LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani: Vuçiç të sanksionohet! Lideri serb: Do dalim nga kriza!

•Në Granada të Spanjës, sot po mbahet samiti i liderëve evropianë ku po marrin pjesë 47 liderë të Evropës dhe të Ballkanit Perëndimor. •Mes tyre është edhe kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. •Në fokus të ngjarjeve në këtë samit do të jenë edhe zhvillimet e fundit në Kosovë. •Para nisjes së samitit, presidentja Osmani e pyetur nga gazetarët nëse do të takohet me homologun e saj serb, është përgjigjur e prerë se nuk mund të ketë një të tillë, nëse Vuçiç nuk sanksionohet. •Ky i fundit shkurtimisht ka deklaruar se Serbia do të dalë nga kriza, por pa dhënë më shumë detaje. •Në deklaratën që pritet të publikohet në fund të samitit do të nënvizohet “shtimi i përkushtimit për zgjerimin e Bllokut”. 

17 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Dështon lobimi ndërkombëtar për një takim Kosovë-Serbi, Vuçiç: Osmani është hipokrite!

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani:
Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç

SPANJË- Presidenti francez Macron dhe kancelari gjerman Scholz nuk arritën që të ulin bashkë në një tavolinë presidenten e Kosovës, Osmanin me homologun serb Vuçiç, raportojnë mediat e huaja. Vuçiç ka deklaruar se nuk ka biseduar me përfaqësuesit e Prishtinës dhe se ata nuk duan të bisedojnë.

“Nuk kam biseduar me përfaqësuesit e Prishtinës sepse ata as që duan të bisedojnë me ne. Osmani është hipokrite e flet për standarde të dyfishta ndaj Serbisë, por ne jemi mësuar me këtë. Ne kurrë nuk kemi kerkuar që t’i vendosen sanksione Prishtinës dhe nuk interesohemi për gjëra të tilla. Dëshiroj përparim në dialog dhe arritjen e një zgjidhje kompromisi qe të mos na paraqiten ëndrra dhe pastaj të mos ndodh asgjë konkretisht.”-tha Vuçiç.

Më tej Vuçiç njoftoi se nesër në seancën e Këshillit Evropian tema do të jetë Kosova dhe Metohia dhe theksoi se do t'ua shpjegojë qëndrimin e Serbisë përfaqësuesve evropianë.

2 VITE ME PARE

Osmani bisedë me Scholz dhe Mitsotakis: I informova për sulmin, Serbia të mbahet përgjegjëse

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani:
Vjosa Oamani, Olaf Scholz dhe Kyriakos Mitsotakis

SPANJË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Spanjë ka zhviluar takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Me anë të një postimi në Twitter Osmani ka njoftuar se gjatë takimit iu ka treguar për aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës.

”Informova @Bundeskanzler Scholz dhe @PrimeministerGR Mitsotakis për sulmin terrorist dhe aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës. Theksova domosdoshmërinë për të mbajtur Serbinë përgjegjëse për përpjekjet e saj për të destabilizuar vendin tonë dhe të gjithë rajonin“, ka shkruar Osmani.

2 VITE ME PARE

Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka kërkuar sanksione kundër Kosovës

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani:
Aleksandar Vuçiç

SPANJË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pretendon se Serbia “asnjëherë nuk ka bërë fushatë” për vendosjen e sanksioneve kundër Kosovës, në një përgjigje të drejtpërdrejt ndaj thirrjes së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për sanksionimin e Serbisë për dhunën në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”.

“Për dallim nga ata, ne nuk përpiqemi të konkurrojmë nëse Prishtinës apo dikujt tjetër do t'i ndodhë diçka e keqe. Nuk na keni dëgjuar kurrë duke bërë fushatë për sanksione ndaj tyre. Ne nuk jemi të interesuar për këtë, ne jemi të interesuar të kemi një jetë normale, që serbët në Kosovë ta kenë një jetë normale”, tha presidenti i Serbisë në Granada të Spanjës, ku po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Më herët gjatë ditës në Granada, Osmani tha se nuk ka arsye për ta takuar Vuçiqin, para se ndaj tij të vendosen sanksione për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Por më vonë ditën e njëjtë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, tha se do të ulet “së bashku” me presidenten Osmani dhe presidentin Vuçiq në Granada.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiqi pretendoi se Serbia “kurrë nuk ka pasur qëllime për të sulmuar Kosovën dhe askënd tjetër në rajon".

“Ajo që na nevojitet është një zgjidhje reale e bazuar në fakte dhe për të përmirësuar realisht procesin e negociatave, për të arritur një zgjidhje kompromisi dhe jo diçka për të cilën dikush mund të ëndërronte pa ofruar asgjë nga ana tjetër”, tha Vuçiç.

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kërkojnë hetim urgjent për sulmin në Banjskë para institucioneve të drejtësisë në Kosovë. Kosova ka njoftuar se do t'i kërkojë Serbisë ekstradimin e Millan Radoiçiç, deri vonë kryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin.

Kosova e akuzoi atë si organizatorin kryesor të sulmit të armatosur. Më 3 tetor, ai u mor në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd dhe u mbajt në paraburgim për 48 orë. Pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për 30 ditë paraburgim, Gjykata e Lartë e rrëzoi një kërkesë të tillë. Radoiçiq aktualisht është i lirë, por pa pasaportë dhe me një ndalim të theksuar posaçërisht për të shkuar në Kosovë. Para drejtësisë serbe ai akuzohet për disa krime, por jo për vrasje.

Marrë nga REL

2 VITE ME PARE

A do të sanksionohet Serbia? Vuçiç: Do të shohim pas takimeve me Macron dhe Borell

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani:
Emmanuel Macron dhe Aleksandër Vuçiç

SPANJË- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas takimit të Komunitetit Politik Europian në Granadë të Spanjës është pyetur nga gazetarët nëse Serbia do të përballet me sanksione për shkak të sulmit terrorist në Kosovë. Vuçiç ka deklaruas se nuk do mbajë asgjë të fshehtë, por do të flasë pas takimeve me liderët e tjerë.

“Unë kam biseduar me të gjithë për të gjitha temat, sic e dini asnjëherë asgjë s’kam fshehur nga populli ynë. Nesër është një takim i rëndësishëm i Këshillit Evropian dhe do të shohim se si do të shkoj. Mund të japë më shumë konkluzione sonte në mbrëmje kur t’i përfundojë bisedat me Presidentin Macron dhe disa liderë tjerë europianë përfshirë edhe Josep Borellin” -ka thënë Vuçiç.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani,poashtu epranishme në samit ka kërkuar që BE t’i vendos sanksione Serbisë duke thënë se nuk pranon takim me Presidentin e këtij shteti pa u vendosur këto masa.

2 VITE ME PARE

Pyetet a ka takim Osmani-Vuçiç, Borrell: Gjendja e keqe, por do të ulen së bashku sikur në Samitin e Moldavisë

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani:
Josep Borrell

SPANJË-Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian (BE), Josep Borrell, tha të enjten se do të ulet “së bashku” me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të biseduar gjatë samitit të BE-së në Granada të Spanjës.

I pyetur nëse ka takim të caktuar mes Osmanit dhe Vuçiçit, Borrell tha se “takimet bëhen për t’i ulur tensionet. Presidentja Osmani do të jetë këtu dhe po ashtu presidenti Vuçiç. Në Kishinjev, ne u ulëm së bashku, biseduam për këtë, dhe sot do ta bëjmë të njëjtën gjë. Por, gjendja është shumë më e keqe sot sesa në kohën e Kishinjevës.”

Më herët gjatë ditës, Osmani tha se nuk ka arsye për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq para se ndaj tij të vendosen sanksione për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës është sulmuar në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur, dhe është vrarë një zyrtar policor.Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.

Osmani ka folur të enjten pak para nisjes së një mbledhjeje në Granadë të Spanjës, në kuadër të Komunitetit Politik Evropian. Aty marrin pjesë liderë të vendeve të Bashkimit Evropian dhe rreth 20 liderë tjerë të vendeve të Evropës dhe Kaukazit. Më herët gjatë ditës ka pasur pritje nga liderët evropianë që Osmani dhe Vuçiq të mund të takohen në margjina të këtij takimi.

“Nuk ka arsye të takohemi para se të vendosen sanksione drejt Vuçiqit. Sanksione në fillim, e më pas mund të flasim për më shumë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se shpreson që edhe Spanja – e cila nuk e njeh shtetësinë e Kosovës – të bashkohet në sanksione kundër Serbisë.  Një një takim të mbajtur më 3 tetor në Parlamentin Evropian, disa eurodeputetë kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë për shkak të sulmit në Banjskë.

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka thënë të mërkurën se SHBA-ja është duke tentuar të kuptojë më shumë për rastin, para se të vendosë për sanksione eventuale.

“Mirëpo, është qëndrim i prerë i Qeverisë amerikane që përgjegjësit për këtë krim, si për krimin e vrasjes së zyrtarit policor, për përdorimin e forcës për ta kontrolluar një objekt fetar, për përfshirje në shkëmbim të zjarrit me policinë legjitime dhe shërbimet e sigurisë së Kosovës, duhet të mbahen përgjegjës. Ne duhet ta përfundojmë këtë proces, mirëpo do të jemi të përfshirë në mënyrë aktive në këtë proces, për të garantuar se përgjegjësit mbajnë përgjegjësi”.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për sulmin, mirëpo kjo e fundit e ka mohuar pretendimin./REL

2 VITE ME PARE

Tensionet në veri të Kosovës/ Presidenti i KE: Konflikti nuk është problem vetëm për ta, por për gjithë kontinentin

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani:
charles michel

SPANJË- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, gjatë fjalës së tij në nisjen e takimit të Komunitetit Politik Evropian sot në Spanjë, foli për konfliktet në Europë, duke përmendur edhe atë aktual mes Kosovës e Serbisë.

Ai tha se konfliktet janë problem për gjithë kontinentin dhe jo vetëm për ata që janë të përfshirë, derisa shtoi se ky samit duhet të luajë rol në uljen e tensioneve.

“Besoj që kjo platformë e Komunitetit Politik Europian ka një rol të rëndësishëm në uljen e konflikteve dhe ndihmon në zgjidhjen e tyre, në Transcaucasia (Armenia dhe Azerbajxhani) dhe ndërmjet Kosovës e Serbisë. Sepse konfliktet nuk janë vetëm një problem për ata që janë të përfshirë direkt, por janë probleme për rajonin dhe për kontinentin tonë. Dhe ne duhet të përdorim këtë platformë që të ndërtojmë më shumë besim në mes nesh.”, tha Michel.

47 liderë evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Granada të Spanjës në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian. Të pranishëm janë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në deklaratën që pritet të publikohet në fund të samitit do të nënvizohet “shtimi i përkushtimit për zgjerimin e Bllokut”. Deklarata e publikuar nga disa media thekson se “duke shikuar drejt një unioni më të zgjeruar, si BE-ja ashtu edhe vendet e ardhshme anëtare, duhet të bëhen gati”. Një vëmendje të veçantë në këtë samit do të ketë situate e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Olaf Sholz, kancelari i Gjermanisë ka deklaruar se është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje paqësore. Sipas mediave pritet që liderët evropianë të ulin në një tryezë presidentët e dy vendeve, Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç. 

2 VITE ME PARE

Samiti në Spanjë! The Guardian: Pak gjasa për një takim Osmani-Vuçiç sot, nuk janë telefonuar për këtë

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani:
Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç

SPANJË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndodhen në Granada të Spanjës, ku po qëndrojnë për samitin e Komunitetit Politik Europian. 

Burimet thonë se ka përpjekje për të organizuar një takim mes tyre pavarësisht armiqësisë politike mes dy vendeve.

The Guardian shkruan se “ka pak gjasa për një takim të liderit kosovar dhe serb” dhe sipas gazetës britanike “nuk ka pasur asnjë telefonatë për t’i ftuar liderët në takim”. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e një takimi si në rastin e fundit në Moldavi.

Kosova ka akuzuar Serbinë se qëndron pas sulmit të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë një polic në veri të Kosovës. Beogradi ka mohuar çdo përfshirje. Osmani, megjithatë, u tha gazetarëve se do të kërkonte "përkrahjen e aleatëve dhe partnerëve evropianë për të sanksionuar Serbinë".

2 VITE ME PARE

Tensionet në veri/ Plenkoviç: Kjo situatë nuk mund të mbetet pa reagim nga BE

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani:
Andrej Plenkoviç

SPANJË- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, teksa po hynte në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës, ka dhë një deklaratë për mediat ku u pyet për sanksionet ndaj Serbisë pas sulmit terrorist në Kosovë më 24 shtator.

Plenkoviç tha se kjo situatë nuk mund të kalojë pa reagim dhe tha se do të zhvillojë takim bilateral me Osmanin gjatë samitit.

“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar takim, që është mirë, për javën tjetër në vizitën e planifikuar në Zagreb, do të bisedojmë për këtë edhe sot. Ajo që është e rëndësishme është të shohim se cili është reagimi i BE-së, presim propozimin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë Borrellit, se si të reagojmë ndaj minikrizës në veri dhe incidentit të rëndë në Banjskë. Një situatë e tillë nuk mund të mbetet pa reagim”, tha Plenkoviç.

47 liderë evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Granada të Spanjës në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian. Të pranishëm janë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në deklaratën që pritet të publikohet në fund të samitit do të nënvizohet “shtimi i përkushtimit për zgjerimin e Bllokut”. Deklarata e publikuar nga disa media thekson se “duke shikuar drejt një unioni më të zgjeruar, si BE-ja ashtu edhe vendet e ardhshme anëtare, duhet të bëhen gati”. Një vëmendje të veçantë në këtë samit do të ketë situate e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Olaf Sholz, kancelari i Gjermanisë ka deklaruar se është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje paqësore. Sipas mediave pritet që liderët evropianë të ulin në një tryezë presidentët e dy vendeve, Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç. 

 

2 VITE ME PARE

“A keni frikë se nis luftë në Kosovë”/ Rama i përgjigjet gazetarëve të huaj: Lufta është një fjalë e madhe, por kufiri duhet ruajtur

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani:
Edi Rama

SPANJË -Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka marrë pjesë ditën e sotme në Samitin e Komunitetit Politik Evropian të zhvillohet në Spanjë. Përpara hyrjes për komentet në samit, kryeministri është pyetur për çështjen e Kosovës nga gazetarët e huaj.

Reporterët e pyetën Ramën nëse ka frikë luftën dhe Rama u përgjigjet se shpresojmë uljen e palëve sipas planit Franko-Gjerman. Rama vlerësoi prezencën e plotë të NATO-s dhe forcimin e KFOR-it në veri të Kosovës.

Lufta është një djalë i madh dhe nuk po ndjekim nga afër. Ka lëvizje brenda NATO-s ku ka përforcuar KFOR-in. Sepse kufiri aty është shumë transparent dhe hyjne dhe dalin pa u kontrulluar armë. Shpresojmë që shumë shpejt palët të ulen për dialog sipas planit franko-gjerman. “- u përgjigj Rama

2 VITE ME PARE

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Osmani bisedime me Scholz dhe Mitsotakis, Vuçiç shihet i vetmuar

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani:
foto nga samiti

SPANJË-  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Spanjë, ku po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian ku janë të pranishëm liderë nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor.

Gjatë këtij samiti, Osmani ka zhvilluar biseda me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Presidentja Osmani ka informuar Scholz dhe Mitsotakis për situatën aktuale në Kosovë, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator.

Në fotografinë e mësipërme shihet ky bashkëbisedim i Osmanit me Scholz dhe Mitsotakis, ndërsa në prapavijë duket presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i cili qëndronte i vetmuar. Para fillimit të samitit, Osmani ka deklaruar se nuk ka arsye për takim me Vuçiqin para sanksioneve.

47 liderë evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Granada të Spanjës në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian. Të pranishëm janë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në deklaratën që pritet të publikohet në fund të samitit do të nënvizohet “shtimi i përkushtimit për zgjerimin e Bllokut”. Deklarata e publikuar nga disa media thekson se “duke shikuar drejt një unioni më të zgjeruar, si BE-ja ashtu edhe vendet e ardhshme anëtare, duhet të bëhen gati”. Një vëmendje të veçantë në këtë samit do të ketë situate e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Olaf Sholz, kancelari i Gjermanisë ka deklaruar se është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje paqësore. Sipas mediave pritet që liderët evropianë të ulin në një tryezë presidentët e dy vendeve, Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç. 

2 VITE ME PARE

Borrell në Spanjë: Turp që Turqia dhe Azerbajxhani e anashkaluan samitin evropian

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani:
Josep Borrell

SPANJË- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka shprehur keqardhje që Azerbajxhani dhe Turqia vendosën të mos marrin pjesë në një samit të liderëve evropianë.

"Është turp që Azerbajxhani nuk është këtu dhe është turp që Turqia, e cila është vendi kryesor që mbështet Azerbajxhanin, nuk është as këtu” tha Borrell, raportojnë mediat e huaja.

Borrell, pas arritjes së tij në Granda të Spanjës për samitin e Komitetit Politik Evropian shtoi se: ne nuk do të jemi në gjendje të flasim këtu për diçka aq serioze sa fakti që më shumë se 100,000 njerëzve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre me nxitim dhe duke ikur nga një akt i forcës ushtarake.

2 VITE ME PARE

“Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi”/ Rama nga Spanja: Masat duhen marrë sa nuk është vonë

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani:
Edi Rama

SPANJË- Përpara se të nisë takimi i Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është e rrezikshme, pas vrasjes së policit nga grupi paramilitar serb. Rama kërkoi që veprimi i Serbisë që mbajti zi për të vrarët nga grupi terrorist që ekzekutuan policin e Kosovës Afrim Bunjaku, është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga BE-ja.

“Lufta është një fjalë shumë e madhe, por para se të jetë vonë, masat duhen te merren dhe ne po ndjekim me detaje është shumë e rëndësishme që ka dëshira dhe lëvizje që NATO të forcojë misionin e KFOR në veri. Kufiri aty është transparent dhe ka mjete dhe trafik kriminal që ndodh aty dhe në të njëjtën kohë shpresojmë dialogu të rikthehet.

Nuk ka diçka të tillë si anëtarësimi i klasit të dytë, siç jemi në këtë situata po, ka klasë të parë dhe klasë të dytë të evropianëve, evropianë që janë pjesë e BE dhe evropianë që janë jashtë BE.

Duhet të jemi realist dhe nuk duhet të shohim gishtin, kur ai tregon hënën dhe të besojmë se kjo Europë e 27 vendeve që ka shumë probleme për të pasur një vendimmarrje kompakte, mund të zgjerohet me 34, 35, 37 së shpejti, por në vend të asgjë apo gjithçka për ne edhe pse nuk jemi pjesë e BE, duhet të konsiderohen alternativa të reja  dhe sigurisht kjo ndarje në shtëpi duhet të jetë shumë interaktive.

Si përshembull, shpirti i komunitetit politik të BE duhet të jetë, në perimetrin e BE, pa pasur edhe anëtarësim së shpejti, sepse kjo nuk do të ndodhi” tha Rama.

2 VITE ME PARE

'Do jenë të vështira'/ Vuçiç nga Granada njofton takime 'maratonë' me Scholz, Macron dhe Sunak

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani:
Aleksandër Vuçiç

SPANJË-  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar disa takime 'maratonë', në Samitin Evropian të Komunitetit Politik në Granada të Spanjës. 

Pak pasi mbërriti në Granada, ai njoftoi se do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, takime për të cilat është shprehur se pret që të jenë të vështira.

Pas agresionit serb në Banjskë të Zveçanit, më samitin që ka nisur së mbajturi në Spanjë pritet që të flitet edhe për situatën e fundit në Kosovë. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Rama mbërrin në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, momenti kur takon Rishi Sunak në hyrje

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani:
Edi Rama dhe Rishi Sunak

SPANJË-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Granada të Spanjës ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian. Në videon e mëposhtme shihet, Rama, i cili bashkë me kryeministrin britanik Rishi Sunak po futën në mbledhje. Siç shihet dhe në video, Rama ka shkuar pas Sunak, ndërkohë që e ka takuar atë në tapetin teksa po futeshin brenda. 

47 liderë evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Granada të Spanjës në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian. Të pranishëm janë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në deklaratën që pritet të publikohet në fund të samitit do të nënvizohet “shtimi i përkushtimit për zgjerimin e Bllokut”.

Deklarata e publikuar nga disa media thekson se “duke shikuar drejt një unioni më të zgjeruar, si BE-ja ashtu edhe vendet e ardhshme anëtare, duhet të bëhen gati”. Një vëmendje të veçantë në këtë samit do të ketë situate e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Olaf Sholz, kancelari i Gjermanisë ka deklaruar se është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje paqësore. Sipas mediave pritet që liderët evropianë të ulin në një tryezë presidentët e dy vendeve, Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç. 

2 VITE ME PARE

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Osmani: Nuk takohem me Vuçiçin pa iu vendosur sanksionet

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani:
Vjosa Osmani

SPANJË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Ajo, para mediave në hapje të samitit të Komiteti Politik Evropian, ka treguar arsyet se pse nuk pranon të takohet me Vuçiç.

“Nuk ka asnjë arsye për t’u takuar përpara se të miratohen sanksionet ndaj Vuçiçit”, ka thënë Osmani.

47 liderë evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Granada të Spanjës në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian. Të pranishëm janë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në deklaratën që pritet të publikohet në fund të samitit do të nënvizohet “shtimi i përkushtimit për zgjerimin e Bllokut”.

Deklarata e publikuar nga disa media thekson se “duke shikuar drejt një unioni më të zgjeruar, si BE-ja ashtu edhe vendet e ardhshme anëtare, duhet të bëhen gati”. Një vëmendje të veçantë në këtë samit do të ketë situate e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Olaf Sholz, kancelari i Gjermanisë ka deklaruar se është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje paqësore. Sipas mediave pritet që liderët evropianë të ulin në një tryezë presidentët e dy vendeve, Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç. 

2 VITE ME PARE

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Bettel: Për Kosovën dhe Serbinë kemi një plan që duhet të implementohet

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani:
Xavier Bettel

SPANJË-Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka folur për agresionin e 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit nga një grup i serbëve të drejtuar nga Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe.

“Për Kosovën dhe Serbinë, ne kemi një plan në tavolinë, që duhet të implementohet.”, ka thënë ai.

Bettel në hyrje të samitit të Komunitetit Politik Evropian, ka folur edhe për zhvillimet në Nagorno-Karabakh.

“Në Azerbajxhan and Armeni, dëgjova që presidenti i Azerbajxhanit nuk është duke ardhur, ne nuk duhet të kemi probleme në kontinentin tonë, kjo mendoj se është në interesin e të gjithëve”, ka thënë kryeministri i Luksemburgut.

2 VITE ME PARE

47 liderë mblidhen sot në samitin e komunitetit politik evropian në Spanjë, mes tyre dhe Rama! Osmani dhe Vuçiç përballë njëri-tjetrit

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Granada/ Osmani:
Liderët

KOSOVË- Në Granada të Spanjës, 47 liderë evropianë  dhe të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian. 

Të pranishëm do të jenë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në deklaratën që pritet të publikohet në fund të samitit do të nënvizohet “shtimi i përkushtimit për zgjerimin e Bllokut”.

Deklarata e publikuar nga disa media thekson se “duke shikuar drejt një unioni më të zgjeruar, si BE-ja ashtu edhe vendet e ardhshme anëtare, duhet të bëhen gati”.

Një vëmendje të veçantë në këtë samit do të ketë situate e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Olaf Sholz, kancelari i Gjermanisë ka deklaruar se është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje paqësore. Sipas mediave pritet që liderët evropianë të ulin në një tryezë presidentët e dy vendeve, Vjosa Osmani dhe Aleksandër Vuçiç. 

samiti i komunitetit politik evropian

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen