Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Posaçme për masat e sigurisë ndaj Belinda Ballukut do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. • Gjatë një konference për mediat, Rama deklaroi se vendimin e GJKKO-së do ta respektojnë duke theksuar se aktualisht vendi është pa një zv/kryeministër dhe pa një Ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë. • Rama vendimin për pezullimin e Ballukut e ka quajtur si një marrëveshje mes prokurorisë dhe Gjykatës, duke shtuar se kanë marrë kompetencat e Kryeministrit, Presidentit dhe Parlamentit. • Për Gjykatën Kushtetuese, Rama u shpreh se ajo duhet të vendos në lidhje me këtë çështje, që sipas tij është një ndërhyrje brutale mbi pavarësinë e ekzekutivit. • Për masat ndaj Ballukut është pyetur dhe komisionerja e BE-së Marta Kos, e cila refuzoi të komentojë çështje konkrete, por shtoi se Shqipëria ka pasur rritje të rëndësishme në luftën ndaj korrupsionit. • Komisionerja tha ndër të tjera se në rast se dikujt i dhunohen të drejta ka gjykata që kujdesen për këtë çështje dhe sipas saj raste të tilla ndodhin gjithandej.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me Marta kos, u ndal edhe te arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas tij, në asnjë vend të Bashkimit Europian nuk mund të ndodhë që kryebashkiaku të merret nga zyra dhe të dërgohet në paraburgim pa gjyq. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi gjithashtu se aftësitë e prokurorëve dhe gjykatësve janë një pjesë që duhet rritur dhe forcuar, por sipas tij duhet kohë dhe durim.
"Për ta mbyllur dua të shtoj diçka që është shumë e rëndësishme në parim, sepse u soll këtu Bashkimi Europian si një pikë referimi për çfarë duhet të ndodhë nga pikëpamja politike. Nuk ka një qëndrim uniform në Bashkimin Europian, por ajo që është më e rëndësishme sesa kjo, është që nuk bën vaki në Bashkimin Europian, që njerëzit të pezullohen nga funksionet, është unike në historinë e Europës kjo, duke qenë të zgjedhur, nuk bën vaki në Bashkimin Europian që kryetarët e bashkisë të merren nga zyra dhe të çohen në burg, pa gjyq dhe të mbahen në paraburgim për muaj e muaj të tërë, nuk bën vaki në Bashkimin Europian që siç e thotë jo qeveria e Shqipërisë, po “komisioni i torturës i Strasburgut” - një vend të ketë më shumë të paraburgosur, sesa njerëz të gjykuar dhe të burgosur me gjyq.
Kështu që, në këtë pikë, unë besoj që të gjithë duhet të bëjmë punën dhe të luajmë rolin tonë. Ne kemi tonin, roli ynë është që të jemi garant të kësaj pavarësie të drejtësisë që Shqipëria po e njeh për herë të parë në historinë e vet, ta mbrojmë këtë pavarësi të gjyqësorit edhe kur rëndon mbi ne në formën e një padrejtësie sipas nesh, që e përsëris nuk ka të ngjashme në Europë dhe të respektojmë kufirin tonë, pa hyrë në territorin e një pushteti tjetër të pavarur. Por, nga ana tjetër, të gjithë duhet të bëjnë detyrën e tyre. Nuk mund të hyhet në territorin e një pushteti tjetër të pavarur, dhe kjo vlen edhe për Pushtetin Ekzekutiv, kjo vlen edhe për Pushtetin Legjislativ, ashtu sikundër miqësisht ju them që kultura e gjyqeve popullore dhe e organizimeve nëpër salla, që dikur ishin salla teatrosh dhe vatrash kulture, sot janë sallone mediatike për të dhënë dënime bazuar mbi sekrete hetimore të nxjerra nga vetë prokurorët, është një kulturë që duhet ta luftojmë të gjithë, sepse nuk i bën mirë askujt dhe nuk i bën mirë kësaj shoqërie, por, natyrisht, nuk është puna ime ajo, puna ime është kjo që po ju them: - Ne jemi garantët e pavarësisë së gjyqësorit, do vazhdojmë të jemi garantët e pavarësisë me çdo çmim, edhe kur çmimi është i atillë që të vjen të mos ndalesh, duke thënë se çfarë të shkon nëpër mend, por këtë rrugë kemi zgjedhur dhe vetëm kështu ne mund të arrijmë objektivin që të bëhemi vend anëtar i Bashkëpunimit Europian dhe duhet ta besojmë këtë gjë.
Është një pushtet i ri fëmijëror, i ndërtuar mbi një të kaluar, që nuk e ndihmon drejtësinë e pavarur, s'ka traditë, s'ka kulturë historike të një drejtësie të pavarur. Aftësitë e prokurorëve dhe gjykatësve janë një pjesë shumë e rëndësishme që duhen rritur dhe forcuar, duhet kohë, duhet durim dhe duhet vendosmëri. Ne këtë vendosmëri e kemi dhe për sa kohë do ta kemi, do të jetë kështu dhe kur them për sa kohë do ta kemi, flas për veten time, që sa të jem unë në këtë detyrë, nuk do shikoni luftëra me drejtësinë apo akuza për të kundërshtuar akuzat që bën drejtësia. Ato duhet t'i shohë një gjykata, por ama nga ana tjetër ka një kufi, ai është kufiri që e përqafon Kushtetuta midis pushteteve të pavarura dhe, nëse ne lejojmë të shkelet edhe ai kufi, atëherë ne kemi humbur diçka që është themelore, jo për mua, as për këtë qeveri, as për një ministër të kësaj qeverie, po për rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Edi Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut. Në përgjigje, Kos tha se nuk mund të komentojë çështje konkrete, por shtoi se Shqipëria ka pasur rritje të rëndësishme në luftën ndaj korrupsionit. Komisionerja tha ndër të tjera se në rast se dikujt i dhunohen të drejta ka gjykata që kujdesen për këtë çështje dhe sipas saj raste të tilla ndodhin gjithandej.
"Nuk mund të komentoj çështje konkrete. Ajo që mund të them është që një sistem i pavarur gjyqësor është një nga arritjet më të mëdha të Shqipërisë gjatë viteve të fundit dhe gjithashtu Shqipëria ka patur një ecuri të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe këtë ne e kemi patur si pjesë të gjetjeve tona dhe e kemi bërë pjesë të raportit të zgjerimit. Ajo që ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri, në fushën e sundimit të ligjit e mbrojtjes së qytetarëve dhe të sektorit të biznesit, do të thosha që është e paprecedentë. Ajo që ne duam nga çdo vend kandidat është që të ketë një sistem, ku me ndihmën e sistemit gjyqësor të ketë siguri ligjore, që në rast se dikujt i dhunohen të drejtat atëherë ka gjykata dhe ka gjykatës të cilët do të kujdesen për këtë çështje. Dhe sigurisht që raste të tilla ndodhin gjithandej, por e rëndësishme është që ne të ndjekim vendimet e gjykatës dhe ajo që kam dëgjuar nga kryeministri që do të ndodhë në fakt," tha Kos./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Marta Kos u pyet nga gazetarët se kush do ta zëvendësojë Belinda Ballukun. Në përgjigje, Rama theksoi se pezullimin do ta përcjellin në Gjykatën Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe shtoi se më pas Gjykata Kushtetuese do të duhet të thotë cila është qëndrimi i saj. Në fund kryeministri tha se për momentin qeveria e Shqipërisë nuk ka zv.kryeministër.
“Nuk u kuptuam. Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në Gjykatën Kushtetuese, si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e Pushtetit Ekzekutiv dhe Gjykata Kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj bazuar mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pra, nuk jemi në kushtet, kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit, mund të diktohet ndonjë lëvizje e qeverisë. Kështu që, për periudhën që flasim, qeveria e Shqipërisë nuk ka zëvendës kryeministër dhe nuk ka një ministër të infrastrukturës dhe energjisë, që funksionon. Kaq," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me shkarkimin e Belinda Ballukut. Në lidhje me këtë, Rama u përgjigj se do ta respektojë pezullimin e ministres dhe se do të kërkojë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të qeverisë, në Gjykatën Kushtetuese.
Lideri i qeverisë tha se nuk ka ndodhur kurrë, që një prokuror dhe gjykatës të pezullojnë nga detyra një anëtare qeverie. Rama deklaroi se në lidhje me këtë, nuk do të angazhohet në asnjë betejë politiko-retorike me drejtësinë.
"Faleminderit për pyetjen. Dua të them fillimisht se nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim, ndër ca arsye themelore është edhe fakti se Shqipëria po e lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe pa diskutim që sot, edhe fakti që mund të bëhen pyetje me ketë përmbajtje, lidhet me një epokë të re ku kemi hyrë dhe në ketë epokë të re, Shqipërinë e ka futur kjo shumicë qeverisëse me mua në krye. Përsa i përket rastit konkret, dua të them 3 gjëra: Së pari, pavarësia e gjyqësorit nuk është as një slogan, nuk është as një manovër politike dhe as një eksperiment i përkohshëm, por është një shkëputje historike nga e kaluara. Dhe, e realizuar vetëm ne vitet e fundit, kjo pavarësi ka sjellë një risi absolute në jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga një fakt i pamohueshëm, “varrosja” e kulturës 100 e kusur vjeçare të pandëshkueshmërisë, por ama ka shfaqur edhe dobësitë e natyrshme të një pushteti krejt të ri, fëmijëror për nga mosha, si dhe reflekse të vjetra antidemokratike.
Së dyti, dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjeshtë për ne këto reflekse të vjetra antidemokratike të trupave të reja speciale, për ne dhe për mua personalisht, mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte. Janë parakushte për çdo qëndrim nga ana jonë, sepse siç thotë edhe një fjalë e mençur që mua më pëlqen shumë; “kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë me ujin e pistë”.
Dhe këtu vij tek e treta, pezullimi nga detyra e një ministri në këtë rast edhe zëvendëskryeministër, pra drejtpërdrejtë përgjegjës për drejtimin e qeverisë në mungesë të kryeministrit, është një tjetër shfaqje e pikërisht atyre dobësive që përmenda më lart, e një pushteti krejt të ri dhe e reflekseve antidemokratike, që po përmenda po ashtu më lart. Ky është një rast unikal në historinë e Evropës dhe po ashtu, edhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit evropian të vendeve të ish-lindjes komuniste, ku s’ka ndodhur kurrë që, një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie, por dhe ky është një “por” shumë i madh, nëse një prokuror special dhe nëse një gjykatës special i shkallës së parë të Speciales këtu në Shqipëri, kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cenim i drejtpërdrejtë i pavarësisë dhe funksionimit të një pushteti tjetër të pavarur siç është ekzekutivi, duke marrë kompetencat e një kryeministri, të presidentit dhe të parlamentit, prej nga buron mandati i qeverisë dhe i çdo ministri, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt, është strategjikja si gjithmonë, për ta ruajtur dhe për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit, si parakusht edhe në ketë rast ekstrem.
E thënë drejtpërdrejtë, ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre përmasave me asnjë lloj arbitrariteti dhe as do të angazhohemi, largqoftë, në një betejë politike retorike me drejtësinë, por do vazhdojmë me durimin tonë strategjik. Do ta ruajmë dhe do ta mbështesim pavarësinë e gjyqësorit, do ta respektojmë pa kushte vendimin e pezullimit të ministres dhe ndërkohë, do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm tek drejtësia në Gjykatën Kushtetuese. Këta jemi ne. Ky jam unë dhe kështu do të jetë deri në fund, kur unë të kem privilegjin që të udhëheq Shqipërinë për ta bërë anëtare të BE. Mbrojtja e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme të sistemit të drejtësisë, është prioriteti ynë absolut edhe përballë situatave kaq flagrante, sa kjo situatë për të cilën, po drejtësia duhet të gjejë përgjigjen kushtetuese," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos deklaroi se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme. Duke folur në konferencë për shtyp, në kuadër të Samiti 'Plani i Rritjes, rruga jonë në BE’, Kos theksoi është mirë kur marrim sugjerime për përmirësime dhe kjo është gjë e mirë për Shqipërinë dhe BE-në.
Pyetje: Raporti i OSBE/ODIHR dhe raporti i KE evidentuan se zgjedhjet e 11 majit ishin një garë e pabarabartë, ku u keqpërdorën burimet shtetërore, pati intimidim ndaj votuesve, ndikim nga rrjeti i patronazhistëve dhe përfshirje madje edhe nga bandat kriminale. Në gjykimin tuaj si e lexoni këtë raport, ishin zgjedhjet e 11 majit një standard i plotësuar për integrimin? A ishin ato në standardet e BE?
Marta Kos: Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme. Është gjithmonë mirë kur marrim sugjerime për përmirësime dhe kjo është gjë e mirë për Shqipërinë dhe për BE-në./Dosja.al
TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos dhe Kryeministri Edi Rama po zhvillojnë një konferencë për shtyp, në kuadër të Samiti 'Plani i Rritjes, rruga jonë në BE’.
Pas fjalimit të Kryeministrit Rama, fjalën e mori komisionerja Kos e cila foli në shqip, duke përshëndetur gazetarët që ndodhen në konferencë dhe të pranishmit e tjerë.
"Përshëndetje gazetarë dhe të dashur miq", tha Marta Kos në nisje të fjalimit të saj./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se po bashkëpunon më Komisionin Europian për arsimin e lartë. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp me komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, Rama u shpreh se këtë bashkëpunim dëshiron ta çoj edhe në vendet e tjera të rajonit.
"Kemi hapur një shteg tjetër për të bashkëpunuar me Komisionin për arsimin e lartë. Ne e kemi nisur në Shqipëri, por me bashkëpunimin e Komisionit Europian, duam ta çojmë më tej, jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e rajonit", tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Plani i Rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurtë drejt tregut të përbashkët evropian. Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, pas mbajtjes së Samitit për Planin e Rritjes të BE, Rama theksoi se në samit u diskutua për një sërë çështjesh. Rama ndër të tjera theksoi se ndërlidhja me korridoret evropiane vazhdon të mbetet prioritet dhe të financohet nga BE.
“U mblodhëm për Samitin e Planit të Rritjes së BE, për Ballkanin Perëndimor. Një tryezë, për të bërë një bilanc, për të vlerësuar rezultatet e nismave të përbashkëta, angazhimet e reja, për të ndjekur kalendarin e detyrave që ka çdonjëri nga shtetet e BP, në raport me Planin e ri të Rritjes dhe për të diskutuar në fund, lidhur me gjithçka që secili ndjen të nevojshem të ndajë.
Sot, kemi mbyllur një takim të frytshëm, me hapa konkretë të mëtejshëm, që e afrojnë më tej rajonin me BE, duke konfirmua se Plani i ri i Rritjes, është urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët evropian. Roaming, me marrëveshjen e re, do të përfshihet për qytetarët tanë, në regjimin e BE, hap i rëndësishëm, pas pagesave, duke kursyer dhjetëra miliona euro. Ndërlidhja me korridoret evropiane vazhdon të mbetet prioritet dhe të financohet nga BE. Identiteti digjital do të vlejë edhe për aktivitete të tjera. Folëm edhe për përafrimin në aspektin industrial dhe turizmin, si një komponent që duhet fuqizuar," tha Rama./Dosja.al