Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme para bashkisë së Tiranës ku kanë zhvilluar protestën e radhës. • Kjo protestë ashtu siç edhe protestat e tjera kishte si qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D". • Në protestë ishte i pranishëm nën kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti i cili mbajti fjalën e tij. • Ai tha se pavarësisht kërcënimeve nga patronazhistët, protestuesit nuk stepen që të dalin sërish në protestë kundër pushtetarëve vendorë që vijojnë me vjedhjet dhe abuzimet e taksapaguesve të Tiranës. • Teliti theskoi se drejtësia duhet të shkojë tek abuzimet e pushtetarëve qëndrorë e lokalë, dhe jo të merret me akuza false për drejtuesit e opozitës. • Gjatë protestës mbajti fjalën e tij edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i cili përshëndeti kreun e PL-së Ilir Metën. • Blushi tha se burgosja e dy liderëve si të PD-së dhe të PL-së janë pa fakte dhe prova të urdhëruara sipas tij nga kryeministri Edi Rama. • Ai po ashtu u shpreh se është koha e aksionit dhe organizimit, ndërsa kishte dhe një thirrje për ato që ai i quajti "horrat që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën." • Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranë, Belind Këlliçi gjithashtu ka komentuar vendimet e fundit të kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin e 12 drejtorëve. • Këlliçi u shpreh se është një lëvizje e dëshpëruar, ndërsa shtoi se u hoqën, sipas tij "disa hajdutë" si Elton Kacidhja apo Ermal Kapllani për t’u zëvendësuar me disa të tjerë. • Ai publikoi emrat e Toni Benit dhe të Erjon Rapajt si emrat e rinj të zgjedhur nga Veliaj. • Ndërsa Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka komentuar edhe vizitën e Von der Leyen në Tiranë ndërsa shprehet se ajo është në krah të krimit. • Sipas Kalase Von der Leyen vjen në Tiranë dhe merr çantën me lekë dhe thotë se kemi përparuar.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja është shprehur se kjo është një betejë mes Shqipërisë dhe mafies.
Ajo theksoi se kjo është një betejë nëse do rezistojë apo jo Shqipëria, apo ky vend do bëhet Kolumbi. Kalaja shtoi se ata mbajnë qëndrim kundër të gjithë atyre që përcjellin antimoral, antivlera.
Ajo ka komentuar edhe vizitën e Von der Leyen në Tiranë ndërsa shprehet se ajo është në krah të krimit. Sipas Kalase Von der Leyen vjen në Tiranë dhe merr çantën me lekë dhe thotë se kemi përparuar.
“Unë që sot, meqë e dini se i kam fiksim ambasadorët, fjalët e mia nuk janë për një ndërkombëtar të ndershëm, që na sjell demokraci dhe virtyte, por për ata sharlatanë që na kthehen në Elisa Spiropali, Romina Koka dhe të gjithë këta të aleancës së qelbësirave. Çuditërisht, të nesërmen e arrestimit të presidentit Meta, shoqja Nancy, përfaqësuesja e SHBA e konvertuar tashmë shumë shpejt në shoqen Laja, shkon e takon ministrin e Brendshëm, një pinjoll të diktaturës. Prandaj thashë që duhej të kishim marrë masa që në vitin 1991.
Shoqes Nancy doja t’i bëja një pyetje, a e pyete atë ministrin e Brendshëm që trashëgon gjakun e diktaturës, a ia ka kthyer Dumani atij Ilir Prodës celularin e sekuestruar? Aty ngjitur me ministrin që vizitove, është edhe një zëvendësministre që na e kanë bërë kryetare të Këshillit Bashkiak. Deri dje e mbante në zyrë Luigji Sorekën, prandaj Luigji Soreka sulmonte opozitën.
Ne do mbajmë qëndrim kundër të gjithë atyre që përcjellin antimoral, antivlera. Në çfarë orgjie tjetër është kapur shoqja Romina me të gjitha shoqet e shokët e saj? Një shoqe tjetër që dua t’i drejtohem është shoqja Ursula. Do doja shumë që këtyre grave t’u thosha zonja, por nuk janë zonja. Mua më pështjelloi fakti që ajo i thoshte ‘dear Edi’. Ajo ishte në takim zyrtar, nuk është e dashura e Edi Ramës. Nëse është, le të na e thotë. Ajo ka detyrimin t’i thotë ‘zoti Rama’, jo ‘i dashuri Rama’.
Kë të besojmë ne shoqja Ursula, ty apo raportet e DASH që flet për qeverinë më të korruptuar dhe të kriminalizuar në Europë? Ju jeni në krahun e krimit, në krahun e mafies, në krahun e atyre që luftojnë kundër Shqipërisë. Ne nuk do ua falim që vini dhe merrni çantën me lekë dhe thoni se kemi përparuar. Përpara se të flisni, duhet të ulni kokën se ju e keni krijuar këtë monstër që nga viti 2013. Mbyllni gojën dhe mos na detyroni t’u tregojmë vendin.
Kjo lufta e opozitës për të mbrojtur Shqipërinë dhe ne do e mbrojmë me çdo kusht. Të gjithë bashkë me 29 tetor të tregojmë se si mbrohet liria, se si mbrohet demokracia, se si mbrohet Shqipëria,” tha Kalaja.

TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë sot në protestën e radhës të zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Balliu u shpreh se opozita është e vetmja në botë që ka kallëzime penale ndaj saj. Sipas tij ka më shumë kallëzime sesa në Rusi ndërsa theksoi se jao është lule para opozitës këtu.
Balliu shtoi se përgjimet e Sky ecc, faktojnë se si socialsitët mbrojnë kriminelët dhe i strehojnë në banesat e tyre, në këmbim të listave në zgjedhje. Lista të cilat, sipas tij, vendosen nga lideri i partisë. Ai theksoi se sa më lart të ngjitesh me krimin, aq me lart je në listë. Ai tha se ka 2 muaj bashkia pa punonjës, janë të gjithë ekipi i Veliajt. Balliu shtoi se ata kanë thirrur me 29 një protestë. Sipas tij Rama ka lindur, jeton e do ta vazhdojë jetën si kriminel.
"Opozita e vetme në botë që ka kallëzime penale më shumë se sa opozita në Rusi. Rusia është lule para opozitës këtu. Kemi mediat, a ka hetim për Abc Neës, nga i gjen lekët që paguan punonjësit, mos i merr nga vëllai i Veliajt. Krimineli ishte fshehur te shtëpia e atij që mbronin mediat e paguara nga incineratorët, ngaqë e denoncoin ne. Në përgjimet e sky ecc, se SPAK, emrin e Ramës s’e shqipton dot, thuhet se Altin Hajri meqë më strehove do të çoj nga nr,5 në 3 në listë, e vijnë zgjedhjet, ai del fitues në listën e nr.3. Kush e ka fuqinë të të kalojë nga 5 në 3?
Ne nuk e dimë se sa banditë strehohen në shtëpinë e tyre. Fakti mbetet që akuza është e vërtetuar, më kë foli ky? Si del dosja e Metës në publik dhe jo Sky ecc. Pse një prokuror, që është për jetë a vdekje një operacion, ta kthejë në operacion plastik. Duhet të kësh moralin e tyre që fsheh kriminelë në shtëpi. Dhe këto bëjnë, sa më lart të ngjitesh me krimin, aq me lart je në listë. Rama ka një mal me prova, Olsi Rama, një mal me prova, Balluku, Xhacka një mal me prova. Erion Veliaj një mal me prova. Sali Berisha me dosje të stisur e pa fakte mbahet në burg.
Plarent Ndrecën, roje e ka pasur. Na kishte ndërruar edhe 12 drejtorë, ata ikën në burg për krimet e Veliajt. Ka 2 muaj bashkia pa punonjës, janë të gjithë ekipi i këtij. Me 29 kemi thirrur protestë. Jam nga ata që e kam akuzuar më shumë këtë qeveri. Rama ka lindur, jeton e do ta vazhdojë jetën si kriminel. Ai kërkon t’u vjedhë e t’u çojë fëmijët me gomone, e ai jeton në Surrel me paratë tuaj. Kriminelin duhet ta gjejmë të vetja, a ta mbajmë apo ta zhdukim.
Protestë për ligjin, drejtësinë, familjen. S’mund të rriten fëmijët tanë në një vend, ku s’dallohet kush është burrë e kush grua. Policia detyrohet të mbrojë vrasësit nga ata që ne denoncojmë, s’mund të ndodhë. Janë këta që u japin fuqi atyre. Këta monstra që çdo ditë, vjedhin paratë. Me 29 veshim cizmit përballë këtyre trafikantëve, e duhen trajtuar si të tillë," tha ai.
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranë, Belind Këlliçi ka komentuar vendimet e fundit të kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin e 12 drejtorëve.
Këlliçi u shpreh se është një lëvizje e dëshpëruar, ndërsa shtoi se u hoqën, sipas tij "disa hajdutë" si Elton Kacidhja apo Ermal Kapllani për t’u zëvendësuar me disa të tjerë. Këlliçi publikoi emrat e Toni Benit dhe të Erjon Rapajt si emrat e rinj të zgjedhur nga Veliaj. .
“Kjo protestë përveçse ka çuar në burg 3 nga hajdutët kryesore të 5D, sot ka shkaktuar një tërmet 12 ballësh në bashki. Janë shkarkuar një dyzinë hajdutësh për vjedhje. Një dyzinë hajdutësh me në krye Ermal Kapllanin e Policisë Bashkiake dhe Elton Kacidhen e UKT. Ka hequr një hajdut si Ermal Kapllanin për të vënë në krye hajdut si Toni Beni, që edhe me të do merremi dhe ka vënë një hajdut tjetër Erjon Rapajn, famozin e Kombinatit që vidhte vota në Kombinat. Të gjitha këto lëvizje të dëshpëruara i bëjmë me dije se janë të kota. Ne nuk lëvizim nga këto pa shkuar Erion Veliaj para drejtësisë”, tha Këlliçi.
Këlliçi po ashtu komentoi edhe arrestimin e Ilir Metës, për të cilin tha se një ish-kryetar parlamenti u mor peng nga njerëz bandit në mes të ditës.
“Një ish president, ish kryeministër, ish-kryetar parlamenti u mor peng në mes të ditës nga njerëz bandit pa simbolet e policisë së shtetit. Po cfarë prisnin këta nga Ilir Meta, ti thoshte faleminderit që po shkel ligjin?”, tha Këlliçi.
TIRANË- Para bashkisë së Tiranës po mbahet protesta e radhës e thirrur nga opozita. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij ka përshëndetur kreun e PL-së Ilir Metën, i cili ndodhet në paraburgimin e "313"-tës.
Blushi tha se burgosja e dy liderëve si të PD-së dhe të PL-së janë pa fakte dhe prova të urdhëruara sipas tij nga kryeministri Edi Rama. Ai po ashtu u shpreh se është koha e aksionit dhe organizimit, ndërsa kishte dhe një thirrje për ato që ai i quajti "horrat që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën."
"Një përshëndetje për Presidentin e PL që po na ndjek. Rrëmbimi i presidentit nga kjo bandë terroriste nuk është gje tjetër veçse kapitullim pa kushte i reformës në drejtësi. Është e qartë që arrestimet politike i udhëron Edi Rama. Është e qartë që burgosja politike e Presidentit të PL, e liderit të PD është bërë pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi. Madje më e rëndë akoma, edhe më ironik është fakti që këto akuza janë ngritur mbi krime që ka bërë vetë Edi Rama. Vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha e aksionit. Është koha të organizohemi më shumë se kurrë. I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën. Mos na provokoni tju japim një përgjigje si shqiptar. Dhe ju e dini përgjigjen që i japin armiqve të këtij vendi.", tha Blushi.
TIRANË- Nën kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë. Gjatë fjalës së tij Teliti tha se pavarësisht kërcënimeve nga patronazhistët, protestuesit që dalin para Bashkisë së Tiranës dhe nuk stepen që të dalin sërish në protestë kundër pushtetarëve vendorë që vijojnë me vjedhjet dhe abuzimet e taksapaguesve të Tiranës.
Ai shtoi se drejtësia duhet të shkojë tek abuzimet e pushtetarëve qëndrorë e lokalë, dhe jo të merret me akuza false për drejtuesit e opozitës. Teliti bëri thirrje që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar në mënyrë që Shqipëria të mos rrëshkasë në diktaturë.
"Shumë prej jush edhe janë kërcënuar nga trupa e patronazhistëve, ju nuk u trembët. Kjo do të sjellë ndryshimin e madh në Tiranë e Shqipëri. Me të drejtë jeni ankuar për betonizimin e Tiranë. Po s'keni parë gjë akoma, të dhënat e satfit të Veliajt të betonit kanë zyrtarizuar se në 9 muajt e parë janë dhënë 3.2 herë më shumë m2 leje ndërtimi. Të mbinë në sheshet e Tiranës, hapësirat, parqe dhe lulishtet e Tiranës, ndërtimet. Këto janë gjëra që duhet të merret drejtësia e prokuroria e jo të sajojë akuza të rreme për drejtuesit e opozitës. Jo të mbajë në arrest shtëpie Berishën, por të merret me ata që bëjnë në Tiranë shkatërime.
Me këto gjëra duhet të merret prokuroria e gjykata, me vjedhjet, mashtrimet e abuzimet. Për 5D, që ende ‘skanë thënë asgjë, 132 mln euro për incienratorin e Tiranës. Me këto të merren e jo me akuza false për drejtuesit e opozitës. Të merren me ata që marrin pronën private e publike, duke shkelur kushtetutën e ligjet. Të merren me ata që kushtetutën e grisin e s’respektojnë mandatin e opozitës.
Na kanë thirrur në një betejë që askush prej nesh s’e donte. Betejë për të mbrojtur kushtetutën, na kanë thirrur e këtë betejë ne do ta fitojmë. Ndryshe Shqipëria bie në dikaturë, fjala e lirë, sipërmarrja e lirë nuk do të ekzistojmë më. Të qëndrojmë fort me çdo mjet demokratik të mosbindjes civile. Ndryshe shqipëria bie në diktaturë, e ne s’do të lejojmë të instalohet në vendin tonë. Ne do ta bëjmë shqipëerinë vend evropian. Duhet të qëndrojmë të bashkuar," tha ai.
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur ditën e sotme para bashkisë së Tiranës për protestën e radhës. Kjo protestë ashtu siç edhe protestat e tjera kanë si qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D".
Bashkia e Tiranës është rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa të pranishme janë edhe ato zjarrfikëse. Në krahasim me protestat e mëparshme ka një shtim të masave të sigurisë nga Policia e Shtetit.