LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti i Procesit të Berlinit/ Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian mblidhen në Londër, të pranishëm Rama dhe Kurti! Kryeministri i Kosovës: Serbisë nuk duhet t’i lejohet "t'ia hedhë paq"

• Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian mblidhen sot në Londër, në kuadër të samitit të radhës të Procesit të Berlinit. • Në këtë samit marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, si edhe përfaqësues të vendeve të BE-së dhe të Britanisë së Madhe, e cila këtë vit ka kryesinë e procesit. • Për herë të parë në këtë format merr pjesë kancelari gjerman Friedrich Merz. • Dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, do të jenë pjesëmarrës gjatë këtij samiti. • Sakaq Rama është pritur nga homologu i tij britanik, Keir Starmer, në nisje të Samitit. • Albin Kurti tha sot se përparimet e arritura në Kosovë mbeten nën hijen e tensioneve të nxitura nga Beogradi, duke kërkuar që Serbia të mos lejohet më të veprojë me pandëshkueshmëri ndërkombëtare. • Gjatë fjalës e tij Kurti ka ngritur shqetësimin për kërcënimet dhe agresionin e vazhdueshëm nga Serbia ndaj shtetit të Kosovës. • Kryeministri rikujtoi sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi në shtator të vitit 2023, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë që nuk duhet të kalojë në heshtje. • Sipas Kurtit, për këtë sulm ka marrë përgjegjësinë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë me mbështetje direkte nga Beogradi.

4 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Samiti i Procesit të Berlinit/ Kurti: Serbisë nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri!

Samiti i Procesit të Berlinit/ Udhëheqësit e Ballkanit
Kurti

LONDËR- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se përparimet e arritura në Kosovë mbeten nën hijen e tensioneve të nxitura nga Beogradi, duke kërkuar që Serbia të mos lejohet më të veprojë me pandëshkueshmëri ndërkombëtare. Gjatë fjalës e tij në Samitin e Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Londër, ka ngritur shqetësimin për kërcënimet dhe agresionin e vazhdueshëm nga Serbia ndaj shtetit të Kosovës.

Kryeministri rikujtoi sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi në shtator të vitit 2023, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë që nuk duhet të kalojë në heshtje. Sipas Kurtit, për këtë sulm ka marrë përgjegjësinë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë me mbështetje direkte nga Beogradi.

Megjithatë, Kurti theksoi se Radoiçiç ende nuk është vënë përballë drejtësisë, duke e quajtur këtë një shembull të qartë të mbrojtjes politike dhe pandëshkueshmërisë së strukturave që destabilizojnë rajonin.

FJALA E PLOTË:

I dashur Kryeministër Starmer,

Faleminderit që na pritët në këtë shtëpi të madhe, ku kombet shpesh janë mbledhur për ta formësuar të ardhmen e tyre.
I dashur Kancelar Merz, Të dashur kolegë dhe miq nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor,

Ne po takohemi në një kohë kur Evropa është kaq e begatë, por njëkohësisht kurrë më parë nuk është sulmuar kaq shumë.
Kërcënimi në rritje i autoritarizmit, si jashtë ashtu edhe brenda kontinentit tonë, është një sfidë që Evropa e njeh shumë mirë.

Teksa shënojmë 80 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe 75 vjetorin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, na kujtohet se paqja, liria dhe dinjiteti njerëzor nuk janë të garantuara – ato duhet të mbrohen dhe të rifreskohen vazhdimisht nga çdo brez. Prandaj, na duhet një ndjenjë e fortë uniteti, mjaftueshëm e qëndrueshme për t’i përballuar si presionet e jashtme, ashtu edhe dyshimet e brendshme.

Një unitet i tillë duhet të shtrihet edhe në juglindje të kontinentit tonë. Ballkani Perëndimor gjendet gjeografikisht brenda kufijve të BE-së dhe NATO-s, por të gjitha vendet mbeten jashtë BE-së dhe gjysma jashtë traktateve të NATO-s. Kjo nuk është as e mençur dhe as solide. Për ta frenuar ndikimin rus apo kinez në Evropë, nuk duhet të lëmë asnjë vakum.
Kur Komisioni Evropian e ndali procesin e zgjerimit në vitin 2014, Berlini mori nismën duke krijuar formatin “Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor” përmes Procesit të Berlinit, me qëllim që rajoni ynë të mbahej afër BE-së.

Sot, kur kemi luftë në Evropë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, Londra mund të ndihmojë shumë duke mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor që duan t’i bashkohen NATO-s, duke mbyllur kështu këtë boshllëk të rrezikshëm të sigurisë. Ne kemi qëllime të përbashkëta dhe vlera të përbashkëta, dhe nuk kemi alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE dhe NATO – këto duhen parë si pika të forta.

Gjatë pesë viteve të fundit, Kosova ka bërë përparimin më të shpejtë në treguesit demokratikë, ekonomikë dhe të sigurisë. Kemi pasur një mesatare prej 6% rritje ekonomike dhe asnjëherë më pak se 4%. Para tre muajsh, Banka Botërore dhe FMN e hoqën Kosovën nga lista e vendeve të brishta dhe të prekura nga konfliktet, duke njohur kështu qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe qeverisjen e mirë që kemi ndërtuar.

Megjithëkëto, përparimi ynë mbetet nën hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm nga fqinji ynë verior. Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet. Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara.

Sa i përket zhvillimit ekonomik, Kosova mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër si korniza për zhvillim të qëndrueshëm. Por nevojitet më shumë financim për të mbyllur hendekun e konvergjencës në projektet kryesore infrastrukturore, përfshirë tranzicionin e gjelbër, si dhe për të ulur pabarazinë me më shumë solidaritet.

Që nga samiti i fundit, kemi nënshkruar një marrëveshje të re tregtare me vendet anëtare të EFTA-s, në janar të këtij viti gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, që përfshin mallra dhe shërbime, duke zgjeruar kështu tregjet tona. Në kryesimin tonë të parë të drejtpërdrejtë të CEFTA-s, e rikthyem funksionalitetin e saj duke zgjedhur një drejtor të ri, pas më shumë se dy vitesh bllokim.

Sa i përket migracionit, ne kemi dhënë zotim ndaj Mbretërisë së Bashkuar për të trajtuar shkaqet e paqëndrueshmërisë: forcimin e sigurisë kufitare, luftimin e krimit të organizuar, ndalimin e financave të paligjshme dhe ndihmën për menaxhimin e flukseve migratore. Ne kemi qenë seriozisht të angazhuar në luftimin e armëve të vogla dhe të lehta që shfrytëzohen nga aktorë jo-shtetërorë, por edhe si mjete destabilizimi nga aktorë shtetërorë keqdashës. Kosova nuk është burim migracioni, por vetëm një pikë tranziti me numra relativisht shumë të ulët.

Faleminderit./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Londër! Rama ndan PAMJET nga takimi me homologun britanik: Mikpritje nga Starmer

Samiti i Procesit të Berlinit/ Udhëheqësit e Ballkanit
Rama-Starmer

LONDËR- Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu i tij britanik, Keir Starmer, në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit, që këtë vit po zhvillohet në Londër. Rama ka ndarë pamje nga momenti i takimit me kryeministrin britanik, si dhe nga nisja e punimeve të samitit, ku përveç tij kanë qenë të pranishëm edhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, kancelari gjerman Friedrich Merz, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Në video të publikuara në rrjetet sociale, shihet Kryeministri shqiptar niset për në tryezën e bisedimeve me liderët europianë dhe rajonalë, në një takim që synon të thellojë bashkëpunimin ekonomik, politik dhe infrastrukturor mes vendeve të Ballkanit dhe BE-së.

7 MUAJ ME PARE

Londra pret sot Samitin e Berlinit/ Të pranishëm Rama dhe Kurti, analiza: Çfarë është arritur dhe çfarë pritet

Samiti i Procesit të Berlinit/ Udhëheqësit e Ballkanit
foto ilustruese

LONDËR- Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian mblidhen në Londër, në kuadër të samitit të radhës të Procesit të Berlinit. Në këtë samit marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, si edhe përfaqësues të vendeve të BE-së dhe të Britanisë së Madhe, e cila këtë vit ka kryesinë e procesit.

Për herë të parë në këtë format merr pjesë kancelari gjerman Friedrich Merz. Qeveria gjermane e konsideron Procesin e Berlinit si një “histori suksesi”, thuhet në një njoftim zyrtar në prag të samitit të Londrës. “Qeveria gjermane do ta vazhdojë këtë proces si pjesë e angazhimit të saj për Ballkanin Perëndimor – një rajon me rëndësi strategjike për Evropën”, thuhet në njoftim.

Çfarë është arritur deri tani

Procesi i Berlinit, themeluar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme Angela Merkel, ka si objektiv bashkëpunimin rajonal dhe afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian përmes zhvillimit ekonomik, sigurisë dhe mobilitetit. Samitet mbahen çdo vit në një qytet tjetër evropian dhe kanë nxitur marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, njohjen e diplomave dhe tregtinë ndërkufitare. Megjithatë, zbatimi i tyre ka hasur në pengesa të shumta.

Sipas Frauke Seebass nga Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP) në Bruksel, kjo lidhet me mungesën e vullnetit politik për bashkëpunim midis disa vendeve të rajonit, por edhe me hezitimin e Brukselit për të përshpejtuar procesin e zgjerimit.

Paralajmërimi i ministrit gjerman Wadephul

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann David Wadephul, deklaroi në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm në Belfast se duhen ndërmarrë nisma të reja për të arritur përparime në procesin e zgjerimit të BE-së; në të kundërt, sipas tij, do të shtohet ndikimi në rajon i vendeve të tjera, sidomos i Rusisë dhe Kinës. Deri tani, qeveria gjermane nuk ka bërë të ditur se për cilat nisma konkrete bëhet fjalë.

Sipas burimeve qeveritare, kancelari gjerman në këtë samit do të ketë rastin të njihet më nga afër me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa fokusi i takimit të këtij viti është bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe luftimi i migracionit të paligjshëm./DW

7 MUAJ ME PARE

Procesi i Berlinit në Londër/ I pranishëm edhe Rama, zbardhet AGJENDA

Samiti i Procesit të Berlinit/ Udhëheqësit e Ballkanit
Edi Rama

LONDËR- Samiti i radhës i Procesit të Berlinit, i cili do të mbledhë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor mbahet sot në Londër. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në kryeqytetin britanik që prej ditës së djeshme. Bëhet me dije se Kryeministri do të marrë pjesë në disa panele diskutimi.

Agjenda

14:20

Mbërritja e delegacionit shqiptar dhe pritja nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer

14:30

Pritje nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në Leaders Lounge

14:45

Foto Familjare

15:00

Seanca Plenare e Procesit të Berlinit

15:10

Paneli i liderëve të Ballkanit Perëndimor

Tema: “Ambicia dhe Vizioni Strategjik”

Një fjalë do të mbajë edhe Kryeministri Edi Rama

15:40

Paneli i liderëve të Ballkanit Perëndimor për temat që lidhen me: Rritjen, Migrimin dhe Sigurinë

Edhe në këtë panel një fjalë do të mbajë Kryeministri Edi Rama

16:00

Mbyllja e seancës plenare/Dosja.al

samiti i procesit te berlinit londer edi rama keir starmer ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë