LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e zjarrit

34 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO-Erdhi nga Greqia,avioni lufton me flakët në ishullin e Sazanit

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Avioni grek në Sazan

VLORË- Pamjet që po shikoni tregojnë avionin Canadian Air që po lufton me flakët me ishullin e Sazanit që është prej tre ditësh i përfshirë nga zjarri. Avioni erdhi nga Greqia, pasi autoritetet shqiptare e konsideruan të arsyeshme ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në Sazan.

Lajmin e bëri me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Sipas ministrit, ekspertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri por puna e forcave në terren mbetet thelbësore.

 

3 VITE ME PARE

Avioni për Sazanin, mediat greke: U përgjigjëm sapo na e kërkuan, s’është hera e parë

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Avioni

GREQI- Mediat greke shkruajnë për ndihmën që vendi fqinj solli në Shqipëri oër të shuar zjarrin e aktivizuar në ishullin e Sazanit prej tre ditësh. Zougla.gr shkruan se avioni Canadair është dërguar në Shqipëri pas kërkesës që autoritetet e vendit tonë kanë bërë dhe me ndërmjetësimin e Evropës. Në artikull nënvizohet se Greqia nuk është hera e e parë që ndihmon vendin tonë në raste të tilla, duke kujtuar kështu zjarret e përmbytjet në vitin 2017 si dhe tërmetin tragjik të vitit 2019.

“Greqia ka dërguar një avion Canadair në Shqipëri, pas një kërkese të autoriteteve shqiptare për të ofruar ndihmë në përballjen e zjarrit të madh në pyje që ka shpërthyer në vendin fqinj.

Njoftimi i Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile:

Vendi ynë iu përgjigj menjëherë kërkesës së autoriteteve shqiptare, nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, për ndihmë, pasi një zjarr i madh është aktivizuar në ishullin e Sazanit. Që në momentin e parë të aktivizimit të kërkesës, me urdhër të Ministrit të Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Christos Stylianidis, Greqia vendosi në dispozicion të Mekanizmit një  avion Canadair  CL – 415, i cili tashmë është nisur drejt Shqipërisë. Vihet re se vendi ynë ka asistuar shumë herë Shqipërinë fqinje, si për përballimin e zjarreve në pyje duke dërguar mjete ajrore (2017), ashtu edhe në rastet e përmbytjeve (2017) dhe tërmeteve (2019),"- shkruhet në artikull.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm, Greqia ka sjellë një avion tip Canadair CL 415 për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit nga ajri. Sipas ministrit, ekspertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri por puna e forcave në terren mbetet thelbësore.

3 VITE ME PARE

Zjarri aktiv në Reps të Mirditës, 50 ushtarë shkojnë për të ndihmuar zjarrfikësit

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Zjarr

MIRDITË- Zjarri i cili nisi ditën e djeshme në masivin pyjor të repsit në Mirditë vijon të jetë aktiv edhe sot. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve në disa drejtime dhe pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, nuk është vënë nën kontroll.

Në terren kanë mbërritur dhe 50 ushtarë, të cilët me mjete rrethanore po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Një tjetër vatër zjarri e cila është ende aktive është ajo në Ishullin e Sazanit. Forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë janë ende në luftë me zjarret prej 3 ditësh. Deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarrit.

3 VITE ME PARE

ME FOTO- Sazani në flakë/ Gazetarja Anila Hoxha publikon “Cougar”-it me defekt: E nisën

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Helikopteri në kamion

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar në lidhje me situatën problematike të shkaktuar nga flakët në ishullin e Sazanit, por ende nuk ka ndërhyrje nga ajri. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, gazetarja shkruan se në vendin tonë aktualisht ka vetëm një helikopter Cougar, i cili ka dhënë defekt në shkurt të vitit 2022 duke pamundësuar aktivizimin e tij për të shuar flakët. Ndërsa i ka nxjerrë edhe pamjet e tij, duke u lëvizur për t'u riparuar. 

"Do ti besoja por meqe po merrem me cougaret prej muajsh, di cdo vrime te kesaj catie qe pikon dhe qe mbulohet me sekretin shteteror. Nuk kemi mundesi. Cougari qe gjendet ne hambaret e FA eshte vetem nje . E kane sjelle ne muajin dhjetor 2021 mbasi iu nenshtrua mirembjatjes dhe dha defekt ne 10 shkurt 2022. Rrjedhje transmisioni dhe me analizat qe po bejne po vijne verdalle,"-shkruan gazetarja në postimin e saj. 

POSTIMI I PLOTË:

Ministri Mbrojtjeje pa mbrojtje

Reagimi i ministrise se mbrojtjes duke ngritur ne ajer nje helikopter te lehte dhe jo cougar per te inspektuar se si po digjet Sazani kur ne fakt tymi qe duket nuk do kallauz, nuk eshte nje perpjekje per te fshehur te verteten, por nje perpjekje e deshtuar per tna bindur qe kemi kapacitete reaguese. Do ti besoja por meqe po merrem me cougaret prej muajsh, di cdo vrime te kesaj catie qe pikon dhe qe mbulohet me sekretin shteteror. Nuk kemi mundesi. Cougari qe gjendet ne hambaret e FA eshte vetem nje . E kane sjelle ne muajin dhjetor 2021 mbasi iu nenshtrua mirembjatjes dhe dha defekt ne 10 shkurt 2022. Rrjedhje transmisioni dhe me analizat qe po bejne po vijne verdalle.

E thene nga Ministria e Mbrojtjes cit “ndersa nje pjese e helikoptereve Cugar te riparuar permes praktikes se re te bashkepunimit NSPA ndodhen ne Shqiperi” , realisht me shtyn te dyshoj se ose shqipja jone eshte bere nje gjuhe e komplikuar. Ose kane harruar si thuhet e verteta. E verteta eshte :-eshte vetem nje helikopter cougar dhe jo “nje pjese” sic njoftohet. Nje pjese nuk eshte numer dhe nuk perfaqeson asgje egzakte. Ose e verteta eshte qe edhe nga ky cougar ka mbetur mbas kanibalizimit nje pjese helike apo ndonje pjese tjeter

E verteta eshte se dy te tjeret qe disa here ua kthyen pas ne pikat kufitare se i ngarkuan si rraqe dhe me pas i derguan per mirembajtje nuk jane sjelle ende ne Shqiperi. * keni foto me poshte*.

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e

E verteta eshte se te katertit i kane mbetur kockat ne Itali/ Edhe per kete ashtu si per emergjencat e veres se kaluar KLSH ka konstatuar dem ekonomik disa milionesh. E verteta eshte se dy ministra mbrojtjeje deshtuan per te plotesuar mirembajtjen e nje pasurie kombetare si kater Cougaret dhe firmosen e firmosen hiq e shto, e amendo kontrata mbas kontratash. E verteta eshte se keto shtesa shqip do te thote ” miliona euro”. Ata helikopteret e lehte qe vleresohen me gjuhe donkishoteske cit. “helikoptere te lehte… , me specifika , kufizime…” e me the e te thashe apo cit ” te gjenerates se katert” sic thote Ministria e nderuar e Mbrotjes, sjane helikopteret cougar. 

E verteta eshte se nuk jane ata cougare per te cilet shteti shqiptar shpenzoi miliona euro dhe miliona te tjera u grabiten per ti mirembajtur, megjithese pa asnje rezultat. Meqe ministria e nis reagimin me transparence dhe e mbyll me informacionin e klasifikuar konfidencial, pak me vone do vendos nese do jem transparente dhe do ju tregoj fotot e helikoptereve qe jane gjendje qe nga vipi e deri tek ai i brazilianit histori me vete kjo. Apo do ruaj sekretin qe me ngjan nje barcalete e lodhur per te fshehur nje mega afere

Nderkohe shijoni nje foto me cougar qe e ngarkuan dhe deshen ta nisnin keshtu udheve te Evropes. Se ne ndjekim “mekanizmat evropiane” ‘ emergjencat specifike natyrore ” … megjithe …. ” kapacitetet tona te brendshme te limituara”. (citim i njoftimit ministror)

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.

3 VITE ME PARE

Zjarri në Sazan/ Më në fund, Peleshi pranon problemet e helikopterëve “Cougar”

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Foto ilustruese


Në ditën e tretë të përhapjes së vatrave të zjarrit në ishullin e Sazanit, një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes fluturoi mbi ishull për të bërë atë që kryeministri Edi Rama e quajti “Rikonjicion nga ajri”. Në terren, dhjetra ushtarakë, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe Agjencisë së Bregdetit po përballen me flakët të pajisur me lopata dhe fikëse zjarri dore, ndërsa aksioni vështirësohet nga shpërthimi i vazhdueshëm i municioneve.

Një video e helikopterit me kreun e emergjencave civile, Haki Çako në bord u postua në faqen në Facebook të kryeministrit, si një përgjigje ndaj kritikave për mungesën e një ndërhyrjeje nga ajri për vënien në kontroll të flakëve në ishullin e Sazanit.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes këmbëngul se ndërhyrja nga ajri nuk është e nevojshme.

“Ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanit është izolimi i vatrave nga toka, duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre,” tha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ministri Peleshi e përforcoi mesazhin në një bisedë telefonike me BIRN.

“Për shkak të humusit që digjet nga brenda, hedhja e ujit nga ajri nuk është sipas ekspertëve një zgjidhje për situatën në Sazan,” tha ministri.

“Nuk është se nuk kemi gatishmëri,” shtoi ai, ndërsa tha se nuk do të përdorte helikopter “për të kënaqur Saliun”.

Përmes një investigimi të publikuar më 31 maj, BIRN zbuloi se flota e shtrenjtë e helikopterëve ushtarakë “Cougar”, të cilët mbajnë peshën e emergjencave civile të vendit, ndodhet aktualisht jashtë funksionit për shkak të problemeve me kontratat e mirëmbajtjes.

Në bisedën telefonike me BIRN, ministri Peleshi i pranoi pjesërisht problemet me kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve “Cougar”, të cilët mund të përdoreshin në këto raste.

“Disa nga kontratat janë nonperforming,” tha Peleshi, duke veçuar si “më skandaloze” rastin e helikopterit që bëri ulje të detyruar në Itali më 29 korrik 2019.

“Mund të ishin bërë kontrata më të mira, nuk kemi asgjë për të fshehur,” shtoi ai.

Ministri i Mbrojtjes tha gjithashtu se Shqipëria kishte “një flotë modeste” dhe theksoi se vendi do t’i kërkonte ndihmë Mekanizmit të Bashkimit Europian të Mbrojtjes Civile, siç ishte bërë edhe me emergjencën e shkaktuar nga zjarret vitin e kaluar.

Peleshi tha se këtë mekanizëm e përdornin edhe vende që kanë një buxhet mbrojtjeje “pothuaj sa GDP-ja jonë”. Më herët, kryeministri Edi Rama ironizoi akuzat se vendi nuk kishte gatishmëri për të ndërhyrë ndaj zjarreve nga ajri dhe e relativizoi problemin me situata të ngjashme në Athinë, Turqi apo Spanjë.

“Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikopterë me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë,” shkroi Rama./BIRN

3 VITE ME PARE

Zjarri në ishullin e Sazanit, Ministria e Mbrojtjes: Efektivët e FA kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Foto ilustruese

VLORË- Pas një pune të pandërprerë, efektivët e FA kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit, kështu bën me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ky i fundit ka shtuar se rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare. Po ashtu, ai shton se trupat vazhdojnë operacionin e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë.

"Pas një pune të pandërprerë, efektivët e FA kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit. Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare. Trupat vazhdojnë operacionin e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë nga Komanda Mbështetëse,"-tha Ministria e Mbrojtjes.

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.

3 VITE ME PARE

Zjarret në Sazan, Haki Çako: Nën kontroll, s'ka nevojë për helikopter. S’di sa kemi se nuk jam pilot

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Haki Çako

TIRANË- Haki Çako, kreu i Emergjencave Civile nuk di sa helikopterë ka Ministria e Mbrojtjes sepse nuk është pilot. Kështu pretendoi në intervistën e tij më të fundit. Çako për “SOT” në Euronews Albania, tha pas dy ditësh mes zjarreve, situata është nën kontroll, madje dhe shtoi se nuk ka pasur as shpërthime municionesh, edhe pse këto të fundit janë regjistruar nga mediat. Kreu i emergjencave civile bëri thirrje për rritje të kapaciteteve, sepse çështja nuk është vetëm te një helikopter apo te ndërgjegjësimi i vetë qytetarëve, madje këta të fundit i ftoi dhe në aksion për vullnetarizëm. Sa i takon operimit nga ajri, ai tha se për momentin nuk është e nevojshme, ndërsa shtoi se ministri Niko Peleshi po kërkonte ndihmë nga homologu grek. Pra kemi nevojë për ndërhyrje nga ajri apo jo?

INTERVISTA E PLOTË:

Gazetarja Jonida Shehu: Ku ndodheni në këto momente?

Haki Çako: Jam në lëvizje, kam bërë inspektim nga toka dhe nga ajri në ishullin e Sazanit.

Gazetarja Jonida Shehu: Sa forca ndodhen në Sazan për të shuar flakët?

Haki Çako: Forcat Speciale që po operojnë sot në Sazan janë të pajisur me gjithçka, motorsteka, pompa zhytëse, etj. Është vënë në kontroll përhapja e vatrave të zjarrit. Aktualisht i gjithë operacioni është përqënduar në pjesën juglindore, ku bimësia është më e dëndur. Po punohet për ta vënë nën kontroll të plotë

Gazetarja Jonida Shehu: Është nën kontroll situata?

Haki Çako: Patjetër, është vënë nën kontroll. Janë rifreskuar efektivët e FA-ve dhe gjithçka është nën kontroll. Ministri i Mbrotjes është në një takim me homologun grek, shpresojmë të ketë ndërhyrje nga ajri. 

Gazetarja Jonida Shehu: Pse nuk po ndërhyhet nga ajri?

Haki Çako: Zjarri është fenomen natyror, duhet investim në të gjtha drejtimet. Në këto kushte vlerësuam që operacioni po vazhdon nga toka. Për momentin po operojmë nga toka, kapacitetet nga ajri janë të kufizuara. Mjete nga ajri kemi por duhet të specifikojmë se janë të limituara. Sigurisht që kemi dhe janë të limitara. Njëri është në remont dhe na duhet. Se ngremë dot kur ka plotësuar orët. Kemi verën para. Shumë shpejt një prej Cougar do të dalë në aksion.

Gazetarja Jonida Shehu: Sa mjete kemi? Kur do ngrihen?

Haki Çako:Mos më kërko orën se unë nuk jam pilot tani. Kemi mjete...

Gazetarja Jonida Shehu: Ka pasur shpërthime të municioneve.

Haki Çako: Ka pasur konstatime të municioneve por nuk ka pasur shpërthime. Është shmangur zjarri në zonën e repartit ushtarak. Ky rrezik është larguar deri më tani. Është

Gazetarja Jonida Shehu: Sa është distanca e monicioneve ushtarake nga zjarri?

Haki Çako: Është prerë perimetri, por nuk jam në gjendje që t'i vë metrin.

Gazetarja Jonida Shehu: Si mund të ndihmojnë qytetarët në Sazan se është ishull?

Haki Çako: Mund të ndihmojnë, do u krijohet mundësia po të duan të ndihmojnë. Mund të bashkohen dhe në mjetet e lundrimit

Gazetarja Jonida Shehu: Nuk e përballojnë dot institucionet?

Haki Çako: Institucionet janë të popullit, të komunitetit. Kanë psikologji nga e kaluara, mund të kenë vuajtur nga vullnetarizmi, por tani ndihmon për mjedisin e gjithsecilit.

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.

3 VITE ME PARE

Zbriti nga jahti të shuante flakët në Sazan, turisti turk: Kërkoni ndihmë, Italia mund të sjellë helikopterë

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Turisti turk

VLORË- Dy turistë turq kanë zbritur nga jahti i tyre dhe kanë ndihmuar me aq sa munden për të shuar flakët në ishullin e Sazanit që prej 2 ditësh është përfshirë nga zjarri. Me bidon në dorë, dy shokët shkuan dhe shuan zjarrin në një pemë, ndërsa gjithçka u dokumentua nga kamerat e “Syri.net”.

“Kërkoni ndihmë. Italia mund të sjellë helikopterë për çështje orësh. Jemi të shokuar. Këtë problem kishim dhe vjet në Bodrum. U zhduk gjithçka, pemët gjithçka. Është shumë e rëndësishme të ndihmojmë. Ne jemi njerëz prandaj,”-tha një prej tyre, por nuk u identifikua për mediat.

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.

3 VITE ME PARE

Momenti kur del nga një vatër e sapondezur, zbulohet “piromani” i Sazanit?

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Foto nga videoja

VLORË- Një video qarkullon në rrjet, ku pretendohet se zjarri në ishullin e Sazanit është vendosur me qëllim nga një person që ende nuk është identifikuar. Madje dhe qenka filmuar kur ndez vatrën e parë dhe kthehet i buzëqeshur nga kamera që e filmonte, por nuk e ndaloi së ndezuri zjarrin.

Pretendohet se videoja mund të jetë bërë nga punonjës i Emergjencave Civile apo Shërbimit Zjarrfikës, i cili ka zbuluar personin që dyshohet të jetë autor i njërës prej zjarrvënieve në ishullin e Sazanit. Nga të pranishmit aty dëgjohet që ai thirret me emrin Luan. 

Por kjo video duket e stisur, pasi si ka mundësi që dikush e ka filmuar zjarrin në gjenezë, e më pas e ka filmuar, e nuk e ka shuar? Kë duan të fajësojnë?

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.

3 VITE ME PARE

GJESTI PREKËS! Turistët turq zbresin nga jahti, marrin bidon për të fikur zjarrin në Sazan

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Turistët turq

VLORË- Dy turistë turq kanë prekur me gjestin e tyre, pasi kanë zbritur nga jahti ku po pushonin, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit. Siç duket edhe nga pamjet që janë filmuar nga "Syri.Tv", dy turistët kanë zbritur bashkë me gazetarët dhe me bidona në duar kanë shuar flakën në një pemë që sapo kishte marrë flakë, duke marrë përsipër edhe rrezikun që i kanoset. Jo vetëm nga flakët, por edhe nga municionet që kanë nisur që të plasin. Modestë për gjestin që po kryenin nuk kanë dashur as që të japin asnjë koment për mediat dhe gazetarin.

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.

3 VITE ME PARE

Sazani po digjet, Kryemadhi: 4 helikopterë, asnjë nuk punon. Shqipëria e papërgatitur

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me djegien e ishullit të Sazanit, duke listuar gabimet e qeverisë së Edi Ramës. Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se nga 4 helikopterë që ka Shqipëria, asnjë nuk është funksionalë, ndërsa në lëvizje janë vetëm dy të Policisë dhe një i Ministrisë së Shëndetësisë. Siaps saj, të gjitha problemet vijnë për shkak të shpërdorimit të buxhetit të shtetit nga kryeministri.

"Mqs kryeministri Rama ka më shumë qef llafet se faktet e papërgjegjshmërisë së tij, ja disa të vërteta, që i ftoj t’i kundërshtojë: Shqipëria ka në pronësi 4 helikopterë "Cougar". Aktualisht sot: 2 janë në Poloni, në pritje për tu servisuar. I treti ka dy vjet në Itali, pasi ka bërë ulje të detyrueshme në kthim nga Franca. Ndërsa i katërti është në Farkë, sapo është kthyer nga servisimi në Zvicër, por nuk fluturon dot se ka rrjedhje vaji. Sot në Farkë fluturojnë vetëm dy helikopterë "As" të Policisë së Shtetit, me të cilët bëjnë stërvitje studentët e rinj. Edhe këta, punojnë vetëm pak orë dhe ngelen në tako. Ah po, është edhe helikopteri i shëndetësisë EC-135. Në kohën kur Shqipëria gjendet e papërgatitur ndaj çdo krize që vjen, buxheti i shtetit vazhdon të shpërdorohet me urdhër të Ramës për pronarët e inceneratorëve dhe PPP korruptive, që janë në fakt krenaria më e madhe dhe veprat e vetme të kryeministrit,"-shkruan Kryemadhi.

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.

3 VITE ME PARE

Sazani digjet, MM: Helikopterët në servis. Çako: S’duhen. Rama: Shikoni vendet e tjera

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Edi Rama dhe Haki Çako

TIRANË- Ishulli i Sazanit vijon të digjet! Prej më shumë se 24 orë, zona turistike është nën pushtetin e flakëve, ndërsa autoritetet nuk e konsiderojnë të arsyeshme ndërhyrjen nga ajri. Në terren janë angazhuar 80 forca ushtarake, por mëngjesin e sotëm janë dërguar edhe 39 të tjerë për të bashkëpunuar me ta për të shuar flakët. Dosja.al solli edhe pamje nga Sazani ku shiheshin efektivët që me lopata e degë peme luftonin me zjarrin. Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako tha një natë më parë se punonjësit që janë dërguar në Sazan për të shuar zjarrin kanë të gjitha mjetet e posaçme, por pamjet nuk tregojnë këtë gjë. Ndërsa, sot, në një lidhje telefonike për mediat, Çako tha se jo në të gjitha rastet duhet ndërhyrja e një helikopteri. Shteti është në këmbë sipas Çakos, por pak minuta pas kësaj telefonate, kreu i Emergjencave Civile u shfaq në një helikopter mbi ishullin e Sazanit. Dhe jo për të shuar flakët, por për të soditur mënyrën se si digjej gjithë ajo bimësi. Me ‘airpods’ e syze dielli, Çako duke mjaft i relaksuar në helikopter.  

Akuzave për mungesën e helikopterëve iu përgjigj edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Në një njoftim zyrtar, Peleshi ka bërë me dije se Shqipëria ka kapacitete të limituara për të vënë zjarret nën kontroll. Në një njoftim zyrtar, MM bën me dije se një pjesë e helikopterëve ushtarakë Cougar, të cilët prej një kohe të gjatë kanë qenë pjesëmarrës aktivë në operacione të shumta kanë kaluar në procesin e mirëmbajtjes dhe vënies në gatishmëri, në nivelin e tretë të mirëmbajtjes, proces që bëhet vetëm nga uzina jashtë vendit, të specifikuara për këtë nivel modern pajisjesh. Për rrjedhojë, nuk janë të disponueshme. Ndërsa, një pjesë e helikopterëve Cugar të riparuar përmes praktikës së re të bashkëpunimit me Agjencinë e Prokurimit të NATO (NSPA) ndodhen në Shqipëri. Numrat dhe detaje të tjera nuk bëhen me dije sepse sipas Peleshit, janë informacione keonfidenciale.

Ndërsa kryeministri Edi Rama shkruan se ‘shqipot’ merren me llafe e nuk shikojnë që vendet e tjera vuajnë për kova me ujë. Me këto fjalë ai i referohet Greqisë, Spanjës e Turqisë. Dita e sotme është pasuar edhe me shpërthime municionesh, por nuk raportohet për të plagosur.   Kastriot Bega, drejtori i zjarrfikëses në Vlorë ka treguar vështirësitë e punonjësve në përballje me flakët në ishullin e Sazanit. Në një lidhje telefonike me Syri TV, Bega tha se i ka kërkuar Kreut të Emergjencave Civile, Haki Çakos që të ketë ndërhyrje nga ajri. Bega thotë se një zjarr i tillë nuk mund të shuhet me mjete rrethanore. Ai kërkoi edhe shtesa në personel gjithashtu.

 

3 VITE ME PARE

'Shpërthejnë' zjarret në Shqipëri/ Pas Sazanit dhe në Gramsh, digjen 1 hektar pyje

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Zjarr

GRAMSH- Flakët e zjarrit kanë përfshirë edhe qytetin e Gramshit. Raportohet se deri më tani janë djegur 1 hektar pyje. Nuk dihet nëse ka rrezik që flakët e zjarrit të prekin zonat e banuara. 

Aktualisht flakët e zjarrit kanë përfshirë edhe në Sazan, aty ku vijon prej 24 orësh dhe ende nuk është shuar.

3 VITE ME PARE

Sazani në flakë, Rama: Vendet e tjera kërkojnë kova uji, shqipot merren me llafe

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se shqiptarët merren me fjalë dhe kritikojnë kur vjen puna tek menaxhimi i zjarreve në Shqipëri. Në një postim të edituar në Facebook, Rama thotë se ‘shqipot’ nuk kanë sy të shohin se çfarë ndodh në vendet e tjera, si Greqia, Spanja e Turqia, ku sipas kreut të qeverisë hidhen përpjetë duke kërkuar helikopterë me kova uji.

“Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikopterë me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë! Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe…,”- shkruan Rama.

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Postimi i edituar i Ramës

Rama publikoi më herët një video ku shihej kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako që shëtiste me helikopter, ndërkohë që Sazani digjet prej më shumë se 24 orësh. Deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri, pasi siç sqaroi ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, një pjesë e helikopterëve janë për riparim jashtë, ndërsa një pjesë tjetër janë në Shqipëri. Por, edhe ata që janë në vendin tonë, janë të limituar.

3 VITE ME PARE

Sazani në flakë, Peleshi: Helikopterët po riparohen, detajet janë koenfidenciale

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se Shqipëria ka kapacitete të limituara për të vënë zjarret nën kontroll. Në një njoftim zyrtar, MM bën me dije se një pjesë e helikopterëve ushtarakë Cougar, të cilët prej një kohe të gjatë kanë qenë pjesëmarrës aktivë në operacione të shumta kanë kaluar në procesin e mirëmbajtjes dhe vënies në gatishmëri, në nivelin e tretë të mirëmbajtjes, proces që bëhet vetëm nga uzina jashtë vendit, të specifikuara për këtë nivel modern pajisjesh. Për rrjedhojë, nuk janë të disponueshme.

Ndërsa, një pjesë e helikopterëve Cugar të riparuar përmes praktikës së re të bashkëpunimit me Agjencinë e Prokurimit të NATO (NSPA) ndodhen në Shqipëri. Numrat dhe detaje të tjera nuk bëhen me dije sepse sipas Peleshit, janë informacione keonfidenciale.

Njoftimi i plotë:

Transparencë mbi gatishmërinë e mjeteve ajrore
Forcat e Armatosura disponojnë dhe kanë në gatishmëri mjetet e nevojshme fluturuese, të parashikuara për përdorim në përmbushje të detyrave e operacioneve që duhet të kryejnë edhe në raste emergjencash si zjarret.
FA ka në gatishmëri helikopterë të lehtë, por që në specifikat e përdorimit të tyre kanë kufizime për të marrë pjesë dhe për të përmbushur detyra në raste të llojeve të ndryshme të operacioneve të emergjencave. Forca Ajrore ka helikopterë të kompletuar dhe të pajisur me mjete për operacione për mbështetje të emergjencave mjekësore si dhe edhe helikopterë ushtarakë të mesëm modernë të gjeneratës së katërt.
Si rregull ata i nënshtrohen kërkesave rigoroze të mirëmbajtjes dhe riparimit, bazuar mbi periudha përdorimi dhe kohë fluturimi. Në këtë proces, një pjesë e helikopterëve ushtarakë Cougar, të cilët prej një kohe të gjatë kanë qenë pjesëmarrës aktivë në operacione të shumta të emergjencave në kohë përmbytjesh, zjarresh, tërmeti, kushteve ekstreme të motit, në ndihmë të komunitetit, pjesëmarrjes në stërvitjet e ndryshme në Forcat e Armatosura, si dhe atyre me NATO-n të zhvilluara në vendin tonë, kanë kaluar në procesin e mirëmbajtjes dhe vënies në gatishmëri, në nivelin e tretë të mirëmbajtjes, proces që bëhet vetëm nga uzina jashtë vendit, të specifikuara për këtë nivel modern pajisjesh.
Ndërsa një pjesë e helikopterëve Cugar të riparuar përmes praktikës së re të bashkëpunimit me Agjencinë e Prokurimit të NATO (NSPA) ndodhen në Shqipëri.
Ndërkohë për çdo situatë dhe nevojë reale kur vihet në rrezik jeta e njerëzve apo banesat Shqipëria bashkëpunon me Mekanizmin e Bashkimit Europian të Mbrojtjes Civile, Emergency Response Coordination Centre (ERÇ) dhe në bashkëpunim me partnerët e saj është në gjendje të garantojë sigurinë.
Edhe vendet fqinje përdorin këtë mekanizëm për të përballuar nevojat e tyre ne raste emergjencash. Siç e kemi thënë edhe më parë kapacitetet tona të brendshme janë të limituara. Ndërkohë edhe vende si Turqia, Greqia apo Italia mbështeten te mekanizmi evropian, sepse emergjencat specifike natyrore nuk përballohen dot vetëm me kapacitete të brendshme.
Në vëmendje të medias kujtojmë se tabela e organizimit dhe pajisje të FA, numrave dhe dokumenteve që lidhen me të konsiderohet informacion i klasifikuar konfidencial.

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.

3 VITE ME PARE

Sazani digjet, Rama shëtit Çakon me helikopter, kreu i Emergjencave me syze dielli

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Sazani dhe Haki Çako

VLORË- Ishulli i Sazanit është në flakë prej 24 orësh, por helikopteri nuk ndërhyn. Vetë kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, nga ku duket se mjeti fluturues i bie rrotull ishullit dhe vetëm e vëzhgon, duke mos ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.

Brenda helikopterit është kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, të cilin siç duket kryeministri Rama e ka nxjerrë ‘shëtitje’. Me syze dielli dhe telefon në duar, Çako duket krejt i relaksuar, ndërkohë që sheh se si digjet Sazani. Krah videos, kreu i qeverisë shkruan se zjarri po mbahet nën kontroll dhe nuk është e nevojshme të ndizet akoma më shumë nga tastiera, referuar lajmeve e qytetarëve që kanë reaguar.

“Sazan - Rikonjicion nga ajri i vatrave të zjarrit. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi: Sakrifica dhe profesionalizmi i Forcave të Armatosura dhe të gjithë sistemit të Mbrojtjes Civile meritojnë mirënjohje. I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanit është izolimi i vatrave nga toka duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre...Fatkeqësisht edhe kjo verë do të jetë shumë e nxehtë. Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera,”- shkruan Rama krah pamjeve.

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.

3 VITE ME PARE

Ishulli i Sazanit në flakë, Haki Çako: Jo çdo zjarr kërkon helikopter, shteti është në këmbë

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Haki Çako

TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako nuk e konsideron të arsyeshme ndërhyrjen me helikopter në ishullin e Sazanit që është prej 24 orësh nën pushtetin e flakëve. Në një lidhje telefonike me Neës24, Çako tha se jo çdo zjarr ka nevojë për ndërhyrjen e një helikopteri. Ai shtoi se situata është në monitorim dhe se shteti është në këmbë.

“Jemi në monitorim nga ajri. Situata është e njëjtë. Zjarri vijon, por është bërë një plan për izolimin e tij në pjesën jugore. Të gjitha forcat zjarrfikëse, të agjencisë së zonave të mbrojtura dhe të Forcave të Armatosura janë në terren. Është një zonë e vështirë për shkak të terrenit. Është i shkëputur dhe ka pak opsione për furnizimin me ujë. Po ndiqet situata hap pas hapi dhe besoj do vendoset nën kontroll. Zjarr mbetet aktiv. Është një zonë në pjesën jugore të ishullit që ka marrë zjarr para disa ditësh. Shkaqet janë duke u hetuar. Është detyrë e jona dhe gjithë strukturave që do vazhdojë të bëhet. Jo çdo zjarr kërkon helikopter, megjithatë jemi duke vlerësuar dhe maksimalizuar të gjitha mundësitë. Mjetet që janë në proces rehabilitimi do jenë shumë shpejt në operacion. Ju siguroj se të gjitha strukturat, kapacitetet dhe i gjithë shteti është në këmbë,”- tha Çako ndër të tjera.

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.

3 VITE ME PARE

Ishulli i Sazanit në flakë, drejtori i zjarrfikëses: Nuk shuhet me krahë, u kam thënë Emergjencave Civile, s'ia dalim dot

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Kastriot Bega

VLORË- Kastriot Bega, drejtori i zjarrfikëses në Vlorë ka treguar vështirësitë e punonjësve në përballje me flakët në ishullin e Sazanit. Në një lidhje telefonike me Syri TV, Bega tha se i ka kërkuar Kreut të Emergjencave Civile, Haki Çakos që të ketë ndërhyrje nga ajri. Bega thotë se një zjarr i tillë nuk mund të shuhet me mjete rrethanore. Ai kërkoi edhe shtesa në personel gjithashtu.

“U kam bërë thirrje Emergjencave Civile, u kam thënë që zjarri nuk fiket me krahë. Por ata e dinë vetë. Po e shqyrtojnë ata situatën. Jemi në pritje, nuk ka asnjë masë ende. Ua kam thënë që do ndërhyrje. Ne e kemi bërë tonën, duhet edhe shtesë personeli. Ne nuk i përballojmë dot kështu, vetë pozita gjeografike kërkon forca më shumë,”- tha Bega.

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Strofullën ia shkrumbuan flakët, lepuri vrapon i frikësuar në ishullin e Sazanit

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Lepuri në Sazan

VLORË- Një lepur ka mbetur pa strehë pasi strofulla e tij është shkrumbuar nga flakët. Pamjet që po shikoni tregojnë lepurin që hidhet dhe tenton tu shpëtojë flakëve e tymit që kanë pushtuar ishullin e Sazanit. Pëveç bimësisë së shkrumbuar, tashmë zjarri po vë në rrezik edhe jetën e kafshëve në Sazan.


Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt.

3 VITE ME PARE

Shpërthime të forta në ishullin e Sazanit

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Ishulli i Sazanit

VLORË- Shpërthime në ishullin e Sazani! 24 orë pasi ishulli shqiptar është përfshirë nga flakët, municionet që kanë mbetur në zona të ndryshme kanë shpërthyer. Nuk dihet nëse si pasojë e shpërthimeve ka apo jo persona të plagosur.

Një gjë e tillë është paralajmëruar nga vetë Mnistri Niko Peleshi një ditë më parë. Peleshi tha se municionet paraqesin rrezikshmëri për efektivët që po luftojnë me flakët pasi, shpërthejnë kur bien në kontakte me zjarrin.

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt.

3 VITE ME PARE

Ishulli i Sazanit në flakë, Peleshi: Tymi rrezikon qëndrimin e efektivëve në zonë

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Ishulli i Sazanit

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehet se është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarëve që janë nisur drejt ishullit të Sazanit për të shuar flakët. Në një postim në Facebook, Peleshi bën me dije se tymi u rrezikon qëndrimin në zonë efektivëve.

“Prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës. Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë. Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll,”- shkruan Peleshi.

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Forcat e Armatosura shuajnë zjarrin në ishullin e Sazanit me lopata

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Punonjësit shuajnë zjarrin në Sazan

VLORË- Dosja.al ju sjell të tjera pamje nga ishulli i Sazanit. Këtë herë, përveç flakëve që kanë pushtuar zonën turistike, ajo që bie në sy janë edhe ‘mjetet e nevojshme’ me të cilat janë pajisur trupat e Forcave të Armatosura dhe të gjithë sistemit të Mbrojtjes Civile që luftojnë më flakët. Ata duket se kanë në duar vetëm lopata, me të cilat përpiqen të shuajnë zjarrin, por pa rezultat.

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako tha një natë më parë se punonjësit që janë dërguar në Sazan për të shuar zjarrin kanë të gjitha mjetet e posaçme, por pamjet nuk tregojnë këtë gjë.


Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt.

3 VITE ME PARE

Sazani ende në flakë! 80 forca ushtarake në terren, si paraqitet situata në ishull

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e

TIRANË-Prej 24 orësh, vatra e zjarrit është aktive në ishullin e Sazanit. Situata e zjarreve në ishullin e Sazanit vijon të jetë problematike pasi ekziston frika e përhapjes së flakëve. Në terren janë angazhuar 80 forca ushtarake, ku mëngjesin e sotëm janë dërguar edhe 39 të tjerë.

Pavarësisht ndërhyrjes, ende nuk është bërë e mundur vendosja nën kontroll e flakëve. Rreziku më i madh për ata që po shuajnë zjarrin janë municionet e ngelura nga viti 1997 të cilat mund të shpërthejnë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pak para mesnatës tha se zjarri ishte izoluar me vonesë pasi trupat e FA e kishin të vështirë ndërhyrjen në vatrat e mbetura për shkak të relievit të vështirë. 

61 efektivë kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës punuan ditën e djeshme për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.

3 VITE ME PARE

Ishulli i Sazanit në flakë, Peleshi: Janë izoluar! Trupat e FA e kishin të vështirë ndërhyrjen

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Sazan

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi reagoi mbrëmjen e kaluar për vatrat e rrezikshme të zjarrit në ishullin e Sazanit. Pak para mesnatës, Peleshi tha se ishin izoluar ndërsa trupat e FA e kishin të vështirë ndërhyrjen në vatrat e mbetura për shkak të relievit të vështirë. Ndër të tjera u shpreh se mbështeten tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika efikase për izolimin e vatrave është përmes krijimit të brezave të shpyllëzuar.

REAGIMI I PELESHIT:

Në këto momente duket se janë izoluar disa nga vatrat më të rrezikshme të zjarrit në Sazan. Trupat e Forcave të Armatosura po punojnë me përkushtim në kushtet kur ndërhyrja në vatrat e mbetura është e vështirë për shkak të relievit dhe të natës.Sakrifica dhe profesionalizmi i Forcave të Armatosura dhe të gjithë sistemit të Mbrojtjes Civile meritojnë mirënjohje. I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanin është izolimi i vatrave duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth vatrës.Me të gjithë partnerët tanë dhe Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile kemi ndërtuar marrëdhënie për të aktivizuar mbështetjen me mjete ajrore shtesë, gjatë stinës së verës, pa humbur kohë nëse do të çmohet e nevojshme nga ekspertët.Sigurisht prioritet ka mbrojtja e jetës së banorëve dhe më pas e florës e faunës si edhe trashëgimia jonë natyrore e historike.Fatkeqësisht edhe kjo verë do të jetë shumë e nxehtë. Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera.

Ishulli i Sazanit u përfshi ditën e djeshme prej 10 orësh nën pushtetin e flakëve. 61 efektivë kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës punuan për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.

3 VITE ME PARE

Ishulli i Sazanit në flakë, Çako: Do kërkojmë ndihmë nga vendet e tjera, do identifikojmë zjarrvënësin

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Haki Çako

TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako shprehet se flakët në ishullin e Sazanit do t’i shujanë vendet e tjera, nëse situata prevalon. Ndërkohë që ishulli digjet prej 12 orësh, Çako shton se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se janë në kontakt me prokurorinë për të identifikuar zjarrvënësin.

“Është izoluar një pjesë. Forcat janë pajisur me mjetet e duhura për të lokalizuar flakët. Jemi në kontakt me prokurorinë për të identifikuar autorin e zjarrvënies. Nëse situata do të prevalojë, do të kërkojmë ndihmë nga fiqnjët për ndërhyrje nga ajri,”- tha Çako për Report TV.

61 efektivë kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës që po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit, por pa rezultat. Mjetet e vetme që kanë ata janë degët e pemëve. Ndërhyrje nga ajri nuk ka.

 

3 VITE ME PARE

Ironia në rrjet! Sejko: Sikur të vepronim me Sazanin me të njëjtën urgjencë si me Bajramin

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Sazani në flakë

TIRANË- Djegia e ishullit të Sazanit ka sjellë edhe reagimet e para në rrjet. Genc Sejko, activist dhe i njohur për memet që bën shkruan se flaket në ishull kanë nevojë për një përgjigje urgjente. Madje me ironi shton se urgjenca me të cilën shteti iu përgjigj lirimit dhe zgjedhjes së Bajram Begajt si President, duhej ta kishin përdorur me Sazanin. Dhe ndoshta, gjërat do të ishin më ndryshe.

“Sikur t‘i përgjigjeshim djegies së Sazanit me të njëjtën urgjencë që iu përgjigjëm lirimit dhe zgjedhjes së Bajramit gjërat do ishin ndryshe sot,”- shkruan Sejko.

61 efektivë kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës që po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit, por pa rezultat. Mjetet vetme që kanë ata janë degët e pemëve.

3 VITE ME PARE

VD- Pamje katastrofike nga Sazani, ishullin e përpijnë flakët dhe i del tymi

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Sazani në flakë

VLORË- Dosja.al ju sjell pamje nga ishulli i Sazanit që e kanë përpirë flakët paraditen e sotme dhe prej më shumë se 12 orësh është në mëshirë të fatit. Zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Pjesa lindore e ishullit dhe vendi i quajtur ‘Plazhi i gjeneralit’ ka marrë flakë duke djegur pisha që arrijnë deri 20 m të larta dhe shkurre.

61 efektivë kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës që po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit, por pa rezultat. Mjetet vetme që kanë ata janë degët e pemëve.

3 VITE ME PARE

VD- Sazanin e përpijnë flakët, efektivëve u rrezikohet jeta nga municionet, MM me ‘sytë nga qielli’

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Ishulli i Sazanit në flakë

VLORË- Ishulli i Sazanit është prej më shumë se 10 orësh nën pushtetin e flakëve dhe e vetmja ndihmë që ka marrë nga autoritetet që duhet ta mbrojnë është një tufë me efektivë që rrezikojnë jetën e tyre duke tentuar të shuajnë zjarrin me degë peme! Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se drejt Sazanit ka nisur 61 efektivë kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës që po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.

Por, ministri Niko Peleshi thotë se bimësia e terreni i vështirë ua vështirësojnë punën. Ndoshta edhe mungesa e mjeteve?

Ndryshe nga çdo postim propagandues, në fotot e shpërndara, Peleshi është treguar mjaft i kursyer. Aty duken vetëm disa punonjës, të cilët edhe pa mbrojtje janë nisur me varka për të luftuar me flakët. Mungojnë pamje nga aksioni me autobotë uji e helikopterë, sepse nuk ka të tillë…

A ka helikopterë Shqipëria?

Kjo ndoshta është pyetja që çdo verë ngrihet e ndërsa autoritetet Forcat e Armatosura i përgjigjen me thirrje për ndihmë nga ajri. Por nga kush? Nga vendet e tjera sigurisht sepse për të dytin vit, Shqipëria nuk ka helikopterë që mund të shuajë flakët. Pavarësisht paralajmërimeve të Institutit të Gjeoshkencës për një verë të nxehtë, me temperatura shumë të larta, Ministria e Mbrojtje nuk u kujtua që të koalidonte dy helikopterët e vetëm ‘couger’ që ka në dispozicion. Madje njëri prej tyre ndodhet në servis sepse që nga muaji shkur ka pasur rrjedhje transmisioni.

Alarmi i zjarrit kaloi kufijtë, teksa nga Turqia, Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për vënien në gadishmëri të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkive në të gjithë Shqipërinë, për mbrojten civile, sidomos për angazhimin e flotës ajrore, për ndërhyrjen nga ajri për fikjen e vatrave të zjarrit në zona ku është e pamundur ndërhyrja në rrugë tokësore, siç është rasti i Ishullit të Sazanit. 

Por, pati zero reagim.

Ministria e Mbrojtjes postoi një tjetër status, por këtë herë me një tjetër paralajmërim. Efektivët që ndodhen në Sazan rrezikojnë të përballen me shpërthime municionesh, të cilat mund të aktivizohen nga kontakti me flakët.

Ndërkohë zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Pjesa lindore e ishullit dhe vendi i quajtur ‘Plazhi i gjeneralit’ ka marrë flakë duke djegur pisha që arrijnë deri 20 m të larta dhe shkurre. Duke mos marrë asnjë masë, Shqipëria rrezikon të përballet me vatra zjarresh që mund të shënojnë edhe viktima, siç ndodhi verën e shkuar. Zgjidhja e vetme është ndihma nga vendet e tjera, ose nga qielli, një shi i rrëmbyeshëm…

3 VITE ME PARE

SKANDAL/ Kush po e lë Sazanin të digjet

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Ishulli i Sazanit në flakë

VLORË- Gazetarja Beti Njuma ka publikuar pamjet nga ishulli i Sazanit që siç duket është i përpirë nga flakët. Në një postim në Facebook, Njuma e konsideron një krim djegien e bimësisë së këtij ishulli.

“Krim, zjarri po shkrumbon Sazanin,”- shkruan Njuma.

 Sazani ka marrë flakë këtë mesditë dhe vijon ende të jetë nën pushtetuin e zjarrit. Më shumë se 70 efektivë janë në dispozicion, por si mjete kanë vetëm degët e pemëve e për këtë arsye, nuk kanë munduar që të shuajnë flakët. Ndërhyrje nga ajri nuk ka, pasi helikopterët e Shqipërisë janë në servis.

3 VITE ME PARE

Sazani digjet, Anila Hoxha: Shqipëria me një helikopter, edhe ai me defekt që nga shkurti

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Ishulli i Sazanit në flakë

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka risjellë në vëmendje një shkrim të botuar pak ditë në parë në Reporter.al në lidhje me helikopterët e Shqipërisë që sot që duhet të shuajnë flakët në ishullin e Sazanit, nuk janë asgjëkundi. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se Shqipëria ka vetëm një helikopter në gatishmëri, por edhe ai ka rrjedhje transmisioni që prej datës 10 shkurt.

Sazani ka marrë flakë këtë mesditë dhe vijon ende të jetë nën pushtetuin e zjarrit. Më shumë se 70 efektivë janë në dispozicion, por si mjete kanë vetëm degët e pemëve e për këtë arsye, nuk kanë munduar që të shuajnë flakët. Ndërhyrje nga ajri nuk ka, pasi helikopterët e Shqipërisë janë në servis.

Postimi i plotë:

Pse nuk nderhyjne nga ajri? Skemi helikoptere cougare . Njeri qe e kane sjelle ne muajin dhjetor mbasi e mirembajten ne Zvicer dhe qe eshte i vetmi ne hambare ne gjendje gadishmerie, ka probleme me rrjedhje transmisioni prej 10 shkurtit. Te tjeret neper Evrope jane duke u mirembajtur bazuar ne kontrata skandaloze tipike korruptive! Lexo shkrimin qe investigova per tete muaj me radhe dhe qe u botua ne BIRN pak dite me pare.

Shkrimi në Reporter.al:

Mesditën e 27 majit në fshatin malor Shosh të Dukagjinit në skajin verior të Shqipërisë, një mision kontrolli për parcela ilegale kanabisi rrezikoi të kthehej në një tragjedi, pasi nënkomisari 54-vjeçar i policisë, Rrok Frroku u rrëzua dhe rrëshqiti në një humnerë. Pas 12 orësh përpjekje, punonjësit e policisë dhe ato të forcave speciale RENEA arritën ta nxirrnin Frrokun e dëmtuar nga humnera. Por misioni i shpëtimit të tij zgjati më shumë se 24 orë dhe u realizua vetëm pas mbërritjes së një helikopteri të misionit paqeruajtës KFOR nga Kosova.

Një video e publikuar nga Policia e Shtetit tregon momentin kur Frroku, i ndihmuar nga një ushtarak i KFOR-it, tërhiqet me litarë në ajër drejt helikopterit që fluturonte pak metra mbi terrenin e thepisur si dhe uljen e tij në oborrin e spitalit të Traumës në Tiranë. Operacioni i së shtunës nuk është rasti i vetëm kur emergjencat civile dhe ushtarake në Shqipëri marrin zgjidhje falë ndihmës së aleatëve të huaj, pavarësisht se vendi ka paguar një faturë të shtrenjtë për ngritjen dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve të veta ajrore. Por arsenali më i kushtueshëm ushtarak i Shqipërisë – i përbërë nga helikopterët “Cougar” – ndodhet sot jashtë kufijve të vendit dhe jashtë funksionit, në pritje të riparimit të defekteve. Kapacitetet operacionale ushtarake dhe kontratat e lidhura për qëllime të mirëfillta ushtarake janë të klasifikuara si “sekret shtetëror” në Shqipëri. Por BIRN siguroi dokumente ekskluzive dhe intervistat me pilotë dhe ish-ushtarakë që tregojnë se të paktën prej vitit 2018, Ministria e Mbrojtjes ka dështuar që të garantojë mirëmbajtjen periodike të helikopterëve “Cougar”, duke cënuar sigurinë e pilotëve dhe efikasitetin e forcave ajrore shqiptare.

“Mirëmbajtja e mjeteve ajrore ka qenë gjithmonë një temë e nxehtë,” i tha BIRN Altin Lama, një pilot veteran dhe ish-drejtues i shkarkuar i bazës ajrore të Farkës.

“Abuzimi dhe rritja fiktive e çmimeve për shërbimet e nevojshme sjellin rritjen e kostos së shfrytëzimit në nivele të papërballueshme dhe si rrjedhojë lënien e mjeteve në tokë. Nga ana tjetër, qëndrimi në tokë për kohë të gjatë sjell si pasojë dyfishimin e shpenzimeve të mirëmbajtjes,” shtoi ai. Ministria e Mbrojtjes i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se helikopterët “Cougar” janë larguar nga Shqipëria për shërbimet e mirëmbajtjes periodike, por nuk iu përgjigj pyetjes nëse kishte aktualisht në gatishmëri ndonjërin prej tyre. “FARSH ka kontribuar efektivisht në operacionet e Emergjencave Civile, përfshirë mbështetjen ajrore që për situata të veçanta si ajo e vitit 2021 është përballuar edhe në bashkëpunim me partnerët,” tha Ministria e Mbrojtjes. Me anëtarësimin në NATO në shkurt të vitit 2009, Shqipëria ndryshoi politikën e saj ushtarake dhe synoi të modernizonte flotën e vet ajrore, e cila përbëhej kryesisht nga avionë të vjetër sovjetikë dhe kinezë të trashëguar nga regjimi komunist. Në shkurt 2010, parlamenti miratoi një kontratë të negociuar nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha për blerjen e helikopterëve ushtarakë nga kompania franceze “Eurocopter” – sot “Airbus Helicopters” për një çmim total prej 78.6 milionë eurosh. Marrëveshja parashikonte blerjen e pesë helikopterëve AS 532 AL Cougar – një nga versionet ushtarake të familjes Super Puma. Ajo përfshinte gjithashtu blerjen e pjesëve të këmbimit me vlerë 1.9 milionë euro si dhe trajnimin e 12 pilotëve dhe pesë teknikëve për një vlerë prej 11.4 milionë eurosh. Helikopterët pritej të mbërrinin në Shqipëri brenda një periudhe 4-vjeçare dhe në korrik të vitit 2012, në komandën e bazës ajrore të Rinasit u shtrua tapeti i kuq për ceremoninë e mbërritjes së helikopterit të parë të konfigurimit VIP. Por nga Franca mbërriti lajmi i keq i një aksidenti ajror me gjashtë viktima. Në testimet e fundit përpara dorëzimit në Shqipëri, helikopteri VIP u rrëzua pranë një lumi në Alpe, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit.

Aksidenti ajror solli amendimin e kontratës, ku Shqipëria kërkoi që helikopteri VIP të këmbehej për të njëjtin çmim me dy helikopterë më të lehtë të tipit EC 145, të cilët shërbejnë për emergjenca mjekësore si dhe për operacione kërkim-shpëtimi. Porosia mbeti e pandryshuar për katër helikopterët e tjerë “Cougar” – një me konfigurim Combat SAR, një MEDEVAC dhe dy të tjerë për përdorim shumëfunksional, të cilët mbërritën njëri pas tjetrit në Shqipëri deri në fund të vitit 2015. Por më 6 prill 2016, një tjetër aksident ajror tronditi forcat ushtarake shqiptare, kur njëri prej helikopterëve EC 145 u rrëzua në liqenin e Shkodrës gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e kapitenit Florian Deliaj dhe togerit Donald Hoxha. Një pilot i tretë në bord i mbijetoi aksidentit. Përveç kostove fillestare prej dhjetramilionë eurosh për blerjen e helikopterëve “Cougar” dhe trajnimin e ekuipazhit, Ministria e Mbrojtjes shpenzon para shtesë për mirëmbajtjen dhe sigurimin e flotës së vet ajrore.

Përgjatë viteve 2014-2018, mirëmbajtja u sigurua përmes një kontrate me kompaninë italiane “Eurocopter Italia” të certifikuar nga prodhuesi dhe kostot totale të kësaj kontrate mbeten të panjohura. Sipas një raporti auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i kryer pas emergjencës së shkaktuar nga zjarret në verën e vitit 2021, Ministria e Mbrojtjes shpenzoi 1.2 milionë euro për riparimin e defekteve në tre nga katër helikopterët “Cougar” si dhe 296.7 milionë lekë [2.44 milionë euro] për siguracionet e tyre nga fillimi i vitit 2018 deri në qershor të vitit 2021. Një seri kontratash të tjera mirëmbajtjeje prej qindramijëra eurosh u firmosën nga Ministria e Mbrojtjes pas vitit 2018, por mbetën për një kohë të gjatë të pazbatuara për shkak të problemeve që lidheshin me transportin apo peripeci të tjera. Gjatë verës së vitit 2021, kriza e mosrealizimit të kontratave doli në sipërfaqe, pasi Shqipëria kishte vetëm një helikopter “Cougar” në gatishmëri për të përballuar emergjencën me zjarret.

“Gjendja e mangët operacionale e helikopterëve të Forcave të Armatosura të destinuara për emergjencat civile (zjarret) ka krijuar boshllëk në kryerjen e operacioneve të shuarjes së zjarreve,” vlerëson KLSH, e cila i rekomandoi Ministrisë së Mbrojtjes ta realizonte shërbimin e mirëmbajtjes së helikopterëve nëpërmjet NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes i tha BIRN se kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve “Cougar” janë janë kryer në respektim të procedurave ligjore në fuqi për prokurimet në fushën e mbrojtjes.

“Kompanitë e mirëmbajtjes janë kompani të licensuara për këtë qëllim nga “Airbus Helicopters” dhe disponojnë certifikatat EASA [European Aviation Safety Agency],” deklaroi Ministria.

Altin Lama ka shërbyer për 24 vjet si pilot, inspektor dhe drejtues në forcat ajrore, përpara se të shkarkohej pas aksidentit ajror të vitit 2016 për “shkelje të rënda të disiplinës” – akuzë të cilin ai e ka kundërshtuar në gjykatë. Karriera e tij ushtarake dëshmon tranzicionin e forcave ajrore shqiptare: ai e nisi shërbimin me avionët sovjetikë JAK 18 dhe e mbylli atë me helikopterët modernë “Cougar”. Lama ishte gjithashtu komandant i bazës ajrore të Farkës në vitet 2013-2014 dhe kujton përplasjet e para për mirëmbajtjen e helikopterëve “Cougar”.

“Gjatë kohës që kam qenë drejtues ka patur debate të shumta me drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes për problemet e mirëmbajtjes, pas përpjekjeve për të kryer mirëmbajtje nga kompani të pakontraktuara dhe pa procedurë të mbështetur në ligj,” tha Lama për BIRN.

“Finalja e kësaj përplasjeje ishte largimi im nga pozicioni i komandantit të bazës,” shtoi ai.

Helikopterët nuk janë një mall i zakonshëm ushtarak; ata udhëhiqen nga manualet e tyre të përdorimit dhe kërkojnë mirëmbajtje periodike të kushtueshme. Protokollet e sigurisë duhet gjithashtu të ndjekin standardet e NATO-s; si për pjesët e këmbimit ashtu edhe për kompanitë e certifikuara. Në vitin 2014, Ministria e Mbrojtjes kontraktoi kompaninë italiane “Eurocopter Italia” të licensuar nga kompania prodhuese dhe vendosi ngritjen e qendrës së mirëmbajtjes së helikopterëve në një hangar prej 200 metrash katrorë pranë aeroportit ndërkombëtar të Rinasit. Përveç flotës së helikopterëve “Cougar”, kontrata parashikonte edhe mirëmbajtjen e helikopterëve të tjerë të Forcave të Armatosura. Kolonel Kuto Hasani, komandant i bazës ajrore të Farkës përgjatë viteve 2014-2019, sot ushtarak në lirim, i tha BIRN se procesi i mirëmbajtjes funksionoi pa probleme për gati pesë vite në qendrën e hapur në Rinas.

“U bë kontratë afatgjatë me të drejtë rinovimi çdo vit dhe në muajin janar nxirrnim çfarë shërbimesh na duheshin dhe ata vinin kur na duheshin ne,” kujton Hasani për BIRN.

“Për pesë vjet qëndruan, pra mirëmbajtje dhe trajnim dhe ne ndërkohë trajnonim stafin se si të mirëmbahej,” shtoi ai.

Por vjeshtën e vitit 2018, Ministria e Mbrojtjes refuzoi ta paguante faturën.

“Isha komandant i bazës ajrore dhe megjithëse ishin riparuar helikopterët, nuk ishin bërë pagesat,” kujton Hasani. “Pagesat nuk u realizuan as në shtator dhe as në tetor dhe fatura shkonte rreth 1 milion euro,” shtoi ai. Konflikti u thellua edhe përgjatë vitit 2019, kur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave Ajrore ndërmori një audit financiar ndaj bazës që drejtohej nga Hasani mbi orët shtesë të teknikëve dhe pjesët e këmbimit të helikopterëve. E ngecur mes kontratash që nuk zbatoheshin, Ministria e Mbrojtjes e prishi kontratën me “Eurocopter Italia” dhe lidhi një kontratë të re mirëmbajtjeje me kompaninë franceze “Airtelis”, e cila sipas Hasanit nuk ishte e licensuar nga kompania prodhuese “Airbus Helicopters”. Një problem i dytë lindi shumë shpejt; helikopterët duhej të transportoheshin me maune në Francë për remont.

Kontrata mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë franceze “Airtelis” u firmos më 10 tetor të vitit 2019 me një kosto prej 435 mijë eurosh. Mes helikopterëve të planifikuar për t’u riparuar ishte edhe Cougar-i më i kushtueshëm i konfigurimit Combat SAR, që mban numrin e kabinës 631. Pas 282 orësh fluturimi në Shqipëri, helikopteri u dërgua me maune në Francë për remont. Por më 29 korrik 2020, ndërsa ishte në rrugën e kthimit pas riparimit, helikopteri me dy pilotë dhe dy teknikë në bord u detyrua të bënte një ulje emergjente në Itali. Njëri prej anëtarëve të ekuipazhit i tha BIRN në kushtet e anonimatit se fluturimi kishte shkuar mirë deri në Firence, por pas tre orësh, ata vërejtën me shqetësim rritjen e temperaturës në kabinë. Ekuipazhi e lajmëroi në kohë problemin dhe nuk u hap alarmi SOS. Ata mundën ta ulnin helikopterin në një fushë me grurë pranë qytezës Poppi në komunën e Arezzos në Italinë e Veriut.

“Nuk të shkon mendja asgjë, vetëm të ulesh,” tha një anëtar i ekuipazhit duke kujtuar momentet e vështira. “Kur mbërritëm, përqafuam njëri-tjetrin që nuk shkaktuam asnjë pasojë,” shtoi ai.

Prej korrikut 2020, helikopteri Combat SAR ka mbetur në një magazinë zjarrfikësesh në Itali dhe po i sjell vendit kosto të tjera shtesë për t’u inspektuar dhe riparuar.

Më 26 prill 2021, Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë prej 112 mijë eurosh me kompaninë italiane “Helicopters Italia” për inspektimin e defektit që shkaktoi uljen e detyruar, ku bëjnë pjesë edhe shpenzimet e stacionimit. Përmes një raporti auditi, KLSH e ka vlerësuar shumën e mësipërme si një dëm ekonomik dhe kërkon që ajo të zbritet nga pagesa për kompaninë franceze “Airtelis”. Ndërkohë, për pilotët e forcave ajrore, ngjarje të tilla janë burim pasigurie dhe rreziku.

“Ne nuk ngrihemi në ajër pa pyetur ‘a do vish me mua’ – e pyesim përherë ekuipazhin,” tha pjesëtari i Forcës Ajrore me të cilin foli BIRN, duke theksuar rrezikun me të cilën përballen ekuipazhet për shkak të mungesës së remontit.

“Dyshoj se kompania nuk i kishte kryer punimet siç duhej të bëheshin,” aludoi ai për defektin që e uli helikopterin “Cougar” në Itali. Pas incidentit të ndodhur në Arezzo, Ministria e Mbrojtjes e ngriu kontratën me kompaninë franceze “Airtelis” dhe eksploroi mundësi të tjera. Më 31 dhjetor 2020, ajo nënshkroi një kontratë mirëmbajtjeje me kompaninë polake Heli-One për riparimin e dy helikopterëve “Cougar” me numër bordi 632 dhe 634 në vlerat respektive 135,610 euro dhe 176,090 euro. Megjithatë, dy helikopterët qëndruan për më shumë se një vit në hangar për shkak të vështirësive të transportit të tyre drejt Polonisë, deri sa në fillim të gushtit 2021 kriza e mirëmbajtjes së helikopterëve “Cougar” doli zbuluar.

Me një helikopter të parkuar në Itali dhe dy të tjerë me defekt, shpërthimi i vatrave të zjarrit në gadishullin e Karaburunit dhe avancimi i tyre drejt parkut kombëtar të Llogarasë e gjeti Shqipërinë të papërgatitur. Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se përballë kërkesave nga autoritetet vendore për ndërhyrje nga ajri, drejtuesit e strukturave të mbrojtjes civile në Ministrinë e Mbrojtjes u përgjigjën se nuk kishin kapacitete të mjaftueshme, pasi kishte mbetur në gjendje operacionale “vetëm një helikopter Cougar.” Një ushtarak në dijeni të operacionit për shuarjen e zjarrit i tha BIRN se urdhri për ngritjen në ajër të helikopterit të vetëm “Cougar” u shoqërua gjithashtu me debate, ndërsa mjeti fluturoi për 130 orë për të shuar vatrat e zjarrit në Karaburun, Tomorr, Kukës dhe Gjirokastër.

“Ishte tensionuese të shikoje teknikun dhe pilotin, që rrezikuan në këtë mision me Cougarin 633, që pati si qendër operacionale bazën e Karaburunit,” tha ushtaraku, i cili foli në kushtet e anonimatit nga droja e ndonjë ndëshkimi të mundshëm.

Ai renditi një numër misionesh kur helikopterët janë ngritur në ajër pa remontin e domosdoshëm dhe shtoi shkurt: “kjo ndodhi dhe ato ditë”.

Përveç mungesës së kapaciteteve ajrore, ai thekson se operacioni u përball edhe me kapacitete të kufizuara njerëzore.

“Ishin vetëm dy persona dhe vështirësia ishte shumë dimensionale,” kujtoi ushtaraku i FARSH, ndërsa theksoi se përtej orëve të zgjatura të fluturimit, në bordin e helikopterit gjendej vetëm një teknik i kualifikuar për zjarret.

“Teknikët punonin gjatë natës për të vetmin mjet fluturues, që në pesë të mëngjesit të ishte gati,” shtoi ai.

Një pilot i FARSH, i cili foli në kushtet e anonimatit, e vlerësoi lart profesionalizmin e ekuipazheve të helikopterëve ‘Cougar’.

“Unë do t’i përgëzoja për burrërinë që kanë kur thonë se ky helikopter nuk do të fluturojë, sepse rrezikon,” tha ai. “Nuk është vetëm jeta e atij që fluturon, por edhe jeta e atyre poshtë që do t’u bjerë mbi kokë”.

Mbas emergjencës së zjarreve, helikopteri ‘Cougar’ me numër kabine 633 u dërgua për remont në Zvicër.

Për të përballuar emergjencën me zjarret, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kontraktoi me urgjencë edhe një kompani private helikopterësh me një faturë financiare prej 36 milionë lekësh. Kontrolli i Lartë i Shtetit e konsideron këtë kontratë dëm ekonomik në raportin e autitit të kryer për emergjencat civile, pavarësisht se vendimmarrja buronte nga Këshilli i Ministrave dhe Komiteti i Mbrojtjes Civile.

“Shpenzimi për blerjen e shërbimit me dy helikopterë nga shoqëria Viva Helicopters nuk do të ishte kryer, nëse Ministria e Mbrojtjes do të kishte përdorur kapacitetet e veta operacionale,” thuhet në raportin e KLSH-së.

KLSH rekomandoi korrigjimin e praktikës së mirëmbajtjes së helikopterëve, me qëllim uljen në të ardhmen të kostove të operacioneve të emergjencave civile. Problemet me mirëmbajtjen e helikopterëve “Cougar” nuk janë të vetmet me të cilat përballen forcat ajrore shqiptare. Paralelisht, një pjesë e pilotëve veteranë dhe teknikëve të trajnuar në kurse të shtrenjta në Britaninë e Madhe dhe Francë janë larguar tashmë nga flota. Një nga ish-zyrtarët e lartë, i larguar nga forcat e armatosura i tha BIRN në kushtet e anonimatit se shteti shqiptar nuk kishte mundur t’i mbante specialistët, ndonëse kishte paguar shtrenjtë për trajnimin e tyre.

“U përzgjodhën efektivët fluturues nga një instruktor anglez… dhe me lekët e shtetit shqiptar u dërguan në Angli. Mbaroi trajnimi në mënyrë shembullore dhe me lekët e shtetit shqiptar u dërguan në Francë për specializimin për tipin e veçantë Cougar nga Eurocopter, atje ku u prodhua,” shpjegoi ish-zyrtari.

Si pasojë, stafi prej 12 pilotësh dhe pesë teknikësh që u trajnuan për pilotimin e helikopterëve “Cougar” thuajse është përgjysmuar.

“Kemi mbetur gjashtë pilotë të Cougar-ve dhe dy teknikë nga ai grup. Të tjerët janë larguar,” i tha BIRN njëri prej pilotëve që vazhdon të punojë për forcat ajrore të Shqipërisë.

Altin Lama është njëri prej pilotëve që kaloi dy cikle të plota trajnimi si pilot dhe instruktor i helikopterëve “Cougar” nga kompania Airbus në Francë dhe si pilot SAR në Angli. Pas shkarkimit nga forcat e armatosura, ai punon me kohë të pjesshme si përkthyes i telenovelave turke në një televizion kombëtar. Lama tha se gjendja e tij ekonomike është tani më e mirë se në kohën kur punonte si ushtarak, por nënvizon se shteti ka dalë krejtësisht i humbur nga largimi i specialistëve.

“Mendoj se largimi apo demotivimi i specialistëve nga papërgjegjshmëria e drejtuesit politik të radhës dëmton më shumë shtetin që investon për zhvillimin e personelit se sa individin që largohet,” përfundoi ai.

3 VITE ME PARE

Zjarri në ishullin e Sazanit, MM jep alarmin: Rrezikohet shpërthim municionesh

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Zjarri në Sazan

VLORË- Ministria e Mbrojtjes shprehet se ishulli i Sazanit rrezikon të kthehet në një vend të pushtuar nga shpërthimet. Kjo, sepse në atë vend ka shumë municione të pashpërthyera dhe se kontakti i tyre me nxehtësinë, nxit shpërthimin. Nga ana tjetër bëhet me dije se që prej mesditës së të dielës, 61 efektivë të Forcës Detare dhe asaj Tokësore, por edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe forcat zjarrfikëse të Vlorës janë angazhuar për shuarjen e flakëve në ishull.

Njoftimi nga MM: Si pasojë e riaktivizimit të vatrës së zjarrit në zonën jugore të ishullit të Sazanit, që prej mesditës së të dielës, 61 efektivë të Forcës Detare dhe asaj Tokësore, por edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe forcat zjarrfikëse të Vlorës janë angazhuar për shuarjen e flakëve në ishull.
Terreni dhe bimësia e dendur kanë vështirësuar tej mase ndërhyrjen e trupave, ndërkohë që si një ish-repart ushtarak, rrezik paraqesin dhe municionet e pashpërthyera.
Trupat në terren vazhdojnë përpjekjet edhe gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që janë marrë masa për zëvendësimin dhe shtimin e tyre.

Sazani ka marrë flakë këtë mesditë dhe vijon ende të jetë nën pushtetuin e zjarrit. Më shumë se 70 efektivë janë në dispozicion, por si mjete kanë vetëm degët e pemëve e për këtë arsye, nuk kanë munduar që të shuajnë flakët. Ndërhyrje nga ajri nuk ka, pasi helikopterët e Shqipërisë janë në servis.

3 VITE ME PARE

Nisi periudha e zjarreve, helikopterët Cougar të ushtrisë shqiptare e kalojnë verën ne servis

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Helikopter

VLORË- Periudha e zjarreve ka nisur! Sot, për të dytën herë brenda disa ditëve ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët, por punonjësit e ushtrisë dhe forcat zjarrfikëse po i shuajnë flakët me degë peme. Njësoj si vitin e shkuar, duket se Ministria e Mbrojtjes me në krye Niko Peleshin është gjendur e papërgatitur për përballjen me flakët.

Helikopterë nuk ka, pasi për të dytën verë janë në servis. Të dy helikopterët Cougar të ushtrisë shqiptare ndodhen në servis, njësoj si verën e kaluar. Verën e kaluar vendin tonë e ndihmuan helikopterët e marrë me qira dhe ato të ardhur nga vendet e tjera. Bilanci ishte mjaft i rëndë e madje kishte edhe viktima.

Dosja.al raportoi vitin e kaluar se dy janë mjetet fluturuese të vëna në dispozicion të ministrisë për të luftuar me flakët në këto kohë, por në fakt u vu vetëm njëri në punë.

Kjo për shkak se helikopteri tjetër është në pushim pasi ka më shumë se tre vite që nuk është kolauduar. Për ta bërë këtë proces, helikopteri duhet të shkojë në Bullgari dhe Ministria e nuk e ka çuar asnjëherë atje, duke e nxjerrë helikopterin jashtë funksionit. Si do të veprohet këtë vit?

3 VITE ME PARE

PAMJET/ Zjarri në Sazan del jashtë kontrollit, efektivët shuajnë flakët me degë peme

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Zjarri në Sazan

VLORË- Zjarri në ishullin e Sazanit ka dalë totalisht jashtë kontrollit. Mësohet se 40 ushtarë të Forcave të Armatosura dhe 30 punonjës të ADZM ndodhen në ishullin e Sazanit për shuarjen e flakëve, por nuk po ja dalin dot. Kjo, pasi mungojnë mjetet e nevojshme për shuarjen e zjarrit. Efektivët po punojnë me mjete rrethanore, kryesisht degë peme.

Zjarri është aktivizuar mesditën e sotme dhe prej orësh ka pushtuar të gjithë ishullin. Ministri Niko Peleshi thotë se bimësia dhe terreni i vështirë janë një pengesë për punonjësit.

 

3 VITE ME PARE

Zjarr masiv në ishullin e Sazanit, 61 efektivëve u del jashtë kontrollit, Peleshi: I pengon terreni

Sazani nën pushtetin e flakëve, Greqia sjell avionin, nis shuarja e
Zjarri në ishullin e Sazanit

VLORË- Një zjarr masiv ka përfshirë ishullin e Sazanit prej mesditës së sotme, për herë të dytë brenda kësaj jave. Mësohet se zjarri ka dalë jashtë kontrollit, pjesa lindore e ishullit dhe vendi i quajtur ‘Plazhi i gjeneralit’ ka marrë flakë duke djegur pisha që arrijnë deri 20 m të larta dhe shkurre.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se janë 61 efektivë kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës që po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit. Por, sipas Peleshit, bimësia dhe terreni ua vështirësojnë punën.

“Që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.  Përpjekjet maskimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit,”- shkruan Peleshi.

Sazani u përfshi nga flakët edhe dy ditë më parë, por zjarri u shua shpejt.

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës