Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shtruar një darkë informale për liderët e Ballkanit Perëndimor, për krerët e institucioneve evropiane dhe për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. •Mes të pranishmëve janë edhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. • Në fokus të darkës informale është zgjerimi dhe e ardhmja evropiane e rajonit, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe "Deklaratës së Selanikut". •Kryeministri shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për luftën e Ukrainës, dhe tha se krimet e luftës të kryera në tokën ukrainase duhet të ndëshkohen nga drejtësia ndërkombëtare. •Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, e pranishme në Samitin e organizuar në Athinë është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç. •Shqipëria ka qenë e ftuar në nivel presidenti, por siç ka bërë me dije Presidenca, Begaj ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak të agjendës së përcaktuar më herët. •Mospjesëmarrja e Shqipërisë në darkë, vjen në një kohë kur Tirana dhe Athina zyrtare janë përplasur për çështjen e Fredi Belerit.
9 artikuj për këtë temë.
GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shtruar një darkë informale për liderët e Ballkanit Perëndimor, për krerët e institucioneve evropiane dhe për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Mes të pranishmëve janë edhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Në fokus të darkës informale është zgjerimi dhe e ardhmja evropiane e rajonit, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe "Deklaratës së Selanikut".
Çfarë kanë diskutuar Mitsotakis - Zelenskyy
Më herët, kryeministri zhvilloi një takim privat në Pallatin Maximos me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili mbërriti në Greqi në fshehtësi. Kryeministri shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për luftën e Ukrainës, dhe tha se krimet e luftës të kryera në tokën ukrainase duhet të ndëshkohen nga drejtësia ndërkombëtare.
“Nuk ka se si të shpallim ndonjëherë aneksimin e paligjshëm të zonave të Ukrainës nga Rusia”, sqaroi kryeministri.
“Një vend pranë jush, për ne është çështje parimore”, theksoi Kyriakos Mitsotakis, duke iu drejtuar presidentit ukrainas, dhe theksuar se si shtet janë kundër çdo shkeljeje të ligjit ndërkombëtar dhe çdo pushtimi të paligjshëm.
Kryeministri përmendi gjithashtu se janë në anën e ukrainasve, sepse dy popujt kanë lidhje të gjata historike.
Mitsotakis njoftoi se ai dhe presidenti Zelenskyy nënshkruan një deklaratë të përbashkët për kursin euroatlantik të Ukrainës. “Ne jemi bashkëudhëtarë dhe përkrahës. Solidariteti ynë ka ekzistuar që në fillim, do të vazhdojë".

SERBI- Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen e pranishme në Samitin e organizuar në Athinë është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiçin.
"Kam diskutuar me kryeministrin Kurtin, nevoja për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës, për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është jetike që të rrëzohen barrierat në rajon dhe Ballkani Perëndimor më afër BE-së,"-shkruan ajo në Twitter.

Gjithashtu Von der Leyen ka pasur takim edhe me Vuçiç, të cilit i ka kërkuar angazhim konstruktiv për shtensionim të situatës në veri.
"Kam folur me Presidentin Vuçiç për nevojën e angazhimit konstruktiv për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së.Integrimi më i ngushtë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është jetik, veçanërisht përballë luftës ruse kundër Ukrainës“, ka shkruar ajo.
I spoke with President @avucic about the need for constructive engagement to de-escalate the situation in the North of Kosovo & Serbia's progress on its EU path.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 21, 2023
Closer integration between EU & Western Balkans is vital, particularly in the face of the Russian war against… pic.twitter.com/xkswu4HtC4
GREQI -Kryeministri Kyriakos Mitsotakis theksoi mbështetjen e Greqisë për Ukrainën, në një konferencë të përbashkët për shtyp teksa ndodhej me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy pas një takimi dypalësh në Athinë.
“Nuk ka asnjë shans që ne të njohim ndonjëherë aneksimin e paligjshëm të territoreve të Ukrainës nga Rusia. Ne jemi kundër të gjitha shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare, dhe kundër çdo fakti të kryer pushtues të paligjshëm”, tha Mitsotakis.
Të dy vendet nënshkruan një deklaratë të përbashkët për perspektivat euroatlantike të Ukrainës, ku kryeministri Mitsotakis theksoi se Greqia do të mbështesë Ukrainën në këtë sipërmarrje. Që nga fillimi i luftës, Greqia ka mbështetur në mënyrë aktive Ukrainën.
Mitsotakis dhe Zelenskyy folën për lidhjet historike midis dy kombeve, me theks në komunitetin grek në Ukrainë.
Kryeministri u zotua gjithashtu se Greqia do të jetë e pranishme në rindërtimin e Ukrainës, veçanërisht të qytetit historik të Odesës, i cili është i lidhur ngushtë me historinë moderne greke.
"Faleminderit për bashkëpunimin Greqi", tha Zelenskyy gjatë konferencës për shtyp, duke shtuar se "ne do të kemi nevojë për ndihmën e Greqisë për të trajnuar pilotët tanë F-16", dhe për të siguruar kalimin e sigurtë të grurit nga Deti i Zi.
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Athinë, në darkën informale që ka organizuar kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Në një mesazh në Twitter, Ursula von der Leyen shkruan:
“Ne duhet t'i sjellim miqtë tanë, anëtarët aspirantë të BE-së shumë më afër nesh dhe shumë më shpejt. Gëzohem që jam në Athinë, për të diskutuar perspektivën evropiane të fqinjëve dhe partnerëve tanë në Lindje dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona”.
We need to bring our friends, the aspiring members of the EU much closer to us and much faster.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 21, 2023
Glad to be in Athens to discuss the European perspective of our neighbors and partners in the East and the Western Balkans.
We will keep bringing down barriers between our regions. pic.twitter.com/OJkAQYDlef
Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të ndjekin sot një darkë jozyrtare mbi zgjerimin e BE-së në kryeqytetin grek, Athinë. Në tetor, komisioni do të raportojë, siç bën rregullisht, mbi ecurinë e negociatave me vendet e Ballkanit, përpara se liderët evropianë të vendosin nëse do të hapin negociatat e plota të pranimit. Një vendim pritet në samitin e BE-së, në dhjetor.
Megjithëse makineria evropiane nuk është ende plotësisht funksionale, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të presë një numër liderësh evropianë për të shënuar 20 vjetorin e Deklaratës së Selanikut të vitit 2003, ku liderët evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor ranë dakord që e ardhmja e Ballkanit duhet të ketë një perspektivë evropiane.
Takimi do të mbledhë së bashku liderët e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Rumanisë dhe Kroacisë.
Megjithëse nuk ka asnjë konfirmim apo mohim zyrtar për arsye sigurie, liderët evropianë presin një vizitë edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, raportoi shtypi grek.
Udhëheqësi ukrainas po viziton edhe një herë vende të ndryshme evropiane, përfshirë Suedinë, Danimarkën dhe Holandën, në kërkim të mbështetjes ekonomike dhe ushtarake, për të siguruar të ardhmen e një vendi në luftë.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, nuk do të marrë pjesë në bisedime, duke reflektuar pikën e ulët të marrëdhënieve diplomatike mes Athinës dhe Tiranës.
Rama nuk ishte i ftuar, por ishte zyra e presidentit shqiptar Bajram Begaj, i cili e refuzoi ftesën, sipas shtypit grek.
Syriza, partia kryesore opozitare e Greqisë, tha në një deklaratë të dielën se ishte kryeministri që nuk e kishte ftuar homologun shqiptar, "për shkak të çështjes Beleri".
Rasti ka të bëjë me Fredi Belerin, i cili ndodhet në paraburgim që prej muajit maj, me dyshimin për blerje votash. Beleri është një emigrant grek, i cili fitoi zgjedhjet për kryebashkiak në Himarë, në jug të Shqipërisë, por ende nuk ka mundur të marrë detyrën.
GREQI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të marrë pjesë në darkën joformale për liderët e rajonit të organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
“Dua të informoj qytetarët se nesër në mëngjes, me kërkesë të presidentit ukrainas, do të kem një takim dypalësh me të. Do të flas me Zelenskyyn për gjithçka që ka ndodhur së fundmi rreth Kosovës, besoj se do të kemi një bisedë të hapur dhe të mirë”, tha Vuçiç, raportojnë mediat serbe.
Ndër të tjera Vuçiç nuk ka lënë pa komentuar as praninë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin.
“Një format i çuditshëm në Athinë, nuk e kuptoj, por kjo është një pyetje për ata që na ftuan. U ftua edhe Prishtina, edhe pse Greqia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën”, ka thënë Vuçiçi.
Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy u mbaj e fshehtë nga Athina. Pjesë e darkës do jenë: presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i Malit të Zi, Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës , Borgiana Christo, dhe presidentja e Moldavisë, Maya Sandu. Në diskutim do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të rajonit që janë anëtare të BE-së. dhe më konkretisht kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe i Rumanisë Ion-Marcel Ciolakou.
TIRANË- Samiti i sotëm mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe drejtuesve të BE është komentuar edhe nga mediat e huaja. Sipas 'EuObserver', Shqipëria nuk do marrë pjesë në këtë samit për shkak të marrëdhënieve të tensionuara të Shqipërisë-Greqisë nga çështja 'Beleri'.
"Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk do të marrë pjesë në bisedime, duke reflektuar pikën e ulët të marrëdhënieve diplomatike mes Athinës dhe Tiranës. Rama nuk ishte i ftuar, por ishte zyra e presidentit shqiptar Bajram Begai, i cili e refuzoi ftesën, sipas shtypit grek. Syriza, partia kryesore opozitare e Greqisë, tha në një deklaratë të dielën se ishte kryeministri që nuk e kishte ftuar homologun e saj shqiptar "për shkak të çështjes Beleri"."- shkruhet në artikull.
SHKRIMI I EuObserver:
Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të ndjekin të hënën (21 gusht) një darkë jozyrtare mbi zgjerimin e BE në kryeqytetin grek Athinë.
Në tetor, komisioni do të raportojë, siç bën rregullisht, mbi ecurinë e negociatave me vendet e Ballkanit, përpara se liderët evropianë të vendosin nëse do të hapin negociatat e plota të pranimit. Një vendim pritet në samitin e BE-së në dhjetor.
Megjithëse makineria evropiane nuk është ende plotësisht funksionale, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të presë një numër liderësh evropianë për të shënuar 20 vjetorin e Deklaratës së Selanikut të vitit 2003, ku liderët evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor ranë dakord që e ardhmja e Ballkanit duhet të ketë një evropian. Prespektive.
Takimi do të mbledhë së bashku liderët e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Rumanisë dhe Kroacisë, ndër të tjera.
Dhe megjithëse nuk ka asnjë konfirmim apo mohim zyrtar për arsye sigurie, liderët evropianë presin një vizitë edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, raportoi shtypi grek .
Udhëheqësi ukrainas po viziton edhe një herë vende të ndryshme evropiane, përfshirë Suedinë, Danimarkën dhe Holandën, në kërkim të mbështetjes ekonomike dhe ushtarake për të siguruar të ardhmen e një vendi në luftë.
Përveç këtij mysafiri të mundshëm surprizë, do të ketë edhe një mungesë të dukshme.
Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk do të marrë pjesë në bisedime, duke reflektuar pikën e ulët të marrëdhënieve diplomatike mes Athinës dhe Tiranës.
Rama nuk ishte i ftuar, por ishte zyra e presidentit shqiptar Bairam Begai, i cili e refuzoi ftesën, sipas shtypit grek.
Syriza, partia kryesore opozitare e Greqisë, tha në një deklaratë të dielën se ishte kryeministrja që nuk e kishte ftuar homologun e saj shqiptar "për shkak të çështjes Beleri".
Rasti ka të bëjë me Fredi Belerin, i cili ndodhet në paraburgim që prej muajit maj me dyshimin për blerje votash. Beleri është një emigrant grek, i cili fitoi zgjedhjet për kryebashkiak në Himare, në jug të Shqipërisë, por ende nuk ka mundur të marrë detyrën.
Syriza tha gjithashtu se darka joformale nuk duhet të jetë "një tjetër mundësi e marrëdhënieve me publikun" dhe se do të prezantohen nisma konkrete për ngritjen e Ballkanit Perëndimor. Nëse Zelensky shfaqet, "presim që të dërgohen mesazhe edhe për problemin e Qipros", shtoi partia opozitare.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të niset drejt Greqisë, ku do të marr pjesë në një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, darkë kjo që do të organizohet nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Pas darkës të së hënës, të martën do të ketë takim të ndarë me kryeministrin grek.
E martë 22 gusht
Ora 09:00 Takimi dypalësh me Presidenten e Moldavisë Maia Sandu
Ora 10:00 Takimi dypalësh me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç
10:45 Takimi dypalësh me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti
Shqipëria e ftuar në nivel presidenti nuk do të përfaqësohet në këtë takim, për shkak të agjendës së paracaktuar.
TIRANË- Në Greqi sonte pritet të mbahet darka informale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Pjesë e kësaj darke do të mungojë Shqipëria, e kjo mungesë është komentuar jo pak nga shtypi grek.
Kështu, media 'Protothema' raporton se mungesa e Shqipërisë në këtë darkë vë në pah “ngrirjen” e marrëdhënieve greko-shqiptare, pas burgosjes së kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit. Sipas tyre, Rama nuk mund të ftohet në asnjë rrethanë në këtë darkë, për sa kohë që Beleri mbetet në burg.
Pjesë nga shkrimi i medias greke:
Qeveria greke tentoi një “driblim”, duke qenë se në asnjë rrethanë Rama nuk mund të ftohet për të diskutuar perspektivën europiane të vendit të tij, ndërkohë që Beleri qëndron në burg. Kështu ftesa i është dërguar zyrës së presidentit shqiptar Bajram Begai, i cili ka refuzuar dhe kështu fqinji nuk do të marrë pjesë. Është e dukshme, megjithatë, se pas “pranverës” së viteve të mëparshme me perspektivën e bashkëpremtimit për Hagën, marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës janë në një “të ulët barometrike”.
Po ashtu, bëhet e ditur se me vendimin e Mitsotakis për të mos ftuar Ramën, dërgohet mesazhi për Tiranën se Greqia vazhdon të punojë për këtë qëllim si një forcë udhëheqëse në zonë.
“Greqia, e cila ka forcuar gjurmën e saj gjeopolitike dhe energjetike në rajon gjatë katër viteve të fundit, qëndron pranë Ballkanit Perëndimor si anëtare e familjes evropiane, por edhe si ekonomia më e madhe në rajon dhe dëshiron integrimin e tyre europian, për të cilën ka kushte”.
GREQI-Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe i gjithë ekipi i tij kanë sot dhe nesër nga një program të ngjeshur me kontakte ndërkombëtare, në sfondin e konferencës informale për Ballkanin të organizuar nga Athina.
Në të do të marrin pjesë një sërë liderësh ballkanikë, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, ku Greqia do të luajë një rol dominues në rajonin e Ballkanit, por edhe në debatin për të ardhmen evropiane.
Një mysafir surprizë i mbrëmjes duket se është presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ardhja e të cilit u mbajt sekret nga Athina. Zelensky është në një turne evropian këto ditë, pasi ka vizituar Suedinë, Danimarkën dhe Holandën, ndërsa Pallati Maxim nuk e ka përfshirë emrin e Zelenskyy-t në pjesëmarrësit e konferencës joformale dhe as në emërimet dypalëshe të kryeministrit.
Megjithatë, Zelenskyy rrallëherë lajmëron paraqitjet e tij, prandaj nuk kishte asnjë njoftim zyrtar. Në të njëjtën kohë, konsiderohet e mundshme që Mitsotakis dhe Zelensky të bisedojnë personalisht.
Pjesë e darkës do jenë: presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i Malit të Zi, Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës , Borgiana Christo, dhe presidentja e Moldavisë, Maya Sandu. Në diskutim do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të rajonit që janë anëtare të BE-së. dhe më konkretisht kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe i Rumanisë Ion-Marcel Ciolakou.
Mungesë e madhe në konferencë do të jetë Shqipëria, e cila vë në pah “ngrirjen” e marrëdhënieve greko-shqiptare, pas burgosjes së kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerin.
Rëndësi të veçantë ka prania e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviç në Athinë, i cili në orën 15:00 do të ketë një takim kokë më kokë me Kyriakos Mitsotakis, me të cilin shoqërohet me miqësi personale./Dosja.al