LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

STUHIA “Daniel”/ Situatë kaotike me përmbytjet në Greqi, Bullgari e Turqi! 15 persona të vdekur

•Të paktën 15 persona kanë vdekur në Greqi, Turqi dhe Bullgari pas përmbytjeve si pasojë e shirave të dendur. •Një përmbytje në një kamping në Turqinë veriperëndimore pranë kufirit me Bullgarinë vrau të paktën pesë persona. Dy persona të tjerë vdiqën në Stamboll, ku stuhitë e së martës përmbytën qindra shtëpi dhe vende pune në disa lagje. •Situatë kaotike raportohet edhe në Greqi, ku pas zjarreve masive, stuhia ka prekur vendin. •Reshjet rekord kanë shkaktuar të paktën katër vdekje në Volos dhe në Karditsa.Tre persona u raportuan të zhdukur. •Në Bullgari, një stuhi shkaktoi përmbytje në bregun jugor të vendit të Detit të Zi. •Trupat e dy personave të zhdukur u nxorën nga deti të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në katër. •Pamjet treguan makina dhe furgonë, duke u tërhequr në det në qytetin turistik jugor të Tsarevo, ku autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Moti i keq në Greqi/ Kryebashkiaku i Skiathos zhytet në përrua për të shpëtuar njerëzit

STUHIA “Daniel”/ Situatë kaotike me përmbytjet në
Kryebashkiaku

GREQI- Skiathos është në 'mëshirë të fatit' për shkak të stuhisë Daniel, duke shkaktuar probleme të shumta në ishull dhe duke rrezikuar jetën e banorëve dhe turistëve.

Siç raporton skiathoslife.gr, kryetari i Bashkisë Skiathos, Thodoris Tzoumas, teksa ndodhej me ekipet e Bashkisë dhe Zjarrfikësve, u informua se motra e tij dhe klientët e tjerë të biznesit të tyre familjar ishin në rrezik.

Pa u menduar fare ai u zhyt në ujërat e vrullshme dhe arriti të arrijë në vend dhe të nxjerrë motrën e tij shëndoshë e mirë kur lartësia e ujit kishte arritur tashmë një metër e gjysmë.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

FOTOT- Pamje tronditëse, të moshuarit shpëtohen me varka dhe ekskavator nga përmbytjet

STUHIA “Daniel”/ Situatë kaotike me përmbytjet në
foto ilustruese

GREQI- Forcat e Armatosura në Greqi janë duke zhvilluar një betejë për menaxhimin e situatave emergjente të shkaktuara nga moti i keq, raportojnë mediat e huaja. Në pamjet e publikuara në rrjet të moshuarit shihen në eskavator. 

Ushtarët iu kanë ardhur në ndihmë të moshuarëve, teksa niveli i ujit është rritur rrezikshëm dhe po i çojnë në një vend të sigurt.

Ndërkohë në qarkun e Larisas, po ngrihet një qendër koordimi ku do të vendosen ministrat kompetentë, oficerë të Forcave të Sigurisë dhe Forcave të  Armatosura dhe përfaqësues të shërbimeve.

2 VITE ME PARE

Stuhia Daniel! Shënohet viktima e katërt në Greqi, trupi i pajetë i fermerit gjendet poshtë materialeve

STUHIA “Daniel”/ Situatë kaotike me përmbytjet në
foto ilustruese

GREQI- Një tjetër person ka humbur jetën pas motit të keq “Daniel” ,kësaj radhe në Komunën e Domokosit, raporton Protothema. 

49-vjeçari nga Petrotos, u gjet i pajetë pak para mesditës, i shtypur nga materialet portative, të cilat ishin marrë para nga vëllimi i madh i ujit.

Fermeri ishte larguar nga shtëpia herët në mëngjesin e së mërkurës për t'u kujdesur për kafshët e tij, para se të shfaqeshin kushtet e rrezikshme të motit dhe që atëherë nuk kishte dhënë asnjë shenjë jete.

Tre persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura në Greqi.

2 VITE ME PARE

Prekëse! Pamje tronditëse në Greqi nga përmbytjet, nëna tenton të shpëtojë fëmijën me kamerdare

STUHIA “Daniel”/ Situatë kaotike me përmbytjet në
pamje nga ngjarja

GREQI- Përmbytjet në Greqi kanë shkaktuar dëme të të pallogaritshme dhe njerëzit në zonat e prekura po mundohen të mbijetojnë dhe të shpëtojnë të afërmit e tyre nga rrjedha e ujit. 

Një pamje sa tronditëse aq edhe prekëse është publikuar në rrjete sociale ku, një nënë tenton të shpëtojë fëmijën e vet, duke përdorur një kamerdare.

Kjo pamje është vërtet dramatike, ku nëna shihet me ujin deri në qafë.

2 VITE ME PARE

VIDEO- Përmbytjet marrin para gjithçka në Stamboll, makinat "fundosen" në ujë

STUHIA “Daniel”/ Situatë kaotike me përmbytjet në
foto ilustruese

TURQI- Përmbytjet në Stamboll dhe shumë zona të tjera të Turqisë kanë shkaktuar dëme kolosale materiale, ndërsa si pasojë e vërshimit të ujërave të rrëmbyer, kanë humbur jetën dy persona.

Në videon e publikuar shihet teksa uji derdhet në rrugë në lagjen e Stambollit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ABC News (@abcnews)

2 VITE ME PARE

Moti i keq në Greqi/ Volos 'po mbytet' për të tretën ditë, eskavatorët dalin në ndihmë të banorëve

STUHIA “Daniel”/ Situatë kaotike me përmbytjet në
Permbytje

GREQI- Rruga kryesore e Larisis dhe ajo e Filiki Etairiais, në Volos, janë kthyer në lumë. Dhjetëra persona të bllokuar e kanë të pamundur të lëvizin me makinat e tyre drejt qendrës apo daljes së qytetit.

Madje, në rastet kur ka qenë e nevojshme, qytetarët janë transportuar me autoambulanca dhe me eksavatorë në një rrugë më të sigurtë.

STUHIA “Daniel”/ Situatë kaotike me përmbytjet në

Makineritë ndodhen në vendngjarje, ndërsa sipas informacioneve, policia rrugore është nisur nga rrethrrotullimi për të ndaluar qarkullimin, në mënyrë që të mos hyjnë vetura të tjera.

Sipas banorëve të zonës, vëllimi i ujit që ka mbërritur në qytet është nga një derdhje lumi.

/Dosja.al

2 VITE ME PARE

Pamje tronditëse nga Greqia- Njerëzit ngjiten në çati për të shpëtuar nga përmbytjet

STUHIA “Daniel”/ Situatë kaotike me përmbytjet në
Permbytje

GREQI- Situata në vendin fqinj nga përmbytjet nuk është aspak e mirë. Pothuajse të gjitha fshatrat në Kardicë janë nën ujë nga reshjet e dendura të shiut, ndërkohë që moti i keq vijon që nga dita e martë. 

Në shumë fshatra në komunën e Palamas, njerëzit janë në çati ose vende më të larta duke kërkuar ndihmë. Situata në zonën e Metamorfosit është zemërthyese. Është kërkuar ndërhyrje nga Forcat e Armatosura, ndërsa kërkohen edhe helikopterë për shpëtimin e qytetarëve. Të përmbytur janë edhe fshatrat e bashkisë Kardicë dhe Sofadon.

STUHIA “Daniel”/ Situatë kaotike me përmbytjet në

Pamja në qytetin e Kardicës është më e mirë, por sërish ka nisur të bjerë shi, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët./Dosja.al

permbytjet ne ballkan

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen