Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bashkinë e Lushnjes. Shpresa Cani, 48 vjeçe u paraqit dje në bashki për të kërkuar informacion në lidhje me ndërprerjen e ndihmës ekonomike për familjen e saj. • Burime për "Dosja.al" bëjnë me dije se gruaja ka patur një përplasje verbale me punonjësit e bashkisë dhe kryetaren Eriselda Sefa. • Ajo u nxorr jashtë ambienteve të bashkisë, ku dhe gjendja e saj shëndetësore është rënduar. • Cani ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë. Situata për rastin u zbulua pas raportimit në media, 24 orë pas ngjarjes. • Policia e Shtetit ngurroi të jepte një reagim në kohë reale, ndërsa kryebashkiakja e Lushnjes, Eriselda Sefa, në një rit të habitshëm ka urdhëruar vartësit që të thernin një pulë të zezë, si shenjë për të larguar tersin e ngjarjes që iu ndodhi në institucion. • Madje dhe shtoi se vdekja ndodhi pikërisht në momentin kur i premtoi 48-vjeçares se do merrte ndihmë ekonomike në janar. • Ekspertiza mjekoligjore do të përcaktojë shkakun e vërtetë të ngjarjes ndërsa deri më tani, ka një mungesë totale transparence nga institucionetpërkatëse, Bashki, Polici, Spital Rajonal.
11 artikuj për këtë temë.
LUSHNJE- Kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa ka fetuar me të rinjtë e FRESSH-it dhe me të deleguarin e Partisë Socialiste, Taulant Balla. Siç duke, duke menduar se vdekja e 48-vjeçares në derën e zyrës së saj, Shpresa Cani, do të vijonte të mbetej e fshehtë, Sefa e Balla nuk e kanë shtyrë axhendën e festimeve me socialistët, pavarësisht tragjedisë së ndodhur.
Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Balla, ‘hareja’ me maturantët dhe postimet me ikona me ‘sytë me zemra’ nuk mungojnë.
Shpresa Cani, 48 vjeçe u paraqit dje në bashki për të kërkuar informacion në lidhje me ndërprerjen e ndihmës ekonomike për familjen e saj, por është përplasur verbalisht me punonjësit e bashkisë dhe kryetaren Eriselda Sefa. Cani ka pësuar infarkt dhe ka ndërruar jetë, por raportimi në media u bë 24 orë me vonesë.
Policia e Shtetit ngurroi të jepte një reagim në kohë reale, ndërsa kryebashkiakja e Lushnjes, Eriselda Sefa, urdhëroi vartësit që të thernin një pulë të zezë, si shenjë për të larguar tersin e ngjarjes që iu ndodhi në institucion.
Reagimi i Bashkisë e rëndonte mungesën e transparencës dhe të të qenit human, kur u tha se në momentin që Canit i ishte komunikuar vendimi se që nga janari do të merrte
ndihmë ekonomike, ishte bërë keq! Rrethanat mbeten ende mister e pritet që kamerat e sigurisë dhe hetimet të hedhin dritë mbi këtë çështje.
LUSHNJE- Familjarët e Shpresa Canit kanë bërë me dije detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të 48-vjeçares që ndërroi jetë brenda Bashkisë së Lushnjes. Në një prononcim për mediat, tezet e viktimës kanë bërë me dije se mbesa e tyre vuante nga talesemia dhe prej kohësh merrte gjak.
"Vajtëm në Lushnje e gjetën të vdekur. Vetëm shkoi atje ajo. Qe vdekje e papritur o bir, u nis me këmbët e veta dhe erdhi me arkivol. Do bënte letrat e pensionit. Nuk e di tezja e bir. Vuante nga anemia. Ishte anemike. Kishte probleme, merrte gjak. Ishte talesemike. Ka kohë që ishte sëmurë. Nuk rrinte dhe aq sëmurë, merrte gjak. Kur u tha që vdiq atje u habitëm,"-thanë për mediat tezet e të ndjerës.

LUSHNJE- Shpresa Cani, 48-vjeçarja që ndërroi jetë brenda Bashkisë Lushnje, duket se kempin që merrte për sëmundjen që e mundonte prej kohësh, kishte të vetmen formë mbijetese. E në momentin kur i është hequr e drejta për të marrë paratë, ka shkuar për një takim me Anila Çelën, drejtoreshë e ndihmës sociale, për t'u ankuar. E reja, beqare dhe që jetonte ende me të atin, kempin kishte të vetmen të ardhur, pasi për shkak të ligjit kush jeton në fshat dhe ka tokë, nuk merr përkrahje sociale.
Për shkak se para do të merrte, Çela raportohet se do ndihmohej me ushqime, por jo me para. Në ato momente ajo është këputur dhe ka ndërruar jetë pa ardhur ambulanca.
LUSHNJE- Personi që shihni në foton e mëposhtme, është Shpresa Cani, gruaja që ndërroi jetë brenda Bashkisë së Lushnjes. 48-vjeçarja ka ndërruar jetë dje brenda Bashkisë së Lushnjes ku edhe kishte shkuar për të kërkuar rikthimin e kempit. Nga njoftimi i familjarëve për mortin bie në sy një gjë, mosha e Canit. Policia e Fierit në njoftimin zyrtar bënte me dije se personi që kishtë ndërruar jetë ishte 60 vjeç, ndërkohë që Cani në të vërtetë ishte 48 vjeç. Shumë më e rë nga sa raportoi Policia. Por nuk dihet se përse iu ndryshua mosha? Ishte një gabim, apo u bë qëllimisht?
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar pas lajmit të vdekjes së 60-vjeçares Shpresa Canit. Përmes një postimi të bërë në Facebook, deputeti thotë se ky rast është një kartolinë shumë e shëmtuar. Më tej, ai shton se ky është realiteti dhe panorama që ofron Qeverisja. Korreshi thotë se familje të shumta i drejtohen me dëshpërim dyerve të privatit për ti ndihmuar mirëpo vetëm shfrytëzohen.
REAGIMI:
A mund te kete me vit te ri pas kesaj ??
A ka kartoline me te shemtuar se kjo??
Trishtim! Sado ta zbukuroni qytetin ky eshte realiteti. Shikoni neper dyqane artikulli qe eshte shitur me shume jane kofshat e pules ato qe kushtojne 300 leke kilogrami. Nuk kane mundesi te blejne gjel deti e ta festojne tradicionalishte. Kjo eshte panorama e qeverisjes. Mjerim! Familje pafund ne nevoje qe jane drejtuar deshperimishte ne dyert e bamirseve privat qe edhe kete jeni munduar me fotot tuaja ta shtetezoni. Dyer shteterore te mbyllura! Arroganc! Ngushellime familjes se te ndjeres.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme. Cani kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike. E ndjera shkoi fillimisht tek zyra e informacionit për ndihmën sociale, ndërsa u tha se ka pasur edhe një debat me tone të larta mes saj dhe punonjësve. Edhe pse u thirr një ambulancë, nuk është mundur që 58-vjeçarja të shpëtohet pasi ka ndërruar jetë brenda bashkisë së Lushnjes.
LUSHNJE- Një ditë pas vdekjes së 48-vjeçares Shpresa Cani, Policia ka dalë me një njoftim zyrtar. Ato konfirmojnë vdekjen e gruas brenda ambientet e Bashkisë së Lushnjes. Sipas tyre, dyshohet se 48-vjeçarja ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
NJOFTIMI I POLICISË:
U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 60 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme. Cani kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike. E ndjera shkoi fillimisht tek zyra e informacionit për ndihmën sociale, ndërsa u tha se ka pasur edhe një debat me tone të larta mes saj dhe punonjësve. Edhe pse u thirr një ambulancë, nuk është mundur që 58-vjeçarja të shpëtohet pasi ka ndërruar jetë brenda bashkisë së Lushnjes.
LUSHNJE- Shpresa Cani, e cila vdiq ditën e djeshme në ambientet e brendshme të Bashkisë së Lushnjes, nuk ishte e vetme. Teksa ajo ishte futur brenda, për të folur me kryetaren e Bashkisë për ndihmën ekonomike që iu hoq, jashtë institucionit po e priste një familjar.
Fatkeqësisht, familjari nuk e takoi më 48-vjeçaren të gjallë.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme. Cani kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike. E ndjera shkoi fillimisht tek zyra e informacionit për ndihmën sociale, ndërsa u tha se ka pasur edhe një debat me tone të larta mes saj dhe punonjësve. Edhe pse u thirr një ambulancë, nuk është mundur që 58-vjeçarja të shpëtohet pasi ka ndërruar jetë brenda bashkisë së Lushnjes.
LUSHNJE- Policia e Lushnjes ende nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar lidhur me atë që ka ndodhur brenda ambienteve të Bashkisë Lushnje. Nga burimet, raportohet se Policia e Lushnjes ka referuar materialet në Prokurori, për të hetuar shkaqet e vdekjes së 48-vjeçares, por vetë nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për të sqaruar opinionin publik. Kanë vendosur që të mos bëjnë asnjë koment edhe pse ngjarja ka ndodhur para syve të kryebashkiakes së Lushnjes, Eriselda Sefa.
Dosja.al ka kontaktuar me zyrtarë të Policisë së Fierit, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje për një informacion zyrtar lidhur me rastin dhe shkakun e fshehjes së informacioneve nga publiku.
LUSHNJE- Mister mbetet fakti se si Shpresa Cani, 48-vjeçarja e cila vdiq brenda korridorit të Bashkisë së Lushnjes është nxjerrë nga ambientet e institucionit. Pritet që nga momenti në moment, policia të dalë me një njoftim zyrtar. Ndërkohë që kamerat e sigurisë do të jenë ato që do të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
48-vjeçarja nga fshati Çinar ndërroi jetë në ambientet e Bashkisë së Lushnjes. Cani, kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse iu ishte hequr ndihma ekonomike. Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është drejtuar Drejtorisë së ndihmës sociale. Viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.
Më pas 48-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren. Sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje. Pas mbërritjes së ambulancës, mësohet se gruaja kishte ndërruar jetë në vend.
LUSHNJE- Një 48-vjeçare nga fshati Çinar, e identifikuar si Shpresa Cani ka ndërruar jetë këtë të enjte në ambientet e Bashkisë së Lushnjes, pasi kishte shkuar për të kërkuar se përse i ishte hequr ndihma ekonomike. 48-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren. Por sapo ka mbaruar takimin është ndjerë keq dhe është rrëzuar në tokë. Ambulanca e spitalit të Lushnjes mbërri në ambientet e bashkisë vetëm për të konstatuar vdekjen e saj. Megjithatë e gjithë ngjarja duket se e ka trembur kryebashkiaken, e cila ka kërkuar që të bëhej një kurban.
Ashtu siç zakoni në raste "fatkeqësish" në vendin ku ka rënë 48-vjeçarja, kryebashkiakja ka kërkuar të therej një pulë e zezë në ambientet e bashkisë.
Mesa duket kryebashkiakja ka marrë gjërat me radhë, fillimisht ka vendosur që të heqë "syrin e keq" nga Bashkia se ka zgjedhjet lokale para, në vend që të shkonte në Policinë e qytetit që të japë llogari për atë që ndodhi në zyrën e saj, me një qytetare për të cilën mban përgjegjësi. E që tek e fundit kërkonte të drejtën e saj, paratë që i takonin, për të cilat humbi dhe jetën.
LUSHNJE- Një 48-vjeçare ka ndërruar jetë në ambientet e brendshme të Bashkisë Lushnje. Gruaja, nga fshati Çinar, e identifikuar si Shpresa Cani, kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse iu ishte hequr ndihma ekonomike.
Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është drejtuar Drejtorisë së ndihmës sociale. Raportohet se viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.
Më pas 48-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren. Sapo ka kryer takimin ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje.
Pas mbërritjes së ambulancës, se gruaja ka ndërruar jetë në vend. Pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjes ka referuar materialet në Prokurori, për të hetuar shkaqet e vdekjes së 48-vjeçares.
Akoma më tronditëse është fakti që sipas 'Tvklan', kryebashkiakja Eriselda Sefa ka kërkuar të therej një pulë e zezë në ambientet e bashkisë.