6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Qytetarë të shumtë u mblodhën pasditen e sotme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta, në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. • Qytetarët e konsiderojnë Gjykatën Speciale si raciste dhe sipas tyre çlirimtarët po mbahen në Hagë me dirigjime nga Serbia. • Gjithashtu në pamje shihen qytetarët që mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta të ndryshme në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. • Protesta e organizuar nga veteranët e UÇK-së është përkrahur nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe eksponentë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. • Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se protesta është "dhjetë vjet e vonuar" pasi në kohën kur është themeluar Gjykata është dashur që të protestohet kundër "pushtetit të atëhershëm". • Gjithashtu në protestë mori pjesë edhe bashkëshortja e Jakup Krasniqit. • Ajo u shpreh se pret lirimin e bashkëshortit të saj, por edhe të ish krerëve të tjerë të UÇK. • Po ashtu Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, po merr pjesë këtë pasdite në protestën që po mbahet në sheshin qendror të Prishtinës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtim të Gjykatës Speciale. • Mediat në Kosovë raportojnë se Ahmeti është parë teksa i bashkohet protestës i shoqëruar nga Ramiz Lladrovci. • I pranishëm ishte edhe Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti mori pjesë në protestën e mbajtur në Prishtinë, kundër Gjykatës Speciale. • Ahmeti u shpreh gjatë fjalës së tij e UÇK ka bërë luftë të drejtë dhe nuk është marrë me të pafajshmit. • Ahemti shtoi gjithashtu se kërkohet liri për ish-krerët e UÇK, që ndodhen në Hagë. Ndër të tjera ai theksoi se Serbia po bën gjithçka për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës. • Po ashtu Nevenka Tromp, ish-hetuese e Tribunalit të Hagës në rastin kundër Sllobodan Millosheviçit, mbajti fjalën e saj në protestë. • Në hyrje të fjalimit të saj Tromp tha se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. • Ajo tha se gjykata, ligjet dhe profesionistët e drejtësisë duhet të veprojnë në mënyrë të paanshme. • Tromp tha gjithashtu se ky tubim është për të thënë se “Kosova ka rëndësi”. • Më tej shtoi se Kosova nuk është kompromis, por Kosova është shtet sovran.
9 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reguar pas protestë për lirimin e ish-krerëve të UÇK në Prishtinë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se Kuvendi i Kosovës duhet të ngrejë zërin për lirimin e ish-krerëve të UÇK, përmes një rezolute. Më tej Rama thekson se rezoluta është e vonuar dhe duhet të kryhet pa dallime partish.
Postimi i Ramës:
Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?! Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore.
PRISHTINË- Ka përfunduar protesta “drejtësi kundër padrejtësive” të Speciales në Hagë, e cila u mbajt në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu”, ku u mblodhën me mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet e Kosovës, por edhe përtej kufijve. Në protestë mbajtën fjalën Hysni Gucati, Arbër Cacaj, djali i dëshmorit Nagip Cacaj, hetuesja Nevenka Tromp dhe Ali Ahmeti.
“Kundër padrejtësisë! Në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës” ishte motoja e protestës.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit 2020. Ata ngarkohen për krime lufte, teksa janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023. Emisari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka shprehur përkrahje për ish-presidentin, Hashim Thaçi duke e cilësuar si të turpshëm faktin që ai po mbahet ende në paraburgim. Grenell e ka quajtur Hagën si një institucion i cili nuk funksionon. Përkrahje për protestë kanë shprehur figura të ndryshme politike në vend si dhe figura fetare me ndikim në Kosovë.
PRISHTINË- Nevenka Tromp, ish-hetuese e Tribunalit të Hagës në rastin kundër Sllobodan Millosheviçit, mbajti fjalën e saj në protestë. Në hyrje të fjalimit të saj Tromp tha se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ajo tha se gjykata, ligjet dhe profesionistët e drejtësisë duhet të veprojnë në mënyrë të paanshme.
“Sot ne e themi qartë, drejtësia nuk duhet të vonohet, ajo duhet të bëhet pa asnjë vonesë, pa paragjykime dhe për sakrificat e atyre që u ngritën për liri. Drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar. Ky s’është parullë, është realitet i dhimbshëm me të cilin ju përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet ajo duhet të ketë legjitimitet.
Në vitin 2020 udhëheqësit tuaj të kohës së luftës shkuan vullnetarisht në Hagë duke besuar si ju që drejtësia do të zbatohej shpejt dhe në mënyrë të drejt. Ata u siguruan që ky proces do të ishte transparent dhe i paanshëm. Dhe megjithatë ja ku jemi, 5 vjet me vonë ata janë ende në paraburgim, dhe ende nuk ka një vendim gjyqësor. Besimi i tyre në një drejtësi të shpejtë është thyer nga realitet i vonesave, dënimeve të ashpra dhe shkallës, dispropercionale të shpalljeve fajtor.
Të njëjtit udhëheqës që janë të akuzuar janë ata që mbështetën krijimin e këtyre Dhomave. Ata kanë vepruar kështu edhe pse ditën rrezikun që përfaqësonte për çdo luftëtar. Sepse ata besonin në drejtësinë e kauzës, besonin që lufta që ata luftuan ishte një luftë e drejtë. Besonin se ishte një luftë e lejuar si e tillë nga Karta e Kombeve të Bashkuara. Ata luftuan dhe fituan”, tha Tromp.
Ajo tha gjithashtu se ky tubim është për të thënë se “Kosova ka rëndësi”. Më tej shtoi se Kosova nuk është kompromis, por Kosova është shtet sovran.
“Kosova mund të mos jetë përparësi për fuqitë globale, por për qytetarët e Kosovës kjo është personale. Një komb i njerëzve të guximshëm, të qëndrueshëm, demokratik, që vazhdojnë të besojnë në drejtësi edhe kur bota duket se po kthen shikimin tjetër kund”, tha Tromp.
PRISHTINË- Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti mori pjesë në protestën e mbajtur në Prishtinë, kundër Gjykatës Speciale. Ahmeti u shpreh gjatë fjalës së tij e UÇK ka bërë luftë të drejtë dhe nuk është marrë me të pafajshmit. Ahemti shtoi gjithashtu se kërkohet liri për ish-krerët e UÇK, që ndodhen në Hagë. Ndër të tjera ai theksoi se Serbia po bën gjithçka për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës.
“Kombi ynë, historikisht ka qenë i bashkuar, që një trup i vetëm, kur ne na është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti. Sot, si një trup kemi këtu, për të kërkuar liri për çlirimtarët, që po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale. Kemi dalë për të kërkuar të drejtën tonë. UÇK ka bërë luftë të drejtë, luftë për liri, luftë për çlirimin nga pushteti. UÇK i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës. Ajo asnjëherë nuk është marrë me të pafajshmit, nuk ka vrarë civilë. Lufta e saj ishte vetëm çlirimi. Serbia po bën gjithçka për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës. Ajo po përpiqet të përmbysë çdo arritje në Kosovë”, theksoi ai.
KOSOVA- Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati ka mbajtur një fjalim me të nisur protesta në Prishtinë, kundër Gjykatës Speciales. Gucati ka thënë se kjo gjykatë po gjykon aleatët e NATO-s, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ai ka shtuar se gjykata në fjalë është e njëanshme, anti-UÇK dhe anti-shtetit të Kosovës. Sipas tij, Gjykata Speciale po deformon historinë dhe po tenton të krijojë narrativen e rremë sikur Kosova është çliruar nga kriminelët.
‘‘Të nderuar të pranishëm sot veteranët e UÇK-së i kemi bërë shumë krenarë që jemi bashkuar këtu kundër padrejtësisë së Speciales. Kjo gjykatë ne e dimë që është gjykatë e njëanshme, anti-UÇK, anti-shtetit të Kosovës. Ne kemi ditur të bëhemi bashkë gjithmonë kur është rrezikuar identiteti ynë, dhe jemi bërë bashkë edhe sot sepse po rrezikohet liria dhe e vërteta e luftës sonë, po rrezikohet pavarësia jonë, sepse Specialja e ka devijuar misionin e saj.
Specialja po deformon historinë tonë, nën petkun e drejtësisë të cilën e ka përdhosur kjo gjykatë po bën padrejtësi ndaj atyre që u ngritën për liri dhe dinjitet. Ajo po tenton të krijojë narrativen e rremë sikurse Kosova është çliruar kriminelët, ndërkohë e vërteta është krejt tjetër, UÇK bashkë me NATO-n, në krye me Amerikën kanë çliruar Kosovën nga kriminelët e Beogradit. Sot kjo gjykatë në Hagë po gjykon aleatët e NATO’s, Hashimin, Kadrinë, baçin Jakupin, Rexhep Selimin”, ka thënë Gucati.
PRISHTINË- Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin sot në protestën kundër Gjykatës Speciale. Ledri ka ndarë një postimi në ‘InstaStory’, duke bërë thirrje që qytetarët të mblidhen.
Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbajnë sot protestë në Prishtinë, në kundërshtim të padrejtësive nga Gjykata Speciale dhe raportimeve se dosje e dokumente të Serbisë po përdoren nga Gjykata Speciale në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

KOSOVA- Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, po merr pjesë këtë pasdite në protestën që po mbahet në sheshin qendror të Prishtinës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtim të Gjykatës Speciale. Mediat në Kosovë raportojnë se Ahmeti është parë teksa i bashkohet protestës i shoqëruar nga Ramiz Lladrovci.
Mijëra protestues, nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe vende të rajonit, janë mbledhur në sheshin Skënderbeu të Prishtinës dhe turmës fillimisht iu adresua kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati.
PRISHTINË- Në Prishtinë po protestohet me moton “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta.
Protestuesit, nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe vende të rajonit, janë mbledhur në sheshin Skënderbeu të Prishtinës dhe turmës pritet t’iu adresohen kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ish-luftëtari i UÇK-së, njëherësh kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, si dhe Nevenka Tromp, e cila për një dekadë ka qenë hulumtuese e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.
Protesta e organizuar nga veteranët e UÇK-së është përkrahur nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe eksponentë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se protesta është "dhjetë vjet e vonuar" pasi në kohën kur është themeluar Gjykata është dashur që të protestohet kundër "pushtetit të atëhershëm".
Në Dhomat e Specializuara – që njihen ndryshe edhe si Gjykata Speciale – rasti kryesor po zhvillohet kundër ish-krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat i kanë hedhur poshtë të katërtit.
Veteranët e UÇK-së kanë kundërshtuar trajtimin që po iu bëhet atyre nga Gjykata dhe Prokuroria e Specializuar në Hagë, por po ashtu kanë kritikuar Qeverinë aktuale në Kosovë lidhur me ndihmën financiare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së. Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se i ka ndarë në total rreth 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve.
OVL e UÇK-së ka thënë se e konsideron të turpshme vendosjen e “çmimeve tavan” për tarifat ndaj ekipeve mbrojtëse në Hagë dhe ka kërkuar heqjen e menjëhershme të tyre.
Por, organizatorët e protestës kanë paralajmëruar edhe kërkesa të tjera, sikurse formimi urgjent i institucioneve të Kosovës dhe respektimi i rendit kushtetues.
Në fund të korrikut, veteranët, por edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ngritën një shqetësim tjetër sa i përket gjykatës në Hagë: provat materiale nga Serbia.
Haxhiu tha se është njoftuar se Specialja ka pranuar si prova materiale disa dokumente të dorëzuara nga institucionet e Serbisë, duke përmendur Departamentin e Sigurisë Shtetërore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të ashtuquajturën “Komandë për Kosovën dhe Metohinë”.
Ajo e konsideroi këtë si “zhvillim thellësisht të papranueshëm”. Sipas Haxhiut, pranimi i materialeve të prodhuara nga Serbia si burim i besueshëm përbën “deformim të rëndë të drejtësisë dhe një fyerje të hapur ndaj viktimave të luftës dhe sakrificës për liri”, teksa ka shtuar se me këtë veprim ngrihen dyshime serioze mbi paanshmërinë e vetë gjyqtarëve të rastit.
Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 5 gusht tha se është shqetësuese që cilado gjykatë që është formuar nga Kosova, që e ka detyrim ligjor që të funksionojë sipas sistemit juridik të Kosovës, të pranojë prova nga Serbia, pasi tha se historikisht është dëshmuar se Serbia ka prodhuar “prova të falsifikuara” që sipas saj kanë për synim që ta rishkruajnë historinë.
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Qëndrimi për pesë vjet në paraburgim shpesh është cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut nga veteranët në Kosovë.
Procesi gjyqësor ndaj tyre ka nisur më prill të vitit 2023. Në mbi dy vjet, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale. ZPS-ja deklaroi më 16 prill se ka përmbyllur paraqitjen e provave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Tani radhën e ka mbrojtja për të paraqitur rastin. Por, avokatët e ish-krerëve të UÇK-së janë ankuar se trupi gjykues u ka shkurtuar afatin për përgatitjen e mbrojtjes së tyre. Mbrojtja pritet të thërrasë dëshmitarët dhe të paraqesë rastin e saj në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit.
Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në tetor të vitit 2020, por e bëri publike vetëm një muaj më vonë.
Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”. Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.
Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale – janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.
Për krijimin e kësaj gjykate kishin votuar 88 deputetë nga Partia Demokratike të Kosovës, Lidhja Demokratike të Kosovës, Lista Serbe, komuniteteve të tjera joshumicë dhe deputetë pa grupe parlamentare. Pesë deputetë të PDK-së kishin votuar kundër dhe një prej tyre kishte abstenuar. Partitë që atëbotë ishin në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishin kundërshtuar themelimin e Speciales.
Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Gjykata Speciale financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian, me kontribute shtesë nga disa shtete të tjera, si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia. Në dy vjetët e fundit ajo e ka pasur një buxhet prej rreth 100 milionë eurosh.
Në të kaluarën janë mbajtur protesta në Kosovë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë tentuar ta shpërbejnë Gjykatën Speciale më 2017, por pa sukses./REL
KOSOVË- Qytetarë të shumtë janë mbledhur pasditen e sotme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta, në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qytetarët janë shpreheur se e konsiderojnë Gjykatën Speciale si raciste dhe çlirimtarët po mbahen në Hagë me dirigjime nga Serbia. Gjithashtu në pamje shihen qytetarët që mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta të ndryshme në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Isat Gashi, i cili kishte ardhur nga Klina për të protestuar, tha se ish presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerët po mbahen padrejtësisht në paraburgim dhe me dirigjime nga Serbia.
“Jemi mbledhur sot për çlirimin e çlirimtarëve tanë që mbahen padrejtësisht në Hagë…Mendojmë se do të ketë rezultat për lirimin e djemve tanë, heronj të gjallë…Gjykata Speciale është raciste dhe po mban padrejtë në Hagë çlirimtarët me dirigjimet e Serbisë”, tha ai.
Prezentë në protestë janë edhe përfaqësues politik të partive politike të ndryshme. Gjithashtu në protestë merr pjesë edhe bashkëshortja e Jakup Krasniqit. Ajo u shpreh se pret lirimin e bashkëshortit të saj, por edhe të ish krerëve të tjerë të UÇK.
“Jam shumë e emocionuar, gjykata duhet të ketë parasysh, jo gjykim dënues. Në emër të popullit duhet gjykim lirues. Mirë është me shëndet. Presim ne të rikthehen ata, si të lirë. Po, edhe më herët edhe të vazhdojmë deri në gjykimin përfundimtar”, theksoi ajo