LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shqiptarët të përçarë", VMRO-DPMNE, fitore në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Ahmeti: Ka ndihmuar koalicionin VLEN! Taravari: Të fala Aliut në opozitë!

• Partia VMRO-DPMNE po feston fitoren e thellë në zgjedhjet parlamentare dhe balotazhin për presidentin e vendit, votime që u mbajtën të mërkurën më 8 maj. • Nga rreth 95 për qind e votave të numëruara, kjo parti rezulton të ketë fituar 59 vende në parlamentin prej 120 vendesh. • Për formimin qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve. • Ndërkohë, kandidatja e VMRO-së për president, Gordana Siljanovska Davkova mori 520 mijë vota kundrejt 234 mijë votave që mori kandidati social-demokrat Stevo Pendarovski. • Ky i fundit ia uroi fitoren Siljanovska-Davkova. • Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski tha se ka biseduar me drejtuesit e koalicionit VLEN, Arben Taravarin, Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin dhe të enjten do të nisë takimet për formimin e qeverisë së re. Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, gjatë paraqitjes së parë pas përfundimit të zgjedhjeve, pranoi se partia që drejtohej nga ai mori një goditje të fortë në këto zgjedhje. • Ai i ka quajtur zhgënjyese rezultatet e zgjedhjeve të 8 majit. • Në një konferencë për mediat mbrëmjen e djeshme, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka falenderuar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet parlamentare, të cilat i ka përshkruar si një hap drejt standardeve demokratike dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian. • Ahmeti tha se Fronti Europian është përfaqësuesi legal dhe legjitim i shumicës së shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera të vogla. • Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, Arben Taravari përmes një postimi në Facebook shprehet se këto janë momente të veçanta teksa i referohet rezultateve të marra nga zgjedhjet parlamentare. • Taravari shkruan se Gostivarin e humbi, por sipas tij në qeveri po vjen ndryshimi. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp pas publikimit të rezultateve të para, ka thënë se populli nuk lejoi që individët të krijojnë kriza. • Lideri i opozitës maqedonase tha se është koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë. • Ai u premtoi qytetarëve se nuk do t'i zhgënjejnë dhe se rezultatet e punës do të shfaqen në 100 ditët e para të qeverisjes. • Fituesja e zgjedhjeve për president në Maqedoninë e Veriut, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova deklaroi mbrëmjen e shkuar se mbështetja e madhe nga qytetarët në raundin e dytë të zgjedhjeve për kreun e vendit nënkupton edhe përgjegjësi të madhe. • Ajo tha se nuk iu desh që t'i bind qytetarët ta votonin atë, por i la të lirë të vendosnin. Pas daljes së rezultateve për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Me anë të një postimi në platformën "X", Hasani shkruan se përshëndet rezultatin historik të shqiptarëve në zgjedhjet e 8 Majit 2024 në Maqedoninë e Veriut. • Ministri thotë se e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave në harmoni e respekt të ndërsjellë. • Ai shton se e ardhmja lëviz vetëm drejt Bashkimit Europian dhe familjes së vendeve demokratike.

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Paradoksi shqiptar dhe humbja e rolit të "kingmaker-it"

"Shqiptarët të përçarë", VMRO-DPMNE, fitore
Grafiku

MAQEDONIA E VERIUT- Në zgjedhjet e djeshme parlamentare, dy blloqet e koalicioneve shqiptare arritën rezulatate e tyre më të mira historike. Teksa ka analizuar rezultatet, me anë të një postimi në Facebook, gazetarja Fatjona Mejdini shkruan se në konfiguracionin aktual të skenës politike maqedonase, gjithsesi koalicionet shqiptare do të marrin shumë pak. 

Gazetarja shkruan se "Fronti Demokratik" i drejtuar nga BDI arriti të jetë subjekti me numrin e dytë më të madh të mandatave në këto zgjedhje, duke fituar 19 të tilla, renditur vetem pas VMRO-së me 58 mandate. Ajo shton se gjithsesi ky rezultat nuk e ndihmon BDI-në, dhe pas pothuajse 20 vitesh në pushtet duket se ka ardhur koha që partia e madhe e shqiptarëve në Maqedonine e Veriut do të shkoj në opozitë.

Mejdini shkruan se fituesi i zgjedhjeve, VMRO do të marrë në koalicion bllokun opozitar shqiptar në zgjedhje "VLEN" që ndonese i fragmentizuar (me 4+1 kryetarë) mori një rezultat shumë të mirë zgjedhor, duke fituar më shumë se 100,000 vota dhe duke marrë 13 mandate. Gjithsesi, shton ajo, ata nuk janë 'kingmaker' në qeverinë e re, por pritet t'i bashkangjiten qeverisë së re, si perfaqësues të komunitetit shqiptar.

2 VITE ME PARE

Presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut: Ballkani së pari, pastaj Brukseli

"Shqiptarët të përçarë", VMRO-DPMNE, fitore
Gordana Silanovska-Davkova

MAQEDONIA E VERIUT- Për herë të parë që nga pavarësimi në vitet ‘90, Maqedonia e Veriut zgjodhi një grua për presidente të shtetit. Profesoresha universitare, Gordana Silanovska-Davkova, e cila mbështetet nga partia e djathtë opozitare, VMRO-DPMNE, e fitoi balotazhin presidencial më 8 maj, kundër kandidatit të Lidhjes Social-Demokrate, Stevo Pendarovski, deri më tash president. Në fjalimin e parë para opinionit, pas fitores, Silanovska-Davkova tha se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike apo partiake.

“Nga ky moment do të sillem si presidente e të gjithë qytetarëve, të gjitha grupeve etnike, të gjithë anëtarëve partiakë, atyre që nuk janë në parti... sepse presidentja nuk mund ta bashkojë popullin dhe të kërkojë unitet nëse mban vija partiake”, tha ajo.

Fqinjëve u bëri thirrje që ta mbështesin, siç tha, ballkanizimin, ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të jenë politikanë të vërtetë.

“Duhet të fillojmë ta kuptojmë njëri-tjetrin, ta ndihmojmë njëri-tjetrin, të mos kërkojmë veto, por të kërkojmë mbështetje. Rrugët e mia së pari çojnë në Ballkan, dhe, natyrisht, as Brukseli nuk është jashtë”, tha Silanovska-Davkova.

Gjatë fushatës parazgjedhore, Silanovska-Davkova u paraqit si profesoreshë dhe si përfaqësuese e pavarur në Kuvend. Në programin e saj “Maqedonia është sërish krenare”, shkruan se Marrëveshja e Prespës, që ndryshoi emrin e Maqedonisë në Maqedoni të Veriut, “është çështje e hapur”, dhe se në fjalimet e saj para publikut nuk do ta përdorë fjalën “e veriut” në emrin e shtetit.

Ajo nuk e mbështet ndryshimin e Kushtetutës, por në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë së voni, tha se nëse Kuvendi i miraton amendamentet kushtetuese - të cilat do të mundësonin që bullgarët dhe pesë pakicat e tjera etnike të bëheshin pjesë e Kushtetutës maqedonase - ajo do t’i respektonte ato. Ndryshimet e tilla në Preambulën e Kushtetutës janë kusht për Maqedoninë e Veriut që t’i vazhdojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Brenda një afati prej dhjetë ditësh, Silanovska-Davkova, si presidente, do t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicën në Kuvend.

Silanovska-Davkova hyri në rrethin e dytë zgjedhor si favorite, pasi në rrethin e parë më 24 prill - kur garuan gjithsej shtatë kandidatë - fitoi dyfish më shumë vota se kandidati i përkrahur nga Lidhja Social-Demokrate, Stevo Pendarovski. Në balotazh, Silanovska-Davkova fitoi 363.085 vota dhe Pendarovski 180.499 vota. Ky ishte një rezultat krejt i kundërt në krahasim me duelin e tyre të parë zgjedhor në vitin 2019, kur fitoi Pendarovski.

Mandati aktual i Pendarovskit skadon më 12 maj. Deri atëherë, Kuvendi duhet ta mbajë seancën për inaugurimin e presidentes së re. Në këtë rast, seancën ceremoniale për inaugurimin e presidentes së re do ta mbajnë deputetët nga përbërja e deritashme e Kuvendit. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, tha se ky institucion do të mundohet t’i respektojë të gjitha afatet, në mënyrë që më 12 maj vendi ta ketë presidenten e re.

Që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut, vendi ka pasur gjithsej pesë presidentë. I pari, Kiro Gligorov, ka pasur dy mandate. Për të parin është zgjedhur me votim të fshehtë në Kuvendin e Maqedonisë, më 27 janar 1991. Për mandatin e dytë dhe të gjithë të mëvonshmit janë zgjedhur në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta.

Gligorov e ka fituar mandatin e dytë në vitin 1994 dhe pas tij në këtë pozitë ka ardhur Boris Trajkovski, më 1999. Ai ka qenë president deri në vdekjen e tij tragjike në një aksident avioni, në vitin 2004. Presidenti i tretë më pas është bërë udhëheqësi i atëhershëm i Lidhjes Social-Demokrate, Branko Cërvenkovski, i cili ka qëndruar në atë pozitë vetëm për një mandat. Pas tij, në vitin 2009, Gjorgje Ivanov, i propozuar nga VMRO DPMNE-ja, i ka fituar zgjedhjet dhe ka mbajtur dy mandate, deri në vitin 2019, kur në krye të shtetit është zgjedhur Stevo Pendarovski./ REL

2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Hasani: Rezultat historik për shqiptarët, e ardhmja lëviz vetëm drejt Bashkimit Europian

"Shqiptarët të përçarë", VMRO-DPMNE, fitore
Igli Hasani

TIRANA- Pas daljes së rezultateve për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Me anë të një postimi në platformën "X", Hasani shkruan se përshëndet rezultatin historik të shqiptarëve në zgjedhjet e 8 Majit 2024 në Maqedoninë e Veriut.

Ministri thotë se e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave në harmoni e respekt të ndërsjellë. Ai shton se e ardhmja lëviz vetëm drejt Bashkimit Europian dhe familjes së vendeve demokratike.

Regimi i Hasanit:

Përshëndes rezultatin historik të shqiptarëve në zgjedhjet e 8 Majit 2024 në Maqedoninë e Veriut. Për të gjithë ne, e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave në harmoni e respekt të ndërsjellë. E ardhmja lëviz vetëm në një kah: drejt Bashkimit Europian dhe familjes së vendeve demokratike.

2 VITE ME PARE

Fitoi zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Davkova: Përgjegjësi e madhe, nuk i binda qytetarët të më votojnë, vendosën vetë

 

"Shqiptarët të përçarë", VMRO-DPMNE, fitore
Gordana Siljanovska-Davkova

MAQEDONIA E VERIUT- Fituesja e zgjedhjeve për president në Maqedoninë e Veriut, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova deklaroi mbrëmjen e shkuar se mbështetja e madhe nga qytetarët në raundin e dytë të zgjedhjeve për kreun e vendit nënkupton edhe përgjegjësi të madhe. Ajo tha se nuk iu desh që t'i bind qytetarët ta votonin atë, por i la të lirë të vendosnin.

“Qytetarët dolën në votime dhe e dhanë votën e tyre për atë që deshën. Mua nuk më ndodhi që t’i bind qytetarët që të votojnë për mua, se jam më e mira, më e mençura, por e lash që qytetarët vetë të vendosin”, tha ajo.

2 VITE ME PARE

"Kam ndërgjegje të pastër", rikandidoi për president në RMV, Pendarovski pranon humbjen: Koncepti im nuk gjeti mbështetje te votuesit

"Shqiptarët të përçarë", VMRO-DPMNE, fitore
Stevo Pendarovski

MAQEDONIA E VERIUT- Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka pranuar mbrëmjen e shkuar humbjen dhe i uroi punë të suksesshme pasues së tij në detyrë nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Pendarovski me këtë rast tha se pavarësisht rezultatit ai ka ndërgjegjen e pastër. Ai shtoi se koncepti i tij për një Maqedoni multietnike të integruar në strukturat euroatlantike nuk gjeti mbështetje.

“E dimë se ka disa raporte për disa parregullsi, por këtë ua lëmë organeve kompetente që të mos mbetet asnjë njollë ndaj procesit zgjedhor. I uroj fituesve, u dëshiroj sukses në punë gjatë katër viteve, gjegjësisht 5 viteve të ardhshme. Koncepti im për një Maqedoni multietnike të integruar në strukturat euroatlantike nuk gjeti mbështetje te votuesit, megjithatë mbetem në qëndrimin se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë prosperuese. Megjithatë ndërgjegjja ime është e pastër”, tha Pendarovski.

2 VITE ME PARE

Fitoi zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kreu i VMRO-DPMNE-së: Është koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë

"Shqiptarët të përçarë", VMRO-DPMNE, fitore
Hristijan Mickoski

MAQEDONIA E VERIUT- Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në konferencë për shtyp pas publikimit të rezultateve të para, ka thënë se populli nuk lejoi që individët të krijojnë kriza. Lideri i opozitës maqedonase tha se është koha që LSDM dhe BDI të shkojnë në opozitë.

Ai u premtoi qytetarëve se nuk do t'i zhgënjejnë dhe se rezultatet e punës do të shfaqen në 100 ditët e para të qeverisjes.

“Ia dolëm! Maqedonia fitoi! Një fitore historike e popullit. Humbi bojkoti i BDI-së! Populli ka treguar se nuk do të lejojë që individët të krijojnë kriza dhe të mbrojnë veten përmes institucioneve. Është koha që BDI së bashku me LSDM-në të shkojnë në opozitë. Nuk do t’ju zhgënjejmë, rezultatet e punës sonë do të shfaqen në 100 ditët e para të qeverisjes”, tha Mickoski.

2 VITE ME PARE

"Të fala Aliut në opozitë!" Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Taravari: Pata thënë se jam doktor dhe në fund i jap unë ilaçet

 

"Shqiptarët të përçarë", VMRO-DPMNE, fitore
Arben Taravari

MAQEDONIA E VERIUT- Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, Arben Taravari përmes një postimi në Facebook shprehet se këto janë momente të veçanta teksa i referohet rezultateve të marra nga zgjedhjet parlamentare. Taravari shkruan se Gostivarin e humbi, por sipas tij në qeveri po vjen ndryshimi.

“Në Gostivar kemi humbur me një diferencë prej 370 votash, diferencë kjo e krijuar prej turqve dhe romëve që bashkëpunuan me BDI-në…por unë jam i lumtur dhe mirënjohës për 10632 vota shqiptarve dhe lajmi më i madh është se pas gjithë këtyre viteve regjim…MË NË FUND NDRYSHIMI U KRY!”, shkruan Taravari.

Ndërsa në një tjetër postim, po në Facebook, Taravari ka shkruar me ironi: "Unë pata thënë se jam doktor dhe se në fund i jap unë ilaçet! 2 herë në ditë pas buke Të shkuara! NDRYSHIMI U KRY!"

E ndërsa në një postim tjetër Taravari ka ironizuar përsëri hapur kreun e BDI-së Ali Ahmetin, teksa ka thënë se ky i fundit tashmë është në opozitë.

 
2 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti: VMRO ka ndihmuar shumë koalicionin VLEN

"Shqiptarët të përçarë", VMRO-DPMNE, fitore
Ali Ahmeti

MAQEDONIA E VERIUT- Në një konferencë për mediat mbrëmjen e djeshme, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka falenderuar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet parlamentare, të cilat i ka përshkruar si një hap drejt standardeve demokratike dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ahmeti tha se Fronti Europian është përfaqësuesi legal dhe legjitim i shumicës së shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera të vogla.

“Faleminderit të gjithë qytetarët që morrën pjesë në këtë proces zgjedhor, janë zgjedhje të cilat kaluan në një standart demokratik i cili duhet akoma që të përparohet sespe jemi në prag të anëtarsimit në BE. Dua të falenderoj të gjithë votuesit e Frontit dhe të gjithë shefat e shtabeve të frontit, që kanë bërë punën më të skëlqyshme që ne të dalim fitimtar dhe krenar. Të gjithë këta aktivista na kanë bërë krenarë sepse jemi forca e dytë politike Fronti Europian me një dallim me oponentit e VMRO-së, e cila e ka ndihmuar shumë VLEN-in ku dallimi është mbi 30 mij vota.

Do të thotë që qytetarët, shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kaudër të Frontit janë alternativa e vetme për integrimin e vendit në BE. Ne si Front nga ky cikël dalim me 19 mandate, sipas përllogaritjeve që kanë bërë ekipet e punës ka mundësi të lëvizet tek mandati i 20. Edhe ata të cilët kanë votuar oponentët ne jemi përfaqësues të të gjithë atyre që kanë votuar sepse kjo është rregull e demokracisë, ne jemi përfaqësuesit legal dhe legjitim, dhe legjitimitetin na e kanë dhënë qytetarët shumica e shqiptarëve dhe komunitete te të vogla të cilët i falenderojmë, dhe është hapi i parë drejt stazave të misionit për drejtimin e vendit tonë në BE.

Sot shteti jonë ka nevojë për stabiltit, dhe paqe, sundim të ligjit dhe fillim të negociatave dhe hapjen e kapitullit të parë dhe mbajtjen e mbledhjeve ndërqeveritare për anëtarsimin e vendit në BE. Ne mbetemi front i fortë i anëtarsimit në BE, andaj do të doja t’i falenderoj edhe një her të gjithë votuesit dhe familjet e tyre dhe aktivistat për punën dhe kontributin në këtë proces zgjedhor”, tha Ahmeti.

2 VITE ME PARE

Humbi zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski: Rezultatet e LSDM-së zhgënjyese, morëm goditje të fortë

"Shqiptarët të përçarë", VMRO-DPMNE, fitore
Dimitar Kovaçevski

MAQEDINIA E VERIUT- Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, gjatë paraqitjes së parë pas përfundimit të zgjedhjeve, pranoi se partia që drejtohej nga ai mori një goditje të fortë në këto zgjedhje. Ai i ka quajtur zhgënjyese rezultatet e zgjedhjeve të 8 majit.

Kovaçevski tha se nuk do të merr vendime të përshpejtuara duke u bërë thirrje organeve partiake që të nisin zgjedhje brenda tyre në nivelin lokal dhe qendror. Ai shtoi se duhet të mbahet edhe Kongresi i Llogaridhënies.

Lideri i LSDM-së paralajmëroi se nis procesi i ripërtrirjes së partisë duke bërë analiza për qeverisjen 7-vjecare vecanërisht në katër vitet e fundit, që sipas tij, sollën realitetin e sotëm politik të kësaj partie. Kovaçevski tha se dështuan përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për ta paraqitur LSDM-në si nismëtare për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale. 

2 VITE ME PARE

"Shqiptarët të përçarë", VMRO-DPMNE, fitore në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti nuk pranon rolin e opozitës, VLEN drejt kabinetit të ri

"Shqiptarët të përçarë", VMRO-DPMNE, fitore
Hristijan Mickoski

MAQEDONIA E VERIUT- Partia VMRO-DPMNE po feston fitoren e thellë në zgjedhjet parlamentare dhe balotazhin për presidentin e vendit, votime që u mbajtën të mërkurën më 8 maj. Nga rreth 95 për qind e votave të numëruara, kjo parti rezulton të ketë fituar 59 vende në parlamentin prej 120 vendesh. Për formimin qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve.

Ndërkohë, kandidatja e VMRO-së për president, Gordana Siljanovska Davkova mori 520 mijë vota kundrejt 234 mijë votave që mori kandidati social-demokrat Stevo Pendarovski. Ky i fundit ia uroi fitoren zonjës Siljanovska – Davkova, ndërsa kritikoi, siç tha ai, “ata të cilët penguan mijëra qytetarë të marrin fletëvotimet për të votuar në balotazhin presidencial”, me gjasë duke aluduar për Bashkimin Demokratik për Integrim.

BDI-ja me Frontin Evropian duket të ketë siguruar 19 vende në parlament, apo 133 mijë vota, ndërsa koalicioni tjetër shqiptar VLEN, ka marrë 103 mijë vota apo 13 vende në parlament. Nëse shifrat në fjalë konfirmohen deri në fund të procesit, BDI-ja do të jetë partia e dytë më e madhe në vend, hera e parë në historinë moderne të Maqedonisë së Veriut për një parti shqiptare.

Humbësi më i madh në këto zgjedhje konsiderohet Lidhja Social Demokrate, e cila sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve rezulton të ketë marrë 18 deputetë apo 144 mjë vota në të gjashtë njësitë zgjedhore të Maqedonisë së Veriut.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski tha se ka biseduar me drejtuesit e koalicionit VLEN, Arben Taravarin, Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin dhe të enjten do të nisë takimet për formimin e qeverisë së re. Zoti Mickovski akuzoi BDI-në për përpjekje për bojkotimin e balotazhit presidencial, por siç u shpreh ai: “qeveria ra dhe populli e shpëtoi shtetin”.

“Kriminaliteti, korrupsioni, paaftësia, vlerat e rreme, shteti i kapur, tenderat, nepotizmi, gjëra që bënë shtetin të vuajë dhe popullin të dëshpërohet, sonte u mundën”, tha zoti Mickovski, duke kërcënuar se, “100 persona të BDI-së dhe LSDM-së do të përgjigjen për bëmat e tyre”.

Ai premtoi nga ana tjetër se në 100 ditëshin e parë të qeverisë së tij do të ketë rritje ekonomike dhe investime të huaja. Ndërkaq, zoti Ali Ahmeti i koalicionit Fronti Evropian nuk pranon të shkojë në opozitë. “Vendit i duhet qëndrueshmëria dhe siguria”, tha ai në një konferencë shtypi me drejtusit tjerë të këtij koalicioni, Ziadin Selën, Menduh Thaçin, etj.

Koalicioni VLEN festoi atë që e quan fitore, në sheshin Skënderbeu në Shkup, por në fakt festa ka të bëjë me hyrjen e tij në kabinetin e pritshëm qeveritar. Sidoqoftë, fitorja e VMRO-së është e thellë dhe nuk pritet që ajo t’i ofrojë partisë shqiptare një numër të përafërt të ministrive siç kishte BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët në qeverinë me LSDM-në.

Partia “Znam” e kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka siguruar 5 vende në parlament dhe ka gjasa të mëdha të hyjë në koalicioni e ri qeveritar. Nëse ndodh kjo, atëherë shumica e pritshme parlamentare do të ketë 77 ligjvënës, shumë afër numrit të dy të tretave. Partia nacionaliste “E Majta” fitoi 6 vende në parlament, që po ashtu vlerësohet një sukses për të, duke patur parasyshë se në mandatin aktual ka vetëm dy ligjvënës./ VOA

zgjedhjet ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë