LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca e radhës më 21 maj/ Dështon tentativa e 18-të për konstituimin e Kuvendit, Krasniqi: LVV nuk ka vullnet për marrëveshje! Abdixhiku: Kosova ka nevojë për institucione

• Për të 18-tën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendi të Kosovës. •  As në seancën e 18 nuk kaloi procesi i votimit për të formuar Komisionin Zgjedhor, ku do të mundësohej votimi në mënyrë të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare. • Me 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim nuk kaloi procesi për formimin e këtij Komisioni. Kryesuesi i Seancës Konstitutive, Avni Dehari ka ndërprerë sërish seancën e Kuvendit duke njoftuar se do të mbahet më datë 21 maji në orën 10:30. • PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë. • Ndërsa, LVV ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë kandidaten e tyre. • Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se edhe sot u pa se LVV dëshiron të vazhdojë agoninë e themelimit të institucioneve. • Ai tha se deputetët mund të mblidhen çdo ditë për të provuar konstituimin e Kuvendit. • Sipas tij kryetari i LVV-së, Albin Kurti s’ka interes që ta zhbllokojë situatën. • Krasniqi tha se shpreson që presidentja Vjosa Osmani do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje kushtetuese sesi duhet të veprohet. • Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku para mediave u shpreh se Kosova ka nevojë për institucione. •  Sipas tij kjo situatë në të cilën ndodhet vendi është një lajm i keq për Kosovën.  • Ai shtoi se është e pakuptimtë që LVV nuk po arrin të bëjë një shumicë minimale.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Kosova ka nevojë për institucione", Abdixhiku: E pakuptueshme që një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëjë një shumicë minimale!

Seanca e radhës më 21 maj/ Dështon tentativa e 18-të
Abdixhiku dhe Kurti

KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur para mediave pas dështimit për herë të 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Abdixhiku gjatë fjalës së tij u shpreh se Kosova ka nevojë për institucione. Sipas tij kjo situatë në të cilën ndodhet vendi është një lajm i keq për Kosovën. 

“Mungesa e urgjencës është vërtetë lajm i keq për Republikën, Kosova ka nevojë për institucione,për veprime politike të partisë së parë”, tha Abdixhiku. Ai shtoi se është e pakuptimtë që LVV nuk po arrin të bëjë një shumicë minimale.

“E pakuptueshme që një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëjë një shumicë minimale”, tha Abdixhiku.

As në seancën e 18 nuk kaloi procesi i votimit për të formuar Komisionin Zgjedhor, ku do të mundësohej votimi në mënyrë të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare. Me 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim nuk kaloi procesi për formimin e këtij Komisioni.

Ishin 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim. Kryesuesi i Seancës Konstitutive, Avni Dehari ka ndërprerë sërish seancën e Kuvendit duke njoftuar se do të mbahet më datë 21 maji në orën 10:30.

 

1 VITE ME PARE

"LVV nuk ka vullnet për marrëveshje," Krasniq pas dështimit të seancës në Kuvend: Presidentes i kam kërkuar t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje!

Seanca e radhës më 21 maj/ Dështon tentativa e 18-të
Foto ilustruese

KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për mediat pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës për të 18-ën herë. Krasniqi tha se edhe sot u pa se LVV dëshiron të vazhdojë agoninë e themelimit të institucioneve.

“Sot patën përpjekjen e njëjtë që të shtyhen këto seanca që të mbahen në kundërshtim me rregulloren një herë në javë por vullneti i partive tjera ishte që kjo të mos ndodh”, tha Krasniqi.

Ai tha se deputetët mund të mblidhen çdo ditë për të provuar konstituimin e Kuvendit. Sipas tij kryetari i LVV-së, Albin Kurti s’ka interes që ta zhbllokojë situatën.

Kryetari i PDK-së tha se shpreson që presidentja Vjosa Osmani do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje kushtetuese sesi duhet të veprohet. 

“Nuk e di a do ta bëjë një gjë të tillë,vullnetin e ka shprehur. Kemi mbetur shtet në gjendje emergjente esencialisht, meqenëse nuk kemi as qeveri. Kurti s’ka interes me e zhblloku situatën," shtoi ai.

1 VITE ME PARE

Dështon për të 18-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, seanca e radhës më 21 maj

Seanca e radhës më 21 maj/ Dështon tentativa e 18-të
Foto ilustruese

KOSOVË- Për të 18-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt. Kryesuesi i Seancës Konstitutive, Avni Dehari ka ndërprerë sërish seancën e Kuvendit duke njoftuar se do të mbahet më datë 21 maji në orën 10:30.

As në seancën e 18 nuk kaloi procesi i votimit për të formuar Komisionin Zgjedhor, ku do të mundësohej votimi në mënyrë të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare. Me 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim nuk kaloi procesi për formimin e këtij Komisioni. Ishin 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.

PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë. Ndërsa, LVV ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë kandidaten e tyre. Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk po siguron votat e mjaftueshme për të zgjedhur Kryetaren e Kuvendit. Kandidatja e propozuar nga LVV për këtë post, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të marrë përkrahjen e nevojshme nga deputetët.

Seancat janë duke u mbajtur çdo 48 orë, por asnjëherë nuk është arritur kuorumi apo konsensusi i nevojshëm për të votuar udhëheqësen e legjislativit, çka po e mban të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.

1 VITE ME PARE

Ngërçi politik, sot tentativa e 18-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Seanca e radhës më 21 maj/ Dështon tentativa e 18-të
Foto ilustruese

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancën e 18-të në përpjekje për t’u konstituuar, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt. Pavarësisht thirrjeve për zhbllokim institucional, partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Për disa seanca me radhë nuk ka arritur të kalojë propozimi për formimin e komisionit për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar. Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por pa mbështetjen e mjaftueshme nga partitë e tjera.

PDK, LDK dhe AAK kanë refuzuar të japin votën e tyre për këtë propozim, duke kërkuar një emër të pranueshëm për të gjitha palët. Seanca e sotme pritet të nisë në ora 10:30. Në rast të dështimit të radhës, mund të rriten zërat për ndërhyrje kushtetuese apo shpërndarje të mundshme të Kuvendit dhe mbajtje të zgjedhjeve të reja.

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend