Bardhi dhe Nikolla
TIRANË- Seanca e sotme plenare u shoqërua me debate mes deputetit Gazment Bardhi dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.
Përplasja mes tyre, nisi pasi Gazment Bardhi hodhi akuza në sallën e Parlametin se kryeparlementarja ka thirrur në zyrë nënkryetaren e Kuvendit për të vendosur për kreun e Grupit të PD-së.
Po ashtu, Bardhi e akuzoi Nikollën se ka ndryshuar listën e folësve në foltoren e Parlamentit.Po ashtu,
PJESË NGA REPLIKAT:
Nikolla: Ka njoftim për ndryshimin e kryesisë së grupit parlamentar të PD. Me propozim të kryetarit të Partisë vendosi përbërja e kryesisë së grupit parlamentar të PD është Flutura Açka, nënkryetare e autorizuar për përfaqësimin e grupit parlamentar në mungesë të kryetarit të grupit, Kreshnik Çollaku nënkryetar, Arbi Agalliu sekretar, Oriola Pampuri zëdhënëse.
Bardhi:Ka tre orë që ka kaluar dhe nuk ke lexuar kërkesën e PD. Ke hequr folës apo ke ndryshuar rradhën e folësve. Sipas rregullores, lista njoftohet që në fillim, nuk keni të drejtë të ndryshoni renditjen e folësve. Nuk e di ku e keni marrë këtë autoritetet. Nuk e di pse po provokoni deputetët e opozitës.
Nikolla: Kisha vendosur në mbarim të kësaj pike që ta lexoja, por se jeni ju konfuz, nuk do të thotë që do të jetë edhe për parlamentin. Drejtoria juridike do ta lexojë kur ta kem marrë kërkesën. Nuk ta jap fjalën kur të duash ti.
Bardhi: Po bën teatër
Nikolla: Teatër po bëni ju (Lexon shkresën)
Bardhi në foltore: E para njëherë ti nuk i drejtohesh dot askujt, përvecse Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Ajo që keni bërë ju zonja kryetare të hënën është një shkelje flagrante e rregullores së Parlamentit, sepse neqoftëqse se ty të vjen një shkresë në emër të Grupit Parlamentar të PD, ti nuk thërrët anëtarë të Grupit Parlamentar të PS, për të marrë në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të PD, por thërret kreun e Grupit të PD, i është vënë në dispozicion dokumentin që të ka ardhur dhe verifikon vlefshmerine e dokumentacionit. Thatë dhe gënjyet që po prisnit vendimin e zyres juridike të Kuvendit.
Unë këtu kam një procesverbal dhe nuk do them ca mendoj por se cfarë thotë rregullorja e Kuvendit sipas kryetares së Kuvendit dhe do elexoj ta degjojë gjithë opinion publik sa qesharake është sot kryetarja e Kuvendit për shkak të një individi që është vetëshpallur kryetar grupi dhe vepron në emër të grupit pas asnjë mbështetje të depueteve të grupit. Nuk është hera e parë që grupi gjendet në këtë siutuatë por sot ka një dallim që doni të na diktoni ne, 50 deputetëve të opozitës që nuk do e zgjidhni ju kryetarin tuaj po do e zgjedhim ne. Prandaj thirrenë konsultim kreun e grupit parlamentar të PS, Çuçin dhe nënkryetaren Ermonela Felajn.
Në konsultim duhej të kishe thirrur kryetarin e Grupit të PD jo te presesh lloj lloj deputeti që të vjen ne zyrë me lloj zari që të vjen nga mbrapa.
Bardhi-Çuçit: Qesh ti (Çuçi) se të merr Lindita në zyrë dhe vendos kryetarin e grupit të PD. Gënjyet kur thatë se po prisni opinion e zyrës juridike të Kuvendit.
Lindita Nikolla: Ju nuk rrini te vrima e çelësit të zyrës time të dini më kë flas unë
Gazment Bardhi: Nuk mund të thërrisni lloj lloj deputeti që ju vjen në zyrë me lloj -lloj zari që ju vjen nga pas
Lindita Nikolla: Kujdes, nuk të marr leje unë se kë ftoj në zyrë. Paske edhe një veti tjetër, rri tek vrima e çelësit për të parë se kë marr unë në zyrë. Po rri se është turp
Gazment Bardhi: Kush je ti moj? A je në terezi apo jo?
Lindita Nikolla: Qetësohu se kë marrë në zyrë dhe çfarë diskutoj nuk të marr leje ty
Gazment Bardhi: Patjetër që do më marrësh leje mua, dhe Ermonela.
Lindita Nikolla: Nuk është asnjë grup parlamentar që merr vendim për grupin tim. E thërras se dua unë, për çështje pune. Është nënkryetare e Kuvendit.