Donald Trump
SHBA- Izraeli së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një fushatë ajrore ndaj Iranit. Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se SHBA-ja ka nisur operacione të mëdha luftarake ndaj Iranit në një video tetëminutëshe në Truth Social.
Ai tha se“aktivitetet kërcënuese të Teheranit rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë vendit dhe aleatët tanë në mbarë botën.
"Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish shumë të ashpër dhe të tmerrshëm. Për 47 vjet, regjimi iranian ka brohoritur ‘Vdekje Amerikës’ dhe ka zhvilluar një fushatë të pandërprerë gjaku”, tha Trump.
Ai i referohet krizës së ambasadës amerikane nga vitet 1979 dhe 1981, ku 66 pengje u mbajtën për 444 ditë.
“Ka qenë terror masiv, dhe ne nuk do ta pranojmë më”, shton ai, përpara se të pretendonte se Irani kishte tentuar të rindërtonte programin e tij bërthamor dhe po zhvillonte raketa me rreze të gjatë.
Duke iu drejtuar popullit të Iranit, Trump thotë se ora e lirisë po afron dhe i paralajmëron se bombat do të bien kudo.
“Kur të përfundojmë, merrni qeverinë tuaj, ajo do t’ju takojë juve,” shton ai./Dosja.al