LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama në Holandë, Rutte: Duam një nismë të përbashkët Shqipëri-Holandë për integrim

•Holanda mbështet Shqipërinë në çeljen e negociatave por në rast se gjërat shkojnë keq, edhe në ndarjen nga Maqedonia e Veriut. • Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me homologun e tij, Mark Ruttë. • Rutte tha se dy vendet po planifikojnë që të kenë një nismë të përbashkët anëtarësimin në familjen Europiane. • Megjithatë Rutte u shpreh optimist se Maqedonia e Veriut do ta pranojë propozimin francez. •Nga ana tjetër, Rama tha se Shqipëria është me këmbë në tokë dhe nuk kërkon menjëherë integrimin në Bashkimin Europian, por vetëm çeljen e negociatave. •Sipas tij, kjo gjë ndihmon në demokracinë e vendit. • Lidhur me "Open Ballkan", Rutte shprehu dakordësinë e tij, Rama tha se ishte i nevojshëm për të mbajtur Serbinë e orientuar nga BE, jo nga Rusia.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Rama: Holanda investuesi më i madh në Shqipëri, presim një lajm të mirë për energjinë

Rama në Holandë, Rutte: Duam një nismë të
Edi Rama dhe Mark Rutte

HOLANDË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se bashkëpunimi Shqipëri-Holandë është i mirë duke shtuar se Holanda është vendi me investimet më të mëdha në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Rutte, Rama tha se në fillim të vitit të ardhshëm po presin një lajm të mirë për energjinë. 

"Ne shohim më shumë nga Holanda në vendin tonë. Holanda renditet mes investuesve më të mëdhenj në Shqipëri, kemi Shell, me shpresë presim një lajm të mirë, në fillim të vitit, falë një kërkimi të Shell në vendin tinë, nëse do jetë kështu do kemi mundësi të festojmë për energjinë dhe burimet e reja", tha Rama.

3 VITE ME PARE

Rutte tregon prapaskenat e takimit me Ramën: Gati u kapëm fizikisht me njëri-tjetrin

Rama në Holandë, Rutte: Duam një nismë të
Edi Rama dhe Mark Rutte

HOLANDË- Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Mark Rutte kanë diskutuar lidhur me luftën ndaj korrupsionit. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin holandez, Edi Rama vlerësoi marrëdhëniet Shqipëri-Holandë, ndërsa Rutte tregoi edhe detaje nga përballjet e tyre më parë.

PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Kur vjen fjala për korrupsionin, Shqipëria ka një problem të madh, keni folur për këtë sot, e konsideroni problem?

RutteShqipëria ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm dhe ne po kontribuojmë në proces. Jam krenar për këtë proces. Është një gjë që e kemi diskutuar për shumë vite, e kam diskutuar dhe me Edin në samitit e BE-së në Sofie, ku gati u kapëm fizikisht me njëri-tjetrin. por Shqipëria ka punuar për këtë çështje. Shqipëria nuk ka arritur ku duhet por ka bërë hapa të jashtëzakonshëm.

RamaNëse nuk do kishim probleme me korrupsionin, tani do thoshim që ne duhet të jemi në BE. Ka ende shumë për tu bërë. Gjej rastin të shpreh mirënjohjen e vërtetë për Holandën, për qëndrimin e tyre të rreptë, me mbështetjen e tyre në terren përmes një programi Matra, që ka bërë ndryshimin në çuarjen para të reformës në drejtësi, që ka forcuar marrëdhënien tinë, në fund ne kuptuam që Holanda ishte serioze lidhur me kritikizmin e saj, por edhe Holanda e kuptoi që ne ishim seriozë në përmbushjen e detyrimeve tona.  Jam mirënjohës Markut, për përpjekje për ta shtyrë Ballkanin drejt europës. Në një farë mënyrë Marku më mësoi që mund ta duash BE, por do jetë dashuri e ashpër.

3 VITE ME PARE

Propozimi francez, Rama thirrje nga Holanda për RMV: Merrni vendimin nesër, ndryshe askush s'do dojë të merret me ju

Rama në Holandë, Rutte: Duam një nismë të
Edi Rama dhe Mark Rutte

HOLANDË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Holandës, Mark Rutte, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit të tyre në Amsterdam, ku edhe kanë komentuar çështjen e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Rama dhe Rutte thanë se ku ishte shansi i fundit për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë, duke kërkuar që të marrin vendimin e duhur në takimin e nesërm. Ndryshe mund të jetë shumë vonë.

Pjesë nga konferenca:

RamaSuedia dhe Finlanda janë një ndihmë shumë e vlefshme për NATO-n, jo vetëm që të jenë anëtarë të rinj, por anëtarë ekselencë. Integrimi i plotë në BE nuk është e njëjta gjë, pasi kjo kërkon të nxitë vende si ne, ti bëjë ato të rriten më pas ti bëjnë pjesë të tyre. Sa i takon asaj që i përket Maqedonisë së Veriut, dua të përfitoj nga ky rast se Macron, Michel dhe Marku kanë punuar 48 orë për të arritur një propozim final që trajtonte shqetësimet që kishte RMV. Propozimi përfundimtar është një propozim i ri i presidentit francez, Charle Michel dhe po ashtu e Markut që i dha një shtysë. Do të ishte në fakt për tu ardhur keq, nëse kjo do të haste pengesa. Besoj se parlamenti duhet ta bëjë këtë gjë, se nëse jo do të duhet shumë vite pritje. Sa i përket Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë jemi shumë krenarë që jemi atje. Ndihemi të përulur shumë për fjalët e mira që dëgjojmë për misionin tonë, nuk kemi asnjë dyshim për qëndrimin tonë, jemi në përputhje me atë që vendoset në nivelin e BE-së. E kemi të lehtë të jemi aty sëbashku me SHBA-të dhe si europianë krenarë.

RutteKeni bërë më shumë se sa të këndoni këngën e BE-së, keni qenë kyç në shumë çështje për ti bërë vendet bashkë, për shkak të diplomacisë shqiptare.

3 VITE ME PARE

Shqipëria ndahet nga RMV? Rutte: Ne jemi pro, kurrë s'na ka pëlqyer 'bashkimi'

Rama në Holandë, Rutte: Duam një nismë të
Edi Rama dhe Mark Rutte

HOLANDË- Kryeministri holandez Mark Rutte u shpreh optimist se Maqedonia e Veriut do ta pranojë propozimin francez të hartuar nga presidenti Emmanuel Macron. Por shtoi se nëse do të jetë e nevojshme, do të bien dakord për ndarjen e dy vendeve. Ai tha se nëse negociatat bllokohen edhe njëherë, liderët e BE mund të bien dakord që të nisin bisedimet veçmas me Shqipërinë.

“Kurrë nuk kemi qenë në favor të qenit të ndara të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ka një mendim të gjerë se ato nuk duhet të shkëputen, janë bërë shumë gjëra. Ka një optimizëm që Maqedonia e Veriut të pranojë kompromisin francez, gjithkush fiton dhe humbet diçka, por së paku është një rezultat i drejtë. Nëse dhe shpresoj që jo, kjo të mos marrë mbështetjen e Maqedonisë, do të marrë mbështetje në Evropë që të nisin bisedimet veç për Shqipërinë. Le të shpresojmë që të mos jetë e nevojshme. Nëse ndodh që ata nuk e pranojnë, besoj që kolegët e mi mund ta shohin më pozitivisht ndarjen e tyre. Për Ukrainën, mendoj që nuk e kanë prioritet për t'u futur në NATO. Ambicia e tyre ka qenë për PPE, jo për NATO,”- tha Rutte.

3 VITE ME PARE

Open Ballkan, Rama: Duhet ta mbajmë Serbinë në anën tonë, mos të shkojë me Rusinë

Rama në Holandë, Rutte: Duam një nismë të
Edi Rama dhe Mark Rutte

HOLANDË- Kryeministri Edi Rama mbrojti nga Holanda procesin e “Open Balkan”, duke nxjerrë një arsye të re pse është i rëndësishëm. Gjatë një konference në krah të kryeministrit holandez Mark Rutte, Rama tha se Ballkani është pjesa më e cënueshme e zinxhirit të Evropës në lidhje me ndikimin e luftës në Ukraine. Ndaj dhe sipas tij, procesi është i nevojshëm që ta mbajnë Serbinë në anën evropiane dhe të mos kalojë në anën e Rusisë.

“Ballkani është pjesa më cënueshme zinxhirit në Evropë që mund të preket dhe që larg qoftë mund të thyhet si pasojë e luftës në Ukrainë, sepse Rusia ka një influencë të qartë brenda ka disa lidhje tradicionale, ndaj unë besoj që duhet ta marrim Serbinë me ne dhe mos ta lëmë nga ana tjetër. Ballkani i Hapur ka ndihmuar në këtë proces që të harmonizohet me sanksionet,”- tha Rama.

3 VITE ME PARE

Open Ballkan, Rutte: Nismë pozitive, Rama ka marrëdhënie të mira me të gjithë

Rama në Holandë, Rutte: Duam një nismë të
Edi Rama dhe Mark Rutte

HOLANDË- Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka dalë hapur pro 'Open Balkan', sipas së cilit është një nismë që ndihmon në përshpejtimin e anëtarësimit të BE, duke ia faturuar të gjithën Edi Ramës. Gjatë një konferencë për shtyp me Ramën, Rutte nuk i shpëtoi dot pa i thurur lavde kryeministrit Edi Rama, duke e uruar disa herë edhe për ditëlindjen. 

"Gjithçka që mund të bëhet, dhe Rama është një ndër udhëheqësit më me përvojë në raport, dhe për shkak të brishtësisë së marrëdhënieve të rajonit, nën udhëheqjen e tij fakti që kjo nismë ka ecur përpara është pozitive, do e rekomandoja që shumë vende të diskutojnë çështjet e interesit të përbashkët, për të ecur në një strukturë të përbashkët ekonomike dhe kjo përshpejton edhe anëtarësimit dhe që tensionet të mos bëhen të papërballueshme. 'Ballkani i Hapur' dhe nisma të tilla kërkon lidership, dhe drejtuesi më me përvojë që ka marrëdhënie të mira me të gjithë është ky burri që ka ditëlindjen,"- tha Rutte.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Pyetje: I keni dhënë mbështetje të plotë bisedimeve për anëtarësim dhe BE, por edhe Open Ballkan, si mendoni që do ndihmojë në rajon? Procesi i Ballkanit të Hapur është thënë gjithmonë se rajoni është i rrezikuar nga forca të ndryshme, si mendoni se do ndikojë?

Rutte: Ne morëm ca kohë që Shqipëria dhe RMV të anëtarësoheshin në Europë. është në fakt diçka e jashtëzakoshme. Siç e thashë, shpresojmë që kjo të ndodhë. Duke pasur parasysh sa larg kemi shkuar duam që të ulemi me njëri-tjetrin për nismën Ballkani i Hapur. E kemi diskutuar gjatë se çfarë po ndodh në rajon. Mendoj që nën udhëheqjen e tij kjo nismë ka ecur para dhe është pozitive. Kjo është mënyra për të diskutuar. Mendoj se ideja është për të ecur në një zonë të tillë të përbashkët. Ndihmon që tensionet mos të bëhen të papërballueshëm. Jo se e kam në krah por personi që kam në krah është ky zotëria që ka ditëlindjen, ka marrëdhënie të mira me të gjithë.

3 VITE ME PARE

Anëtarësimi i Shqipërinë në BE, Mark Rutte: Do mblidhemi ta vendosim

Rama në Holandë, Rutte: Duam një nismë të
Mark Rutte

HOLANDË- Kryeministri holandez Mark Rutte ka deklaruar se do të mblidhen posaçërisht për të biseduar për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë fjalës së tij në konferencën përshtyp, Rutte përmendi gjithashtu dhe nismën e 'Ballkanit të Hapur', për të cilën tha se ka ecur përpara dhe se është një ide e mirë për tregtinë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.   

"Është në fakt gjithcka e jashtë zakonshme. Po situata mes Bullgarisë dhe RMV-së nuk e ka bërë të mundshme anëtarësimin. Nuk është BE-ja që po fton Shqipërinë dhe RMV-në, por jemi të gjithë ne, që do mblidhemi bashkë për të vendosur. Sa për Ballkanin e Hapur, kjo nismë ka ecur përpara. Mendoj që ideja është për të ecur në një zonë tregtare mes vendeve në Ballkanin Perëndimor. Kjo kërkon lidership, Rama është lideri që ka përvojë më shumë se të gjithë," tha Rutte.

3 VITE ME PARE

Rama me homologun Rutte: Holanda ishte serioze me ne, e kuptuan pse...

Rama në Holandë, Rutte: Duam një nismë të

Edi Rama: Ne punojmë në NATO, dhe falë tij mendoj se theva rekordin për fjalimin më të shkurtër. Ai tha fjalë për fjalë çfarë do thoja unë. U bëra xheloz në fakt, por thënë kjo dua që të shkoj më tej dhe të shpreh mirënjohjen për Holandën, qeverinë. Holanda ishte serioze me kritikat e saj, por edhe ata e kuptuan se ne ishim seriozë në detyrimet tona. Në këtë raport dypalësh shohim më shumë në vendin tonë. Kemi SHELL-in, me shpresë presim një lajm të mirë në fillim të vitit tjetër.

3 VITE ME PARE

Rama ka ditëlindjen, homologu holandez, Mark Rutte: Është kënaqësi që e kam këtu

Rama në Holandë, Rutte: Duam një nismë të
Edi Rama dhe Mark Rutte

HOLANDË- Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka uruar homologun e tij shqiptar, Edi Rama për ditën e tij të lindjes, në 58-vjetorin e tij. Urimi i Rutte erdhi gjatë konferencës së përbashkët për mediat që dy kryeministrat po mbanin në Amsterdam, ndërsa Rama e pranoi urimin me të qeshura. Duke zbuluar se më pas do të konsumonte një darkë me Rutten.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Mark Rutte: Është kënaqësi që e kam këtu Edi Ramën, e kam mik të mirë, e njoh prej vitesh. Kënaqësi që e kemi këtu për ditëlindjen e tij. Urime dhe edhe shumë vite të mira.

Edi Rama: Faleminderit është dhuratë e vërtetë të jem këtu. Pres me padurim darkën me Markun, ka më pak vite, por është më i mënçur.

edi rama ne holande edi rama mark rutte

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë