LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sherr mes policisë dhe pronarëve të një subjekti në Vlorë/ Shkak i konfliktit një gjobë, arrestohen dy persona, në kërkim dy të tjerë për dhunë ndaj efektivëve

• Një sherr mes një grupi policësh dhe një grupi qytetarësh është regjistruar mbrëmjen e djeshmë në Vlorë. • Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në hyrje të Lungomares në Vlorë. • Më konkretisht bëhet me dije se sherri ndodhi rreth orës 01:30 minuta. • Nga videot e shpërndara në rrjet duket momenti kur një qytetarë dhe disa policë janë duke u konfliktuar. • Në video gjithashtu duket një polic i cili ka edhe një shkop gome i cili tenton të godasë qytetarin me të. • Ndërkohë policia ka reaguar në lidhje me sherrin ndërsa përmes një njoftimi bën me dije se janë vënë në pranga dy pronarët e monopatinëve. •  Mësohet se dy të arrestuarit ushtronin aktivitetin e tyre pa licensë duke zaptuar hapësirën publike. •  Më tej bëhet me dije se janë në kërkim dy persona pasi ata kanë goditur me grushta punonjësit e policisë. • Raportohet se efektivët ndodhen në spital pasi kanë marrë fraktura nga dhuna. • Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë komunikimit të kundravajtjes dhe gjobës. • Në një moment të arrestuarit janë afruar dhe kanë debatuar verbalisht me punonjësit duke i kundërshtuar e më pas i kanë goditur me grushta.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Sherri në Vlorë, policia jep detaje: Dy efektivë me fraktura në spital! U goditën me grushta nga dy pronarët e pikës së monopatinëve

Sherr mes policisë dhe pronarëve të një subjekti në
Sherri

VLORË- Policia ka reaguar në lidhje me sherrin e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Në njoftim bën me dije se janë vënë në pranga dy pronarët e monopatinëve. Mësohet se dy të arrestuarit ushtronin aktivitetin e tyre pa licensë duke zaptuar hapësirën publike.

Ndërkohë më tej bëhet me dije se janë në kërkim dy persona pasi ata kanë goditur me grushta punonjësit e policisë. Raportohet se efektivët ndodhen në spital pasi kanë marrë fraktura nga dhuna.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë komunikimit të kundravajtjes dhe gjobës. Në një moment të arrestuarit janë afruar dhe kanë debatuar verbalisht me punonjësit duke i kundërshtuar e më pas i kanë goditur me grushta.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/ U konfliktuan fizikisht me punonjësit e qarkullimit rrugor, vihen në pranga 2 shtetas pronarë të një subjekti, për dhënien me qera të mjeteve elektrike. 2 të arrestuarit ushtronin aktivitetin e tyre pa licensë duke zaptuar hapësirën publike. Punohet për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës.

Mbrëmjen e djeshme në Lungomare, punonjësit e qarkullimit rrugor të planizuar në këtë aks, gjatë kontrolleve të ushtruara për përdorimin e kaskave tek motorët elektrikë dhe monopatinat, kanë konstatuar shtetasin D. J., në kundravajtje, të cilin e kanë ndaluar. Gjatë komunikimit të kundravajtjes dhe masës administrative, janë afruar dy pronarët e subjektit ku shtetasi D. J. kishte marrë motorin elektrik me qera, konkretisht shtetasit R. P. dhe K. P., të cilët së bashku me shtetas të tjerë kanë debatuar verbalisht me punonjësit duke i kundërshtuar e më pas i kanë goditur me grushta. Si pasojë e konfliktit, dy punonjës policie aktualisht ndodhen në spitalin e Vlorës, pasi kanë pësuar fraktura, jashtë rrezikut për jetën.


Në vijim të veprimeve proceduriale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, oficeri i Prokurorisë ka bërë ndalimin e dy shtetasve R. P., 29 vjeç dhe K. P., 23 vjeç, (vëllezër), të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës. 2 shtetasit e arrestuar, pronarë të subjektit për dhënien me qera të mjeteve elektrike, gjithashtu kanë rezultuar se e ushtronin këtë aktivitet pa licensë, duke zaptuar hapësirën publike.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Policia e Vlorës u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjin dhe t’i përgjigjen urdhrave të punonjësve të Policisë për të shmangur incidente të tilla të papranueshme. Bashkëpunimi me Policinë është thelbësor për të garantuar sigurinë dhe rendin publik në qytet.

2 VITE ME PARE

Sherri mes policisë dhe qytetarit në Vlorë/ Përplasja nisi për një gjobë, arrestohen 2 persona, në kërkim dy të tjerë

Sherr mes policisë dhe pronarëve të një subjekti në
Sherri

VLORË- Një sherr mes policisë dhe një personi në Vlorë ka agravuar edhe në konfrontim fizik. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë ndërsa në rrjet u shpërndanë pamje nga përleshja.

Në fillim nuk dihej shkaku i sherrit ndërsa tani janë zbardhur detaje nga konflikti i mbrëmshëm. Mësohet se punonjësit e policisë kanë qenë në detyrë në Pedonale dhe kanë gjobitur qytetarin i cili është i përfshirë në sherr.

Pas marrjes së gjobët pronari e pikës së monopatinave ka reaguar ashpër duke sjellë përplasje me efektivët e policisë. Më tej bëhet me dije se pronarët e monopatinëve ushtronin veprimtarinë e tyre në paligjshmëri duke zaptuar hapësirën publike.

Gjithashtu bëhet me dije se dy prej tyre janë arrestuar ndërkohë që dy të tjerë janë ende në kërkim. Po ashtu mësohet se bashkia ka pezulluar aktivitetin e biznesit.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Sherr masiv mes policisë dhe një qytetari në Vlorë, ndërhyjnë edhe kalimtarët

Sherr mes policisë dhe pronarëve të një subjekti në
Sherri

VLORË- Një sherr mes një grupi policësh dhe një grupi qytetarësh është regjistruar mbrëmjen e djeshmë në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në hyrje të Lungomares në Vlorë. Më konkretisht bëhet me dije se sherri ndodhi rreth orës 01:30 minuta.

 

Nga videot e shpërndara në rrjet duket momenti kur një qytetarë dhe disa policë janë duke u konfliktuar. Në video gjithashtu duket një polic i cili ka edhe një shkop gome i cili tenton të godasë qytetarin me të. Gjithashtu në sherr ndërhyjnë edhe disa qytetarë të tjerë të cilët mundohen të qetësojnë situatën. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj përplasjeje, por dyshohet që konflikti të ketë nisur për sekuestrimin e disa monopatinave.

sherr ne vlore arrestim gjobe

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës