Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit, për të zgjedhur kryebashkiakun në Rrogozhinë. •Pjesëmarrja deri në orën 18:00 ishte 36.04%, më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit ku në të njëjtën orë ishte 32.12%. •Pas përfundimit të procesit të votimit nisi transportimi i kutive të votimit të cilat do të numërohen në ambientet e KZAZ 43. •Procesi i numërimit pritet të nisë në orën 23:00. •Rreth 33 mijë qytetarë u thirrën në votime. •Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, Edison Memolla i PS-së dhe kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Shkëlqim Hoxha, kanë një shans të dytë për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë.
17 artikuj për këtë temë.
RROGOZHINË- Pas përfundimit të dorëzimit të kutive, pritet që numërimi i fletëve të votimit në Rrogozhinë të nisë në orën 23:00.
Qytetarët e Rrogozhinës votuan këtë të dielë për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë, mes socialistit Edison Memolla dhe demokratit Shkëlqim Hoxha.
Pjesëmarrja e regjistruar ishte më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit. Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, nga të dhënat e raportuara deri në orën 18:00 të së dielës, pjesemarrja ishte 36.04%. Zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës u vendosën për tu ripërsëritur nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pasi rezultati i 14 majit u shpall i pavlefshëm.
RROGOZHINE- Kutitë e para të votimit të zgjedhjeve të zhvilluara këtë të diel për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, kanë mbërritur në KZAZ, ku pritet që të fillojë edhe numërimi i votave.
Pjesëmarrja është më e lartë se më 14 maj, ku totali i pjesëmarrjes në votime ishte 32.02%, ndërsa kjo shifër u tejkalua sot që në orën 14:00. Sipas KQZ-së, deri në orën 18:00 totali i pjesëmarrjes ishte 35.50%. Kandidatët janë po të njëjtët, Edison Memolla nga Partia Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
RROGOZHINË- Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit, për të zgjedhur kryebashkiakun në Rrogozhinë. Tashmë pritet transportimi i materialeve zgjedhore drejt KZAZ-së, dhe më pas nisja e numërimit të votave. Do të jenë 5 grupe që do të numërojnë këto vota.
Zgjedhjet u ripërsëritën pas kontestimit të zgjedhjeve nga opozita. Në zgjedhjet lokale të 14 majit, në bashkinë Rrogozhinë triumfoi socialisti Edison Memolla me 21 vota diferencë nga kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Shkëlqim Hoxha.
Rezultati u kontestua nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, pasi sipas tyre pati shkelje gjatë procesit të numërimit, ndërsa diferencën mes dy kandidatëve e bëri kutia e burgut, e cila sipas tyre nuk duhej të numërohej.
RROGOZHINË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, mesazhin e një qytetari i cili tregon se është kërcënuar në lidhje me votimin në Rrogozhinë.
Ylber Çekini tregon se së bashku me bashkëshorten i janë drejtuar kutive të votimit, dhe pas procedurës është kërcënuar nga një punonjës i bashkisë, i cili me anë të presionit ia ka bërë të qartë se duhej që të votonte për Edison Memollën, ndryshe pasojat do të jenë më pas.
Mesazhi
Ylber Çekini, jam banor i qytetit të Rrogozhinës. Duke kaluar me familjen në rrugë, duke ikur në supermarket, kaloi një punojnës i bashkisë dhe zbret nga një makinë.
Si quhet? Ky person e ka emirin Gimi. E di që është punonjës tek bashkia dhe më ndalon. Isha me gjithë gruan dhe në atë moment i thash kam votuar.
Për kë ke votuar? Vota është e fshehtë, i thash. Dëgjo ti, nëqoftë se nuk votoni atë që është në bashki, për Edison Memollën, keni të beni me ne më mbrapa. Kështu kërcënime në rrugë mos na bëni! Aty na erdhi një BMW dhe po na vëzhgonin, por nuk e vura re. Vota jepet aty ku xhiron ai i larti, ku ka fonde, na tha.
Unë ty llogari sdo të japë për kë do votojë. Çfarë punon në bashki? Tek këto të KEMP-it. Unë jam e sëmurë, kemi frikë të dalim. Dikush tjetër shau. Unë votën nuk e jap me lekë, por e jap aty ku ma ndjen shpirti.
Rrogozhina voton sërish për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, dy kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë një shans të dytë, për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë.
Sipas të dhënave të KQZ, pjesëmarrja në votime deri në këtë orë ka qenë 31.79%. Ndërsa në zgjedhjet e 14 majit, pjesëmarrja deri në orën 16:00 ishte 30.61%.
Votimi nisi në orën 07:00 të mëngjesit në 55 qendrat e ngritura, për t’u mbyllur në orën 19:00 të mbrëmjes, por ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit, sot nuk votuan të burgosurit, të cilët vulosën fitoren për kandidatin socialist, Edison Memolla. Në zgjedhje janë thirrur rreth 33 mijë qytetarë me të drejtë vote.
RROGOZHINË- Teksa na ndajnë tre orë nga mbyllja e votimeve për bashkinë e Rrogozhinës, pjesëmarrja ka shkuar në 30.75%. Në zgjedhje janë thirrur rreth 33 mijë qytetarë me të drejtë vote, por ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit, sot nuk do të votojnë të burgosurit. Në garë për kreun e ri të bashkisë janë dy kandidatët Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës u vendosën se do të ripërsëriten nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi rezultati i 14 majit u shpall i pavlefshëm. Shkak për përsëritjen e zgjedhjeve u bë kutia e burgut, dhe diferenca mes dy kandidatëve ishte vetëm 21 vota, teksa të burgosur numëroheshin më shumë se 100.
RROGOZHINË- Në krahasim me 14 majin, votimet në Rrogozhinë kanë një trend rritës. Një diferencë e vogël kjo, por që është në rritje me zgjedhjet e kaluara. Më konkretisht, pjesëmarrja deri në orën 12:00 është 26.91% në krahasim me 21.83% që ka qenë në po të njëjtën orë më 14 maj.
Zgjedhjet e 14 majit u shpallën të pavlefshme në këtë bashki. Në garë janë sërish Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”. Në votime janë thirrur 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës, në 54 qendra votimi të cilat do të jenë hapur nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të pasdites.
Ndryshe nga 14 maji, qytetarët do të vendosin shenjën e tyre vetëm në një fletë votimi, ku i pari renditet kandidati i PS-së Edison Memolla dhe i dyti është Shkëlqim Hoxha nga koalicioni "Bashkë Fitojmë".
Kujtojmë këtu se kutia e burgut të Rrogozhinës, u bë shkak për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë bashki, dhe sot përtej kërkesës së PS-së, të burgosurit nuk do të votojnë.
RROGOZHINË- Sot qytetarët e Rrogozhinës po votojnë për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Këto zgjedhje të dyta kanë pjesëmarrje më lartë e numrit të votuesve krahasuar me zgjedhjet që u mbajtën më 14 maji.
Sipas KQZ-së deri në orën 12 kanë votuar 26.91% e qytetarëve. Ndërkohë më 14 maj, në po të njëjtën orë kishin votuar 21.83% e qytetarëve.
Edison Memolla i Partisë Socialiste fitoi në zgjedhjet lokale të 14 majit me 5129 vota përkundrejt 5108 vota të Shkëlqim Hoxhës të ‘Bashkë Fitojmë’, me vetëm 21 vota diferencë.
/Dosja.al
RROGOZHINË- Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i bëri thirrje të gjithë votuesve në Rrogozhinë që të mos joshen nga partitë dhe të fotografojnë votën. Duke iu referuar një rasti të evidentuar gjatë ditës së sotme, ai tha se ata që fotografojnë votën rrezikojnë deri në 3 vite burg.
Po ashtu, Celibashi tha se edhe kandidatët për këtë bashki duhet të shmangin thirrjet politike dhe mos të shkojnë në qendrat e votimit për vëzhgim.
Pyetja- Si po ecën procesi i votimit?
Celibashi- Procesi në përgjithësi ka shkuar mirë. Ka pasur incidente të vogla që janë normale. Krahasuar me 14 majin, procesi është duke u zhvilluar qetë. Ka pasur debate mes komisionerëve, por që nuk kanë krijuar impakt negativ. E rëndësishme të thuhet që nuk ka pasur probleme për përdorimin e pajisjes elektronike identifikuese.
Pyetja- Masat për fotografimin e votës..
Celibashi: Fotografimi i votës përbën një shkelje të rëndë të ligjit penal, ka sanksione dënimi që shkojnë deri në 3 vjet. Do të marrim të gjithë informacionin e mundshëm në lidhje me këtë çështje. U bëj thirrje të gjithë votuesve që ti shmangen çdo lloj joshje nga subjektet për tu treguar atyre se për kë kanë votuar. Ata rrezikojnë shumë në këtë rast.
Kandidatët të evitojnë deklarimet e tyre me përmbajtje elektorale. Kandidatët nuk kanë asnjë arsye ligjore për të shkuar brenda qendrave të votimit. Aty janë vëzhguesit, është media, janë komisionerët. Votimi familjar gjithashtu përbën shkelje. Ky është një problem, sa të kemi mundësi do ta adresojmë.
TIRANË-Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet në Rrogozhinë. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka reaguar për zhvillimet e fundit, mes kandidatëve dhe vëzhguesit. Celibashi kërkon nga kandidatët që të respektojnë heshtjen zgjedhore. Po ashtu, ai bën thirrje që të mos lejohet asnjë person i paautorizuar në qendrat e votimit.
REAGIMI I KQZ:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq vëmendjen e përfaqësuesve politik dhe kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit. Sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cënojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.
Gjithashtu, KQZ tërheq vëmendjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojnë persona të paautorizuar në Qendrat e Votimit. Në QV dhe rreth tyre lejohen vetëm zgjedhësit, vëzhguesit e akredituar dhe stafi teknik i KQZ.
RROGOZHINË- Nënkomisionerja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lealba Pelinku, ka komentuar votimin në Rrogozhinë dhe rastin e fotografimit të votës nga një qytetare. Pelinku tha se lidhur me fotografimin e votës, komisioni duhet të mbajë procesverbal dhe se personat e paautorizuar të cilët qëndrojnë jashtë qendrave të votimit janë në shkelje të ligjit.
“Nga informacionet që kemi në të gjitha qendrat e votimit, po kryhet elektronikisht, ka vijuar normalisht. Komisioni duhet të mbante procesverbal në lidhje me rastin. Edhe unë e hasa këtë problematikë, personat e paautorizuar nuk duhet të rinë jashtë qendrave të votimit, ne e kemi caktuar rregullin, kushdo tjetër është në shkelje të ligjit”, tha Pelingu./Dosja.al
TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për Rrogozhinën Edison Memolla ka votuar në QV dhe më pas është ndalur në një komunikim të shkurtër për gazetarët. Ai u shpreh i bindur për fitoren, përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.
“Procesi po shkon shumë mirë. Ftoj qytetarët sot të marrin pjesë masivisht dhe të votojnë kandidatin më të mirë. Nuk rrezikojmë aspak, sepse kemi punuar dhe kemi marrë mesazhe nga hera e parë dhe këtë radhë jemi duke e respektuar dhe duke e rregulluar të gjitha ato defekte që kishim. Nuk merremi me kundërshtarin, merrem me veten time, kundërshtari të merret me veten e tij”, tha ai.

RROGOZHINË- Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë” ka bërë të ditur për mediat se ka grupe që po intimidojnë dhe kërcënojnë njerëzit. Ai shtoi se garën nuk e ka me Memollën por me kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
“Ka grupe që kërcënojnë njerëzit, intimidojnë njerëzit, ka në çdo qendër votimi. Me Edisonin i kemi mbyll hesapet, kundërshtar kemi Erionin. Garën e kemi me Erion Veliajn, edhe atë do ta mposhtim. Rrogozhina e ka ndarë mendjen, e ka bërë zgjedhjen. Njësoj si Kavaja do të jetë edhe Rrogozhina”- u shpreh ai për mediat.
Ditën e sotme po ripërsëriten zgjedhjet për bashkinë e Rrogozhinës ku në garë janë Edison Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i 'Bashkë Fitojmë'./Dosja.al
RROGOZHINË- Identifikohen problemet e para në procesin zgjedhor në Rrogozhinë. Në qendrën e votimit numër 2227-1, një qytetare është shfaqur me familjaren e saj brenda vendit ku ndodhej kutia e votimit. Ndërkohë, në po të njëjtën Qendër Votimi, njëri nga votuesit ka futur dy fletë në kuti.
Janë 54 qendra votimi deri më tani, në të cilat, 32 mijë e 826 qytetarë do të drejtohen, nga ora 07:00-19:00 dhe ndryshe nga 14 maji, do të kenë vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun, ku po njëjtë si në zgjedhjet vendore, i pari në fletën e votimit do të jetë i renditur kandidati socialist Edison Memolla dhe numrin 2 do ta mbajë Shkëlqim Hoxha./Dosja.al
RROGOZHINË- Incident gjatë procesit të votimit. Në qendrën e votimit nr.22-23 në Rrogozhinë, është ndërprerë procesi i votimit. Janë identifikuar dy raste të fotografimit të votës dhe kjo ka bërë që të bllokohet përkohësisht procesi në një qendër votimi.
‘I është bërë foto fletës së votimit. Do të mbyllet votimi deri sa të vijë kryetari i KZAZ.’- u shpreh një vëzhgues.
Në këtë qendër votimi pritet që të votojë edhe kandidati i Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha.
RROGOZHINË- Qytetarët në Rrogozhinë janë më të përkushtuar se në 14 maj për të votuar zgjedhjen e kryebashkiakut. Nga statistikat tregohet se ka një pjesëmarrje më të lartë të votuesve tani se në të njëjtën kohë, 2 muaj më parë.
5.21% është numri i votuesve, ndërsa 2 muaj më parë, në po të njëjtën orë pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë 1.7%.
Ndryshe nga 14 maji, ata do të vendosin shenjën e tyre vetëm në një fletë votimi ku i pari renditet kandidati i PS-së Edison Memolla dhe i dyti është Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”./Dosja.al
RROGOZHINË- Sot po mbahen zgjedhjet e ripërsëritura në bashkinë Rrogozhinë pas shpalljes së pavlefshme të atyre të 14 majit. Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha i cili garon për bashkinë Rrogozinë përballë rivalit të tij, nga PS Edison Memolla, ka inspektuar procesin e votimit në qendrat ku qytetarët po hedhin votën e tyre.
Hoxha tha se sot qytetarët do të marrin pjesë më shumë në zgjedhje, sesa në 14 maji.
“Sot do marrin pjesë me shumë se në 14 Maj në zgjedhje. Erion Veliajt i kam kthyer përgjigje. Pas çdo rezultati do shtrëngoj duart me kundërshtarin”, tha ai.
Në lidhje me akuzat e Veliaj se po bën pazare për zgjedhjet, Hoxha tha se këto janë mashtrimet të kryebashkiakut të Tiranës.
‘E kam sqaruar janë mashtrime të pastra të Erion Veliajt! Erioni është mësuar me fiq dhe me demagogji, por nuk i ec në Rrogozhinë. Në Rrogozhinë do të marrë përgjigjen që nuk i dha Belind Këlliçi në Tiranë.’- tha Hoxha.
RROGOZHINË- Procesi i votimit në Rrogozhinë ka nisur me probleme. Shkak janë bërë komisionerët, të cilët kanë shkuar me vonesë në ambientet e dy qendrave të votimit.
Rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës janë thirrur sërish në votime. Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, 2 kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë një shans të dytë: për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë.
Janë 54 qendra votimi deri më tani, në të cilat, 32 mijë e 826 qytetarë do të drejtohen, nga ora 07:00-19:00 dhe ndryshe nga 14 maji, do të kenë vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun, ku po njëjtë si në zgjedhjet vendore, i pari në fletën e votimit do të jetë i renditur kandidati socialist Edison Memolla dhe numrin 2 do ta mbajë Shkëlqim Hoxha./Dosja.al