LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shpërthimi i Anuela Ristanit pas investigimit të Piranjave/ AGSH: Dënojmë gjuhën fyese të kryebashkiakes në detyrë! Këlliçi: Bashkia është kthyer në grup kriminal

• Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar sot për përballjen e kryetares në detyrë të bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit me gazetarin e emisionit "Piranjat", Edon Kuqin, pas një investigimi ku zbulohej se automjetet e bashkisë së bashku me shoferët i viheshin në dispozicion nevojave të familjes së saj. • AGSH ka dënuar gjuhën fyese, denigruese dhe përbuzëse të përdorur nga kryebashkiakja në detyrë ndaj gazetarit. • Në reagim thuhet se termat si “legen”, "maniakë" “turpi i gazetarisë”, apo akuzat për “joprofesionalizëm” janë jo vetëm të papranueshme në fjalorin publik, por edhe të rrezikshme për klimën e lirisë së medias në Shqipëri. • Ndërkohë lidhur me pretendimet e Ristanit për shkelje të privatësisë, AGSH thekson se sipas Safe Journalist Albania, informacioni rreth jetës së tyre private mund të zbulohet nëse lidhet drejtpërdrejt me kryerjen e detyrave të tyre publike, pa u shkaktuar dëme të panevojshme palëve të treta (fëmijëve ose anëtarëve të tjerë të familjes). • Gjithashtu nënvizohet se kur politikanët ose figurat publike tërheqin vëmendjen ndaj disa aspekteve të jetës së tyre private, media ka të drejtë të raportojë për këtë dhe të informojë publikun. • Një reagim lidhur me këtë e ka pasur edhe gazetarja Ola Xama, e cila shprehet se Ristani në vend që të kërkonte ndjesë apo të jepte ndonjë shpjegim mbi rastin, zgjodhi të fyente gazetarin. • Ajo shton se kjo tregon se nuk ka asnjë ndryshim për nga niveli i arrogancës me parardhësin e saj, përkundrazi sipas saj, Ristani bën deklarata që nxisin gjuhë urrejtje ndaj gazetarëve dhe misionit të tyre. • Në shkrimin e Xamës, theksohet se "Piranjat" kishin zbatur çdo standard etike, ku çdo fjalë në tekst ishte e faktuar me pamje dhe dokumenta dhe gjithashtu ishin pyetur të dyja palët, Ristani dhe bashkëshorti, ndërsa ishin shmangur pamjet që tregonin shoqërimin e fëmijës. • Gazetarja shkruan se në Shqipëri, çështja është se zyrtarët nuk duan që gazetaria të ketë standarde, sepse kur nuk ka standarde pushteti e kontrollon më mirë. • Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi shprehet profesionalizmi dhe etika e gazetarit Kuqi dhe emisionit Piranjat janë për t'u marë shembull dhe për tu duartrokitur. • Ai thotë më tej se të etiketosh gazetarët si "legena", fakton sipas tij qasjen dhe veprimtarinë "banditeske dhe arrogante që mbizotëron në Bashkinë Tiranë".

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Përplasja e Ristanit me Piranjat pas investigimit, Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal

Shpërthimi i Anuela Ristanit pas investigimit të Piranjave/ AGSH:
belind këlliçi

TIRANË-Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar për përballjen e kryetares në detyrë të bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit me gazetarin "Piranjave", Edon Kuqin. 

Përmes një postimi ku ka shpërndarë reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë mbi rastin në fjalë, Këlliçi shprehet profesionalizmi dhe etika e gazetarit Kuqi dhe emisionit Piranjat janë për t'u marë shembull dhe për tu duartrokitur.

Ai thotë më tej se të etiketosh gazetarët si "legena", fakton sipas tij qasjen dhe veprimtarinë "banditeske dhe arrogante që mbizotëron në Bashkinë Tiranë".

POSTIMI I PLOTË: 

Profesionalizmi dhe etika e gazetarit Edon Kuqi dhe emisionit investigativ Piranjat janë për tu marë shembull dhe për tu duartrokitur nga çdo qytetar

Ndërkohë që të etiketosh gazetarët si legena, pedofilë apo maniakë dhe të përpiqesh të viktimizohesh duke përdorur faktin që je nënë, jo vetëm që të nxjerr zbuluar në hipokrizinë tënde, por fakton katërcipërisht qasjen e veprimtarinë banditeske dhe arrogante që mbizotëron në Bashkinë Tiranë, në institucionin e kthyer në një grup të strukturuar kriminal, ku thjeshtë janë ndërruar hajdutët, pasi taksat e qytetarëve vijojnë të vidhen në mënyrë të përditshme nga zyrtarët e këtij grupi dhe asetet publike vijojnë të keqpërdoren!

Shpërthimi i kryebashkiakes së komanduar së bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit erdhi pas investigimit të transmetuar në emisionin Piranjat. Në investigim tregohej se automjetet e bashkisë i vihenin në dispozicion nevojave të familjes së saj. Makinat e bashkisë së bashku me shoferët përdorenin për të çuar bashkëshortin e saj në punën e tij në presidencë dhe djalin e saj në shkollë. Po ashtu në investigim u zbulua se kryetarja e komanduar e bashkisë më të madhe në vend, çdo ditë shkon me një orë vonesë në zyrë. Kjo sepse fillimisht Ristani shkon në palestër, dhe pastaj i drejtohet bashkisë për të zgjidhur problemet e qytetarëve të Tiranës. 

1 VITE ME PARE

"Një solidarizim me Piranjat që kishin zbatuar çdo standard etike", Xama: Në vend të ndjesës, Ristani zgjodhi të fyejë gazetarin! Asnjë ndryshim për nga niveli i arrogancës me parardhësin e saj

Shpërthimi i Anuela Ristanit pas investigimit të Piranjave/ AGSH:
ola xama

TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka reaguar për shpërthimin e kryetares në detyrë të bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit ndaj gazetarit të "Piranjave", Edon Kuqit, pas një investigimi ku zbulohej se automjetet e bashkisë së bashku me shoferët i vihenin në dispozicion nevojave të familjes së saj.

Xama e ka nisur shkrimin e saj me rastin e ish-kryeministrit anglez David Cameron, i cili 12 vjet më parë harroi vajzën e tij 8-vjeçare në një lokal. Ajo shprehet se kjo ngjarje i erdhi në vëmendje pas investigimit që u transmetua dje nga emisioni "Piranjat", ku tregohej se kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani bashkëshorti dhe fëmija e saj, përdorin 3 automjete dhe 3 shoferë të paguar me paratë publike për nevoja personale. 

Më tej, gazetarja shprehet se Ristani në vend që të kërkonte ndjesë apo të jepte ndonjë shpjegim mbi rastin, zgjodhi të fyente gazetarin. Ajo shton se kjo tregon se nuk ka asnjë ndryshim për nga niveli i arrogancës me parardhësin e saj, përkundrazi sipas saj, Ristani bën deklarata që nxisin gjuhë urrejtje ndaj gazetarëve dhe misionit të tyre.

Në shkrimin e Xamës, theksohet se "Piranjat" kishin zbatur çdo standard etike, ku çdo fjalë në tekst ishte e faktuar me pamje dhe dokumenta dhe gjithashtu ishin pyetur të dyja palët, Ristani dhe bashkëshorti, ndërsa ishin shmangur pamjet që tregonin shoqërimin e fëmijës.  Gazetarja shkruan se në Shqipëri, çështja është se zyrtarët nuk duan që gazetaria të ketë standarde, sepse kur nuk ka standarde pushteti e kontrollon më mirë.

POSTIMI I PLOTË: 

Mbi etikën në media dhe një solidarizim me kolegët e emisionit Piranjat.

12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me radhë në qendër të mediave ndërkombëtare ishte një video që tregonte se kryeministri i Anglisë David Cameron harroi në pub vajzën e tij 8-vjeçare.

Të gjitha mediat, përfshi dhe televizionin publik BBC Neës e raportoi si lajm, duke zbatuar të gjitha standardet mediatike. Video mbulonte imazhet dalluese të vajzës, tregonte ngjarjen dhe itinerarin si ndodhi dhe merrte ekspertë të cilët jepnin statistika sa të shpeshta ishin këto raste mes prindërve. Në fund ishte kontaktuar dhe çifti Cameron të cilët thanë “se u ndjemë të lehtësuar që e gjetëm e që kjo mund t’i ndodhë kujtdo”.

Paralelisht një debat shumë i madh u shtrua për diskutim në media: A mundet që një fëmijë 8-vjeçar të vihet për 1 muaj në qendër të raportimeve në media vetëm se babai i saj është kryeministër? Përse nuk ishin subjekt i raportimeve të ngjashme mijra famijë që u ka ndodhur e njëjta gjë? Përse duhet të rrezikohen trauma psikologjike te një minoren dhe të cënohej privatësia se si një familje kalon pasditen e saj?

Këto pyetje u rrëzuan me të tjera pyetje: A përbën interes për publikun fakti që kryeministri harron në pub fëmijën e tij? A kemi të bëjmë me një kryeministër të papërgjegjshëm në qeverisje, kur ai është i tillë në jetën familjare?

Kjo ngjarje mu kujtua nga ajo që po ndodh orët e fundit me investigimin që transmetoi një dje emisioni Piranjat. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, bashkëshorti dhe fëmija e saj, përdorin 3 automjete dhe 3 shoferë të paguar me paratë publike për nevoja personale. E vënë përballë këtij fakti, në vend që të kërkojë ndjesë apo të japë një sqarim njerëzor mbi rrethanat familjare që e kanë detyruar të bëjë këtë abuzim, znj. Ristani nis të fyejë gazetarin!

Asnjë ndryshim për nga niveli i arrogancës me parardhësin e saj, asnjë përgjegjësi- përkundrazi, bën deklarata që nxisin gjuhë urrejtje ndaj gazetarëve dhe misionit të tyre. Edhe pas transmetimit të emisionit nuk kishte reflektim, por kërcënim për hetime penale se i është përndjekur dhe cënua jeta private e fëmijës.

Nëse znj. Ristani do të ishte e shqetësuar për fëmijën, nuk do të përdorte atë gjuhë përpara kamerave se do të ç’eduktonte fillimisht fëmijën e saj. Nëse do të ishte vërtet e shqetësuar për të, nuk do t’i mësonte se si vidhet dhe abuzohet me fondet e shtetit që minoren.

Por tema këtu nuk është morali që tenton të na komunikojë ajo, e as morali që duhet t’i bëjmë ne një nëne, qoftë dhe kur është kryetare bashkie. Pika kryesore këtu është se me fondet publike fëmija i saj shoqërohet në shkollë, bashkëshorti në punë dhe vetë ajo në palestër. Pra logjika e kësaj familje është që fëmijës nuk ka përse t’i shkelet privatësia se mamaja e tij ka post publik, por mund të përfitojë nga benefitet e pushtetit dhe t’i falet çdo abuzim sepse është minoren!

Me sa pashë, Piranjat kishin zbatur çdo standard etike. Çdo fjalë në tekst ishte e faktuar me pamje dhe dokumenta, ishin pyetur të dyja palët, znj.Ristani dhe bashkëshorti dhe ishin shmangur pamjet që tregonin shoqërimin e fëmijës. Personalisht po të isha në vend të znj. Ristani në deklaratë do të nxisja këto standarde gazetarie.

Çështja është se zyrtarët këtu te ne nuk duan që gazetaria të ketë standarde, sepse kur nuk ka standarde pushteti e kontrollon më mirë. Në vitet 50’ në Angli, stafi i kryeministrit Clement Attlee e tregonte si anekdodë kur pyetej se cila ishte frika më e madhe e tij, “Gazetat në mëngjes-thonin.” Ndaj ky është dallimi mes medias së lirë dhe asaj të kapur: kur media është e lirë të rrëzon nga pushteti, e kur kapet të mban. Kush del nga kjo radhë sulmohet me çdo formë, ndonjëherë drejtpërdrejt nga pushteti e ndonjëherë duke përdorur vetë gazetarët.

1 VITE ME PARE

"Legen, maniakë"/ Shpërthimi i Anuela Ristanit pas investigimit të Piranjave, AGSH: Dënojmë gjuhën fyese dhe denigruese të kryebashkiakes në detyrë ndaj gazetarit

Shpërthimi i Anuela Ristanit pas investigimit të Piranjave/ AGSH:
pamje nga perplasja

TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar për përballjen e kryetares në detyrë të bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit me gazetarin e emisionit "Piranjat", Edon Kuqin, pas një investigimi ku zbulohej se automjeti i bashkisë së bashku me shoferin i vihenin në dispozicion bashkëshortit të saj.

AGSH ka dënuar gjuhën fyese, denigruese dhe përbuzëse të përdorur nga kryebashkiakja në detyrë ndaj gazetarit. Në reagim thuhet se termat si “legen”, "maniakë" “turpi i gazetarisë”, apo akuzat për “joprofesionalizëm” janë jo vetëm të papranueshme në fjalorin publik, por edhe të rrezikshme për klimën e lirisë së medias në Shqipëri.

Asociacioni i Gazetarëve e bën të qartë se puna e gazetarëve përfshirë ndjekjen dhe dokumentimin e përdorimit të mjeteve shtetërore për qëllime private është thelbësore për mbrojtjen e interesit publik dhe çdo tentativë për ta kriminalizuar këtë mision përmes etiketimeve si “përndjekje”, “shantazh” apo “terrorizëm psikologjik”, është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit.

Ndërkohë lidhur me pretendimet e Ristanit për shkelje të privatësisë, AGSH thekson se sipas Safe Journalist Albania,  informacioni rreth jetës së tyre private mund të zbulohet nëse lidhet drejtpërdrejt me kryerjen e detyrave të tyre publike, pa u shkaktuar dëme të panevojshme palëve të treta (fëmijëve ose anëtarëve të tjerë të familjes). Gjithashtu nënvizohet se kur politikanët ose figurat publike tërheqin vëmendjen ndaj disa aspekteve të jetës së tyre private, media ka të drejtë të raportojë për këtë dhe të informojë publikun.

REAGIMI I PLOTË: 

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me forcë gjuhën fyese, denigruese dhe përbuzëse të përdorur nga Kryetarja në detyrë e Bashkisë Tiranë, znj. Anuela Ristani, ndaj gazetarit Edon Kuqi dhe ekipit të emisionit investigativ “Piranja”.
Termat si “legen”, "maniakë" “turpi i gazetarisë”, apo akuzat për “joprofesionalizëm” janë jo vetëm të papranueshme në fjalorin publik, por edhe të rrezikshme për klimën e lirisë së medias në Shqipëri.

Znj. Ristani, në vend që t’u përgjigjej me transparencë pyetjeve legjitime të ngritura nga një investigim gazetaresk mbi përdorimin e resurseve publike, zgjodhi të shantazhojë verbalisht gazetarin dhe të përpiqet të viktimizohet në mënyrë që të shmangë thelbin e çështjes.

Asociacioni i Gazetarëve e bën të qartë se puna gazetareske përfshirë ndjekjen dhe dokumentimin e përdorimit të mjeteve shtetërore për qëllime private është thelbësore për mbrojtjen e interesit publik.

Çdo tentativë për ta kriminalizuar këtë mision përmes etiketimeve si “përndjekje”, “shantazh” apo “terrorizëm psikologjik”, është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit.

Po ashtu, ne theksojmë se pretendimet për “ndjekje të fëmijëve” nuk duhet të përdoren si mburojë emocionale për të mbuluar abuzime me pushtetin dhe burimet publike. Ne inkurajojmë çdo media të respektojë normat etike, por refuzojmë në mënyrë të prerë kriminalizimin e gazetarisë kritike dhe investiguese.

U bëjmë thirrje institucioneve publike, veçanërisht drejtuesve të lartë, që të ruajnë etikën e komunikimit, të garantojnë transparencën dhe të ndalojnë sulmet personale dhe institucionale ndaj gazetarëve.

Gazetarët nuk janë armiq të shtetit janë syri dhe veshi i publikut. Ndaj nuk do të pranojmë në heshtje asnjë përpjekje për t’i intimiduar, përçmuar apo penguar në ushtrimin e detyrës së tyre.

Ndërkohë mbi pretendimet e Znj. Ristani (Sipas Safe Journalists Albania )

Shkelja e privatësisë për të mirën publike

Jeta private dhe familjare e politikanëve dhe zyrtarëve publikë nuk duhet të jetë objekt i raportimit mediatik, pasi kjo do të shkelte Nenin 8 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. Megjithatë, informacioni rreth jetës së tyre private mund të zbulohet nëse lidhet drejtpërdrejt me kryerjen e detyrave të tyre publike, pa u shkaktuar dëme të panevojshme palëve të treta (fëmijëve ose anëtarëve të tjerë të familjes).

Kur flitet për cenimin e privatësisë së politikanëve ose zyrtarëve publikë për hir të interesit publik, "interes publik" duhet të kuptohet si "veprime dhe/ose informacione që synojnë të ndihmojnë publikun të formojë opinione ose të marrë vendime në lidhje me çështje ose ngjarje të caktuara, duke përfshirë zbulimin e krimeve ose kundërvajtjeve, dhe për të parandaluar që publiku të mashtrohet nga deklaratat ose veprimet e individëve ose organizatave". Gazetarët dhe redaktorët duhet të vlerësojnë interesin publik rast pas rasti përpara se të zbulojnë informacione private.

Në mënyrë të ngjashme, kur politikanët ose figurat publike tërheqin vëmendjen ndaj disa aspekteve të jetës së tyre private, media ka të drejtë të raportojë për këtë dhe të informojë publikun. Në rastet kur njerëzit që janë nën vëzhgim vuajnë nga tragjedi personale, media duhet të tregojë konsideratë dhe t'i qaset çështjes me dhembshurinë dhe diskrecionin e duhur.

anuela ristani piranjat edon kuqi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale