LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Riorganizim i administratës amerikane/ Trump cakton Waltz si ambasador të SHBA-së në OKB, emëron Rubion këshilltar të sigurisë kombëtare

• Mediat amerikane kanë raportuar më herët gjatë ditës së sotme se Mike Waltz ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si këshilltar i sigurisë kombëtare. • Në raportimet e mediave thuhet se edhe zëvendësi i tij, Alex Wong, gjithashtu do të largohet nga detyra e tij. • Fillimisht u raportua se arsyeja e largimit të Waltz ishte përfshirja në skandalin ku rrodhën informacione në bisedën në aplikacionin "Signal", lidhur me sulmet ushtarake amerikane në Jemen. • Waltz ishte ai që mori përgjegjësinë e plotë mbi skandalin ku redaktori i The Atlantic, Jeffrey Goldberg, u shtua në bisedën në Signal me zyrtarë të lartë të administratës Trump, ku sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth ndau detaje rreth sulmeve amerikane në Jemen. • Ndërkohë, pak orë më parë presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi përmes një postimi në "Truth Social" se do të caktojë Mike Waltz për të shërbyer si ambasador në OKB, duke e larguar kështu nga roli i tij si këshilltar për sigurinë kombëtare. • Marco Rubio do të jetë ai që tani do të shërbejë njëkohësisht si sekretar i Shtetit dhe këshilltar i sigurisë kombëtare. • Kjo nuk është hera e parë që Rubios i kërkohet papritur të mbushë një vend të lirë në administratën e Trump. • Në shkurt, Trump shkarkoi Arkivisten Kombëtare Colleen Shogan, duke emëruar më vonë Rubion për të mbushur këtë rol. • Po atë muaj, Trump emëroi Rubion si administrator në detyrë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID, një agjenci që ai po planifikon ta mbyllë si pjesë e përpjekjeve të administratës për të ulur shpenzimet. Henry Kissinger më parë shërbeu njëkohësisht si sekretar i Shtetit dhe këshilltar i sigurisë kombëtare nën presidentin e atëhershëm Richard Nixon. • Lidhur me lëvizjet e tij të fundit ka reaguar dhe vetë Mike Waltz përmes një postimi në platformën"X", ku shkruan se ndihet i nderuar që vazhdon t'i shërbejë presidentit Donald Trump.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Nga këshilltar i sigurisë kombëtare në ambasador në OKB, Waltz: Jam i nderuar që vazhdoj t'i shërbej presidentit Trump

Riorganizim i administratës amerikane/ Trump cakton Waltz si ambasador
donald trump, mike waltz

SHBA- Këshilltari në largim për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, tha se ndihet i nderuar që do të vazhdojë t’i shërbejë Presidentit Donald Trump. Ky i fundit njoftoi sot se ka caktuar Waltz për të shërbyer si ambasador i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

“Jam thellësisht i nderuar që të vazhdoj shërbimin tim ndaj Presidentit Trump dhe kombit tonë të madh”, shkroi Waltz në "X", ku kishte ripostuar deklaraten e Trump. 

CNN shkruan se presidenti Donald Trump e informoi që në mëngjes këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare në largim, Waltz, se po e shkarkonte nga roli i tij dhe po e emëronte atë si ambasador të SHBA-së në Kombet e Bashkuara këtë mëngjes. Kështu ka deklaruar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Disa orë më vonë, Trump bëri publik venndimin përmes një postimi në Truth Social, si dhe njoftoi se Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbente përkohësisht në rolin e këshilltarit të sigurisë kombëtare.

1 VITE ME PARE

Lëvizjet në administratën amerikane/ Trump cakton Waltz si ambasador në OKB, shpall Rubion këshilltar të sigurisë kombëtare

Riorganizim i administratës amerikane/ Trump cakton Waltz si ambasador
rubio, waltz

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të caktojë Mike Waltz për të shërbyer si ambasador në OKB, duke e larguar nga roli i tij si këshilltar për sigurinë kombëtare. Marco Rubio do të jetë ai që tani do të shërbejë njëkohësisht si sekretar i Shtetit dhe këshilltar i sigurisë kombëtare.

“Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë interesat e kombit tonë në vend të parë. E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri”, shkroi Trump në Truth Social. “Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit.”

Më herët gjatë ditës së sotme, CNN raportoi se Waltz pritej të largohej nga posti i tij si këshilltar i sigurisë kombëtare në ditët në vijim, sipas burimeve, riorganizimi i parë i madh i stafit që kur presidenti mori detyrën në janar.

Waltz kishte qenë në terren të pasigurt, pasi kishte humbur pjesën më të madhe të ndikimit të tij në Krahun Perëndimor, kur aksidentalisht shtoi një gazetar në një bisedë grupi në aplikacioni "Signal", ku po flitej në lidhje me sulme ushtarake shumë të ndjeshme.

Alex Wong, zëvendëskëshilltari i sigurisë kombëtare, dhe këshilltarë të tjerë të sigurisë kombëtare pritet gjithashtu të largohen, sipas burimeve të shumta të njohura me bisedat, megjithëse koha është e paqartë. Nuk është hera e parë që Rubios i kërkohet papritur të mbushë një vend të lirë në administratën e Trump. Në shkurt, Trump shkarkoi Arkivisten Kombëtare Colleen Shogan, duke emëruar më vonë Rubion për të mbushur këtë rol.

Po atë muaj, Trump emëroi Rubion si administrator në detyrë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID, një agjenci që ai po planifikon ta mbyllë si pjesë e përpjekjeve të administratës për të ulur shpenzimet. Henry Kissinger më parë shërbeu njëkohësisht si sekretar i Shtetit dhe këshilltar i sigurisë kombëtare nën presidentin e atëhershëm Richard Nixon.

1 VITE ME PARE

Dorëheqja e këshilltarit të sigurisë kombëtare në SHBA, ironizojnë demokratët: Mike Waltz është larguar nga biseda

Riorganizim i administratës amerikane/ Trump cakton Waltz si ambasador
tim walz

SHBA- Guvernatori i Minesotës dhe ish-kandidati demokrat për zëvendëspresident, Tim Walz, ka reaguar mbi largimin nga detyra të këshilltarit të sigurisë kombëtare, Mike Waltz. Ai reagoi menjëherë përmes një postimi në "X": "Mike Waltz është larguar nga biseda."

Të dy kanë një histori të gjatë pasi Waltz gjatë fushatës zgjedhore akuzoi guvernatorin se kishte ekzagjeruar dhe kishte gënjyer për karrierën e tij në Gardën Kombëtare.

Partia Demokratike në "X" gjithashtu nuk mundi t’i rezistonte ironive mbi largimin e Waltz, duke postuar një imazh të një bisede në grup ku shkruhej “Donald J. Trump largoi Michael Waltz” dhe një imazh tjetër ku shkruhej “Michael Waltz u përjashtua”.

Ndërsa rrethanat e largimit të tij janë të paqarta, Waltz mori përgjegjësinë e plotë për skandalin me bisedën e grupit të zyrtarëve të lartë amerikan në Signal, e cila dyshohet se është dhe arsyeja e dorëheqjes. Zëvendësi i tij, Alex Wong, gjithashtu do të largohet nga posti i tij, raportuan mediat e huaja. 

Skandali i "Signal" shpërtheu kur redaktori i The Atlantic, Jeffrey Goldberg, u shtua në një bisedë në Signal me zyrtarë të lartë të administratës Trump, ku sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth ndau detaje rreth sulmeve amerikane në Jemen. 

1 VITE ME PARE

Mediat amerikane njoftuan largimin e tij nga detyra, kush janë emrat që mund ta zëvendësojnë Mike Waltz?

Riorganizim i administratës amerikane/ Trump cakton Waltz si ambasador
mike waltz

SHBA- Mediat amerikane njoftuar këshilltari i sigurisë kombëtare në SHBA, Mike Waltz ka hequr dorë nga posti që mban.  Ndonëse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për largimin e Waltz nga detyra, kjo nuk i ka ndaluar spekulimet për zëvendësimin e tij në atë rol vendimtar. Zakonisht, kjo detyrë u takon individëve me përvojë në ushtri, siguri kombëtare ose diplomatike. Por Trump është i njohur për vendime të pazakonta punësimi, shkruan BBC.

Raportet e mediave amerikane sugjerojnë Steve Witkoff, zhvilluesin e pasurive të paluajtshme dhe aleatin e Trump, i cili aktualisht është i Dërguari Special i SHBA-së në Lindjen e Mesme, si një zëvendësim të mundshëm. Edhe pse më parë nuk kishte përvojë diplomatike, Trump e emëroi atë për të negociuar një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit dhe e dërgoi në Rusi për të shërbyer si i dërguari i tij personal te Vladimir Putin.

Një tjetër emër që qarkullon është edhe një nga të dërguarit specialë të Trump, Richard Grenell, i cili ka një karrierë më të gjatë diplomatike. Në mandatin e parë të Trump, ai shërbeu si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe më vonë si drejtor në detyrë i inteligjencës kombëtare, një rol i profilit të lartë në sigurinë kombëtare. Këtë herë, Trump e ka dërguar atë për të negociuar me Venezuelën mbi kthimin e migrantëve që erdhën në Amerikë dhe kthimin e qytetarëve amerikanë të mbajtur në vend.

1 VITE ME PARE

Skandali me rrjedhjen e informacioneve në Signal/ Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, Mike Waltz jep dorëheqjen nga detyra! Largohet dhe zëvendësi i tij

Riorganizim i administratës amerikane/ Trump cakton Waltz si ambasador
mike waltz

SHBA- Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, Mike Waltz, do të largohet nga posti që mban. Ndërsa rrethanat e largimit të tij janë të paqarta, Waltz mori përgjegjësinë e plotë për skandalin me bisedën e grupit të zyrtarëve të lartë amerikan në Signal.  Zëvendësi i tij, Alex Wong, gjithashtu do të largohet nga posti i tij, shkruajnë mediat e huaja. Redaktori i The Atlantic, Jeffrey Goldberg, u shtua në një bisedë në Signal me zyrtarë të lartë të administratës Trump, ku sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth ndau detaje rreth sulmeve amerikane në Jemen. 

Waltz është anëtari i parë i rëndësishëm i administratës që largohet gjatë mandatit të dytë të presidentit amerikan Donald Trump. Ai ishte ndër emërimet e para të Trump pas zgjedhjes së tij. Përpara detyrës në Shtëpinë e Bardhë, Waltz ishte kongresmen nga distrikti i gjashtë kongresional i Floridës nga viti 2019 deri sa dha dorëheqjen në janar për të marrë përsipër detyrën e re me Trump. Në Kongres, ai shërbeu në komitetet e Inteligjencës, Shërbimeve të Armatosura dhe Punëve të Jashtme. Ai më parë ishte oficer në Ushtrinë dhe Gardën Kombëtare të SHBA-së, duke u pensionuar pas 27 vitesh me gradën kolonel.

Skandali në aplikacionin "Signal"

Në fund të marsit, kryeredaktori i revistës Atlantic, Jeffrey Goldberg, raportoi se ishte shtuar aksidentalisht në një bisedë në Signal nga një përdorues me emrin Mike Waltz. Në këtë bisedë ishin pjesë edhe zyrtarë të lartë të administratës, të identifikuar si Zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.

Goldberg thotë se pa plane ushtarake të klasifikuara për sulme ajrore amerikane në Jemen, duke përfshirë paketa me armë, objektiva dhe kohëzgjatje, dy orë para se të bien bombat. Fillimisht, Waltz tha se nuk e dinte se si Goldberg u përfshi në bisedë, por mori “përgjegjësinë e plotë” në një intervistë me Fox News, pasi tha se ai ishte personi që “e krijoi grupin”.

Burimet i BBC-së dhe mediave të tjera se Waltz ishte përpjekur të shtonte një zëdhënës të lartë në bisedën e Signal kur pa dashje shtoi Goldberg në vend të tij. Ata thanë se hetuesit zbuluan se numri i Goldberg ishte ruajtur aksidentalisht në telefonin e Waltz si një kontakt alternativ për zëdhënësin e sigurisë kombëtare, Brian Hughes. Presidenti Trump në fund tha se do ta “shqyrtonte” çështjen.

marco rubio mike waltz donald trump

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës