LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Progres raporti i KE dhe marrëveshja me Italinë/ Balluku: S'është përfundimtare! Soreca: Të punojmë për zgjerimin e BE-së

• Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca i ka dorëzuar sot zëvendëskryeministres Belinda Balluku progres raportin e vitit 2023 për Shqipërinë të Komisionit Europian. • Soreca tha se kjo paketë e Raportit të Komisionit Europian bazohet në dy zhvillime shumë të rëndësishme politike, si zgjerimi në agjendën politike të BE dhe konvergjenca ekonomike. • Gjatë fjalës së tij në konferencën e prezantimit të Progres Raportit të KE për Shqipërinë, Soreca vlerësoi edhe punën e SPAK. • Gjithashtu ai tha se autoritetet e drejtësisë do të kenë mbështetjen e Bashkimit Europian. •Ambasadori foli edhe për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, ku tha se mes vendeve anëtare të BE dhe vendeve jo anëtare, mund të ketë një marrëveshje që i përmbahen legjislacionit europian. •Zëvendëskryeminstrja, Belinda Balluku tha se progres raporti i KE për Shqipërinë, tregon ecurinë e mirë të reformave të ndërmarra. •Balluku foli edhe për marrëveshjen e firmosur me Italinë për emigrantët, ku u shpreh se do të kalojë në parlament dhe nuk është në fazën përfundimtare.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Marrëveshja për emigrantët/ Soreca: Vendet anëtare dhe jo anëtare të BE mund të bashkëpunojnë duke respektuar ligjet europiane

Progres raporti i KE dhe marrëveshja me Italinë/ Balluku:
luigi soreca

TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca në konferenën e dorëzimit të progres raportit të KE për Shqipërinë, u pyet për marrëveshjen Shqipëri-Itali për kampet e emigrantëve.

Ai tha se momentalisht është herët të japim një vlerësim për dokumente që kanë më shumë vlerë politike dhe jo ligjore. Soreca tha se mes vendeve anëtare të BE dhe vendeve jo anëtare, mund të ketë një marrëveshje që i përmbahen legjislacionit europian. 

“Ne e kemi marrë tekstin dy ditë më parë dhe e kuptojmë se ky tekst është vetëm një hap i parë. Për momentin është e parakohshme të japim një vlerësim për dokumente që kanë më shumë vlerë politike dhe jo ligjore. Në çdo rast BE dhe vendet anëtare mund të bashkëpunojnë me vendet e tjera duke respektuar legjislacionin e BE”- tha Soreca. 

2 VITE ME PARE

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët, Balluku: Nuk është përfundimtare, do kalojë në parlament për tu ratifikuar

Progres raporti i KE dhe marrëveshja me Italinë/ Balluku:
Belinda Balluku

TIRANË- Marrëveshja e firmosur me Italinë për emigrantët do të kalojë në parlament dhe nuk është në fazën përfundimtare. Kështu u shpreh ditën e sotme zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, ndërkohë ambasadori Soreca tha se ka marrë tekstin e marëveshjes para dy ditësh dhe po bëjnë vlerësimin.

“Marrëveshja e firmosur nga kryeministri në Romë ka kaluar në qeveri të gjithë procesin e parashikuar dhe do të shkojë në parlamentin shqiptar për tu ratifikuar. Nuk është marrëveshje e cila ka përfunduar rrugëtimin e saj. Kryeministri ka bërë të qartë dhe askush nuk duhet të shqetësohet as për qëllimin dhe as kornizën juridike të saj pasi respekton të drejtën ndërkombëtare dhe detyrimin e palëve. Si do të funksionojë prona, kush do ta administrojë dhe sa do të zgjasë. Ne jemi një vend që na ndan 70 milje dhe kur vjen fjala për solidaritet jemi solidar me një vend strategjik dhe të pazëvendësueshëm si shteti Italian. Na vjen keq që merren me ngjyrën e lëkurës së emigrantëve. Është rrugë e gjatë. Do ta shkojë në parlament. Do ta dëgjoni në komisione. Do jetë transparente dhe secili mund ta lexojë” tha zv/kryeministrja Balluku në konferencë për median.

2 VITE ME PARE

"Prioritet lufta kundër korrupsionit", Soreca: SPAK t'i japë fund pandëshkueshmërisë, kanë mbështetjen e BE-së

Progres raporti i KE dhe marrëveshja me Italinë/ Balluku:
luigi soreca

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca gjatë fjalës së tij në konferencën e prezantimit të Progres Raportit të BE për Shqipërinë, ka vlerësuar punën e SPAK.

Ai tha se SPAK ka arritur hetime serioze në hetimin e disa çështjeve të nivelit të lartë, dhe tha se duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, ndërsa premtoi se autoritetet e drejtësisë do kenë në krah Bashkimin Europian dhe se sipas tij objektivi kryesor duhet të jetë ndjekja e parave.

"Korrupsioni është një fushë që sjell shqetësime serioze. SPAK ka arritur hetime serioze në çështje të nivelit të lartë. Të vazhdohet me luftimin e kulturës së pandëshkueshmërisë. Autoritetet e drejtësinë do kenë BE në krah të tyre. Ndjekja e parave duhet të jetë objektivi kryesor", tha Soreca. 

2 VITE ME PARE

Raporti i KE për Shqipërinë, Soreca: Duhet të punojmë për zgjerimin e BE

Progres raporti i KE dhe marrëveshja me Italinë/ Balluku:
luigi soreca

TIRANË- Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së, i ka dorëzuar sot zëvendëskryeministres Belinda Balluku progres raportin e vitit 2023 për Shqipërinë të Komisionit Europian.

Soreca u shpreh në konferencën për mediat se kjo paketë e Raportit të Komisionit Europian bazohet në dy zhvillime shumë të rëndësishme politike, si zgjerimi në agjendën politike të BE dhe konvergjenca ekonomike. Ai citoi Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila tha se duhet t’i përgjigjemi thirrjes për zgjerim dhe të punojmë për përshpejtimin e zgjerimit të BE dhe plotësimin e bashkimit.

“Faleminderit që e pranuat sot raportin që Komisioni Europian prezantoi dje. Kjo paketë ndodh në një kontekst të veçantë që bazohet në dy zhvillime shumë të rëndësishme politike. Së pari, zgjerimi është kthyer sërish në agjendën politike të BE dhe në një mjedisin jopolitik që ndryshon shpejt, për të cilin BE ka punuar fuqimisht bashkë me partnerët më të rëndësishëm, duke përfshirë veçanërisht Shqipërinë. Ka tashmë konsesus të ripërtërirë që një zgjerim i besueshëm në bazë meritash është shtytësi kryesor për transformimin, duke rritur sigurinë kolektive dhe mirëqënien tonë socio-ekonomike. Siç e tha Von Der Leyen dje kur prezantoi paketën për zgjerim, që ne duhet t’i përgjigjemi thirrjes për zgjerim dhe të punojmë për përshpejtimin e zgjerimit të BE dhe plotësimin e bashkimit. Shtytësi i dytë kryesor është konvergjenca ekonomike, një element thelbësor që ka Shqipëria dhe vendet e tjera”, tha Soreca.

Ndryshe nga vitet e tjera raporti nuk i dorëzohet në dorë kryeministrit por zv/kryeministres, pasi Rama është nisur në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.

2 VITE ME PARE

Progres raporti i KE-së për Shqipërinë/ Balluku: Jemi të angazhuar në përgatitjen e hapave të negociatave të anëtarësimit

Progres raporti i KE dhe marrëveshja me Italinë/ Balluku:
belinda balluku

TIRANË- Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku e ka cilësuar progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë si më pozitivin.

Balluku tha për mediat se raporti tregon ecurinë e mirë të reformave të ndërmarra nga qeveria dhe rezultatet e tyre konkrete në forcimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.

“Me kënaqësi të madhe konstatojmë se ky raporti është më pozitiv i hartuar ndonjëherë për vendin tonë dhe që përfaqëson në mënyrë të drejtpërdrejtë ecurinë shumë të mirë të reformave të thella që ne kemi ndërmarrë dhe rezultatet e tyre konkrete në forcimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit. Ky raport është një vlerësim real, i drejtë dhe krejtësisht i pavarur i asaj që Shqipëria ka arritur përmes reformave ligjore, institucionale dhe ekonomike, efektet e të cilave janë në sytë e qytetarëve tanë por që marrin një rëndësi edhe më të madhe kur certifikohen nga BE që së bashku me SHBA, janë partnerët tanë kryesorë strategjikë. Nga korriku i vitit 2022 dhe deri më tani, Shqipëria dhe Komisioni Evropian kanë zhvilluar fazën e parë përgatitore pas çeljes së negociatave, atë të shqyrtimit analitik të BE-së. Sikurse evidentohet edhe në raport, nën koordinimin e krye negociatores dhe strukturave të reja të reformuara për negociatat e BE-së, institucionet shqiptare kanë mobilizuar burime të konsiderueshme për t’u angazhuar aktivisht në procesin e shqyrtimit dhe për t’u përgatitur për hapat e ardhshme të negociatave të anëtarësimit”, u shpreh Balluku.

luigi soreca belinda balluku

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen