LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Rama mashtroi hapur, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet"/ Berisha: Mafia qeveritare nuk lejon asnjë kompani europiane të fitojë qoftë dhe një tender

•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqiti të dhëna nga organizata europiane Open Tender EU mbi gjendjen e prokurimeve publike në Shqipëri, duke kundërshtuar haptazi deklaratat e kryeministrit Edi Rama. •Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha u shpreh se qeveria ka manipuluar shifrat e prokurimit publik duke llogaritur edhe tenderat e anuluar, duke e çuar artificialmente nivelin nga 4.9% e GDP-së në 10%. •Sipas kryedemokratit, asnjë kompani nga vendet e BE nuk ka fituar tendera me vlerë të konsiderueshme në Shqipëri, duke shkelur Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). •Ai evokoi shembujt e qeverisjes së mëparshme, kur rrugë kombëtare u ndërtuan nga kompani italiane, greke dhe amerikane. •Kreu i PD-së deklaroi se, kompanive europiane u kërkohej të aplikonin nëpërmjet e-Albania, procedurë që zgjaste 38 ditë, ndërkohë që tenderat grabiteshin brenda 34 ditësh, duke i përjashtuar de facto nga gara. •Lideri i opozitës paraqiti listën e kompanive fituese të tenderave, midis të cilave veçoi kompaninë Gjoka-Olsi Rama Konstruksion, me afro 500 milionë euro tendera në vit, si dhe firma të tjera si 4AM, Salillari, Fusha dhe GBG.

3 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Skandali/ Berisha: Pasi përjashtuan kompanitë evropiane, 1.5 miliard euro shkuan vetëm për 10 firma shqiptare! Kryeson kompania Gjoka-Olsi Rama

"Rama mashtroi hapur, integriteti i prokurimeve publike ka rënë
Sali Berisha

TIRANË-  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përqendrim të madh të fondeve publike në një numër të kufizuar kompanish shqiptare në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës.

Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se, rreth 1.5 miliardë euro nga tenderat publikë janë shpërndarë vetëm tek disa firma vendase, duke përjashtuar kompani evropiane dhe amerikane.

Berisha shtoi se, kompania Gjoka-Olsi Rama Konstruksion, janë fituesit e tenderave me pothuajse 500 milionë euro tendera në vit. Ai gjithashtu denoncoi keqpërdorimin e publikut në një shërbim institucionesh dhe projektesh, duke e vlerësuar atë si një goditje të rëndë për ekonominë e vendit.

"Shikoni këtu. Pasi janë përjashtuar të gjitha kompanitë evropiane dhe amerikane qofshin, të gjitha, shikoni fitimtarët e tenderave tani. Kompania Gjoka-Olsi Rama. Dhe ky Gjoka e ka pasion shumë Olsin ky. A e keni vënë re apo jo? Ja ku e keni. Shikoni. Gjeniu i prokurimeve paçka se i shemben rrugët si kashtë. Urdhëroni. Ky paguhet më shumë se të gjithë të tjerët. Kompania Gjoka-Olsi Rama Kontruksion. Tjetër.

Kompania 4AM. Këtë nuk e di se kush e ka, por do ta gjejmë. Famozi Salillari. Fusha nuk mund të mungonte kurrsesi. Modeste. Edhe kjo vjen pas Fushës. GBG kompani. Edhe kjo. Këta duhet t’i gjejmë të gjithë kush janë. Urdhëroni pra, 10 kompani, 1 miliard e gjysmë euro. Koncentrim total mafioz pa tendera. Kompania Gjoka-Olsi Rama Konstruksion, pothuajse 500 milionë euro tendera në vit. Imagjinoni ju se ku shkon.

Tani, ku kanë shkuar 1 miliard e 500 milionë euro. Lubia.Lubia urdhëroni sa ka marrë. Rreth 1 miliard e 400 milionë. Dhe kur unë thosha që kjo, gjatë gjithë mandatit të saj, ka shpërdoruar, ka vjedhur dhe ka shpërdoruar 12 miliardë euro, kishte njerëz që mendonin se ka një ekzagjerim.
Ja ku e keni. Urdhëroni Lubia sa ka marrë. Pastaj vjen Fondi Shqiptar i Zhvillimit me Agollin e famshëm, që lumturoi djalin me 500 milionë, Gidën me autor kuzhinierin e djalit. Pra, me një fjalë mbi 300 milionë ka pasur vitin e kaluar vetëm Lindat e AKSHI-t. E kuptoni ju apo jo se ç’ka qenë kjo?", shprehet Berisha./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Berisha: Mafia qeveritare nuk lejon asnjë kompani europiane të fitojë qoftë dhe një tender në Shqipëri! Kjo është shkelje e rëndë e MSA-së

"Rama mashtroi hapur, integriteti i prokurimeve publike ka rënë

Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës u shpreh se, mafia qeveritare shqiptare nuk lejon asnjë kompani evropiane të fitojë qoftë dhe një tender në Shqipëri.

Në një deklaratë për shtyp, Berisha deklaroi se, është përbën një shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

Berisha iu referua MSA duke thënë se, Shqipëria është e detyruar të trajtojë si të barabartë investitorët, kompanitë që paraqiten në garat brenda vendit.

"Së dyti, janë këto të gjitha nga Open Tender EU, organizatë kjo e besueshme e BE.
Po kriteri i transparencës? Kriteri i transparencës është shumë i ulët. Vlerësohet gjithsej 54.5 pikë, ndërkohë që sistemi elektronik është përdorur nga viti 2010. Pra, tregon që këta ia mbyllin sytë sistemit elektronik. Këta e zhurmojnë sistemin elektronik.

Treguesi i transparencës ka një rënie katastrofale. Por ka edhe një tregues tjetër. Treguesi i mafies. Mbajeni shënim. Ky tregues, thotë, se mafia qeveritare shqiptare, në ligjin e mafies dhe jo në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar, nuk lejon asnjë kompani evropiane të fitojë qoftë dhe një tender në Shqipëri. Narkoqeveria Rama, është rasti i vetëm, kur në listën e kontraktorëve me tendera me vlerë të konsiderueshme, nuk ka asnjë fitues kompani nga vendet e BE apo kompani prestigjioze.

E ndaluar! Kjo është një shkelje e rëndë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Injorimi i këtij fakti është një akt i rëndë që dëmton shumë, për aq sa mund të dëmtojë Shqipëria tregun. Në MSA, Shqipëria është e detyruar të trajtojë si të barabartë investitorët, kompanitë që paraqiten në garat brenda vendit.", shprehet Berisha./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Rama mashtroi hapur, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet"/ Berisha: Qeveria jonë mori çmim të dytë në botë nga OKB për transparencë në prokurime

"Rama mashtroi hapur, integriteti i prokurimeve publike ka rënë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kreut të qeverisë duke thënë se, Rama mashtroi hapur pasi doli dje me shifra dhe statistika që sipas tij nuk ishin transparente. 

Në një deklaratë për median, Berisha u shpreh se, integriteti i prokurimeve publike ka rënë në një mesatare 70 përqind që kur PD ishte në pushtet. Ai shtoi se, asokohe qeveria mori çmim të dytë në botë nga OKB për transparencë në prokurime.

"Njeriu që në çdo fjali nxjerr një gënjeshtër është bërë barsoletë e vërtetë në Shqipëri, në Evropë dhe më gjerë. Edi Rama doli dje me shifra dhe statistika para, rrahu gjoksin për prokurimet transparente me pretendimin se ato kanë shënuar përmirësime spektakolare duke qenë i paaftë të lexojë shifrat, t’i interpretojë grafiqet, tabelat e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare që faktojnë absolutisht të kundërtën.

Shqipëria, siç dihet, është vendi i parë në botë që aplikoi sistemin dixhital të prokurimeve, për çka në vitin 2010, OKB i akordoi Shqipërisë, pasi BB certifikoi këtë sistem, i akordoi çmimin e dytë në botë për transparencën në shërbimin civil. Ky sistem në vitin 2010-2011-2012, pra integriteti i prokurimeve publike ishte 80 përqind. Vlerësohej me 80 përqind. Integriteti i prokurimeve publike pas kësaj periudhe ka rënë në një mesatare 70 përqind. Ka rënë me 10 pikë dhe jo vetëm kaq, por në vitin 2026, kjo rënie është në 66 pikë, është një rënie prej 14 pikësh.

Një rënie dramatike. Shkaqet do i shohim më poshtë. Pra, e kuptoni. Sistemi i vendosur në vitin 2010, që në vitet e para kishte treguesin e integritetit 80 përqind, dhe në vend se të njihte përmirësime, sepse sigurisht teknologjia e vitit 2026 është më e avancuar dhe lejon mundësi më të madhe, jo vetëm që nuk njohu përmirësim, por njohur përkeqësim progresiv.", shprehet Berisha./Dosja.al

"Rama mashtroi hapur, integriteti i prokurimeve publike ka rënë

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale