Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
•Kryeministri Edi Rama është takuar mesditën e sotme me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem, ku kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat. • Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria dhe Izraeli ndajnë marrëdhënie të shkëlqyera së bashku dhe sipas tij, qeveria mban një qëndrim të pandryshuar ndaj antisemitizmit. • Kryeministri deklaroi gjithashtu se vendi do të mbështesë të gjitha përpjekjet dhe planin paqes për Gazën të presidentit Trump. • Sa i përket fushës së sigurisë së mbrojtjes, Rama theksoi se vendi do të vazhdoj bashkëpunimin dhe shtoi se prodhimi “Made in Albania” do shtrihet edhe jashtë vendit. • Rama foli edhe për Bordin e Paqes, ku theksoi se Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë. • Lideri i qeverisë u ndal edhe tek sulmi kibernetik nga Irani, kundër Shqipërisë, ku shprehu mirënjohje të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen. • Ndërkohë, Natanyahu u shpreh se Izraeli dhe Shqipëria po ndërtojmë një marrëdhënie të shkëlqyer. • Ai tha se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm për tu vizituar. • Në lidhje me investimet, Natanyahu tha se kjo do çohet edhe më tej me Dhomën Tregtisë në Jeruzalem, e cila do të çelet nesër. • Pas konferencës, Rama iu drejtua me një fjalim parlamentit izraelit, ku vlerësoi raportet mes dy vendeve dhe u ndal edhe tek shpëtimi i hebrenjve nga shqiptarët. • Kryeministri foli edhe për bashkëjetesën fetare në Shqipëri, ku bëri me dije se në vend do të hapet një muze për veprat që populli shqiptar ka bërë për të shpëtuar hebrenjtë për t’i shpëtuar torturave. • Ai theksoi gjithashtu se Hamasi ishte fajtori për vuajtjet e popullit në Gaza dhe se pa çarmatosjen e tij, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet, teksa shtoi se tunelet e torturës në Gaza, duhet të ruhen si dëshmi paqeje. • Rama tha më tej se Shqipëria është i vetmi vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me numrin më të madh të hebrenjve të strehuar. • Ai foli edhe për Bordin e Paqes ku tha se vendi ynë do të punojë në këtë dritare të re mundësie për paqe për popullin e Gazës. • Kryeministri u shpreh ndër të tjera se po i dridheshin gjunjët prej emocioneve për mikpritjen dhe fjalimin e tij përballë politikanëve izraelitë, teksa shtoi se e kishte menduar që fjalimi në Izrael do të ishte për të si të jepte një provim para folësve që ai i cilëson si më të mirët në botë, mes të cilëve ai rendit edhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. • Në fund të fjalimit, Rama bëri thirrje për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve, duke shpresuar për një epokë të re marrëdhënieshe mes dy popujve, dhe në Lindjen e Mesme në tërësi.
14 artikuj për këtë temë.
IZRAEL- Kryeministri Rama ka deklaruar ditën e sotme se sulmet iraniane për pak shkatërruan infrastrukturën digjitale të vendit. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit, Rama tha se Shqipëria strehoi mijëra iranianë dhe u përball me sulme kibernetike nga ta. Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë u shpreh se vendi ka mbyllur çdo lidhje me ta dhe regjimin e tyre.
"Ne i rezistuam sulmeve të egra që për pak shkatërruan infrastrukturën tonë digjitale. U këshilluam nga miqtë tanë të mëdhenj që mos të reagojmë në mënyrë të nxituar ndaj Iranit sepse ata janë të mëdhenj. Ne kemi ndërprerë dhe lidhjen më të hollë që kishim me regjimin dhe kemi mbyllur çdo lidhje me ta. Nuk e kam të shkruar këtu, dhe dua të them këtë, bashkëshorti i dikujt që është grek, por me origjinë iraniane na tregoi për krimet e ndodhura ditë më parë në Iran ku tregjet janë rrethuar nga vrasës. Teksa media po flet për rreth 30 mijë të vrarë, nuk po shohim protesta rreth e përqark Evropës kundër regjimit të Ajatollahëve”, tha Rama./Dosja.al
IZRAEL- Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve për një rrugë drejt paqes. Nga Parlamenti izraelit, kreu i qeverisë uroj që dy kombet të jenë bashkë për njerëzimin dhe paqen. Gjithashtu, Rama uroj që palestinezët të jetojnë me dinjitet me vendet e tyre.
“Fjalët e një martiri arab për paqen, dua të mbyll me fjalët e një martiri për hebre për paqen. Ju bëjmë thirrje të gjithë izraelitëve kudo që jetojnë, ju bëjmë thirrje hebrenjve dhe palestinezëve që të bëjnë paqe, të shkojmë drejt një rruge të re për paqen. Palestinezët jetofshin me dinjitet me vendet e tyre. Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen”, tha Rama./Dosja.al
IZRAEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndihet si në një provim, pasi po flet përballë Netanjahut, të cilin e konsideroj si një nga 5 folësit më të mirë në botë. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit, Rama shprehu mirënjohje ndaj mënyrës së si u prit gjatë vizitës së tij në Izrael.
Rama: Po qëndroj në një foltore ku shumë të ftuar të tjerë kanë qëndruar para meje. Më duhet të rrëfehem se e kam të vështirë të besoj që meritoj një pritje të tillë. Por jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që bën për popullin hebre, duhet të gëzojnë respekt nga shteti i izraelit.
Të nderuar folës, kryeministër, zonja dhe zotërinj, nuk po gjej fjalët më të mira për t’ju adresuar dhe të shpreh emocionet e vërteta. Ndjej në këtë vend të veçantë të rëndësishëm t’ju them se nëse Mossad nuk iu ka informuar, po ju informoj se gjunjët po më dridhen.
Ka një arsye se pse, e dija që të flisja këtu do të ndihej si një provim për të folur përballur një nga 5 folësve më të mirë në botë, të paktën e listës sime, zoti Netanjahu. Falënderime më të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë. Mirënjohja ime më e thellë që më pritët sot këtu. Nuk mund të isha më mirënjohës se kaq./Dosja.al
IZRAEL- Lideri i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka ndërprerë edhe lidhjen më të hollë me regjimin e Khameneit. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit, Rama theksoi se vendi i rezistoi sulmeve iraniane në infrastrukturën digjitale. Sipas tij, vendi u këshillua nga 'miqtë' që mos të reagojë në mënyrë të nxituar ndaj Iranit.
“Këtë e kemi bërë dhe me kombe të tjera, kjo është arsyeja që i kemi dhënë dhe mijëra iranianëve strehim dhe mbrojte, nuk është diçka qe e kemi bërë pa risk, dhe nuk është pa risk edhe sot. Të strehosh një qenie tjetër njerëzore që është në rrezik nuk është një veprim që nuk paraqet rrezik, përkundrazi. Ne i rezistuam sulmeve të egra që për pak shkatërruan infrastrukturën tonë digjitale. U këshilluam nga miqtë tanë të mëdhenj që mos të reagojmë në mënyrë të nxituar ndaj Iranit sepse ata janë të mëdhenj.
Ne kemi ndërprerë dhe lidhjen më të hollë që kishim me regjimin dhe kemi mbyllur çdo lidhje me ta. Nuk e kam të shkruar këtu, dhe dua të them këtë, bashkëshorti i dikujt që është grek, por me origjinë iraniane na tregoi për krimet e ndodhura ditë më parë në Iran ku tregjet janë rrethuar nga vrasës. Teksa media po flet për rreth 30 mijë të vrarë, nuk po shohim protesta rreth e përqark Evropës kundër regjimit të Ajatollahëve”, tha Rama./Dosja.al
IZRAEL- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit, Rama deklaroi se trashëgimia shqiptare daton shekuj më parë, që kur refugjatët izraelitë kërkonin strehim pranë saj. Rama tha se gjatë Holokaustit, kur nazistët dërguan zyrtarët e tyre, shqiptarët thanë ‘Na merrni floririn, por jo hebrenjtë’.
“Dua që këto shembuj historik t’i sjell për të siguruar ata që mbajnë një pikëpamje komplet ndryshe nga e imja për Gazën, se shqiptarët sjellin një mësim shumë të mirë se çfarë është e aftë të sjellë ideologjia. Ka një histori që lidh dy popujt tanë. Trashëgimia jonë lidhet dhe daton shekuj më parë, që kur refugjatët izraelitë kërkonin strehim në tokën tonë.
Gjatë Holokaustit, kur nazistët dërguan zyrtarët e tyre, dërguan Nombaherin te populli shqiptar, shqiptarët thanë: ‘Na merrni floririn, por jo hebrenjtë’. Kjo nuk është një legjendë.
Për të shpjeguar këtë mrekulli që kanë bërë shqiptarët, përshkruhet me një fjali: ‘Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut’. Të tradhtosh mikun, është krimi më i pafalshëm që mund të ndodhë”, tha ndër të tjera Rama./Dosja.al

IZRAEL- Kryeministri Rama u ndal tek lufta në Gaza, për të cilën tha se tunelet e torturës në Gaza duhet të ruhen si dëshmi paqeje. Nga parlamenti izraelit, Rama deklaroi se humbja e jetëve palestineze u konvertuan në sistemin e mendjeve më të ligat. Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria dokumentohet si një vend strehë për hebrenjtë.
Edi Rama: Nga të pafundmet tunele që Hamasi ndërtoi pas 7 tetorit ku izraelitët u torturuan dhe u kthyen në replika të shekullit 21, do të qëndrojnë si dëshmi e paqes mes dy shteteve të ardhshme. Do të qëndrojnë si tunele të kujtesës dhe të shërimit. Humbja e jetëve palestineze u konvertuan në sistemin e mendjeve më të ligat. Ku tullat ishin trupa njerëzit, do të qëndrojnë si qirinj të trupave të harruar. Për të mos krijuar asnjë paralelizëm të shkatërrimit industrial hebre dhe vuajtjeve të regjimit tonë komunist, ju siguroj se shqiptarët dhe Shqipëria ju vlerësojnë për kurajon.
Familje që kërkonin strehë në vendin tonë, kur u Evropa u kthye sërish në një nga impulset e saj më të rënda dhe më të thella, në vitet ’30. Shqipëria dokumentohet si një vend strehë për hebrenjtë. Realiteti fetar në Shqipëri, ku feja nuk vendos besimin civil. Shqipëria shkoi as sa njohu Shabatin si të drejtë të komunitetit hebre. Gjatë Holokaustit, kërkoi një listë të hebrenjve kreu i vendit tonë i tha se mund të merrni varkat, por jo hebrenjtë./Dosja.al
IZRAEL- Lideri i qeverisë tha se së shpejti do të hapet muzeu, ku do të paraqiten veprat që shqiptarët kanë bërë për të shpëtuar hebrenjtë. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit, Rama u shpreh se Shqipëria ka disa fe, ku të gjithë gëzojnë një bashkëjetesë fetare. Ai tha se Shqipëria është i vetmi në vend, që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj të strehuar në territor.
“Për tu kthyer tek fjalimi dhe zgjidhja ime për tu prezantuar me fjalët e një lideri arab, kam mësuar se unë nuk jam një mysliman, jam katolik por gjysma ime më e mirë është myslimane. Paraardhësit tanë janë krishterë-ortodoksë. Nuk do të ishte një çudi që nëse djali im do të zgjidhte besimin hebre, por do të ishte po ashtu shumë pozitive të ishte mysliman apo i krishter.
Kjo është një histori normale shqiptare. Ne kemi disa religjione, që e festojmë dhe e respektojnë njëri-tjetrin. Populli im me këto besime priti Papa Françeskun. Ati i shenjtë Françesku nuk e quajti bashkëjetesë fetare realitetin e Shqipërisë, por një bashkëvllazëri.
Me të njëjtën krenari do të hapim muzeun për veprat e popullit shqiptar për të shpëtuar hebrenjtë. Të rinjtë tanë dhe vizitorë e vendit tonë, kushdo që të vijë nga të rinjtë tuaj, që janë rritur me hapa dhe % të larta, do të shohin këtë frymë dhe se çfarë është bërë për hebrenjtë. Shqipëria është i vetmi vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj të strehuar në territor më shumë sesa kur nisi lufta”, tha Rama./Dosja.al
IZRAEL- Kryeministri Rama tha nga Parlamenti izraelit se 'xhelati' është Hamas. Ai u shpreh se derisa të çarmatosen dhe të çmontohen, Gaza nuk do ketë qetësi. Rama tha se ideologjia e tij e terrorit kundër njerëzve të tij dhe kundër kombit hebre duhet të largohet.
Rama: Xhelati është Hamasi dhe askush tjetër. Ideologjia e tij e terrorit kundër njerëzve të tij dhe kundër kombit hebre, dogma totalitare se asnjë jetë palestinezë dhe hebrenjtë duhet të largohen. Derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet asnjë paqe nuk do zgjasë dhe të arrihet./Dosja.al
IZRAEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit se Shqipëria është vendi që strehoi më shumë hebre. Rama u shpreh ndër të tjera se shqiptarët e bënë vendin e tyre të vogël, të vetmin vend në Europë që ndihmuan hebrejtë.
“Shqipëria është i vetmi vend që doli nga lufta e dytë botërore me shumë hebrenj të strehuar brenda territorit të saj. Vij këtu pasi Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e bordit të paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të bordit të paqes që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re, për paqe, për popullin e gazës dhe rajonin”, tha Rama./Dosja.al

IZRAEL- Lideri i qeverisë u ndal edhe tek sulmi kibernetik nga Irani, kundër Shqipërisë. Rama shprehu mirënjohje të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen. Nga Izraeli, Rama deklaroi se vendi nuk ka asnjë marrëdhënie diplomatike me Iranin.
"Kryeministër, më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit kundër Shqipërisë. Ashtu si Izraeli, Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie diplomatike me Iranin, një vend i madh me civilizim të jashtëzakonshëm, që është shndërruar në një ishull terri nga urrejtja e verbër kundër çdo drite. E ndërsa lutemi për shpirtrat e panumërt që kanë humbur ditët e fundit në zjarret e Khomeinizmit mbajmë shpresë dhe bindje se ditët e vrasësve të Teheranit po vijnë drejt fundit," tha Rama./Dosja.al
IZRAEL- Kryeministri Rama tha se prodhimi “Made in Albania” do shtrihet edhe jashtë vendit. Rama deklaroi në konferencën e përbashkët me Netanyahun, se vendi do të vazhdoj bashkëpunimin në fushën e sigurisë e të mbrojtjes me Izraelin. Rama falenderoi, Netanyahun për mbështetjen pas sulmit kibernetik nga ana e Iranit.
“Ne do të mbështesin të gjitha përpjekjet përfshirë planin e Paqes për Gazës të presidentit Trump. Me Izraelin vazhdojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë e të mbrojtjes. Gjithashtu ju falënderoj për mbështetjen pas sulmit kibernetik nga ana e Iranit. Ndërsa lutemi për shpirtrat e panumërt që kanë humbur jetë, mbajmë shpresë se ditët e vrasësve të Teheranit po vijnë drejt fundit.
Por marrëveshjet që po arrijmë ditë pas dite për të ndërtuar një prodhim të ri të mbrojtjes falë partneriteti, po rikrijojmë kushtet për prodhimin “Made in Albania” që të shtrihet edhe jashtë vendit. Por dua ta përmbyll me turizmin dhe shkëmbimet mes njerëzve që po rriten vitet e fundit. Ftoj të gjithë popullin hebre të vizitojë Shqipërinë, pasi është një vend ku hebrenjtë mund të jetonin në siguri të plotë”, tha Rama./Dosja.al
IZRAEL- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është e nderuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes. Gjatë konferencës të përbashkët për mediat me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Rama deklaroi se vendi do të mbështesë të gjitha përpjekjet dhe planin paqes për Gazën.
“Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë e Bordit të Paqes, themeluar nga presidenti Trump, e shoh si një mirënjohje njohje dhe përgjegjësi morale. Ne do të mbështetshim të gjitha përpjekjet, përfshirë planin paqes për Gazën të presidenti Trump do të luajmë rolin tonë për stabilizimin e Gazës.“, tha Rama./Dosja.al
IZRAEL- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria dhe Izraeli ndajnë marrëdhënie të shkëlqyera së bashku. Sipas tij, qeveria mban një qëndrim të pandryshuar ndaj antisemitizmit.
“Shqipëria dhe izraeliti ndajnë marrëdhënie të shkëlqyera që i kanë rrënjët thellë në popullin shqiptar dhe atij izraelit. Hebrenjtë që i iknin persekutimit u vendosën në vendin tonë. Qeveria është e përkushtuar këtë trashëgimi të çmuar nga historia dhe mban qëndrim të pandryshuar kundër antisemitizmit, si brenda vendit ashtu dhe ndërkombëtarisht,” tha Rama./Dosja.al
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Natanyahu po zhvillon një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Natanyahu u shpreh se Izraeli dhe Shqipëria po ndërtojmë një marrëdhënie të shkëlqyer.
Ai tha se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm për tu vizituar. Në lidhje me investimet, Natanyahu tha se kjo do çohet edhe më tej me Dhomën Tregtisë në Jeruzalem, e cila do të çelet nesër.
"Rama një mik i madh i popullit hebre dhe i imi. Ai përfaqëson shqipirtin e vërtetë të Shqipërisë. Njerëzit duhet të njohin rolin e jashtëzakonshëm të Shqipëri. Qëndroni me kurajë kundër atyre që duan t’ju sprapsin. Ju shenjon si udhëheqës të jashtëzakonshëm të popullit tuaj. Po ndërtojmë marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vendeve. U them izraelitëve se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Së dyti kemi investimet, kjo do çohet edhe më tej me Dhomën Tregtisë në Jeruzalem, që do të çelet nesër. Kemi mirëkuptim që shkon përtej interesave," tha Natanyahu./Dosja.al