LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca e radhës më 29 maj/ Dështon edhe tentativa e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shoqëria civile në protestë: Karrigia është, deputeti mungon!

• Kuvendi i Kosovës këtë të martë është mbledhur në përpjekjet e radhës për konstitumimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. • Para nisjes së seancës organizata të ndryshme të shoqërisë civile zhvilluan një protestë simbolik para Kuvendit duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj bllokimit të vazhdueshëm të procesit të konstituimit të këtij institucioni. •  Para hyrjes së Kuvendit u vendosen karrige që simbolizonin sallën plenare, ndërsa mbi to u vendosën pankarta me mesazhe kritike ndaj deputetëve, të cilat sipas organizatorëve, pasqyrojnë papërgjegjshmërinë dhe mungesën e përkushtimit ndaj qytetarëve. • Seanca më pas nisi në orën 11:00 dhe zgjati disa minuta ku u ndërpre për të vijuar më 29 maj. • Në seancë morën pjesë 109 deputetë, nga të cilët 54 deputetë votuan për krijimin e komisionit për votim të fshehtë, një kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim. • Për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, procesi nuk u finalizua. •  Pas përfundimit të votimit kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi ndërprerjen e saj, duke caktuar vazhdimin më 29 maj në orën 11:00. • Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul në kandidaten e saj, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares, e cila nuk po gjen mbështetje nga partitë tjera. • Këto parti i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të ndërrojë kandidaten dhe në vend të Haxhiut të kandidohet “një figurë konsensuale”. 

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

“120 rroga, 0 përgjegjësi"/ Protestë para Kuvendit të Kosovës, vendosen karrige me pankarta: Ky nuk është serial, është shteti ynë! (FOTO)

Seanca e radhës më 29 maj/ Dështon edhe tentativa e 22-të
Para Kuvendit të Kosoves

KOSOVË- Organizata të ndryshme të shoqërisë civile zhvilluan një protestë simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj bllokimit të vazhdueshëm të procesit të konstituimit të këtij institucioni. Ky aksion u organizua pak para nisjes së përpjekjes së 22-të e cila dwshtoi swrish edhe sot.

Para hyrjes së Kuvendit janë vendosur karrige që simbolizonin sallën plenare, ndërsa mbi to u vendosën pankarta me mesazhe kritike ndaj deputetëve, të cilat sipas organizatorëve, pasqyrojnë papërgjegjshmërinë dhe mungesën e përkushtimit ndaj qytetarëve.

Disa nga mesazhet e vendosura në karriget simbolike ishin “120 rroga, 0 përgjegjësi”,  “Deri kur?”, “Cirku i demokracisë”, “Ky nuk është serial – është shteti ynë” ,“Për çka ju kemi zgjedhur?”. Kuvendi nuk po arrin të konstituohet, pasi partia fituese e zgjedhjeve LVV, nuk po arrin të sigurojë votat e mjaftueshme për kandidaten për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

1 VITE ME PARE

Dështon edhe tentativa e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, seanca e radhës më 29 maj

Seanca e radhës më 29 maj/ Dështon edhe tentativa e 22-të
Foto ilustustruese

KOSOVË- Edhe tentimi i 22-të për formimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa rezultat. Në seancë morën pjesë 109 deputetë, nga të cilët 54 deputetë votuan për krijimin e komisionit për votim të fshehtë, një kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, procesi nuk u finalizua. Pas përfundimit të votimit kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi ndërprerjen e saj, duke caktuar vazhdimin më 29 maj në orën 11:00.

Çështja e votimit të fshehtë që u propozua më 1 maj nga Dehari është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë. Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul në kandidaten e saj, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares, e cila nuk po gjen mbështetje nga partitë tjera.

Këto parti i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të ndërrojë kandidaten dhe në vend të Haxhiut të kandidohet “një figurë konsensuale”.Në deklarimet pas seancës së kaluar, përfaqësues të partive politike bënë me dije se qëndrimi i tyre nuk do të ndryshojë. Ngërçi politik në Kuvend vazhdon që nga 15 prilli.

1 VITE ME PARE

Dështoi 21 herë/ Sot tentativa e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, a do kalohet ngërçi politik?

Seanca e radhës më 29 maj/ Dështon edhe tentativa e 22-të
Foto ilustustruese

KOSOVË- Pas 21 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të martë do të mblidhet në përpjekjet e radhës për konstitumimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Seanca është planifikuar të nisë nga ora 11:00.

Seancën e kaluar më 25 maj dështoi formimi i një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. Çështja e votimit të fshehtë që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë.

Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul në kandidaten e saj, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares, e cila nuk po gjen mbështetje nga partitë tjera. Këto parti i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të ndërrojë kandidaten dhe në vend të Haxhiut të kandidohet “një figurë konsensuale”.

Në deklarimet pas seancës së kaluar, përfaqësues të partive politike bënë me dije se qëndrimi i tyre nuk do të ndryshojë. Deputetja nga lista e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, fajësoi deputetët e partive tjera për bllokadën në Kuvend.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se Kosova është duke u mbajtur peng e kryeneçësisë së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke shtuar se partia e saj është pro hapjes së rrugës me ofrimin e alternativave të tyre. 

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale