LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Salianji mbledh qindra demokratë në Elbasan: Lëvizja jonë synon fitoren e PD! Mbledhja e fundit e kryesisë së PD, 4 orë gjyq për mua dhe 30 minuta për Ramën

• Ervin Salianji zhvilloi sot në Elbasan takimin e tretë të Foltores, pas Durrësit dhe Gjirokastrës, ku u prit me entuziazëm nga mbështetësit dhe strukturat e degës së Partisë Demokratike. • Salla e Teatrit “Skampa” ishte e mbushur me demokratë, ndërsa Salianji u fokusua në mobilizimin e tyre për protestën kombëtare të 22 dhjetorit përpara Kryeministrisë në Tiranë. • Gjatë fjalës së tij, Salianji kritikoi ashpër qeverinë e Edi Ramës, duke theksuar se vendi po përballet me abuzime të vazhdueshme dhe se çdo ditë del në dritë një aferë e re. • Ai nënvizoi se mbledhjet e Kryesisë shpesh shndërrohen në debate të brendshme që nuk fokusohen te strategjia politike, por tek individë, duke e konsideruar këtë një pengesë për mobilizimin e demokratëve. • Salianji theksoi se rruga e vetme për të larguar kryeministrin Rama është përmes protestës dhe kutisë së votimit, duke ftuar qytetarët dhe demokratët të angazhohen masivisht. • Ish-deputeti shtoi se PD ka nevojë për një rinisje të vërtetë, respekt për demokratët dhe rezultate konkrete në terren, duke lënë pas konfliktet e brendshme dhe justifikimet për gabimet e së kaluarës. • Ai kritikoi mungesën e mbështetjes nga Berisha për aksionet në terren dhe vuri në dukje se fitorja arrihet përmes njerëzve që përfaqësojnë vlera dhe jo përmes heshtjes apo frikës. • Gjithashtu, Salianji shprehu pakënaqësi për vendimet e PD, përfshirë atë mbi Avokatin e Popullit, dhe kërkoi përgjegjësi dhe dorëheqje kur bëhen gabime, duke theksuar se mungesa e guximit tek disa nuk duhet të pengojë zhvillimin e debatit të brendshëm në parti.

5 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

"Ka dy rrugë për largimin e Ramës", Salianji: Berisha në vend që të mbledhë njerëz për protestën, na kërkon llogari pse mblidhemi ne...

Salianji mbledh qindra demokratë në Elbasan: Lëvizja jonë
Ervin Salianji

ELBASAN- Ervin Salianji kritikoi mbledhjet e fundit të Partisë Demokratike, duke theksuar se ato shpesh shndërrohen në “gjyqe ndaj demokratëve” dhe jo në diskutime për strategjinë e opozitës në terren. Gjatë fjalës së tij, Salinaji vuri në dukje se mbledhja e fundit zgjati katër orë duke u përqendruar tek debatet për figurat qeverisëse, ndërsa Ramës dhe Ballukut iu kushtuan vetëm pak minuta.

Salianji nënvizoi se mënyra për të larguar kryeministrin është përmes protestave masive dhe votës, duke theksuar nevojën për mobilizim të popullit opozitar dhe respekt të plotë për demokratët. Ai kritikoi mungesën e mbështetjes nga Berisha për aksionet në terren dhe vuri në dukje se fitorja arrihet përmes njerëzve që përfaqësojnë vlera dhe jo përmes heshtjes apo frikës.

Gjithashtu, Salianji shprehu pakënaqësi për vendimet e PD, përfshirë atë mbi Avokatin e Popullit, dhe kërkoi përgjegjësi dhe dorëheqje kur bëhen gabime, duke theksuar se mungesa e guximit tek disa nuk duhet të pengojë zhvillimin e debatit të brendshëm në parti.

Ervin Salianji: Mbledhjet tona shndërrohen në gjyqe ndaj demokratëve, në vend  që të diskutohet për strategjinë që mund të përfaqësoje opozitën në terren, mbledhja e fundit ishte katër orë gjyq për mua dhe ju dhe 15 minuta për Ramën dhe Ballukun. Edi Rama nuk mundet as me armiq imagjinar, as me përbetime të ndërvitshme, nuk ka rrugë tjetër veç se respektimi i demokratëve, komunikimi me ta dhe një rinisje të vërtetë.

Ti çojmë shqiptarët drejt kutive të votimit dhe protestave. S’mund të vazhdojmë të mbajmë kokën pas duke thënë na vodhi këtë herë na vodhi atë herë. Me dy rrugë largohet Rama, protesta dhe te kutia e votimit.

E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është që të çojmë në këmbë popullin opozitar. Duhet të shkojmë përtej vetes, të jemi të vërtetë dhe të qartë. Kjo nuk ndodh duke qëndruar çdo natë duke qarë. Fitorja arrihet me njerëz që përfaqësojnë vlera dhe humbësit duhet të bëjnë një hap pas.

Drejtuesi i PD në vend që të mbledhë njerëz për protestën, na kërkon llogari pse mblidhemi ne, në cilin nen ndalohet? Nëse çdo përfaqësues i PD do bënte këtë që bëjmë ne, PD do i kishte sheshet e protesta në shesh.

Si guxon dikush që të etiketojë njerëz që dergjen prej 13 vitesh në opozitë? Si mundet të thuhen për njerëz që kanë sakrifikuar pafund. Si rasti i Ndrecës në Durrës. Si mundet?

PD ka bërë gabim me Avokatin e Popullit dhe për këtë unë kërkova një akt, kam kërkuar dorëheqje sepse s’mund të thonë çdo herë bëmë gabim.

Reagimet e sotme dhe ndaj debatet që po përpiqemi të hapin, janë debate në favor të PD. Mungesa e burrërisë tek disa nuk mund të jetë një hall tjetër që duhet t’i shtohet kryesisë së PD./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Për demokratët ka vetëm një rrugë, protesta!" Salianji: I gjithë sistemi shtetëror është e rrënuar nga interesi personal i kryeministrit

Salianji mbledh qindra demokratë në Elbasan: Lëvizja jonë
Ervin Salianji

ELBASAN- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji vijoi pasditen e sotme takimet me demokratët në Elbasan, duke ftuar të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, jo vetëm të qarkut, të bashkohen në protestën e 22 dhjetorit përpara kryeministrisë në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Salianjii theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes masive dhe dërgimit të një mesazhi të qartë ndaj qeverisë përmes mobilizimit të popullit opozitar.

Salianji shtoi se situata aktuale e vendit kërkon reagim të fuqishëm, duke nënvizuar nevojën për përballje me të shkuarën dhe respekt për pronën, familjen dhe lirinë individuale. Ai gjithashtu krahasoi situatën me iniciativat në SHBA kundër komunizmit, duke theksuar se në Shqipëri ende mungon një datë zyrtare për të kujtuar viktimat e komunizmit. 

Salianji: Kur gjithë sistemi shtetëror është e rrënuar nga interesi personal i kryeministrit, ka vetëm një rrugë protesta protesta protesta, në datën 22 dhjetor e gjithë energjia e Elbasanit duhet të përplaset në dyert e kryeministrisë.

Ne duhet të flasim për të gjithë elementet që e bëjnë partinë politike që një të tillë. Qeveria vijon ende në pushtet dhe ne po dëgjojmë dhe nuk po neglizhojmë asnjë demokrat të vetëm. Qindra demokratë po na kërkojnë që të bisedojmë me ta. Presidenti Trump shpalli 2 dhe 8 dhjetor si javën anti komunizmit, ndërkohë në Shqipëri nuk kemi ende një datë zyrtare për të kujtuar viktimat e komunizmit.

Një shoqëri që nuk përballet me të shkuarën e përsërit. Mentaliteti i shtetit që grabit përçmon pronën, sot protesta kombëtare duhet të jetë një zgjim i madh për gjithë popullin opozitar, mesazhi i qartë për një qeveri që nuk e njeh pronën, nuk respekton familjen dhe nuk mbron lirinë individual./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Mbledhja e fundit e kryesisë së PD, 4 orë gjyq për mua dhe 30 minuta për Ramën", Salianji nga Elbasani: Rama nuk rrëzohet me armiq imagjinarë, por...

Salianji mbledh qindra demokratë në Elbasan: Lëvizja jonë
Ervin Salianji

ELBASAN- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, komentoi mbi mbledhjen e fundit të Kryesisë, duke theksuar se ajo u zhvillua si një seancë gjyqi për më shumë se katër orë, në vend që të diskutohej aksioni politik për rrëzimin e qeverisë. Gjatë fjalës së tij në takimin me strukturat e PD në Elbasan, Salianji nënvizoi se debati brenda partisë duhet të përqendrohet tek mobilizimi i demokratëve dhe riorganizimi i strukturave, veçanërisht në prag të protestës së 22 dhjetorit, për të garantuar masivitetin e kërkuar nga çdo anëtar i PD.

Salianji theksoi rëndësinë e respektimit të demokratëve dhe bashkëpunimit brenda partisë.

Salianji: Mbledhja e fundit e kryesisë, ishte 4 orë gjyq për mua dhe për ju dhe 30 minuta për Edi Ramën. Duhet ta themi qartë në cdo diskutim të brendshëm të PD se nuk është rruga e duhur që ka zgjedhur në momente të rëndësishme të sajj.

Dhe po e them dhe sot, Edi Rama nuk mundet as me armiq imagjinarë, as me përbetime të përsëritura prej vitesh nga disa që në politikë mund të njihen dhe si idiotë të dobishëm që nuk i lidh asgjë me njerëzit dhe që humbjet i kanë të vetmet bilanc në karrierën politike,

Riorganizimi i PD në të njëjtën kohë me protestën është po aq i rëndësishëm sa protesta për PD, për të pasur masivitetin që e kërkon cdo demokrat. Nuk ekziston asnjë rrugë tjetër vec respektimit të demokratëve.

7 MUAJ ME PARE

Salianji pritet me entuziazëm në Elbasan: Lëvizja jonë synon fitoren e PD! Në 22 dhjetor, energjia e kësaj salle duhet të përplaset në muret e Kryeministrisë

Salianji mbledh qindra demokratë në Elbasan: Lëvizja jonë
Ervin Salianji

ELBASAN- Ervin Salianji, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, është pritur me entuziazëm nga mbështetësit dhe strukturat e degës së PD në një takim të zhvilluar sot në Elbasan. Gjatë fjalës së tij, Salianji  njoftoi se qëllimi i lëvizjes së tij është të bëjë Partinë Demokratike fituese.

Gjatë fjalimit të tij, Salianji kritikoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se sot Kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Ai bëri thirrje për mobilizim të qytetarëve dhe mbështetësve të PD, duke inkurajuar pjesëmarrjen në protestën e planifikuar më 22 dhjetor.

SalianjiShumë pyesin se çfarë duam në me këtë lëvizje, ne duam që PD të jetë fituese, fituese, fituese! Ne kemi një rrugëtim që nuk bëhet për poste, për interesa personale, por për interesin që PD të dëgjojë anëtarësinë, të mos e braktisë anëtarësinë.

Mijëra demokratë anembanë, e ju këtu, ju jam vërtetë mirënjohës, pasi e di që nuk është e lehtë, është për të ardhur keq që shohësh degradimin e politikë përpara syve tanë, duke mbajtur peng shoqërinë me hallet e tyre personale, duke zhbërë çdo normë, parim të demokracisë dhe duke e reduktuar politikën në çështje private, të gjithë të ngjitur pas karriges, si ajo pas këpucës.

Degradimin e qeverisë dhe zyrtarëve të lartë në këtë standard mizerabël, dhe në korrupsion kapilar që është një gur i rende në shoqërinë shqiptare./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Salianji vijon turin e takimeve, mbush Teatrin “Skampa” plot me demokratët dhe simpatizantët e Elbasanit

Salianji mbledh qindra demokratë në Elbasan: Lëvizja jonë
Foto nga takimi

ELBASAN- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka vazhduar me turin e takimeve me strukturat e Partisë Demokratike, ku sot ishte në Elbasan. Salianji ka njoftuar përmes rrjeteve sociale ditën e djeshme se takimi me demokratët e qytetit do të zhvillohet nesër në orën 18:00.

Takimi ka tërhequr një pjesëmarrje të lartë, me sallën e Teatrit “Skampa” të mbushur plot nga anëtarët e Partisë Demokratike të Degës Elbasan e me simpatizantët e tij dhe të Partisë.

ervin salianji

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës