LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë! Rama: Urime me jehonën e këngës “Për ty, Atdhe”! Kurti: Kjo ditë na gjen me projektin e Kompleksit Memorial "Adem Jashari" në Prekaz

• Shqipëria feston sot 112–vjetorin e shpalljes së pavarësisë. • Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur nga Perandoria Osmane dhe nga pretendimet territoriale të fqinjëve në atë kohë. • Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë. • Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha. • Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. • Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. • Kryeministri Edi Rama u ka uruar shqiptarëve Ditën e Pavarësisë. • Ai ka postuar një video në rrjetet sociale me pamje nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, te Kalaja e Rozafës në Shkodër dhe Sheshi Skënderbej në Tiranë. • Gjithashtu në postim Rama uron shqiptarët për ditën e Pavarësisë. • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar shqiptarët për Ditën e Pavarësisë. • Gjithashtu përmes një postimi në Facebook Kurti shkruan se ky 28 nëntor e gjen Kosovën me ndërtimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prekaz.

29 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

U krye për herë të parë nga Fan Noli! "Bekimi i flamurit", mbahet mesha e pavarësisë në Korçë

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Foto nga ceremonia

KORÇA- Qyteti i Korçës ka vijuar me festimet për ditën e Pavarësisë në sheshin para monumentit të Luftëtarit Kombëtar. Mësohet se nën tingujt e marsheve patriotikë, të ekzekutuar nga banda frymore e qytetit, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora tek monumenti i Luftëtarit Kombëtar.

Më pas në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” është celebruar "mesha e Flamurit", ku mitropoliti i Korçës Imzot Johani, ka përcjellë bekimin për flamurin kombëtar dhe popullin shqiptar, duke u lutur që kombi të vazhdojë rrugën drejt zhvillimit dhe begatisë.

Për herë të parë mesha e flamurit është mbajtur nga Fan Noli në kishën e Shën Gjergjit në Korçë në vitin 1923 dhe prej atëherë është kthyer në një traditë të përvitshme.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Europës.

1 VITE ME PARE

Rita Ora uron për 28 Nëntorin: Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri!

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Rita Ora

BRITANI- Sot Shqipëria feston 112 vjetorin e Pavarësisë dhe në këtë ditë historike urimet kanë qenë të shumta. Një urim për këtë ditë të madhe për shqiptarët ka ardhur edhe nga ylli i muzikës nga Kosova me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Artistja ka postuar një video nga performanca e saj në Shqipëri, teksa shihet e veshur kuq e zi në skenë dhe shkruan "Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri". 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

1 VITE ME PARE

Emigrantët festojnë Pavarësinë, në Selanik organizohen festime për 112-vjetorin e pavarësisë

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
pamje nga vendngjarja

SELANIK- Emigrantët shqiptarë në Selanik kanë festuar 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë duke organizuar një festë në Galerinë e Arteve të Bukura nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik. Gjithashtu mësohet se ka pasuar edhe një koncert me tinguj të muzikës lirike shqiptare.

Po ashtu Konsullata e Përgjithshme gjatë një fjalimi para dhjetëra bashkatdhetarëve tha se ndjenja e atdhedashurisë si dhe respekti për luftën dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri e pavarësi, nuk harrohen kurrë dhe mbahen gjallë në vite. 

“Ideja ishte ta sillnim Shqipërinë nëpërmjet artit , nëpërmjet fjalës, nëpërmjet muzikës, në një shtëpi të artit siç është Galeria e Arteve të Bukura në Selanik dhe kjo nga artistë shqiptarë që e kanë ndërtuar gjithë karrierën e tyre në këtë qytet dhe jo vetëm, sepse janë të njohur në të gjithë Greqinë”, tha Erida Dobrushi.

Nërkohë të ftuar në mbrëmjen festive kanë qenë edhe përfaqësues të lartë të trupave diplomatike, atashe ushtarakë, biznesmenë grekë, miq dhe dashamirës të Shqipërisë.

“Jam shumë i gëzuar të festojmë bashkë me ju Ditën tuaj Kombëtare. Ne jemi kombe miq, dhe falenderojmë Shqipërinë për mbështetjen që i jep Ukrahinës”, u shpreh Shkvyra Yevhen, Konsull i Përgjithshëm i Ukrainës në Selanik.

Ndërsa Efi Theodhoraki, zv/kryetare e Bashkisë së Selanikut tha se “Duhet të forcohen lidhjet mes nesh. 60.000 shqiptarë jetojnë vetëm në bashkinë e Selanikut dhe 110000 në gjithë prefekturën. Pra rritemi të gjithë bashkë, jemi të gjithë bashkë, jetojmë të gjithë bashkë.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Parada e Shqiptarëve vesh Tiranën "kuq e zi"! Nga kostumet e të gjitha trevave, kalorësit mbi kuaj e deri te "Skënderbeu", ja pamjet nga marshimi

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Foto nga parada

TIRANA- Në Tiranë ditën e sotme po zhvillohet Parada e Shqiptarëve. Kjo paradë vjen për të dytin vit radhazi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rastin e Ditës së Pavarësisë. 

Shqiptarët nga të gjitha trevat shqiptare po marshojnë në Bulevard me veshejt karakteristike të zonave, me flamuj, pankarta dhe me individë të cilët janë veshur si personazhe të ndryshme të historisë sonë. Sipas organizatorëve, qëllimi i mbajtjes së kësaj parade është të bëjë bashkë shqiptarët.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Europës.

1 VITE ME PARE

Atmosfera festive kuq e zi/ Festime edhe në Shkodër për 112-vjetorin e Pavarësisë

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!

SHKODËR- Qyteti i Shkodrës është përfshirë gjithashtu nga atmosfera festive kuq e zi. Në kremtimin e 112-viteve të Pavarësisë, në sheshin para Bashkisë së Shkodrës u organizuan festime të ndryshme për qytetarët.

Ndërkohë, u mbajt edhe një ceremoni zyrtare për ngritjen e flamurit. Nënkryetarët e Bashkisë Shkodër, përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit. 

Përfaqësuesit e të djathtës në Shkodër nuk morën pjesë në ceremoninë. Ata vendosën kurora me lule në bustin e Luigj Gurakuqit.

Që orëve të para të mëngjesit të sotëm qytetet e Shqipërisë, institucionet zyrtare kudo në vend janë veshur me flamurin kuq e zi.

 

1 VITE ME PARE

"Ditëlindje e re e kombit tonë të lashtë!" 28 Nëntori/ Berisha uron shqiptarët: Nderojmë dhe i përulemi me mirënjohjen më të thellë flamurit dhe etërve të Pavarësisë

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Flamuri shqiptar

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar me anë të një postimi në rrjetet sociale të gjithë shqiptarët në ditën e Pavarësisë. Berisha shkruan se sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë, ne nderojmë dhe i përulemi me mirënjohjen më të thellë flamurit tonë kombëtar, babait të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të saj.

Ai shton se nderojmë prijësin e përjetshëm të kombit tonë, Skenderbeun dhe qindra mijra shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat, për liri dhe dinjitet kombëtarë e njerëzor. Gjithashtu Berisha thotë se dita e Pavarësisë duhet të shërbejë për të frymëzuar për të çliruar sa më shpejt Shqipërinë nga regjimi i “Pashiqit” të Tiranës, siç e quan ai kryeministrin Edi Rama.

POSTIMI:

Gëzuar 28 Nëntorin, festën e festave!

Miq, sot shqiptarët në Shqipëri dhe kudo jetojnë festojnë 28 Nëntorin si festën e të gjitha festave, Diten e Flamurit tonë kombëtar, ditën e shpalljes nga Ismail Bej Vlora, 112 vite më pare në qytetin e Vlorës, të Pavarësisë së Shqipërisë.
Më 28 Nëntor të vitit 1443 prijësi i përjetshëm i kombit Shqiptar ngriti flamurin e tij, flamurin Kuq e Zi në Krujë. Po në këtë datë të vitit 1944, nga Shqipëria u larguan pushtuesit e huaj dhe hyri si “çlirimtar” Enver Hoxha, i cili pasi shndërroi luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve të huaj në një luftë vllavrasëse, do të vendoste në Shqipëri si “Hitleri shqiptar” i Pas Luftës së Dytë Botërore diktaturën staliniste më mizore që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre.

Sot, në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë, ne nderojmë dhe i përulemi me mirënjohjen më të thellë flamurit tonë kombëtar, babait të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të saj. Nderojmë prijësin e përjetshëm të kombit tonë, Skenderbeun dhe qindra mijra shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat, për liri dhe dinjitet kombëtarë e njerëzor.

Prandaj të dashur miq, ju ftoj t’i urojmë së bashku Shqipërisë dhe mbarë kombit tonë gëzuar këtë ditë, përjetësi, zhvillim dhe begati. Por në festojmë këtë ditë të madhe me diktaturën e narkoshtetit të Edi Ramës, “Pashiqit” të Tiranës, që po shkretëton dhe zbraz sa asnjë pushtim tjetër në histori Shqipërinë nga shqiptarët dhe që komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës. Le të na frymëzojnë n dita e Pavarësisë për të çliruar sa më shpejt Shqipërinë nga regjimi i “Pashiqit” të Tiranës.

Duke përfunduar, të dashur miq, le t’i urojmë ne mbarë shqiptarëve: Gëzuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë. Nderim për jetë, Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të Pavarësisë.
Nderim për jetë të rënëve të kombit tonë. GËZUAR! #sb

1 VITE ME PARE

28 Nëntori, festime në Mirditë, të pranishëm edhe ish-ushtarë të UÇK-së

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Foto nga festa

MIRDITA- Zona e Mirditës ka nisur me festimet në këtë 112 vjetor të shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë. Në Rrëshen është vendosur një flamur gjigand, ndërsa pjesë e festës janë bërë qindra qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj, mes të cilëve dhe ish-ushtarë të UÇK-së.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Europës.

1 VITE ME PARE

Për nder të 28 Nëntorit, në Zveçan për herë të parë mbahet seancë solemne

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
senaca solemne

KOSOVË- Në Zveçan, për herë të parë që nga pas luftës, është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal për nder të 28 Nëntorit.

Siç shihet edhe në foton e mësipërme, në objektin e Komunës së Zveçanit, në muret e sallës janë vendosur flamuri i Republikës së Kosovës dhe ai i Shqipërisë.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci mbajti një fjalim para këshilltarëve të këtij kuvendi. Ai u shpreh se ndihej i nderuar për këtë mundësi në këtë ditë të veçantë për shqiptarët.

u shpreh i nderuar për mundësinë e fjalimit të tij para këshilltarëve të këtij kuvendi, në këtë ditë të veçantë për shqiptarët.

 

1 VITE ME PARE

Feta e Pavarësisë/ 112-vjetori festohet edhe në Fier, atmosferë festive kuq e zi!

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
festimet

FIER- Shqipëria kremton sot 112-vjetorin e Pavarësisë, teksa kudo nëpër qytete janë organizuar festime. Fieri është përfshirë nga atmosfera festive kuq e zi, ku në sheshet kryesore janë mbledhur njerëzit për të festuar.

Gjithashtu, në festime dhe ceremoninë e ngritjes së flamurit, ishin të pranishëm autoritetet më të larta vendore, deputetë dhe drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku.

Kryebashkiaku Subashi dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit ku u vendosën kurora me lule pranë memorialit historik të ngritjes së flamurit. Teksa folën për mediat, ata vlerësuan sakrificat dhe guximin e të parëve tanë.

Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit të sotëm, qytete si Tirana apo Vlora janë bërë gati për festë. Në Vlorë morën pjesët krerët më të lartë të shtetit. Ndërsa në Tiranë festimet do të vijojnë me paradën kuq e zi, ku pritet të marrin pjesë mbi 10,000 persona.



1 VITE ME PARE

“Një komb, një flamur!" Dua Lipa uron shqiptarët në ditën e Pavarësisë, poston vargjet e himnit kombëtar

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Dua Lipa

BRITANI- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka uruar bashkëkombasit e saj në ditën e Pavarësisë. Me anë të një postimi në InstaStory, këngëtarja ka ndarë imazhin e shqiponjës së flamurit kombëtar me sfondin e kuq. Ajo e ka shoqëruar këtë imazh me disa vargje nga himni i flamurit.

"Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë me një qëllim,
Të gjithë Atij duke u betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një Dëshmor", janë vargjet që ka ndarë Dua.

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!

1 VITE ME PARE

112-vjetori i Pavarësisë/ Kreu i Kuvendit të Kosovës: 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit, duke thënë se 28 nëntori është dita e krenarisë. Gjithashtu Konjufca u shpreh se 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit shqiptar. Konjufca i bëri urimet gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, e anëtarë tjerë të kabinetit qeveritarë dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ashtu sikurse çdo 28 nëntor edhe këtë 28 nëntor erdhëm në Prekazin legjendar për tu përkulur para sakrificës së madhe të familjes Jashari, për ta kujtuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe daljen e saj si dhe për ta kujtuar edhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, e cila është pikërisht më 28 nëntor. 28 nëntori është dita jonë e krenarisë, dita e flamurit tonë kombëtar. 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë dhe popullit shqiptar. Kështu që gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë 28 nëntorin Ditën e Flamurit, e festofshim gjithmonë këtë ditë të lirë e krenar”, deklaroi Konjufca.

1 VITE ME PARE

PD ceremoni në sheshin e Flamurit në Vlorë/ Noka: Uroj këtë ditë të bekuar e të shenjtë

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Flamur Noka

VLORË- Drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike bënë homazhe në Vlorë në Ditën e Flamurit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, uroi këtë ditë të rëndësishme dhë të shenjtë për shqiptarët. Pjesëmarrës në ceremoni ishin kreu i Grupit, Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithëm, Flamur Noka dhe nënkryetari Edi Paloka.

"Dua ta shfrytëzoj në emër të PD për të uruar gëzuar këtë ditë të bekuar. Është vërtet një ditë e bekuar, një ditë e shenjtë që nisi në 28 nëntorin e vitit 1443 kur Skënderbeu e vendosi këtë flamur të bekuar në Kalanë e Krujës dhe e çliroi nga turqit. 28 nëntori i dytë është i vitit 1912 kur plaku i Vlorës, Ismail Qemali e ngriti këtë flamur këtu në Vlorë për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë. 28 nëntori i tretë është i vitit 1944, kur ky flamur u ringrit përsëri për të simbolizuar largimin e pushtuesve gjermanë. Kjo është një ditë e madhe ndaj e shfrytëzoj në emër të PD edhe njëherë gëzuar, të na gjejë më të bashkuar, me një Shqipëri ndryshe, të na gjejë në festë, pa krim, pa korrupsion, pa drogë, pa drejtësi të kapur dhe me liri dhe demokraci të vërtetë," tha Noka.

1 VITE ME PARE

"E shkuara është e shkuar, të shohim drejt së ardhmes!" Nipi i Ismail Qemalit: Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Nedim Kemal Vlora

VLORA- Në ditën e Pavarësisë, në Vlorë u mbajt edhe ceremonia e Ngritjes së Flamurit, ku të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, si edhe Presidenti Bajram Begaj. Ndër të pranishmit ishte dhe nipi i Ismail Qemalit, Nedim Kemal Vlora, i cili dha një mesazh të veçantë. Ai ai uroi Pavarësinë, duke theksuar se është me rëndësi që Shqipëria dhe shqiptarët të shohin drejt të ardhmes.

“112 vite por është si të jetë viti i parë, të paktën për mua, sepse emocioni teksa shoh të ngrihet flamuri është gjithnjë i njëjtë. Mbase, e njëjta që ka provuar gjyshi në vitin e largët 1912. Do të doja të bëja një urim për vendin. E shkuara është e shkuar tashmë të shohim drejt të ardhmes. Uroj që Shqipëria të mund të ketë një të ardhme të ndritur, gjithmonë e më të mirë, rroftë Shqipëria dhe shqiptarët", tha ai.

1 VITE ME PARE

Blushi uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar nga Vlora e Lirisë dhe Pavarësisë

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Tedi Blushi

VLORË- Shqipëria feston sot 112–vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Gjithashtu sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u ka uruar shqiptarëve Ditën e Pavarësisë. Përmes një video të publikuar në rrjete sociale Blushi shprehet Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar nga Vlora e Lirisë dhe Pavarësisë. 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama dhe Kurti takojnë nipin e Ismail Qemalit

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Foto nga takimi

VLORA- Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti takuan disa qytetarë pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë. Kjo ceremoni zhvillohet në sheshin e Flamurit në Vlorë. Sikurse shihet dhe nga pamjet Rama së bashku me Kurtin, bisedojnë me nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Europës.

1 VITE ME PARE

"Më pyet, cili është flamuri im...", REL: Edhe shqiptarët jashtë kufijve 28 Nëntorin e përjetojnë si festë për identitetin e tyre kombëtar

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Foto ilustruese

KOSOVA- Jashtë kufijve, por Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e përjetojnë si festë për identitetin e tyre kombëtar. Shumë nga ta pa i bërë 20 vjet, flasin për sakrificat e shekullit të kaluar dhe rëndësinë e vazhdimit të ruajtjes së kujtesës kolektive për to.

“Rrethanat ishin shumë të vështira”, thotë Blert Hazeraj, sepse “shqiptarët ishin nën ndikimin e Perandorisë Osmane në atë kohë”.

“Por, pavarësisht tyre, Ismail Qemali bëri shumë udhë për ta shpallur lirinë, pavarësinë - për ta shpallur Shqipërinë shtet”, thotë i riu 19-vjeçar nga Prizreni për Radion Evropa e Lirë.

Shqipëria shënon sot 112-vjetorin e pavarësisë nga Perandoria e atëhershme Osmane. Më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali, i njohur si themelues i Shqipërisë moderne, ngriti flamurin shqiptar në Vlorë.

Blerti thotë se atë vit “u shpall pavarësia për të gjithë shqiptarët”.

“... kurse, më 2008 u shpall pavarësia vetëm për territorin e Republikës së Kosovës”, thotë studenti i Fakultetit të Arteve, duke iu referuar vitit kur Kosova u bë e pavarur.

Këtë ndjesi ndan edhe Elma Gashi - ne, shqiptarët, nuk jemi në një shtet të përbashkët, por jemi një komb, thotë ajo.

“Kosova është shtet më vete, por festat kombëtare i ka të përbashkëta me shqiptarët - kudo qofshin ata”, thotë 17-vjeçarja, e cila vijon mësimet në një shkollë të mesme në Prishtinë.

Për 28 Nëntorin - apo Ditën e Flamurit siç njihet ndryshe - në Kosovë mësohet në shkolla fillore dhe të mesme. Madje, që në kopshte organizohen aktivitete për nder të kësaj dite. Bleart Duraku, i cili studion për ekonomi në Universitetin e Prishtinës, thotë se mes shqiptarëve mund të krijohet ndjesia se janë të ndarë, “por me zemër - jo”.

“Nëse më bëhet pyetja se cili është flamuri yt - ndonëse jam qytetar i Kosovës, mendja më shkon te flamuri i Shqipërisë”, thotë ai.

“Nëse më duhet të shkoj ta prezantoj veten, në Evropë ose diku tjetër, normalisht që më duhet ta bëj me flamur të Kosovës, sepse jetoj dhe veproj këtu”, thotë 18-vjeçari.

E, ngjashëm thotë se ndihet edhe Renata Haliti. Shqiptarët, sipas saj, i kanë të përbashkëta festat kombëtare.

“Pa marrë parasysh vendin - Shqipëri ose Kosovë - ne jemi një popull, të gjithë shqiptarë, festa e tyre është edhe e jona”, thotë ajo.

Për Renatën, njësoj i rëndësishëm është edhe kujtimi i sakrificës që kanë kaluar njerëzit e asaj kohe për mëvetësinë e Shqipërisë.

Memoria nuk bën të venitet ndër breza, thotë studentja 19 vjeçe.

Rëndësia e informacionit

Gëzim Selaci, profesor i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se njohuritë që i kanë të rinjtë e Kosovës, lidhur me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, rrethanat dhe zhvillimet e atëhershme, duhet parë si rezultat i informacionit që kanë ata, por edhe i presionit që ushtron ky informacion te ta.

“Nuk flasim këtu vetëm për atë se sa informacion kanë, por edhe çfarë bëjnë me atë informacion. Do të thotë, sa është i rëndësishëm për identitetin e tyre, për kombin, për diçka që lidhet me kombin”, thotë Selaci për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, në Kosovë ekzistojnë dy narracione konkurruese me njëra-tjetrën: nacionalizmi shqiptar, i cili flet për politikën me terma me sfond kombëtar dhe i ashtuquajturi patriotizëm kushtetues i Kosovës, i cili nënkupton përforcimin e shtetit të Kosovës, sipas kushtetutës ekzistuese që e përkufizon si vend multietnik dhe të orientuar kah integrimet euroatlantike.

“Sistemi jonë arsimor është diku në mes të këtyre dy narrativëve. Njëherësh, i edukon të rinjtë si qytetarë të shtetit të Kosovës, por edhe si shqiptarë, në kuptimin nacionalist të fjalës. Dështimi i njërit narrativ për t’u shtrirë, për t’u pranuar nga brezi i ri, lë hapësirë për të mbizotëruar ky narrativi alternativ”, thotë sociologu.

Rastet e të rinjve, te të cilët ndjesia ndaj simboleve kombëtare është më e fuqishme sesa ndaj simboleve të shtetit të Kosovës, Selaci thotë se janë rezultat i narracionit të ushqyer me dekada te shqiptarët e Kosovës për të shpërfaqur identitetin kulturor përmes simboleve kombëtare.

Rreth 130 kilometra larg, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, Era Osmani shpreh njësoj krenari e emocion.

Festa e 28 Nëntorit për 20-vjeçaren është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh se ku ndodhen ata.

“Është një festë që e ndjejmë me javë dhe muaj përpara. Një ndjenjë dhe krenari e madhe për çdo shqiptar dhe për mua personalisht. Për shembull, mbrëmë, kur po dilja në Tetovë, i shihja të rinjtë që veç kishin filluar festën, me muzikë, me flamuj...”, thotë studentja e arkitekturës.

Edhe bashkëvendësi i saj, Blerim Islami, 18 vjeç, thotë se e përjeton me emocion të veçantë këtë ditë, por ai flet edhe për rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe gjuhës, përballë sfidave historike.

“Pavarësisht 500 vjetëve nën sundimin turk, shqiptarët arritën ta shpallin pavarësinë dhe nuk e harruan identitetin e tyre, gjuhën e tyre”, thotë ai.

“Për Ditën e Flamurit duhet ditur çdo gjë - nga ngritja e flamurit shqiptar nga heroi Gjergj Kastrioti Skënderbeu për herë të parë më 28 nëntor, 1443, në Krujë, deri më 28 nëntor, 1912, nga i madhi Ismail Qemali në Vlorë”, thotë nxënësi i shkollës së mesme ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë.

E, për Dorart Amitin po nga ky qytet, 28 Nëntori nuk duhet të shërbejë vetëm si një ditë për të ngritur flamujt nëpër shtëpi.

“Ajo njihet si dita e shpalljes së pavarësisë, por ajo që mendoj se është edhe më e rëndësishme, janë periudhat dhe vitet paraprake që çuan deri në shpalljen e kësaj pavarësie. Pra, është puna e pandalshme e burrave dhe grave të mëdha shqiptare, intelektualëve tanë, që lanë pas vepra të mëdha, shkrime aq të bukura dhe punuan me mund, gjak e shpirt, në mënyrë që ne një ditë të shpallnim pavarësinë e shtetit shqiptar”, thotë 20-vjeçari, i cili studion regjinë e filmit dhe televizionit në Universitetin e Prishtinës.

Si në Prishtinë, ashtu edhe në Tetovë, rrugët dhe sheshet janë stolisur me flamuj kuqezi, por ato mund të vihen re teksa valëviten edhe nëpër shtëpi e banesa.

Rreth 180 kilometra nga Tetova në Tiranë, Ledina Elezi ka një keqardhje që në këto ditë festash, njerëzit udhëtojnë shumë jashtë vendit.

“Ndjenjën kombëtare dhe shpirtin patriotik e dëshmojmë më shumë në sport, sidomos në futboll, sesa në këto festa apo ngjarje me rëndësi të kësaj natyre”, thotë 20-vjeçarja nga Kruja, por që studion dhe punon në Tiranë.

“112 vjet më parë, ne fituam lirinë për të vendosur për veten tonë, lirinë për të vetëqeverisur, për të qenë një shtet sovran. Kjo është një ditë për të krijuar sakrificën dhe kontributin që shumë figura të shquara dhanë për pavarësinë e vendit, por është edhe një arsye më tepër që shqiptarët të jenë më të bashkuar”, përfundon Ledina./ REL

1 VITE ME PARE

FOTO/ Ceremonia e ngritjes së Flamurit në Vlorë, të pranishëm Rama dhe Kurti

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Foto nga ceremonia

VLORA- Ka nisur ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë. Kjo ceremoni zhvillohet në sheshin e Flamurit në Vlorë. Sikurse shihet dhe nga pamjet, në këtë ceremoni marrin kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidenti Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali. Ndërkohë, pjesëmarrës në këtë ceremoni është edhe kreu i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Europës.

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!

1 VITE ME PARE

112-vjetori i Pavarësisë/ Veteranët e UÇK hyjnë në Morinë duke kënduar këngën e Adem Jasharit

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
pamje nga vendngjarja

KUKËS- Shumë qytetarë të Kosovës kanë udhëtur sot drejt Shqipërisë për të festuar 112-vjetorin e pavarësisë. Ata nuk kanë zgjedhur vetëm Vlorën, por edhe qytete të tjera për të qenë bashkë në Ditën e Flamurit. 

Gjithashtu në orët e para të ditës, në pikën e përbashkët kufitare të Morinit veteranët e UÇK hyjnë në Morinë duke kënduar këngën e Adem Jasharit

Sipas policisë kufitare fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë u shënua në orët e para të ditës ndërsa është operuar me proceduren e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas protokollit ndërqeveritar në ditë festash.

1 VITE ME PARE

"Urimet më të mira popullit të Shqipërisë!" 112-vjetori i Pavarësisë/ Blinken: Marrëdhëniet e ngushta mes dy kombeve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Antony Blinken

TIRANA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka uruar shqiptarët në ditën e Pavarësisë. Me anë të një mesazhi të postuar në rrjetet sociale nga Ambasada Amerikane, Blinken thotë se i shpreh urimet në të mira popullit shqiptar që feston 112-vjetorin e pavarësisë. Ai shton marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri”, thotë Blinken.

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!

1 VITE ME PARE

"Të bashkuar në zemër e shpirt" Presidentja Vjosa Osmani uron 28 Nëntorin: Kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e 28 Nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani është shprehur se kjo ditë nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë. 

Osmani ka shkruar gjithashtu se 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin shqiptar.

Postimi i plotë i Osmanit:

Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.

28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.

28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!

1 VITE ME PARE

"Urime Shqipërisë në 112-vjetorin e Pavarësisë!" 28 Nëntori/ Ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Festojmë me krenari bashkë me ju

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Ambasada

TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar shqiptarët në 112-vjetorin e Pavarësisë. Në postim shkruhet se Ambasada e SHBA feston me krenari bashkë me shqiptarët.

Në videon e postuar nga Ambasda paraqitet  Jakob Curatola-Wozniak, i cili po mëson shqip teksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij. Ai shfaqet duke interpretuar himnin kombëtar shqiptar. 

"Urime Shqipërisë në 112-Vjetorin e Pavarësisë! Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju. Për të shënuar këtë ditë, Jakob Curatola-Wozniak, i cili po mëson shqip teksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij, interpretoi himnin kombëtar. Si ju duket", shkruan ambasada.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)

1 VITE ME PARE

"Shumë sfida janë përpara!" 112-vjetori i Pavarësisë/ Ambasadori i BE-së në Shqipëri: Jemi të përkushtuar të qëndrojmë krah jush në çdo hap

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Silvio Gonzato

TIRANA- Prania e Bashkimit Europian në Tiranë përmes amabasadorit Silvio Gonzato ka uruar shqiptarët për festën e pavarësisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Gonazto thotë se ky përvjetor e gjen Shqipërinë me çeljen e negociatave për grupkapitullin e parë. Ai shton se ka shumë sfida përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap.

"Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Hapja e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët këtë vit është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Evropian. Shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë në krah të Shqipërisë në çdo hap", shkruan Gonzato.

1 VITE ME PARE

112-vjetori i Pavarësisë/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit! Festime nën masa të rrepta sigurie

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!

VLORË- Vlora është gati për festë për të kremtuar festën e pavarësisë! Qyteti ku Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë, është bërë gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 112-vjetorit. Ndërsa festimet në qytetin bregdetar  kanë nisur që në orët e para të mëngjesit nën masa të rrepta sigurie.

Sheshi i Flamurit është veshur i gjithi me ngjyrat kuq e zi, teksa policia ka siguruar zonën përreth. Policia e Vlorës po qëndron në gatishmëri për mbarëvajtjen e festimeve, duke mundësuar edhe lirimin e rrugëve nga automjetet dhe trafiku.

Ndërsa në Tiranë për të dytin vit do të organizohet parada e shqiptarëve, ku priten të jenë mbi 10 000 të pranishëm. 

Lidhur me këtë aktivitet është hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve. Bëhet me dije se do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve nga ora 09:00 deri ne orën 14:00, për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Ndërkohë, institucionet kryesore në vend por dhe mbarë vendin janë veshur kuq e zi.

 

1 VITE ME PARE

"Vendi dhe flamuri mbeten betimi dhe zotimi më i vyer!" Dita e Pavarësisë/ Policia e Shtetit: Shqipërisë dhe shqiptarëve iu detyrohemi shumë më shumë!

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Foto ilustruese

TIRANA- Policia e Shtetit ka uruar shqiptarët sot në kuadër të ditës së Pavarësisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale në profilin zyrtar të Policisë së Shteti thuhet se përgjatë 112 viteve të shtetit të pavarur shqiptar, institucioni në fjalë ka qenë kontribuese kryesore që te shtetndërtimi, te imazhi i shtetit shqiptar, si dhe te besimi e shpresa e qytetarëve te ligji.

Policia e Shtetit shton se koha ka rrjedhur, por vendi dhe flamuri mbeten betimi dhe zotimi më i vyer i punonjësve të saj. Puna dhe sakrifica e tyre, shkruhet në postim, dhe e qindra Dëshmorëve të Policisë janë gdhendur me lavdi në historinë e Shqipërisë.

Gjithashtu Policia e Shtetit thotë se28 e 29 Nëntori i gjen krenarë për sa kanë bërë dhe të vetëdijshëm që Shqipërisë dhe shqiptarëve iu detyrohen shumë më shumë, punë, angazhim, sakrificë, humanizëm dhe shërbim akoma më cilësor.

POSTIMI:

“…Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të, luftojmë ne.”

Përgjatë 112 viteve të shtetit të pavarur shqiptar, Policia e Shtetit ka qenë kontribuese kryesore që te shtetndërtimi, te imazhi i shtetit shqiptar, si dhe te besimi e shpresa e qytetarëve te ligji.

Koha ka rrjedhur, vendi dhe flamuri mbeten betimi dhe zotimi më i vyer i punonjësve të Policisë së Shtetit. Puna dhe sakrifica e tyre dhe e qindra Dëshmorëve të Policisë janë gdhendur me lavdi në historinë e Shqipërisë.

28 e 29 Nëntori na gjen krenarë për sa kemi bërë dhe të vetëdijshëm që Shqipërisë dhe shqiptarëve iu detyrohemi shumë më shumë, punë, angazhim, sakrificë, humanizëm dhe shërbim akoma më cilësor.

Shteti, Policia dhe qytetarët janë simbioza ekzistenciale për të ardhmen e dëshiruar në vendin tonë.

Policia e Shtetit ju uron: Gëzuar festat e Nëntorit!

1 VITE ME PARE

"Kjo datë na bashkon kundër pushtuesve të vjetër e të rinj"/ Meta uron shqiptarët: Urime 28 Nëntorin e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit!

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga burgi i Fierit ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë. Meta përmes një postimi në Facebook shkruan se kjo festë i bashkon të gjithë shqiptarët të luftojnë kundër çdo pushtuesi apo kolonizatori të vjetër apo të ri. Gjithashtu Meta shkruan urime të gjithë shqiptarëve kudo janë 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit. 

Postimi i Plotë i Metës: 

Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar! Urime të gjithë shqiptarëve kudo janë 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit! Kremtimi i 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë na fton të gjithëve të bashkohemi në mbrojtje të idealit të Lirisë, vlerave, identitetit dhe çështjes kombëtare, të Sovranitetit dhe integritetit territorial kundër çdo pushtuesi dhe kolonizatori të vjetër apo të ri, në mënyrë që Flamuri Kuqezi me shqiponjën dykrenare, simboli ynë i shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i pacënuar, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat dhe bijtë më të mirë të kombit.

Të dëshmojmë vendosmërinë e palëkundur, mençurinë dhe patriotizmin më të lartë për mbrojtjen e këtyre idealeve e vlerave, si dhe në përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar! Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që ata ndodhen!

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!

1 VITE ME PARE

28 Nëntori/ Kurti: Kjo ditë na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
albin kurti

KOSOVË- Shqipëria feston sot 112–vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar shqiptarët për Ditën e Pavarësisë. Gjithashtu përmes një postimi në Facebook Kurti shkruan se ky 28 nëntor e gjen Kosovën me ndërtimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prekaz.

"Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial "Adem Jashari" në Prekaz. Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot. Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari. Gëzuar 28 Nëntori!" uron Kurti në Facebook.

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!

1 VITE ME PARE

Sot dita e Pavarësisë/ Organizohet në Tiranë "Parada e Shqiptarëve", pezullim në lëvizjen e mjeteve të linjave urbane dhe automjeteve, ja orari dhe plani i masave

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Foto nga parada

TIRANA- Ditën e sotme, në kuadër të ditës së Pavarësisë, do të zhvillohet në Tiranë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të dytin vit radhazi, parada e shqiptarëve. Bashkëkombas nga e gjithë bota do të bëhen bashkë në Tiranë.

Lidhur me këtë aktivitet është hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve. Bëhet me dije se do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve nga ora 09:00 deri ne orën 14:00, për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Bazuar në njoftim, mësohet se itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “‘Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar.

Njoftimi: 

Ndalimin e qarkullimit të automjeteve në datën 28.11.2024, nga ora 09:00 deri ne orën 14:00, për mbarëvajtjen e aktivitetit kulturor “Parada Shqiptare”, në hapësire publike, të organizuar, në sheshin “Italia” në gjithë sheshin “Nënë Tereza”, bulevardin “Deshmorët e Kombit” dhe sheshin “Skenderbej”.

Qarkullimi i automjeteve, do të vazhdojë në rrugët si më poshtë:

– Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”, rruga “Abdyl Frashëri” si dhe rruga “Ismail Qemali”.

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjes urbane do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “‘Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:

-Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Ëillson” për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri”-“Myslym Shyri”-“Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergi Fishta”, kurse pjesa tjeter e itenerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.

– Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”

– Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht – Qender” devijon te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe tek Kafe “Flora”- rruga “Mine Peza” – rruga e “Durrësit”

– Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia” – “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e Durrësit.

– Linja Nr. 5/B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga e Durrësit.

– Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qender – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në krygezimin e Elbasanit- “Ismail Qemali” – Bulevardi “Bajram Curri” -rruga “e Elbasanit”

– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” – ruga “Jordan Misja” devijon ne kryëzimin e rruges se “Elbasanit”- rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali Il” – bulevardi “Bajram Curri”-rruga e Elbasanit dhe pjesa tjetër e itinerarit bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.

– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qender – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rruges se Elbasanit dhe pjesa tjeter te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërise).

– Linja 10/B “Qendër – Mihal Grameno -Qender” devijon te ura e rrugës së Elbasanit.

– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re” – Sharrë devijon në kthim te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër “Zogu I” – “Fortuzi” – “Mine Peza”.

– Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjeter bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” ruga “Mine Peza” – Unaze – rruga “5 Maji”.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet ne rrugën kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi Ëillson.

– Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio të devijoje te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shipërisë) dhe pjesa jetë në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOB).

– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” të devijojë te ura e rrugës së Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”. Qarkullimi, i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

1 VITE ME PARE

Rama, videomesazh për 28 Nëntorin, uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Foto ilustruese

TIRANA- Kryeministri Edi Rama u ka uruar shqiptarëve Ditën e Pavarësisë. Ai ka postuar një video në rrjetet sociale me pamje nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, te Kalaja e Rozafës në Shkodër dhe Sheshi Skënderbej në Tiranë. Gjithashtu në postim Rama uron shqiptarët për ditën e Pavarësisë.

“MIRËMËNGJES dhe me jehonën e këngës “Për ty, Atdhe”, nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, te Kalaja e Rozafës në Shkodër dhe Sheshi Skënderbej në Tiranë, ju uroj Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, shkruan Rama.

1 VITE ME PARE

"28 nëntori i shekujve dhe i shqiptarëve!" Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

 

Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë!
Flamuri shqiptar

SHQIPËRI- Shqipëria feston sot 112–vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur nga Perandoria Osmane dhe nga pretendimet territoriale të fqinjëve në atë kohë.

Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë.

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Europës.

28 Nëntori për shqiptarët

Data 28 nëntor për shqiptarët sjell në kujtesë disa nga ngjarjet më shënjuese për historinë dhe ndërgjegjen kombëtare. Më 28 nëntor 1443, heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj. Kjo datë hapi një faqe të re në historinë e qëndresës shekullore antiosmane. Pasi kishte braktisur osmanët në betejën e Nishit më 3 nëntor, Skënderbeu, në krye të 300 kalorësve, u kthye në trojet e tij dhe u bë sundimtar i Krujës, duke ringjallur Principatën e Kastriotëve.

“Skënderbeu valëviti në Krujë me 28 nëntor 1443, për herë të parë në histori, flamurin kuq e zi dhe në kulmin e entuziazmit popullor të të pranishmëve tha : “lirinë mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj edhe me një çlirimtar tjetër, se Arbërisë nuk i mungojnë burrat. Lirinë nuk jua solla unë po e gjeta këtu në mes tuaj. Armët nuk jua ngjesha unë, por ju gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo, në kraharor, në ballë, në shpatë dhe në ushtat”, ka rrëfyer bashkëkohësi Marin Barleti në dorëshkrimet e tij.

469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar. 

28 nëntor 1955 në Prekaz të Skenderajt ka lindur Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj. Jashari mori pjesë në Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, ku kërkesë kryesore e shqiptarëve ishte “Kosova Republikë”. Në vitin 1990, Adem Jashari organizoi grupet e para të armatosura në Kosovë. 

Më 2 mars 1998, forca të shumta serbe të shoqëruara me tanke, autoblinda dhe artileri rrethuan shtëpinë e familjes Jashari. Në shtëpi ndodheshin 22 pjesëtarët e familjes, të cilët luftuan me forcat serbe për tri ditë e netë. Nga kjo familje mbetën të vrarë 21 vetë nga mosha 9 deri në 74 -vjeç. Adem Jashari, ishte mes këtyre të vrarëve. Ai u kthye në simbol frymëzimi dhe rezistence për shqiptarët.

28 nëntor të vitit 1997 Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli për herë të parë haptazi apo publikisht. Ngjarja që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe. Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik, në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së. Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.

Deklarata që Rexhep Selimi lexoi atë kohë:

Vëllezër dhe motra, nëna dhe baballarë, të afërm të vëllait tonë Halit Gecaj!

Në emër të Ushtrisë për çlirimin e Kosovës u shprehim ngushëllime të sinqerta dhe ju njoftojmë se e ndajmë dhembjen me ju. Populli shqiptar në trojet e veta, këtu në Kosovën e robëruar, nëpër vite e dekada ka provuar mbi supet e veta shtypjen dhe dhunën më çnjerëzore nga pushtuesit serbë.

Na u vranë, na u burgosën e na u masakruan bijtë dhe bijat më të mira të popullit tonë të pambrojtur.
Një nga këto veprime të dhunës së territorit serb është edhe vrasja e mësuesit tonë të nderuar Halit Gecaj nga Llausha, si dhe vrasja barbare e Ismet Gjocajt nga Deçani. Vrasje, dhunë, diskriminime e terror shtriu mbi këtë popull pushtuesi serb. Ai vrau fëmijë, të rinj, mësues nëpër shkolla, bujq nëpër ara. Vrau ç’nuk vrau.

Po një ditë nga gjiri i këtij populli lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si e vetmja forcë serioze për realizimin e idealeve dhe aspiratave të popullit tonë për bashkimin tonë kombëtar. Në radhët e kësaj ushtrie radhiten bijtë dhe bijat më të mirë të popullit, ata që jetën ia kushtuan lirisë.

UÇK-ja ka katër vite që u vu në ballë të luftës për çlirimin e Kosovës. Ka ndërmarrë disa aksione çlirimtare kundër pushtuesve nëpër pikat më të ndjeshme të tij si dhe kundër bashkëpunëtorëve të tij shqipfolëse, kolaboracionistëve. Grushti i drejtësisë, grushti i forcës, grushti i popullit do të bjerë mbi ta. Mbi cilindo që merr guximin të shkelë idealet e shenja të popullit tonë.

Lufta jonë e shenjtë do të zhvillohet deri në çlirim, deri në bashkimin tonë kombëtar. Një nga përpjekjet tona kundër armikut ishte edhe beteja e para do ditshme në fshatrat e Drenicës. Aty armiku pati dëme të mëdha materiale dhe në njerëz, prandaj u detyrua të tërhiqej kokulur. Në pamundësi t’ju vihet përballë forcave tona, vrau njerëz të pafajshëm, shtiu mbi shtëpi e shkolla.

Vëllezër, në skenën tonë politike kanë dalë mjaft parti politike e shoqata të cilat flasin gjoja në emër të mbrojtjes së interesave të popullit. Disa prej tyre mundohen ta degradojnë luftën tonë të shenjtë me qëndrimin e tyre pacifistë. Atyre u themi mjaft! Mjaft se një ditë do t’ju mallkojë historia!

Gjaku i të rënëve le të na bëhet urë që do të na bashkojë të gjithëve rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të na bashkojë të gjithëve në luftën për çlirimin e Kosovës se vetëm kështu trojet tona do ta shohin dritën e lirisë.

Lavdi të rënëve për liri!

dita e pavaresise 28 nentori

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje