Rama dhe Rutte
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Mark Rutte ka pritur në takim ditën e sotme kryeministrin shqiptar Edi Rama. Gjatë një dalje të shkurtër për mediat, Rutte ka theksuar se Shqipëria është një aleat i fortë t NATO-së. Ndërkohë që ka shtuar se aleanca e di që mund të mbështetet te vendi jonë si dhe e asasjellta e saj.
"Është një nder i vërtetë që të kem mikun tim të ngushtë Rama, kryeministrinë Shqipërisë që na viziton. Shqipëria është një aleate e palëkundur, do të arrijë 2 përqindëshin e shpenzimeve ushtarake këtë vit, që është një angazhim i madh. Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale përfshirë edhe përmes ndërmarrjeve shtetërore që është e rëndësishme sepse na duhet një bazë e fortë industriale në mbarë NATO-n.
Ju po ndihmoni shumë Ukrainën, po bëni shumë për të. Po merrni pjesë në forcat atlantike në Letoni, merrni pjesë në KFOR. Ju jeni shumë i gjatë por megjithatë Shqipëria nuk është aleati më i madh i yni dhe Shqipëria po bën kaq shumë. Dua t’ju falënderoj që jeni aleat kaq i patundur. Ju e dini që NATO mund të mbështetet tek Shqipëria dhe Shqipëria mund të mbështetet gjithmonë tek NATO. Faleminderit për vizitën dhe që jeni një mik kaq i ngushtë personal dhe për gjithçka që po bëni për NATO-n," tha Rutte.