Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...

Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Seanca në themel për gjyqin e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj është shtyrë. • Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm dy prokurorët e çështjes, ndërsa Erion Veliaj ka zgjedhur të mos paraqitet fizikisht . • Sipas gjykatës, ai ka dorëzuar një deklaratë përmes së cilës autorizon avokatin e tij, Plarent Ndreca, për ta përfaqësuar në këtë seancë. • Po ashtu, ka munguar dhe Ajola Xoxa, e cila përfaqësohet nga mbrojtësit e saj ligjorë, ndërsa i vetmi i pandehur i pranishëm në sallë është Elman Abule. • Gjatë procesit, avokati Sokol Hazizaj, në emër të Fatmir Bektashit dhe shoqërisë së tij, kërkoi kalimin në gjykim të shkurtuar. • Pas shtyrjes së gjyqit, avokati i Veliajt, Plarent Ndreca u shpreh se dosja ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës është shumë voluminoze. • Në një deklaratë për mediat, Ndreca deklaroi se nuk e kupton nxitimin për të cënuar të drejtat kushtetuese. • Në fund të fjalës së tij, Ndreca akuzoi prokurorin Olsi Dado se kishte një reagim emocional në sallën e gjyqit, që nuk janë në përputhje me rolin e tij.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca tha se dosja ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës është shumë voluminoze. Në një deklaratë për mediat, pas shtyrjes së seancës në themel, ai deklaroi për mediat se nuk e kupton nxitimin për të cënuar të drejtat kushtetuese.
Gjithashtu shtoi se prokurori Ols Dado kishte një reagim emocional në sallën e gjyqit, që nuk janë në përputhje me rolin e tij.
"Unë vlerësoj që ajo që konstatohet është fakti që ka një nxitim për të bërë një proces që është voluminoz. Ju e dini që ka humbur një shkallë gjykimi duke mos i dhënë mundësinë Erion Veliajt për tu mbrojtur. Nuk e kuptoj nxitimin, nuk e kuptoj nxitimin për të cënuar të drejtat kushtetuese.
Lidhja që bën prokurori me mbrojtjen e Veliajt është një lidhje emocionale dhe nuk ka lidhje me përputhjen e rolit të prokurorit. Nuk ka strategji për ta shtyrë, por për ta njohur çështjen në themel. Ne do kemi një ekip jo vetëm avokatësh, por edhe ekspertësh.
Veliaj është i vendosur për të mbrojtur çështjen e tij. Ai akoma nuk është njohur me dosjen. Ka filluar leximi, ai lexon me një rritëm 200-300 faqe në ditë dosjen. Por është një dosje shumë voluminoze. Vetëm prova materiale janë rreth 1500 faqe”, tha Ndreca.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al

TIRANË- Është shtyrë seanca në themel për dosjen Veliaj. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm dy prokurorët e çështjes, ndërsa Erion Veliaj ka zgjedhur të mos paraqitet fizikisht
Sipas gjykatës, ai ka dorëzuar një deklaratë përmes së cilës autorizon avokatin e tij, Plarent Ndreca, për ta përfaqësuar në këtë seancë. Po ashtu, mungon edhe Ajola Xoxa, e cila përfaqësohet nga mbrojtësit e saj ligjorë, ndërsa i vetmi i pandehur i pranishëm në sallë është Elman Abule.
Gjatë procesit, avokati Sokol Hazizaj, në emër të Fatmir Bektashit dhe shoqërisë së tij, kërkoi kalimin në gjykim të shkurtuar. Kjo kërkesë u kundërshtua nga përfaqësuesit e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado. Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe qëndrimet e palëve.
“Kemi 8 muaj që nuk arrijmë dot të futemi në proces ligjor. Kjo është qartazi një strategji për të zvarritur procesin. E veçuar si kërkesë, kjo e Hazizaj nuk paraqet ndonjë interes për ekonominë gjyqësore, vetëm nëse kërkohet gjykim i shkurtuar.”, tha Dado.
“Unë bëra kërkesë fare të thjeshtë edhe për ekonomi gjyqësore, por edhe referuar ligjit. Vlerësoj se jemi në momentin që gjykata të shprehet për ndarjen e çështjes për klientin tim Bektashi.”, tha Hazizaj.
“Vetë prezenca ime këtu është jo për të shtyrë seancën, por për atë që Kushtetuta parashikon, një proces të rregullt ligjor. Patjetër që jemi për ekonomi gjyqësore, por jo në kurriz të të pandehurve. I bashkohem kërkesës për të shtyrë seancën nga avokati Artan Simoni, i cili mungon sot, se mendoj që duhet të merret parasysh që të jenë të gjithë në seancë. Nuk i bashkohem kërkesës së Sokol Hazizaj, sepse i përket një tjetër momenti procedural.”,tha se Plarent Ndreca.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al

TIRANË- Ka nisur seanca gjyqësore e themelit për kryebashkiakun Erion Veliaj. Kryebashkiaku dhe bashkëshortja e tij nuk janë paraqitur. Sipas informacioneve paraprake, të pranishëm janë dy prokurorët e çështjes.
Nga ana tjetër Gjykata u shpreh se, Veliaj ka bërë një deklaratë ku thotë se dëshiron të përfaqësohet nga avokati i tij Plarent Ndreca, i cili është i pranishëm. Gjykata po verifikon praninë e palëve nëse janë apo jo të pranishëm të gjithë të akuzuarit dhe avokatët e tyre.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
TIRANË - Mbahet sot gjyqi i themelit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se biznesmeni Abule është paraqitur në gjykatë. Kujtojmë se, Abule ndodhet në gjyq në lidhje me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.