet se përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Gjithashtu në reagim thuhet se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet të kryhen përmes proceseve demokratike.

Postimi i plotë:

Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit.
Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit.

2 VITE ME PARE

Në një linjë me SPAK, ambasada e SHBA-së për protestën e opozitës para bashkisë: Korrupsioni nuk luftohet me dhunë

Protesta për 5 drejtorët e arrestuar në bashkinë e
Ambasada amerikane

TIRANË- Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar ashpër në lidhje me incidentet e regjistruara ditën e sotme në protestën mbajtur nga opozita para Bashkisë së Tiranës. Për mes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme.

Në reagim më tej shkruhet se aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Më tej ata kanë përshëndetur zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës.

Reagimi i plotë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.

2 VITE ME PARE

Protesta para Bashkisë Tiranë/ Delegacioni i BE: Dënojmë fort dhunën, akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike

Protesta për 5 drejtorët e arrestuar në bashkinë e
Protesta

TIRANË- Belegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar pas protestës së sotme në Bashkinë Tiranë. Delegacioni me anë të një postimi në Facebook shkruan se dhuna dhe mjetet piroteknike nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Po ashtu ata shkruajnë se protesta është një e drejtë paqësore.

Postimi i Plotë:

Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore.

Kjo ishte protesta e radhës që u mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes " 5D"ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.

protesta para bashkise se tiranes ambasada amerikane ambasada italiane ambasada britanike delegacioni i be ne tirane osbe

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë