LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca e radhës më 11 maji/ Dështon tentativa e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Haradinaj: Do ta dërgoj rastin në Kushtetuese! Krasniqi: Të ndryshohet kandidatja

• Konstituimi i parlamentit të ri të Kosovës ka dështuar sërish sot për herë të 13-të. • Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet ditën e dielë, më 11 maj. • Raportohet se seanca do të mbahet në orën 10:00. • Në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm 113 deputetë. • Kryesuesi i seancës, Avni Dehari edhe në seancën e sotme, sikurse në dy seancat e kaluara ka propozuar për votim të fshehtë. • Partitë opozitare kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren. • PDK-ja dhe LDK-ja edhe këtë herë nuk e kanë propozuar asnjë emër. •  Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se kanë përgatitur një kërkesë për vlerësim dhe do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që të vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimeve të marra në Kuvend. • Haradinaj tha se sot do të kenë konsultohet me PDK dhe LDK-në, në mënyrë që 10 deputetë t’i drejtohen Kushtetueses. • Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi theksoi se do ta shqyrtojë kërkesën e Haradinajt dhe do të marrë mendimet e ekspertëve të PDK-së si dhe do të komunikojë me AAK-në. • Krasniqi tha se Albulena Haxhiu as nuk i ka e as nuk do t’i ketë votat për kryeparlamentare. • Ai theksoi se do të mbajën të njëjtin qëndrim dhe se duhet ndryshurar kandidatja. • Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se do të zhvillojë një takim me liderët e partive politike për zgjidhjen e ngërçit politik. • Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina tha se Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës. 

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Pengesë pas pengese/ 3 muaj nga zgjedhjet, Kuvendi i Kosovës ende i pakonstituuar, çfarë ka ndodhur nga 9 shkurti deri më sot

Seanca e radhës më 11 maji/ Dështon tentativa e 13-të
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Në orët e vona të 9 shkurtit, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) doli të festonte në sheshin "Skënderbeu", në Prishtinë. Ndër tjerash, kreu i LVV-së, Albin Kurti, listoi se çfarë do të bënte në katër vjetët e ardhshëm.

Pak orë më vonë, edhe partitë të tjera dolën me qëndrimet e tyre. I pari ishte kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili kërkoi që opozita e deriatëhershme të bëhej bashkë për ta formuar qeverinë e re.

Por, edhe tre muaj pas, Kosova jo vetëm që nuk e ka Qeverinë e re, por s'ka as Kuvend të konstituuar. Që nga vonesat në numërim të rezultateve e deri te mospajtimi për postin e kryeparlamentarit, ja çfarë ka ndodhur këta tre muaj.

9 shkurt- Mbahen zgjedhjet parlamentare.

9 shkurt- Lëvizja Vetëvendosje del e para.

15 mars- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

17 mars- Lëvizja Vetëvendosje kërkon rivotimin me postë, Partia Demokratike e Kosovës kërkon të rishqyrtohet një gjobë e dhënë gjatë fushatës, dhe koalicioni mes Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës dhe Lëvizjes për Bashkëveprim kërkon anulimin e votave të Partisë së Ashkalinjve për Integrim.

19 mars- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa refuzon ankesat e subjekteve politike.

21 mars- Subjektet politike i drejtohen Gjykatës Supreme me të njëjtat ankesa.

24 mars- Gjykata Supreme refuzon kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës.

26 mars- Gjykata Supreme refuzon edhe kërkesat e tjera për rezultatin e zgjedhjeve.

26 mars- Prokuroria nis hetimet për votimin me postë.

27 mars- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet e zgjedhjeve.

27 mars- Lëvizja Vetëvendosje i drejtohet Gjykatës Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës Supreme për votat me postë.

1 prill- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, cakton 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

15 prill- Mbahet seanca e parë konstituive. Formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve, por raporti nuk kalon pasi që deputetë të partive që kishin qenë në opozitë s'e votuan. Ata s'pajtoheshin me mënyrën e dorëheqjes së anëtarëve të kabinetit qeveritar që ishin zgjedhur deputetë.

17 prill- Mbahet seanca e dytë konstituive. Sërish s'votohet raporti për verifikimin e mandatit të deputetëve.

19 prill-Mbahet seanca e tretë konstituive. Këtë herë votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve, dhe këta të fundit e bëjnë betimin. Albulena Haxhiu s'i merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentare.

21 prill- Mbahet seanca e katërt konstituive. Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por ajo s'i merr 61 votat e nevojshme.

23 prill- Mbahet seanca e pestë konstituive. Albulena Haxhiu sërish dështon të marrë votat e nevojshme për t'u zgjedhur kryeparlamentare.

25 prill- Mbahet seanca e gjashtë konstituive. Albulena Haxhiu, përkundër kërkesave të partive të tjera, sërish propozohet për kryeparlamentare, dhe sërish dështon të marrë votat e nevojshme.

27 prill- Mbahet seanca e shtatë konstituive. Sërish, Albulena Haxhiu propozohet për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe sërish dështon të marrë votat e nevojshme.

29 prill- Mbahet seanca e tetë konstituive. Vetëvendosje sërish propozon Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por ajo sërish nuk siguron 61 votat e nevojshme.

1 maj- Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e nëntë. Këtë herë, Lëvizja Vetëvendosje propozon që votimi për kryeparlamentar të jetë i fshehtë. Ky propozim nuk pranohet nga partitë e tjera.

3 maj- Vetëvendosje përsërit kërkesën për votim të fshehtë të kryeparlamentarit. Partitë e tjera e refuzojnë dhe Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e dhjetë.

5 maj- Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 11-të. Sërish dështimi vjen pasi Vetëvendosja kërkon votim të fshehtë dhe partitë e tjera e refuzojnë atë.

7 maj-Edhe tentimi i 12-të përfundon njëjtë. Vetëvendosja propozon votim të fshehtë, partitë e tjera e refuzojnë, konstituimi i Kuvendit sërish dështon.

9 maj- E premte, seanca e 13-të konstituive e Kuvendit të Kosovës po ashtu dështoi.
Seanca u ndërpre për të vazhduar pas dy ditëve, të dielën në mëngjes./ REL

1 VITE ME PARE

Ngërçi politik në Kosovë, Abdixhiku: Askush nuk e ka shumicën! Të ulemi të flasim ose të vazhdojmë këtë cirk

Seanca e radhës më 11 maji/ Dështon tentativa e 13-të
Abdixhiku

KOSOVË- Kreu i i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në një prononcim për media pas dështimit të seancës së Kuvendit ka mbrojtur idenë e partisë së tij për krijimin e një qeverie tranzicionale, duke e thënë se është e vetmen zgjidhje gjithëpërfshirëse që është dhënë në rrethanat aktuale.

Ai më tej kritikoi mënyrën si po zhvillohen seancat e Kuvendit, duke e krahasuar situatën me një “kasetofon të prishur”. Sipas kryetarit të LDK-së, në propozimin për qeveri tranzicionale përfshihen edhe zgjedhjet, por ai theksoi se për këtë duhet dialog dhe bashkëpunim politik.

Abdixhiku konfirmoi se do të marrin pjesën kur të ftohet takimi gjithëpërfshirës nga presidentja Vjosa Osmani, duke theksuar se ftesa është vazhdimësi e idesë së LDK-së. Ai ka thënë se realiteti në Kosovë është që askush nuk e ka shumicën.

“LDK-ja e ka thënë një iniciativë, jo për protagonizëm, nëse duan ta bëjnë një organizim të tillë le ta bëjnë, përfshirë edhe presidenten. Thelbësore është për çka po takohemi, për të dhënë zgjidhje, apo për ta vazhduar këtë cirk. Partitë qëndrojnë në pozicione që na sjellin çdo 48 orë, por ndonëse dua t’i kuptoj pozicionet e tyre janë dëshirore. Askush nuk e ka shumicën në Kosovë, e meqenëse askush nuk e ka, le të ulemi. Ne kemi bërë një propozim, nëse partitë nuk e dojnë, le të vazhdojnë të mblidhen e të tallen me qytetarët e Kosovës”.

“Është mirë që askush të mos flas për votat e LDK-së. Askush në Kosovë nuk e ka shumicën. Kemi dalur me propozim të hapur, ftesë të hapur, të ulemi e të kapërcejmë këtë gjendje. Nëse janë të gatshëm këtu jemi, nëse nuk janë të gatshëm vijmë këtu çdo 48 orë. Natyrisht se po, kemi bërë thirrje për gjithëpërfshirje. Bënë të marrë iniciativë edhe dikush tjetër. Çka po bëjmë pas gjendjes së tanishme. Ideja jonë mund të mos jetë më e mira, por është e vetma në tavolinë, gjithëpërfshirëse”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Konstituimi i Kuvendit të Kosovë/ Gërvalla: Nëse AAK ka argumente le ta çojnë rastin në Kushtetuese! Të mos mbajnë pezull procesin, të sqarohet a ka shkelje apo jo

Seanca e radhës më 11 maji/ Dështon tentativa e 13-të
Gërvalla


KOSOVË- Deputetja e LVV-së, Donika Gërvalla pas dështimit të seancës së 13-të në Kuvend ka deklaruar para gazetarëeve që e fton AAK-në që nëse kanë argumente të mjaftueshme, që të çojnë në Gjykatë Kushtetuese përpjekjen e Lëvizjes Vetëendosje për të ndryshuar metodën e votimit për kryetar të Kuvendit.

Gërvalla më tej u shpreh se AAK apo kushdo qoftë që mendon se ka shkelje, të nxitojnë e ta çojnë rastin në Kushtetuese dhe të mos e mbajnë pezull si proces.

“E ftoj AAK-në nëse kanë argumente të mjaftueshme, që të çojnë në Gjykatë Kushtetuese. Ai që mendon se ka shkelje, duhet ta dorëzojë në Kushtetuese sepse vetëm kështu vërtetohet a ka shkelje apo jo. Ne mendojmë se kjo është propagandë për të arsyetuar bllokadën, por nëse AAK apo kushdoqoftë që mendon se ka shkelje të Kushtetutës duhet të nxitojnë dhe jo ta mbajnë pezull këtë proces”, tha Gërvalla.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të vendimeve të Kuvendit të Kosovës dhe situatës që është krijuar. Për këtë duhet të jenë së paku 10 deputetë dhe Haradinaj tha se për këtë po konsultohet me dy partitë tjera, PDK dhe LDK.

Kosova po përballet me një ngërç politik teksa partitë nuk po dakordësohen për konstituimin e Kuvendit. Sot u mbajt seanca e 13 në Kuvend e cila dështoi si në seancat e mëparshme. Partitë opozitare kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren. 

1 VITE ME PARE

A do të votojë PDK-ja për ta çuar ngërçin politik në Kushtetuese? Krasniqi: Do t'a shqyrtojmë! Rrugëdalja është të ndërrohet kandidatja

Seanca e radhës më 11 maji/ Dështon tentativa e 13-të
Foto


KOSOVË- Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës së 13-të në Kuvendin e Kosovës është pyetur nëse partia e tij do t’i japë nënshkrimet për ta dërguar në Kushtetuese vendimet e Kuvendit siç propozoi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai theksoi se do ta shqyrtojë dhe do të marrë mendimet e ekspertëve të PDK-së si dhe do të komunikojë me AAK-në.

“Nuk e kam parë ende lëndën. Sapo u njoftova. Sa i përket dërgimit të rasteve të caktuara në Kushtetuese, i kemi dërguar 11 dhe  kemi fituar 1. Pra, kemi ekspertizën e duhur për të vlerësuar a duhet të dërgohet diçka. Do ta shqyrtojmë pa paragjykim dhe do të marrë mendimin e ekspertëve të PDK-së pastaj do të komunikoj edhe me kolegët edhe nga AAK”, tha Krasniqi.

Haradinaj tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të vendimeve të Kuvendit të Kosovës dhe situatës që është krijuar. Për këtë duhet të jenë së paku 10 deputetë dhe Haradinaj tha se për këtë po konsultohet me dy partitë tjera, PDK dhe LDK.

Krasniqi tha se Albulena Haxhiu as nuk i ka e as nuk do t’i ketë votat për kryeparlamentare. Ai theksoi se do të mbajën të njëjtin qëndrim dhe se duhet ndryshurar kandidatja. Ai përsëriti se “sundimi njëpartiak” ka përfunduar.

Kosova po përballet me një ngërç politik teksa partitë nuk po dakordësohen për konstituimin e Kuvendit. Sot u mbajt seanca e 13 në Kuvend e cila dështoi si në seancat e mëparshme. Partitë opozitare kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren. 

 Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por LVV ngul këmbë se ajo është kandidate e denjë për atë post.

1 VITE ME PARE

Ndërprerja e seancave në Kuvend, Haradinaj paralajmëron se do ta dërgojnë rastin në Kushtetuese

Seanca e radhës më 11 maji/ Dështon tentativa e 13-të
Foto

KOSOVË- Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se kanë përgatitur një kërkesë për vlerësim dhe do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që të vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimeve të marra në Kuvend. Haradinaj tha se sot do të kenë konsultohet me PDK dhe LDK-në, në mënyrë që 10 deputetë t’i drejtohen Kushtetueses.

Të gjitha vendimet, si për mënyrën e votimit, ndërprerjen e seancave, situata e mosnxjerrjes në votim të kandidates, për të gjitha këto do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë…”, tha ai.

Kosova po përballet me një ngërç politik teksa partitë nuk po dakordësohen për konstituimin e Kuvendit. Sot u mbajt seanca e 13 në Kuvend e cila dështoi si në seancat e mëparshme. Partitë opozitare kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren.

PDK-ja dhe LDK-ja edhe këtë herë nuk e kanë propozuar asnjë emër. Edhe Lista Serbe u është bashkuar partive të tjera duke mos propozuar asnjë emër së bashku me AAK-në.  Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por LVV ngul këmbë se ajo është kandidate e denjë për atë post.

1 VITE ME PARE

Vijon i "paralizuar" konstituimi i Kuvendit të Kosovës, partitë nuk pranojnë votimin e fshehtë, seanca e radhës më 11 maj

Seanca e radhës më 11 maji/ Dështon tentativa e 13-të
Haxhiu

KOSOVË-Konstituimi i parlamentit të ri të Kosovës ka dështuar për herë të 13-të. Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet ditën e dielë, më 11 maj. Raportohet se seanca do të mbahet në orën 10:00.

Në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm 113 deputetë. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari edhe në seancën e sotme, sikurse në dy seancat e kaluara ka propozuar për votim të fshehtë. Partitë opozitare kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren.

PDK-ja dhe LDK-ja edhe këtë herë nuk e kanë propozuar asnjë emër. Edhe Lista Serbe u është bashkuar partive të tjera duke mos propozuar asnjë emër së bashku me AAK-në. 56 vota ishin për votim të fshehtë, një kundër e asnjë abstenim.

Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por LVV ngul këmbë se ajo është kandidate e denjë për atë post.

1 VITE ME PARE

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani shpreh gatishmërinë për zhvillimin e një takimi të përbashkët me liderët e partive

Seanca e radhës më 11 maji/ Dështon tentativa e 13-të
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se do të zhvillojë një takim me liderët e partive politike për zgjidhjen e ngërçit politik. Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina tha se Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës. 

Njoftimi nga Zyra e Presidentes, u bë një ditë pas thirrjes së PDK-së adresuar Osmanit që ta organizojë një tryezë me qëllim që të gjendet zgjidhje për ngërçin në konstituimin e legjislaturës së re.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, tha këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

1 VITE ME PARE

Ngërçi politik, sot tentativa e 13-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Seanca e radhës më 11 maji/ Dështon tentativa e 13-të
Foto

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në tentativën e 13-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Seanca është caktuar të fillojë në orën 10:00. Konstitutimi i Kuvendit ka hasur në vështirësi të shumta që nga seanca e parë që ishte mbajtur më 15 prill.

Në seancën e kaluar ishin të pranishëm 113 deputetë. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari gjatë fjalës së tij propozoi për votim të fshehtë. Partitë opozitare kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren.

PDK-ja dhe LDK-ja edhe në seancën e 12-të nuk propozuan asnjë emër. Edhe Lista Serbe u është bashkuar partive të tjera duke mos propozuar asnjë emër së bashku me AAK-në. 56 vota ishin për votim të fshehtë, një kundër e asnjë abstenim.

Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por LVV ngul këmbë se ajo është kandidate e denjë për atë post.

 

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale